Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

giovedì 23 luglio 2009

[ALB - Shqip - Shkodra] Doktor më dhëmb gishti - © by Redi


Humor Shkodran në vite

www.albanianmovies.org presanton SHBLSH PD Dhe PS pjesa 1 portokalli dosja 1

www.albanianmovies.org presanton SHBLSH PD Dhe PS pjesa 1 Jam Miranda ta caj gojen...

www.albanianmovies.org SHBLSH PD Dhe PS pjesa 2 portokalli dosja 1

www.albanianmovies.org presanton SHBLSH PD Dhe PS pjesa 2 Jam Miranda ta caj gojen...
Categoria: Persone e blog
Tag:
www.albanianmovies.org presanton SHBLSH PD Dhe PS pjesa 2 albania portokalli dosia 1 shblsh

www.albanianmovies.org Iku Vapa me Gushtin Letra per ushtar


http://albanianmovies.org http://filmashqiptare.info http://www.albwzone.com http://www.albaniantorrent.net

www.albanianmovies.org Iku Vapa me Gushtin pensioni eshte rrit


http://albanianmovies.org http://filmashqiptare.info http://www.albwzone.com http://www.albaniantorrent.net

www.albanianmovies.org Kala Dibrance pjesa 1


http://albanianmovies.org http://filmashqiptare.info http://www.albwzone.com http://www.albaniantorrent.net

www.albanianmovies.org ala Dibrance pjesa 3


http://albanianmovies.org http://filmashqiptare.info http://www.albwzone.com http://www.albaniantorrent.net

www.albanianmovies.org Kala Dibrance pjesa 2


http://albanianmovies.org http://filmashqiptare.info http://www.albwzone.com http://www.albaniantorrent.net

www.albanianmovies.org Kala Dibrance pjesa 4


http://albanianmovies.org http://filmashqiptare.info http://www.albwzone.com http://www.albaniantorrent.net

www.albanianmovies.org Kala Dibrance pjesa 5


http://albanianmovies.org http://filmashqiptare.info http://www.albwzone.com http://www.albaniantorrent.net

www.albanianmovies.org Kala Dibrance pjesa 5


http://albanianmovies.org http://filmashqiptare.info http://www.albwzone.com http://www.albaniantorrent.net

www.albanianmovies.org Lahu sot rruhu mot pjesa 1


http://albanianmovies.org http://filmashqiptare.info http://www.albwzone.com http://www.albaniantorrent.net

www.albanianmovies.org Lahu sot rruhu mot pjesa 2


http://albanianmovies.org http://filmashqiptare.info http://www.albwzone.com http://www.albaniantorrent.net

www.albanianmovies.org Neser Avazi pjesa 1


http://albanianmovies.org http://filmashqiptare.info http://www.albwzone.com http://www.albaniantorrent.net

www.albanianmovies.org Neser Avazi pjesa 2


http://albanianmovies.org http://filmashqiptare.info http://www.albwzone.com http://www.albaniantorrent.net

www.albanianmovies.org Neser Avazi pjesa 3


http://albanianmovies.org http://filmashqiptare.info http://www.albwzone.com http://www.albaniantorrent.net

martedì 14 luglio 2009

"Martesa e Avokatit" Marre nga www.albanianmovies.org

"Martesa e Avokatit" Marre nga www.albanianmovies.org

"Ezopi-Dhelpra dhe rrushte"Marre nga www.albanianmovies.org

"Ezopi-Dhelpra dhe rrushte"Marre nga www.albanianmovies.org

"Plage te vjetra"Marre nga www.albanianmovies.org

"Plage te vjetra"Marre nga www.albanianmovies.org

"Mesim per Linden"Marre nga www.albanianmovies.org

"Mesim per Linden"Marre nga www.albanianmovies.org

"Vajzat me kordele te kuqe"Marre nga www.albanianmovies.org

"Vajzat me kordele te kuqe"Marre nga www.albanianmovies.org

"Perralle nga e kaluara"Marre nga www.albanianmovies.org

"Perralle nga e kaluara"Marre nga www.albanianmovies.org

"Rethi i kujteses" Marre nga www.albanianmovies.org

"Rethi i kujteses" Marre nga www.albanianmovies.org

"Femijt e saj" Marre nga www.albanianmovies.org

"Femijt e saj" Marre nga www.albanianmovies.org

"Skenderbeu" Marre nga www.albanianmovies.org

"Skenderbeu" Marre nga www.albanianmovies.org

"Pinoku" Marre nga www.albanianmovies.org

"Pinoku" Marre nga www.albanianmovies.org

"Ndodhite e Cufos" Marre nga www.albanianmovies.org

"Ndodhite e Cufos" Marre nga www.albanianmovies.org

"Njeriu i mire" Marre nga www.albanianmovies.org

"Njeriu i mire" Marre nga www.albanianmovies.org

Filmi "Ne shtepine tone" - Marre nga www.albanianmovies.org

Filmi "Ne shtepine tone" - Marre nga www.albanianmovies.org

Komedia "Nata e dymbedhjete" Marre nga www.albanianmovies.org

Komedia "Nata e dymbedhjete" Marre nga www.albanianmovies.org

Film Shqiptar " DEBATIK" - Marre nga www.albanianmovies.org

Film Shqiptar " DEBATIK" - Marre nga www.albanianmovies.org

Film Shqiptar " HORIZONTE TE HAPURA" -Marre nga www.albanianmovies.org

Film Shqiptar " HORIZONTE TE HAPURA" -Marre nga www.albanianmovies.org

Film Shqiptar "NJE DJALE DHE NJE VAJZE" -Marre nga www.albanianmovies.org

Film Shqiptar "NJE DJALE DHE NJE VAJZE" -Marre nga www.albanianmovies.org

Film Shqiptar "NE PYJET ME DEBORE KA JETE" Marre nga www.albanianmovies.org

Film Shqiptar "NE PYJET ME DEBORE KA JETE" Marre nga www.albanianmovies.org

Film Shqiptar "NJE DITE NGA NJE JETE"- Marre nga www.albanianmovies.org

Film Shqiptar "NJE DITE NGA NJE JETE"- Marre nga www.albanianmovies.org

Film Shqiptar "PERTEJ MUREVE TE GURTA" - Marre nga www.albanianmovies.org

Film Shqiptar "PERTEJ MUREVE TE GURTA" - Marre nga www.albanianmovies.org

martedì 7 luglio 2009

Mitrush Kuteli - Poem Kosovar, recitimi: Mirush Kabashi

Mitrush Kuteli - Poem Kosovar, recitimi: Mirush Kabashi

Blero ft Dafina Zeqiri - La Vida Loca (new hit 2008-2009)

Blero Ft Dafina (La Vida Loca 2008) Blero ft Dafina Zeqiri (La Vida Loca 2008)

NoKia Sms Hahaha By Gjakovari Ch BoSS

NoKia Sms Hahaha By Gjakovari Ch BoSS

Gjuha shqipe

Ky është një ndër inçizimet e para të zërit në gjuhën shqipe dhe është bërë më 4 prill 1914.
Dhe ky inçizim ruhet në arkivivin Fonogramik në Akademinë e Shkencave në Vjenë, Austri.
Këtë inçizim pra i pari në gjuhën shqipe, është bërë nga albanologu austriak NORBERT JOKL (1877-1942)
Zëri që po dëgjoni këtu është i një shqiptari nga Vrapçishta e Gostivarit i lindur 1876.
Ai këtu tregon përrallën: PELA DHE UJKU.
Ja përralla: Paska një pelë një vakët. E pela dalka e shkuaka prej shtëpisë, e shkuaka e kullotka. Kullotka e ardhka në shtëpi. Prej shtëpisë del e shkon në fushë. E kulloten si kulloten e shkon në fushë si shkon në fushë. E u çuaka pela e mbajka katërmbëdhjetë muaj. Katërmbëdhjetë muaj i ardhka vakti me pjell. Pjellka e u bëka mazi. Si u ba mazi, kana rrit. Si kana rrit shkuaka pela e kullotka në fushë.E kullotka e ardhka në shtëpi. E del prej shtëpisë e shkon në fushë. Prej fushe kulloten e vjen në shtëpi. Si vjen në shtëpi e i thot mazit: A kur të dal prej derës unë e ta ma çelish derën. Thotë e del e shkon në fushë. E vjen në fushë, prej fushe e thot: Pelo pelo çilma derën se të kam pru bar, kashtë tagji.Pela mazi e çelën. Hynë brenda. Si hynë brenda, bahet ditë kana, natë kana ditë.

mercoledì 1 luglio 2009

giovedì 25 giugno 2009

Dua te vdes - elita 5

Dua te vdes - elita 5
Dua te vdes
Deri sa jam i ri
Ndoshta kur do ta degjosh
Do te qash dhe ti
Ndoshta kur do ta degjosh
Do te qash dhe ti
Por dije se kam vdek
Dhe zemra mu be hi
Dhe smendoj
Me per ty
Por dije se kam vdek
Dhe zemra mu be hi
Dhe smendoj
Me per ty
Ndoshta do te gezohesh
Se nga une do te lirohesh
Ndoshta do te qash
Se nga une do te ndahesh
Ndoshta do te qash
Se nga une do te ndahesh
Por dije se kam vdek
Dhe zemra mu be hi
Dhe smendoj me per ty
Por dije se kam vdek
Dhe zemra mu be hi
Dhe smendoj me per ty
Por dije se kam vdek
Dhe zemra mu be hi
Dhe smendoj me per ty
por dije se kam vdek
Dhe zemra mu be hi
Dhe smendoj me per ty
Por dije se kam vdek
Dhe zemra mu be hi
Dhe smendoj me per ty
Por dije se kam vdek
Dhe zemra mu be hi
Dhe smendoj me per ty
Dhe smendoj me per ty ...

lunedì 4 maggio 2009

Humoristet fierake nuk e ndiejne peshen e moshes

Humoristet fierake nuk e ndiejne peshen e moshes




Pesë humoristët fierakë që për koeçidencë, kanë lindur në muajin mars kur troket stina e bukur e pranverës, tregojnë se çdonjeri prej tyre është në punë e sipër, paçka se mbi supe mbajnë 52, 55, 60, 67, 74 vite të jetës.



Si ndiheni në pranverën e ditëlindjes suaj dhe si ju ka gjetur pranvera e sivjetshme?



FUAT BOÇI, Artist i merituar, Qytetar Nderi i Fierit:

Meqë kam lindur buzë pranvere, në mars dhe i përkas shenjës së peshkut, pasioni im i dytë mbetet peshkimi. Së shpejti, bashkë me çeljen e luleve të para, do të nis edhe sezoni i tij i ri, që sigurisht, do të më gjejë pjesë të tij. Ndërkohë, edhe xhepat po i mbush me humor të veçantë. Pas angazhimit tim si drejtor i spektaklit “Miss & Mister Fieri 2005”, sapo kam nisur nga puna për përgatitjen e një reportzhi humoristik me personazhe nga jeta aktuale e shoqërisë sonë, monologje, anekdoda dhe materiale të tjera humoristike, që shpresoj të shfaqen brenda hapësirës së stinës së pranverës, në television.



TODI LLUPI, Artist i merituar:

- Për mua, pranvera është stina më e bukur, edhe sepse kam lindur në këtë stinë. Një thënie e vjetër thotë : “Të varfërit shohin majtas-djathtas, ndërsa të pasurit, lart-përpara”. Unë u përkas të parëve. Ndonëse po lehtësohem nga heqja e rrobave të dimrit, ndjej që po “rëndohem” me role të reja. Pas shfaqjes “Kulturë amerikane”, i kam hyrë “autostradës” së dramave dhe komedive nga aktualiteti i shteteve të Ballkanit. Gjithsesi, e shoh se gjithçka do ta bëjmë me këmbë në tokë.



HAJRIE RONDO, Artiste e merituar, Qytetare nderi e Delvinës:

- Dita e parë e pranverës më sjell, përveç kënaqësisë që të fal kjo stinë, edhe një ndjenjë tjetër të bukur, pasi unë në këtë ditë kam ditëlindjen dhe marr shumë urime, por njëherazi edhe trishtohem kur mendoj se iku dhe një vit nga jeta ime. Pranvera është një stinë e veçantë që fshin ditët e hirta të dimrit dhe sjell gjelbërimin që unë e kundroj tek pemët e bahçes së komshiut poshtë ballkonit të shtëpisë sime, ku lulet e para sapo kanë nisur të çelin. Në këtë stinë, krahas angazhimit të përhershëm si aktore e teatrit “Bylis” të Fierit, jam në prag të përgatitjes për rolet që më kanë ofruar dy trupa teatri të njohura në vendin tonë. Gjithashtu, së afërmi, do të punojmë për pjesën e dytë të komedisë “Tifozët”. Me pak fjalë, kjo do të jetë një pranverë e begatë, megjithëse më duhet ta pranoj se kur punoj, mua të gjitha ditët më duken pranverë.



VASIL VASO:

- Eh, pranvera! Kush nuk u ndie mirë në këtë stinë që vjen menjëherë pas dimrit të ftohtë dhe fare pranë stinës së verës?! Jo më kot njerëzit, kur ke ditëlindjen, të urojnë ; “Gëzuar 20, 30, 40, 50... pranvera!”. Përveç shfaqjes së fundit një muaj më parë dhe përkthimit të dy komedive të autorit grek Dhimitër Psathai, këto ditë, së bashku me regjizorin Klajdi Marku, shkuam në Korfuz ku u shfaq një komedi me aktorë të trupës sonë dhe aktorë të teatrit ishullor. Gjithsesi, në ditët e pushimeve, shkoj shpesh në shtëpinë time në fshatin Sotir të Gjirokastrës, ku çlodhem dhe ku dita e re më gjen duke punuar pjesë humoristike apo përkthime.



FATMIR XHELILI:

Pranvera sjell ngrohtësi ndjenjash, por edhe një klimë të ngrohtë. Kjo stinë ndërron jo vetëm gjakun, por edhe veshjet dhe ashtu si sythet e pemëve, dalëngadalë shfaqen format e dukshme të seksit femër. Kemi mjaft plane tani në pranverë. Për ne aktorët, kur ka punë, ka shfaqje, ka spektakël, pra, ka pranverë. Së shpejti unë do të luaj një rol në një dramë të regjizorit të mirënjohur Gëzim Kame, i cili do të verë në skenën e : “Bylisit” një vepër të kohës që jetojmë.



Fadil Shehu

Intervistë me Anton Krosaj, Aktorin e Teatrit të Estradës Shkodër.

Intervistë me Anton Krosaj, Aktorin e Teatrit të Estradës Shkodër.

Nga Besi Bekteshi

" Në kulm të vorfnise bëhet edhe humori më i madh"

Anton Krosaj është i fundit talent i humorit shkodran i dalë nga grupet amatore të cilat kanë qënë edhe fabrika e vërtetë e të qeshurës në Shkodër. Ai e quan veten "I fundit i mohikanëve" dhe me sa duket tashmë nuk ka asnjë rast për të dalë talentet në këtë mënyrë. Me krenari thotë se është zbuluar nga Gëzim Kruja dhe se idhull të tij ka Tano Banushin. Ai tashmë është i gëzuar se luan si profesionist për krah gjigandëve Zef Deda, Zyli Miloti dhe Besnik Çinari. Gjithmonë i gjeshur dhe me biçikletën e tij i cili është edhe mjeti më i mirë për të Krosaj ka origjinalitetin e batutës dhe plastikën e përveçme që e bën të dashur në Shkodër duke shkaktuar të qeshura të shumta në "Migjeni" por edhe në skenat e televizioneve dhe teatrove të vëndit. Antoni ka role të shumtë, por duke bërë shaka thotë se janë kaq shumë "sa numurohen me gishtat e dorës dhe ....këmbës". Anton Krosaj në fakt është i prirur drejt origjinales dhe kapacitetit të madh që është batuta dhe humori thellësisht shkodran dhe krahinor.

Anton kur e ke filluar aktivitetin dhe ku?
Anton Krosaj—Po e kam filluar në fabrikën e madhe të humorit shkodran që është quajtur "Duhan Cigaria" Imagjinoni se prej saj kanë dalë Tano Banushi, Gëzim Kruja, Muharrem Nurja dhe Besnik Çinari. Kanë dalë edhe shumë të tjerë dhe unë jam "I fundit i Mohikanëve". Viti ku kam dalë në skenë ka qënë viti 88-të.

Kush ka qënë "zbuluesi" i talentit tënd?
Anton Krosaj - Ka qënë Gëzim Kruja i cili më ka dhënë dorën i pari për tu futur në botën e spektaklit në humor. Unë i jam atij brezi humoristësh, tepër mirënjohës.

Kjo ka qënë fundi i diktaturës, po në fillimet e demokracisë?
Anton Krosaj—Me ardhjen e demokracisë sëbashku me Muhamet Çekinin, Bujar Ademovin, Rudina Smajlin dhe Alketa Gjonin formuam grupin "Thumbi"i cili shumë shpejt u bë i famshëm jo vetëm në Shkodër, por edhe në Shqipëri.

Kush është kulmi i këtij grupi sipas jush i cili ju bëri me famë?
Anton Krosaj—Patjetër që ka qënë programi televiziv në TVSH, "Personazhe në kurth". Për këtë gjë duhen falenderuar producenti Arben Mazi dhe regjizori për mua famoz, Arjan Çuliqi.

[b]Pastaj Krosaj si vazhdoi kariera e juaj?

Anton Krosaj—[/b]Po, pastaj unë kam marrë pjesë në pothuaj të gjithë filmat e humorit të regjizorit Çuliqi dhe kjo ka qënë eksperienca profesioniste në humorin e njohur timin edhe në ekranin e vogël.

Po në përfaqësimin tënd televiziv kush mendon se ka qënë pjesa më e arritur dhe e pëlqyer?

Anton Krosaj—Po mendoj se ka qënë kur kam dalë "me dritare në krah" ku luaja si i "ftuar" në emisionin "ditare e hapur" e Rudina Xhungës.

Me çfarë keni vazhduar pastaj në përfaqësimin tuaj të humorit?

Anton Krosaj---Po unë mund të them se kam rreth 12 shfaqe të agjensisë Buna 1 dhe patjetër recitalet e Bujar Qamilit dhe Mond Halilit. Kam shfaqe të ndryshme me dhjetra dhe tre komedi të regjizorit Mond Mëhilli në Shkodër.

Krosaj po largohemi nga kujtimet dhe po futemi në të tashmën. Ku jeni sot?
Anton Krosaj—Tani jam në "Teatrin e Estradës" në Shkodër dhe mund të them me plot gojën "ma mirë vonë se kurrë". Kjo sepse tashmë, jam përkrah të mëdhenjve Zyli Miloti, Zef Deda, Besnik Çinari dhe Drande Xhai.

Mirë Krosaj po materialet e humorit prej kujt i ke?
Anton Krosaj—Materialet me thanë të drejtën i kam prej "axhës" tem Paulin Selimit. I them axhë Paulinit sepse ai vet me thotë nip. Nuk e kuptoj pse, por ai diçka ma "tepër duhet të dijë". Mund të them se materialet e tij si "fejesa" dhe "polici i trafikut" janë kulmet e mia si interpretim dhe skeçe në skenë.

Kush është idhulli juaj i homorit Krosaj?

Anton Krosaj—Idhulli im është i madhi i homorit shkodran dhe shqiptar Tano Banushi.

Kujt i ngjan Anton Krosaj dhe kë ke zëvëndësuar?
Anton Krosaj—Nuk i ngjaj kërkujt dhe kam zëvëndësuar veten.

Sa role ke luajtur dhe kur është kënaqësia jote më e madhe?
Anton Krosaj—Jam i lumtur se kam luajtur shumë role sa numorohen me gishta.....bashkë me ato të kambës. Kënaqësia ime më e madhe është po mora 5-së në Shkodër, sepse kjo do të thotë se marr 10-të në rrethe të tjera.

Anton , a bëhet humor sot?
Anton Krosaj—Bëhet edhe në "Portokalli". Edhe aty bëjnë humor. Kush thotë se bëjnë humor banal unë i përgjigjem se edhe ky lloj humori është pjesë e jetës.
Pastaj edhe aty artistët "vijnë tu ju rritë" dhe gjithsesi prej atje fitohen 3-4 artistë të mirë në vit.

Për çfarë ke mbaru Anton?

Anton Krosaj—Unë kam "mbaru me të tana".

Jo të pyeta për shkollën?
Anton Krosaj—Kam mbaru të "mesmen industriale" por ditën ama.

Po në Shkodër kush ban humor Krosaj?
Anton Krosaj—Policët në trafik në rradhë të parë. Kryetarët e komunave dhe azili i pleqve, pastaj vijnë deputetët tonë të nderuar?

Po ju të estradës?
Anton Krosaj—Ne vjedhim prej tyre, sepse shkrimtarët e humorit kanë mbetur shumë pak.

Pse nuk shkon edhe ti në Tiranë Krosaj?
Anton Krosaj—Kam problem qeranë e shtëpisë. Jo vetëm kjo, por "unë baj humor thellësisht krahinor" dhe ai është kryesisht me batutat e shkodranëve i bazuar në sensin e tyre të humorit.

Diçka për familjen tuaj Anton?
Anton Krosaj----Kam dy fëmijë një djalë dhe një vajzë që i "kam ba tek e tek", por me një grua. Nuk kam shumë punë
Jam lirshëm, se pazarin ma ban vjehrri.

Si të duket Shkodra Anton?
Anton Krosaj—Shum kush thotë se Shkodra "asht në fukarallek". Por prej kësaj gjëje kam përfituar unë. Sepse në kulmin e fukarallekut "asht edhe humori më i madh". Ka raste që artëdashësit në Shkodër janë me lekët e fundit, por salla ka qënë gjithmonë plot.

Po rroga Anton a të del?
Anton Krosaj—Megjithë respektin për veten mund të them se rroga më del "me pagu dritat se unë i paguj, kopshtin e fëmijve dhe ujin"! Për të tjerat djali i vogël më thotë "hangsh vedin".

Anton të falenderoj për bisedën.
Anton Krosaj—Të falenderoj edhe unë ty dhe gazetën "SOT" sepse kujtoheni për Shkodrën.

Duke perkujtuar Jolanda Shalen, aktoren e talentuar te Humorit Shkodran

Jolanda Shala

Duke perkujtuar Jolanda Shalen, aktoren e talentuar te Humorit te Estrades se Shkodres.


E therrisnin Landi. Emrin e vertete e kishte Jolanda. Shkurtimi i emrit nuk kishte te bente me ndonje episod apo kujtim femijerie. Jo, ishte thjesht nje perligjje lirike qe rrezatonte ngjyrat me te bukura te ndjesise njerezore e humane, sepse konvergonin te gjitha te dashuria qe kishin per te: te afermit, miqte, dashamiret, koleget e punes,…, si dhe rrugica e femijerise, se ciles shpejt do t’i thoshte: lamtumire!

Porta e drunjte nuk do te celej me. Do te shuheshin edhe trokitjet. E, zogjte do te jene te vetmit deshmitare, te ikjes se saj. Ne fluturimet e tyre do te kete dicka prej loti, qielli e endrre te Landit te vogel. Keshtu e therrisnin Jolanden, Landi. Keshtu i mbeti emri.

E shoqeron Landi Jolanden, jo 37 vjet sa ishte jeta e saj (14 maj 1947 – 22 nentor 1984), por edhe sot e kesaj dite. Nje jete, me shume me endrra! Celen ne maj, u veniten dhe u thane ne nentor. Nje rriske qielli mbushur me xixellonja maji! Dhe ashtu sic do te thoshte Anni Filip per te shoqin, Zherar in: “Po cfare perfaqeson nje jete njerezore ne krahasim me perjetesine? Kohen e nje psheretime.”

Vetem kaq apo me shume?!..
Femijeria e saj rrinte si nje pike loti mbi qerpikun e njome, pezull mbi faqen e brishte. Se prinderit i vdiqen heret. Se bashku me vellezerit e saj, i thane lamtumire shtepise se vjeter me cardak dhe parmake, atje ne lagjen “Skenderbeg”. I thane lamtumire: pusit me cikrik, kumbulles ku lidhte shtregullen, trendafilave qe lulezonin pergjate bordurave te shtepise. Nje lamtumire gjithe trishtim, permes pikave te shiut qe ofronte vjeshta shkodrane si ne pikturat e Vladimir Janit.

Landi do te kujtonte me mall tingujt dritherues e shpesh here melankolike te serenatave shkodrane perballe avllive me shermashek e dritareve kafazlije, qe dilnin nga shpirti pervelues i violinistit plak, zotni Gasprit.

(Eh, zotni Gaspri, me kapelen e vjeter republike qe s’e hiqte asnjehere, me mustaqet e holla, fytyren thatanike, mollezat pak te dala, me kostumin ngjyre kafe ku shfaqej nje xhamadan e nje zinxhir ore i sermte, me syte enderrimtare… Edhe pse i kerrusur, gishtrinjte e plakur leviznin si nder endrra… Ajo bote e magjishme tingujsh sikur ia hiqnin pleqerine…).

Ne ate shtegtim Landi do te perjetesonte ne zerin e saj, embelsine e zerit te nenes se saj, Marijes, e cila ashtu e ulur shkalleve, duke ecur neper cardak apo e mbeshtetur pas parmakeve kendonte bukur jaret shkodrane, te cilat i zgjonin sa deshira te fjetura..! Ne Shtepine e Femijes kaloi shume vite. Shkollen 7 vjecare e kreu ne “11 Janari” (sot “Martin Camaj”). Me pas mbaroi shkollen e mesme pedagogjike “Shejnaze Juka”, per mesuese.

Qe ne bankat e kesaj shkolle u duk prirja drejt artit. U shqua edhe si balerine. Per kete ne vitin 1967 mbaroi nje kurs kater mujor ne Tirane, nen kujdestarine e baletmaestres Zoica Haxho. Mesuesja balerine eshte edhe si nene per Landin. Zeri i embel, takti i duhur, levizjet nazike…, sikur kane gjera te perbashketa mes tyre, ndaj dhe shpesh trokasin ne te njejten porte kujtimesh.
Ne Estraden profesioniste te qytetit te Shkodres, fillon punen me 1 prill 1968.

Ndonese karriera artistike qe e shkurter, ajo mbeti nje aktore e talentuar ne skenen e estrades profesioniste te teatrit “Migjeni”, duke lene gjurme edhe ne rolet me te vogla. Vecanerisht, se bashku me aktoren e talentuar Zyliha Miloti, krijuan nje duet te kendshem, plot ngjyresa humori ne interpretimin e shume gjinive e zhanreve te estrades shkodrane.

Cdo rol qe i besohej kerkonte e kembengulte qe ate figure qe krijonte ta plotesonte derisa te shfaqej si karakter i plote, pra, e qendiste. Ishte e kujdesshme qofte edhe per nje perparese te vogel qe i duhej personazhit, pa le per garderoben e rende. “Duke pare natyren e saj si aktore, do te thonte, ne nje bisede vite me pare, regjisori Paulin Sekuj, Jolanda punonte ngadale e me kujdes. I kushtonte vemendje detajit per te tipizuar me mire personazhin e per te krijuar doemos situaten humoristike.”

Puna e Jolandes, si aktore ne gjinine e humorit sikur perligjte nje thenie te Stendalit qe thonte: “Detaji me i vogel, situata me e vogel, kane rendesi vendimtare, shkaktojne te qeshuren ose i kundervihen asaj.” Tekstin jo vetem e nenvizonte disa here, por edhe e rikrijonte.

Kjo vecori e punes aktoriale, qe per regjisorin dhe trupen artistike nuk ishte me sekret, bene qe ne lamtumiren e fundit, ne mes te tjerave te thuheshin edhe keto fjale: “Ne i kemi te gjalla ne kujtese preokupimin e saj per punen e madhe qe ajo bente me rolet, shqetesimi qe nuk i ndahej deri ne shfaqjen e fundit, per te krijuar figura sa me te bukura, reale, qe kane mbetur te pashlyeshme ne kujtesen e shikuesit”.

Landi shpesh ne biseda me koleget, si me Tano Banushin, Hasan Smajen, Paulin Preken, Zyliha Milotin, Katrina Bigen, thonte se “aktori nuk duhet ta coje rolin te vetvetja, por vetveten duhet ta shkrije ne rol. Keshtu del ne pah talenti i aktorit, sa vlen ai…”

Ne punen e saj krijuese Landi i diferenconte karakteret njeri prej tjetrit pa krijuar stampe, monotoni, pa perseritur vetveten. Ndryshe do ta shikoje ne nje grua fshatare, tjeter ne nje komedi muzikore, nje pamje tjeter ne rolin e shkueses, nje tjeter te nje llafazaneje apo ne karakterin e bukur qe krijoi te Tazja (cikli: “Tazja me Lacen”), ne rolin e nje femije, etj., etj. Si aktore e profilit komik, portreti i saj plotesohet me parodite, vodevilet, komedite e operat muzikore…, ne 60 shfaqjet qe mori pjese, duke interpretuar ne rreth 180 role. Interpretimet e Landit i kujtojme ne premierat: “Ballafaqimi”, “Nen tik takun e ores”, “Shigjeta thumbuese”, “Laj e shplaj, qit ne diell e thaj”, “Peshqeshi i fundit”, “Ngjyrat pranverore”; komedine: “Fundi i nje komedije” te F. Krajes, etj.
Gjurmet qe la ne skenen e Estrades, duke kujtuar kete apo ate personazh, patjeter na sjellin ne kujtese gjithmone nje grua: me fytyre te hajme, me floke te gjate onde onde, me baluke perpara, elegante, te qeshur e gazmore; nje emer: Jolanda Shala, me syte e saj te kalter, shprehes e depertues deri ne dhembje te qenies se saj shpirtmire dhe plot humor. Jo vetem te shpirtit i mire, por flisnin, flisnin shume edhe ato sy…! Nje pasuri e rralle dhe e vyer qe e enderron ta kete cdo aktor..!

Xhahid Bushati - Koha Jone

Qirjako Sava: - "Një jetë me humorin, në skenë dhe jashtë saj"

Qirjako Sava: - "Një jetë me humorin, në skenë dhe jashtë saj"



Ai nuk ta jep aspak përshtypjen për vitet që ka mbi shpatulla që në vështrimin e parë dhe aq më tepër, kur ulesh dhe bisedon shtruar. Akoma edhe sot ka lëvizjet e një aktori që luan me shpirt. Është larguar vetëm tre vjeç nga Borshi ku lindi, por njeh edhe “ gurët e sokakut aty”. Në çdo përgjigje, ai e fillon frazën me shprehjen “unë dhe shokët e mi”. Sepse sipas tij, në kohën e tyre shfaqja ishte një sukses i përbashkët, siç bashkarisht diskutonin për çdo gjë që lidhej me estradën. Ai ka provuar të bëjë edhe gazetashitësin, edhe boksierin, edhe futbollistin dhe kur ëndërr kishte teatrin, shkëlqeu në estradë.Nuk e shkëput asnjëherë nga goja të vëllanë e madh, aktorin tjetër që nuk jeton më, Pirron, prej të cilit ka mësuar shumë, por me të cilin çuditërisht nuk luajti kurrë në të njëjtën skenë. Kujton plot respekt regjisorin Kujtim Spahivogli, që sipas tij, më parë se të të vlerësonte si artist, të peshonte si njeri me personalitet. Po ashtu, ai dëshiron të flasë edhe për Kadri Roshin e Sulejman Pitarkën dhe për të gjithë kolegët e estradave të tjera, me të cilët ka kaluar një jetë të tërë. Ka një memorie për ta patur zili dhe përmes nostalgjisë, nuk harron të të tregojë se përpos faktit që bënin humor në skenë, po aq të qeshur dhe spektakolarë kanë qenë edhe në jetën e përditshme. Nuk dëshiron të zgjatet shumë në krahasimin e nivelit të estradës së kohës së tij dhe asaj të sotmes, por dëshiron të pohojë se punonin shumë dhe nuk kishin zili për njëri tjetrin. Ai u bë aktor falë talentit dhe përkushtimit, por edhe kur ja kishte arritur që të ishte profesionist, nuk ngurroi të vazhdonte filialin, sepse sipas tij “shkolla të kompleton si artist”. Ja çfarë ka treguar aktori Qirjako Sava në intervistën ekskluzive për gazetën:

-Të gjithë e fillojnë me vendin e lindjes. Kështu edhe Qiriako Sava?

-Padyshim që është kështu. Sepse, ja më thuaj ti mua, do të kishte sot Qiriako pa Borshin e vitit 1934?

-Në fakt unë ju dija vlonjat safi?
-Vetëm tre vjet ndenja në Borsh, por do ti që i njoh edhe gurët e sokakut aty. Sepse ngaqë babai im merrej me tregti, në vitin 1937 erdhëm dhe u ngulëm në Vlorë.

-Ku vazhduat edhe shkollën...
-Po. Vazhdonim shkollën dhe në ato vite më është zgjuar dëshira për teatër. Më së shumti në vitin 1943. Nuk e harroj kurrë, sepse përveç dëshirës për teatër, ai vit më është fiksuar edhe si viti që nguliti respektin për tim vëlla, Pirron, që u bë aktor i madh por që fatkeqësisht tani nuk jeton më. Ashtu si fëmijët e tjerë, edhe ne donim të ndiqnim filmat që jepeshin në atë kohë në kinemanë e vetme të qytetit. Lekët që na jenin ata të shtëpisë i bënim vetëm bileta. Mirëpo aq shumë u dhamë pas kinemasë, saqë arriti një kohë që nisëm të mungonim edhe në shtëpi, në orët që babai ishte i lirë nga tregtia që bënte. Një ditë, ai pyet time më se ku ishin fëmijët pasi e kishte marrë malli që të na shihte. Dhe ajo i tregoi për kinemanë dhe obsesionin tonë për filmat. Na pret një ditë dhe sapo hymë në shtëpi, na kërkoi që ti tregonim se çfarë filmash shikonim. M’a kërkoi mua të parit dhe unë fillova me “ i holli dhe i trashi”. Pasi mbarova së treguari unë, ju drejtua vëllait, për ti treguar të njëjtin film. Pirrua ja tregoi aq me hollësi dhe mjeshtëri, sa të gjithë u habitëm dhe babai, pasi na pyeti se si ishim edhe me shkollën, na dyfishoi lekët që ti kishim për në kinema.

-Po pas vizitave në kinema?
-Fillova të luaja teatër që kur isha 12 vjeç. Me një grup pionerësh të asaj kohe, kemi shkuar deri në Berat për të dhënë shfaqje. Dua të tregoj se nga natyra kam qenë shumë i shkathët.

-Këtë veti nuk e keni humbur edhe sot e kësaj dite...
-Po, është e vërtetë por në atë kohë recitoja, shihja gazeta, ndihmoja në kryqin e kuq, më pas luajta futboll, bëra boks edhe me ish-kampionin durrsak Ilmi Reka, kam luajtur me të rinjtë e Flamurtarit, derisa u ngula tek estrada.

-Si u ngulët?
-Përpara se të ngulesha aty, ëndrra ime ishte teatri. Dhe në fakt me teatër e kam nisur karrierën time. Vetëm kur isha 17 vjeç, së bashku me Evgjeni Shtrepin dhe Stefan Pemën, kemi marrë pjesë me grupin amator në Olimpiadën e parë nacionale të teatrove në Tiranë, në vitin 1951. Kishim regjisor të madhin Kadri Roshi dhe që të tre u nderuam me diploma. Nuk harroj as titullin e pjesës, “ Nën gështenjat e Pragës”. Atëherë të gjitha pjesët ishin sovjetike, sepse shkrimtarët tanë akoma nuk ishin afirmuar. Një vit më vonë, në Durrës shkuam me një pjesë me 1 akt të Makarenkos dhe më 1953 me “Një ditë pushim” të Valentin Kadajevit dhe morëm çmimin e dytë. Në vitet ’54-’56 isha ushtar dhe nuk ju ndava aktiviteteve artistike. Në vitin 1955 u krijua Estrada Profesioniste e Vlorës dhe profesionist u bë së pari vëllai im, Pirrua. Në vitin 1959, ai shkoi të ndiqte shkollën dhe pas një përvoje të madhe nëpër skena të shumta, më thirrën dhe më çuan mua profesionist në vend të Pirros. Por dua të të kujtoj se edhe kur Pirrua u kthye nga studimet dhe për shumë vite ne bënim pjesë në të njëtën trupë, çuditërisht, nuk luajtëm asnjëherë së bashku. Me këtë rast duat të përmend regjisorin e parë që më ngriti në skenën profesioniste, Nazmi Bunjakun dhe aktorin me përvojë Vangjel Panozaqi, të cilin e zëvëndësova në rolin tim të parë në një vepër skenike. Por ajo që më rriti më shumë vlerat si aktor, ishte një takim i estradave profesioniste në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1963. Shfaqja jonë lidhej me numrat e saj përmes konferencierit dhe këtë rol e bëra unë. Duket e realizova shumë mirë sepse në përfundim të takimit, më kërkuan të bëja edhe konferencierin e shfaqjes përfundimtare, me numrat më të mirë të të gjitha estradave të vendit. Por këtu dua të përmend edhe shokët e shoqet e mia si Myqerem Ferra, Evgjeni Shtrepi, Leka Kruta, Meliha Ferra, Vangjel Panozaqi, pa të cilët unë nuk do të isha ky që jam sot.

-E shikoj që pas çdo përgjigje ke dëshirë të përmendësh kolegët, ndaj bëjmë një marrëveshje. Mos i përmend më, sepse po u kujtoj lexuesve që kur thua dhe përmend një arritje, ju i përmendni të gjithë ata.
-Kam dëshirë ta theksosh këtë fakt: çdo arritje e jona ishte kolektive. Ishim aq të pastër me njëri-tjetrin, sa edhe kur nuk ecte dicka nuk ja thyenim zemrën njëri-tjetrit por një fjalë unë e një fjalë dikush, e bënim materialin të pëlqyer. Pastaj dua të të them se kemi punuar shumë. Jo vetëm në skenë por edhe në skenat natyrale, fshat më fshat e kudo ku kemi qenë nuk jemi ndarë për asnjë çast.

-Në këtë kuadër, mund të bëjmë një bilanc të veprave që keni vënë në skenë?
-Nuk mund të ma marrësh si mburrje kur të them se në vitin 1968 kam filluar edhe filialin e ILA, sepse shkolla të kompleton. Unë, përveçse aktor kamë bërë edhe regjisorin, siç e kanë bërë këtë gjë pothuajse të gjithë kolegët. Në këtë kuadër do të thosha se kam vënë në skenë 23 premiera, nga të cilat do të përmendja atë të parën, që e kam vënë në skenë në vitin 1972, “Zgjidh e merr” dhe për të cilën po të tregoj se u dha për publikun plot 46 herë dhe të gjitha herët salla ishte plot. Dhe mos harro se punoja me aktorë si Gaq Vishi që kishte bërë humor që më 1929-ën. Po në këtë kuadër, dua të të them se në estradën tonë praktikonim një mënyrë të vëni në skenë të veprave që silleshin rreth një boshti të caktuar. Kështu mund të përmend shfaqjet Familja e gëzuar, U takuam në udhëtim, Dy shokët, Çan anija shqiptare, Banorët e pallatit tim. Kishim lajtmotiv në atë kohë thënien e madhe të Majakovskit “në mëngjez shikojmë gazetën, në darkë jemi në art”, ngaqë atë që shikonim në jetë e ngrinim menjëherë në skenë. Dhe pastaj mos harro se punonin për ne penat e mëdha Vangjel Pici e Flamur Laro dhe me regjinë, veçanërisht Myqerem Ferra. Po në këtë kuadër, dua të kujtoj se premierën e parë si trupë drame profesioniste, kemi vënë në skenë në vitin 1962 “Fundosja e Skuadronit” të Kornejcukut, me regjizor të paharruarin Kujtim Spahivogli. Për të cilin dua të theksoj se përpara se të të vlerësonte si artist, të vlerësonte si njeri dhe personalitet. Kur kam dhënë këtë shfaqje, kam marrë përgëzime nga vetë Sulejman Pitarka e Naim Frashëri.

-Mesa di unë, ju përveç estradës në skenë, ishit vetë si trupë një estradë jete. A është e vërtetë?

-E di ku do të dalësh dhe me këtë rast po të tregoj vetëm një histori që na ndodhi dikur në Drashovicë. Shkuam për të dhënë shfaqje atje dhe meqë isha si biçim përgjegjësi, i them përpara shfaqjes kryetarit të kooperativës: Meqë nuk jemi larg nga Vlora, na ndihmon dot me një makinë të kooperativës që kur të mbarojmë shfaqjen të ikim për në qytet, që edhe të flemë në shtëpitë tona edhe barrë të mos u bëhemi banorëve. Ai pranoi me kënaqësi. Mirëpo për dreq, ne kishim një skeç, “Dy kaposhët” titullohej, ku bënim shaka me një kryetarë kooperative dhe një drejtor SMT-je. Ishte një skeç i goditur, ku të dy hiqeshin si gjela deti dhe nuk i hapnin rrugë njëri-tjetrit. Gjatë shfaqjes, shikuesit u shkrinë së qeshuri por më e keqja erdhi më mbrapa. Kryetari i kishte dhënë urdhër shoferit që do të na çonte në qytet që të mos e bënte absolutisht këtë gjë. Ne që nuk kishim kuptuar asgjë, morëm plaçkat, hipëm në makinë dhe po prisnim. Prit gjysëm ore hic, prit një orë hiç. Vjen shoferi dhe na thotë se kishte marrë urdhër nga kryetari që të mos na çonte në Vlorë. Zbres unë dhe gjej kryetarin në një klub. I kujtova se kishim biseduar që të na çonte në qytet, kur më kthehet ai mua: Juve t`ju çoj në qytet unë, juve që më telendisët përpara fshatarëve. Bëj ti mbush mëndjen se nuk e kishim me atë, por më kot. Atëherë vjen Leka Kruta, merr një shishe raki në banak dhe mbush gotat. Kryetari i skenës nuk është ky kryetari ynë dhe u deshën disa dolli të tilla që të vinim në qytet.

-Mund të bëni një ballafaqim midis aktrimit në kohën tuaj dhe atij të sotëm?
-Nuk do të më pëlqente ta bëja një gjë të tillë. Sepse këtë e bëjnë specialistët dhe spektatorët. Vetëm dua të të them se kemi punuar shpirtërisht, kemi ngritur në art dukurinë negative përmes humorit që mbarte me vete edhe edukimin. Nuk kemi qenë vulgarë dhe nuk zgërdhiheshim për ti bërë spektatorët të qeshnin.

-Ç`bën sot Qiriako Sava?
-Kam një biznes të vogël dhe merrem me të.

-Faleminderit!
-Faleminderit juve që kujtoheni edhe për ne pleqtë, por që kemi bërë dicka për këtë qytet që na rriti.


Sot

Klaudeta Riza - Pasaporta Artistike

Klaudeta Riza - Pasaporta Artistike



Ka lindur më 2 qershor të vitit 1949, në qytetin e Korçës.
Ka mbaruar për aktore në Artin e Dramës në Akademinë e Arteve në Tiranë. 33 vjet në skenën e Teatrit “ A.Z.Çajupi” , 33 vite punë e arritje, vlerësime, duartrokitje. Në vitin 1988 është vlerësuar aktorja më e mirë në javën e artit skenik. Në rolin e nënës tek komedia “ Kohë pa emër” të Ruzhdi Pulahës ka marrë dy çmime: një në festivalin ballkanik të komedisë dhe një në Festivalin Mbarëkombëtar në Kosovë.

Që në kopësht luaja rolet e nënave

Aktorja 57- vjeçare e Teatrit “ Çajupi” Klaudeta Riza që prej 7 muajsh ka dalë në pension, por ky pushim nuk ja zbeh famën dhe jetën e saj të gjatë artistike. Një jetë e tërë prej 32 vjetësh e lidh atë me skenën dhe teatrin e Korçës. E mirënjohur për gjithë qytetarët korçarë që e thërrasin akoma me emrat e personazheve që ka interpretuar aq bukur, madje kur i pyet për Klaudetën të përgjigjen profesorja. Kur e pytëm nëse kishte mundësi të na tregonte diçka për jetën e saj ajo u tregua e gatshme të na rrëfehej për gazetën Sot. Duke na treguar për fillimet e saj në botën e artit dhe vështirësitë që e kanë penguar. Vlerësimet dhe dashurinë e saj ndaj publikut korçar në veçanti, por dhe atij shqiptar në përgjithësi. Njohjet e saj me të tjerë artista të Teatrit “Çajupi” të Korçës dhe marrëdhëniet me ta.

Si e nisët rrugën e humorit?
- Që në kopësht kam luajtur rolet e mamave dhe partner kisha aktorin Perik Gjezin. Si djalë rolet i bënte Maqo Lakrori, ai që më vonë u bë deputet. Çdokush merr rrugën e tij të jetës dhe ne të dy zgjodhëm aktrimin dhe më vonë unë me Perikën u bëmë aktorë të Teatrit dhe të Estradës. Luanim skeçe bashkë. Në shtatëvjeçare se aq ishte shkolla atëherë më shumë kam recituar e pak skeçe luaja. Në të mesmen u mora me grupin artistik të shkollës, ku bënim Estrada e konkuronim në teatrot që bëheshin mes shkollave. Bënim gara artistike mes shkollave në ato vite që vazhduan dhe më vonë. Në ato vite ishte në Korçë Pirro Mani, i cili këmbënguli që unë të ndiqja shkollën e lartë të dramaturgjisë.

E mbaruat shkollën e lartë?
- Një vit si mbarova gjimnazin, punova në ndërmarrjen e trikotazhit, pasi atë vit u mbyll viti i parë. Në trikotazh u mora dhe me punë dhe me shfaqje artistike. Kjo ndërmarrje në atë kohë kishte një trupë të mirë teatrore, me të cilët unë ende i ruaj miqësitë. Për mua ishte si të bëja një vit stazh. Nga shteti m’u dha një e drejtë studimi për mësuese biologjie për në Shkodër, e cila ishte dy vjet, kështu që të mund të kthehesha më shpejt në Korçë. E refuzova, pasi doja të bëhesha aktore me shkollë e nuk merrja degë tjetër.

Pas “stazhit” si ecët më tej?
- Konkurova për aktore në artin dramatik. Në vitin e tretë kam luajtur rolin e nënës tek drama “ Të pamposhturit” e shkruar nga Mirush Jero. Tek komedia “ Ylli pa emër” madmuaselen ( zonjushën) , “ Në mosha e bardhë” rolin e Meribanit. Unë kam luajtur role ekstreme si të dramës ashtu dhe të komedisë.

Kur mbërritët tek “ Çajupi” në Korçë?
-Më kërkuan që të më mbanin në Tiranë, por në atë kohë emërimi ishte i detyruar dhe erdha e fillova punë në vitin 1972 pranë teatrit “ Çajupi” .

Si e pritët emërimin?
- Ishte nder që të nisje punë në një teatër me emër si teatri i Korçës. Ishte kënaqësi të ishe përkrah aktorëve të tillë si Pandi Raidhi, Stavri Shkurti, Jani Riza, Dhorkë Orgocka, Qefsere Trako, por përveç kënaqësisë ishte dhe një përgjegjësi e madhe që merrje përsipër të punoje me të tillë aktorë të një niveli të arrirë dhe shumë profesional, të cilët kanë bërë artin e aktrimit në Shqipëri.

Sa vite keni në skenë?
- Hipa në skenë në një moshë të re dhe zbrita pas 33 vjetësh pa asnjë lëvizje apo qarkullim në vende të tjera. Në ato vite përgatisnim katër premiera të reja në vit. Punoja si në teatër dhe në estradë. Merreshim me grupet amatore, bënim koncerte festive. Në art vështirësitë dhe suksesi janë shumë pranë.

Si e pritët daljen në pension?

- Ditën që m’u komunikua urdhëri se kisha mbushur moshën e pensionit, m’u ngarkuan dy role të rëndësishëm një në teatër dhe një në estradë. Teatri ka mungesa aktorësh. Komunikimin e prita me qetësi. Po jetojmë kohë të vështira dhe çdo gjë mund të presësh që të të ndodhë. Rolet që m’u ngarkuan nuk i lashë pa realizuar. Jam ngopur me role në jetë. Nuk më ka mbetur rol femre e mashkulli pa luajtur.

Keni luajtur role burrash?

- Për aktorin apo për aktorin nuk janë të ndara rolet, varet si paraqiten nevojat. Kur ka patur mungesa femrash, kanë luajtur burrat rolet e grave. Kur kanë munguar burrat, kanë luajtur gratë rolet e tyre. Për herë të parë në Teatrin e Korçës kam luajtur rolin e një djali e së fundi kam luajtur rolin e Skënderbeut.

Jeni larguar përfundimisht nga skena?
- Eh, si të them për këtë! Po na thirrën si argat do të vemi ( qesh), në fakt mungesa aktorësh ka. Rrethet po vuajnë nga mungesa e talenteve. Ata që mbarojnë shkollën në Tiranë nuk kthehen se i peshkojnë dhe i zënë në rrjetë atje. Në rrethe aktorët kanë një rrogë qesharake. Unë me pensionin që marr nuk më del për drita e dru, pasi dimri është i gjatë dhe i egër në Korçë. Shiko si po bën këto ditë që si kemi fikur sobat e dritat, janë dyfishuar në çmim.

Nuk morët ndonjë pension special?

- Nuk mbeti radha për tek mua, nuk kanë marrë as aktorë të tjerë të nivelit tim. Mua më ndihmojnë dy vajzat që më punojnë në Athinë, ku e madhja është gazetare dhe e vogla stomatologe. Kështu ia dal të jetoj mirë, sepse me pensionin as që mendohet.

Në teatrin e Korçës keni qënë disa çifte, si jeni ndjerë?
- E kemi bërë punën e skenës me cilësi. Nuk i kemi turpëruar bashkëshortët të cilët ishin dhe ata aktorë me ne. Në teatrin e Korçës kanë qënë këto çifte, Qefsere dhe Vani Trako, Dhorka dhe Dhimitër Orgocka, Vjollca dhe Aleko Prodani, Florika me Stavri Shkurtin, unë me Petrika Rizën. Si çifte jemi ndjerë mirë pasi e kishim zgjidhur problemin e thurjes së familjes e punonim me durim që të mbanim skenën gjallë.

Si jeni njohur me Petrikën?
- Petrika ishte në vitin e tretë në gjimnaz dhe ishte bashkë me motrën time. Na vinte në shtëpi bandilli ku kërkonte ndonjë laps apo fletoren e detyrave dhe aty më peshkoi mua (qesh), lidhje që vazhdon të jetë vitale dhe sot. Kemi punuar bashkë në skenë. Skena ka qenë skenë dhe familja. Pra nuk i kemi ngatërruar gjërat. Lidhja na ka shërbyer për përsosje në anën profesionale.

Nëse do të ishit vjehrrë, si do të silleshit me nusen e djalit?
- Për fat të keq nuk kam djalë, eh nuk m’u dha mundësia që të bëhesha vjehrrë me nuse brenda. Unë kam dy vajza. Me nusen do të sillesha, siç sillem me dhëndrin. Unë kam qenë nuse vetë me vjehrrë brenda. E kemi kaluar mirë. Po të kisha nusen e djalit do të isha një vjehrrë që të na kishte zili qyteti. Do të isha një vjehrrë shembullore siç kam qënë në disa role ku unë e kam luajtur vjerrhën.

Si ndjeheni kur u thërrasin profesore?

- Rolet janë të dashur për çdo aktor. Në çdo rol gjen të veçanta. Gjen anë të veçanta që ndeshen e mbeten të gjallë. Ndiej kënaqësi kur më thërrasin apo më cilësojnë me role që kam luajtur. Do të thotë që unë kam arritur të futem plotësisht në botën e atij personazhi që kam interpretuar. Ky është një vlerësim për mua dhe profesionin tim si aktore. Vlerësim që më bëhet nga publiku i qytetit tim të lindjes dhe nuk ka sadisfaksion më të madh.

Sot

Adi Krasta: Edhe sikur të martohesha 1000 herë do zgjidhja time shoqe

Adi Krasta: Edhe sikur të martohesha 1000 herë do zgjidhja time shoqe

Prezentatuesi i njohur Adi Krasta, e ka kuptuar se suksesi televiziv shpesh është vetëshkatërrues. Ndaj dhe gjen forcë dhe argumenton largime të herë pas herëshme televizive, për të qëndruar i "fshehur" në radio, një bashkëjetesë me të cilën po i mbërrin 20 vjetët. Preferuam t’i ribënim disa pyetje që i janë bërë disa herë në kohë të ndryshme për të parë nëse ka ndërruar pozicion dhe disa pyetje aktuale për planet e karierrës së tij. Kohët e fundit thuhet se, Adi Krasta ka marrë një propozim prej një agjensie të njohur të drejtojë nën regjinë e Z. Pali Kukes një format të blerë televiziv që vazhdon të transmetohet në Europën Perëndimore që do të blihet enkas për ta.


Në Top Channel "vlon" që më në fund bashkë me zotin Kuke, do të realizoni një format në këtë stacion televiziv? Sa e vërtetë është si zhurmë?

Nuk mund të them asgjë konkrete sepse nuk e di se cilit projekt apo format po i referoheni. Gjithnjë ka qënë e hapur mundësia për të punuar jo vetëm në stacionin televiziv që ju përmëndët, por në të gjithë syresh që operojnë në vend. Unë i shoh me shumë simpati të gjithë zhvillimet pozitive nëpër televizionet tona, çka e bën si garën, ashtu edhe merkatën interesante dhe të zhdërvjellët.

-Kohet e fundit drejtoni nje emisionin "Radiostars", per te rinj, ne radion “CLUB FM”. Cmund te na thoni rreth ketij emisioni?
Është edicioni i dytë i një cikli për të rinjtë e apasionuar rreth radios e radiofonisë. Dhe viti i tretë i bashkëpunimit të shkëlqyer me Club FM. Emisioni këtë vit po bashkëtransmetohet edhe nga Radio Tirana, një dashuri e vjetër e imja. Ka konkurentë të mirë, momente interesante dhe jam shumë i kënaqur që kemi reagim pozitiv nga publiku me telefonata dhe mesazhe elektronike. Bashkë me Kolo Cukalin, po mundohemi të mos e mbajmë radion vetëm për vete me xhelozi dhe fanatizëm, por ta ndajmë me të tjerë njerëz që e dashurojnë atë. Kështu, po afrojmë në radio njerëz të formuar e seriozë që nuk flasin mençur, sepse flasin shpejt dhe nuk autopompohen. Po kërkojmë njerëz të radios që janë të ciltër, punojnë me seriozitet dhe dinë të jenë zbavitës.

-Ka qenë e ndryshme nisja drejt suksesit nga prezentatorët e sotëm dhe a mund të thuhet se suksesi juaj ka shanse të vazhdojë t’i rezistojë kohës?
Hapja e portës se madhe nuk të thërret drejt suksesit. Suksesi është motivi i natyrshëm i çdo njeriu që provon të bëjë dicka. Prezentatori fillon të komunikojë për të ngjizur egzistencën e një kategorie të vecantë njerëzish që sot quhen komunikues të masës. Përderisa motivi është i njëjtë për të gjithë, edhe nisja është njësoj. Në fund pak janë të lumtur. Mesa duket është tejet e rëndësishme të jesh i kujdesshëm gjatë gjithë kohës, të dish të mësosh nga gabimet, të mirëmenaxhosh sukseset. Askush nuk është në gjëndje të dijë me saktësi në do të jetë gjithnjë i suksesshëm. Nuk na mbetet veçse t'ia urojmë vetes këtë vazhdimisht, me qartësi dhe përulësi. -Suskesi juaj është një rastësi, fat apo zotësi? Për të qënë OK me jetën mund të jetë rastësi, për të qënë dakord me Zotin mund të pranoj që është fat. Po t’i referohem sakrificave që duhet të bëjë një prezentator për të qënë i aftë e i ndershëm (dhe meqë modestia nuk na qënka virtyt), më duhet të të them se është zotësi. Po edhe shumë punë e përpjekje etj etj.

-Tashmë, katër vjet që nga rikthimi juaj nga Londra, a jeni penduar që nuk jeni atje për të jetuar e punuar?
Asnjë çast. Kur po i vinte fundi qëndrimit tonë në Londër, rastësisht blemë në Blackheath, një lagje pranë të cilës jetonim, një Orakull të vjetër. Sa herë që bënim pyetjen se ku do jetojmë në vazhdim, dilte përgjigjja, "në një vend me shumë diell". Ky vend përveç diellit dhe defekteve që ka, na ka dhënë kënaqësinë e punës, të miqve të gjithçkaje që unë si ballkanas nuk do t’i bëja kurrë në atë ishull të mrekullueshëm por të ftohtë e të lagësht e mbi të gjitha të largët.

Ju keni bashkëdrejtuar me shumë prezantuese simpatike. Cila ju ka bërë më shumë përshtypje pozitive?
Përpara pak kohe pas shumë vjetësh "bashkëegzistence" të largët në televizion, mora një ftesë për të qënë i pranishëm në programin "Taksi e Rezervuar" të Rudina Magjistarit. Jam kënaqur shumë nga ajo mbrëmje dhe më vjen mirë që edhe pse pas shumë vjetësh u bëmë menjëherë miq me Magjistarin. Një prezentatore shumë interesante që po gjen gjithmonë suksesin.

A do të ketë më Ethe...?
Siç është kuptuar nuk ka patur këtë vit. Me siguri që pas një viti do të ketë sërish talente që duan të hapin portën e suksesit. Ethet nuk janë vetëm një program, janë një gjëndje sociale. Janë një shkollë e vështirë egzistence. Ndaj gjithmonë do të japin kënaqësi dhe kuriozitet.

-Gjatë provave kemi parë shumë çaste të bukura “humoristike”... Më thoni një moment që akoma e keni në mendje???
Përse nuk më keni thënë që keni qënë në prova? Do t'iu kishim ftuar të bënit një provë në skenë. Ka shumë gazetare të reja që dinë të këndojnë.

-Jeni shumë popullor dhe keni një sens humori në çdo moment. Si është Adi Krasta në jetën e përditshme? Bëhet ndonjëherë nevrik?

Po, me plakje njeriu u bëka më shpesh nervoz. Përpiqem të kontrolloj veten, por po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Sidoqoftë, përpiqem që edhe nervozizmi të ketë humor dhe mundësisht të jetë po aq popullor sa nervozizëm-bartësi.

-Historia juaj e dashurisë me Znj.Brikena është paksa e veçantë. Çfarë ju pëlqeu tek ajo që vendosët të merrnit një hap të rëndësishëm si Martesa?
Ju flisni sikur keni qenë në korridorin e Radio Tiranës ku ndodhi ngjarja...Unë mund të them të njetën gjë që ka thënë im atë për të shoqen, që ju të merrni një përgjigje të plotë. Edhe sikur të martohesha 1000 herë do të isha martuar me time shoqe, dhe në të njëjtën mënyrë.

-Dhe krejtësisht në fund: tej TV-së dhe Radios, a bëni përpjekje të analizoni çfarë ndodh përreth? Jeta juaj politike dhe sociale?
Është e vështirë të jesh indiferent, duke qënë qytetar i këtij vëndi. Prezentatori edhe në spektakël gjen elemente që kanë ndjeshmëri dhe flet për to, nxit debat dhe kështu merr pjesë. Por, me një kujdes që vjen i formëzuar nga fillimet e mia, pothuaj gjithnjë e kam ruajtur futjen e pasjellshme e pompoze të hundës në arenën politike. Më duhet të them se e vlerësoj, gjithmonë i vëmëndshëm, analizën dhe qëndrimin e Kadaresë në lidhje me fenomenet dhe emrat e përveçëm. Sot në Shqipëri, të qënit më vete dhe ekuidistant, shpesh do të thotë të jesh vetëm dhe i parëndësishëm, por në profesionin tim të komunikuesit të masës kjo nuk është e rastësishme, madje është një zgjedhje e mirëmenduar për të cilën nuk jam penduar kurrë.

Gazeta Sot

Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Para disa kohe ne qytetin e Vlores u zhvillua Festivali i Humorit Shqiptar (2 8 qershor 2006). Nje sivella i tij, i pari pas thuajse 10 vjet heshtjeje, braktisjeje, pakim e shperfillje nisi po ne Vlore, si rifillim i nje tradite te hershme e te pasur, dikur te quajtur “Takimet e estradave profesioniste”, qe zhvilloheshin ne qytetet kryesore te vendit, ndersa per gati 10 vjet ne qytetin e Shkodres, te quajtura pasketaj “Ditet e humorit”.

Dikur ky lloj teatri kish goxha peshe, rendesi, merita, poaq permase sociale e politike, dinjitet, duke krijuar ate qe sot quhet ndryshe “impakt” me shoqerine, me kohen, me publikun. Vitet e pas 1990, as mish as pesh, e mrudhen kete gjini popullore e te dashur te teatrit.

Shumekush prej artisteve u largua, shume te tjere me pagat minimale qe merrnin nga shteti “fakir fukara” emigruan, nderruan “zanat”, kerkuan mjete te tjera mbijetese. Burimet e financimit u shterren, trupat artistike te tyre u katandisen “kokoshi nje thele”, nga 15 gjer 40 aktore, instrumentiste e kengetare qe kishin dikur, kane rene sot ne 5 6, ja te themi edhe 10 vete.

Nje baterdi e vertete. Dhe po keshtu ngjau me zvogelimin e numrit te shfaqjeve, te premierave, rrjedhimisht te vendit te respektueshem dhe te hapesires se gjere qe pat zene dikur ky teater fort i pelqyer e demokratik per nga fryma, per nga menyra e komunikimit, per nga elementet ndertuese e strukturore si dhe per nga mjetet shprehese artistike.

Por ja qe mulliri i kohes bluan e bluan, ndaj nostalgjite, ne kete rast, s’ka pse sillen ne mendje per te vajtuar {ka ishte, por per te krijuar qasjet e dobishme qe ky teater te mos dale jashte udhe, te mos mbetet ne cep te vemendjes.

Andaj, i pari mendim i imi dhe i shumekujt qe e do dhe e nderon kete lloj teatri, eshte vleresimi dhe pergezimi i nismes se artistit te njohur Mirush Kabashi per ta ruajtur startin e Festivalit te Humorit, kujdesi i bashkise per ta ruajtur pikerisht ne Vlore, duke e paqtuar ate edhe me detin, klimen, veren, pse jo dhe plazhin, pra me ate qe tash me perkedheli i themi “turizem kulturor”.

Shkodra s’ka pse behet “xheloze” per Vloren, sidoqe njerezit e atij qyteti e kane ne gen humorin, e thithin si ajri, si qumeshtin e gjirit te nenes. Por ja qe artistet vlonjate dhe bashkia e ketij qyteti kembengulen per kete festival, e trajtuan dhe e “nderuan” si nuse te bukur, dhe si nje “nuse te bukur” te tyren edhe e rrembyen. Ashtu qofte!

Estrada dhe koha
Kjo gjini e teatrit eshte quajtur dikur “gazete folese”, dhe percaktimi ka shprehur nje tipar sa historik, poaq specific dhe formal te saj: aftesine per ta rrokur kohen ne dimensionin e vet te fundem, dhuntine per te komunikuar shpejt, per t’ju pergjigjur flake per flake asaj qe ndodh “tani”, “kete cast”, se toku me detyrimin per te ofruar terapi dhe ilace per semundjet dhe lengatat e njeriut dhe te shoqerise gjate vete procesit te zhvillimit…

Prandaj mirepriten me entuziazem parodite e zgjuara, plot kripe e lezet, te artisteve “embleme” te estrades se Vlores, Afrimit, Agronit, Metit, ne shfaqjen “Me te future”.

Ata “shetisnin” lirisht neper hallet e njeriut te sotem shqiptar, e ngjyenin penen aty ku plaga dhimbte, ku dukuria komike ne formen e te shemtuares apo te ultes, te vesit apo te mangesise, gjer edhe te budallallekut, vihej nen hostenin e tyre si njerez te mprehte e gazmore njeherit, si artiste qe dine ta dallojne te keqen, te ligen, te zhberen, te vdiren dhe gjithe lemizhdet qe vjell koha, gjithcka te ndote qe shoqeria e lufton ne perpjekjen e saj per vetepastrim…

Prandaj ne shfaqjen e teatrit te varietese se Durresit “DVD 06 Surpriza”, me regjisor Haxhi Ramen, ne pame gjesende komike te pranishme ne jeten tone, ne perditesine tone, duke e bere me zhdervjelltesi dhe finese “skermen” ne fushen e humorit, pa vulgarizime…

Prandaj shfaqja “Numerojme” e teatrit te varietese se Sarandes solli nje seri te metash shoqerore por dhe asish qe manifestohen ne karakterin e njerezve, si duart e pista qe vjedhin arken e shtetit (Telefoni magjik) dhe xhepat e klienteve (Farmacistja), mashtrues qe perfitojne nga mungesa e ligjeve dhe e kontrollit (Mashtruesi) etj…

Prandaj ne shinjestren e artisteve te Shkodres, perpos shpotive politike ndaj pushtetareve te papergjegjshem, erdhen edhe shpotite e bera kundrejt deformimeve qe hasen jo rralle ne marredheniet njerezore, ato kunder sajimit te nje “familjeje te re” ku te dy palet, sidoqe hileqare ndaj njera tjetres, mbeten te vetendeshkuar…

Spektri i dukurive komike eshte shume i gjere. Per me teper, sot artistet kane te siguruar nje kusht parak, me te domosdoshmin, dikur te mohuar: Lirine e krijimit. Humori dhe satira, posacerisht keto, pa liri nuk mund ta kryejne kurresesi misionin e tyre godites fshikullues (por dhe sherues), nuk mund ta realizojne dot kritiken e tyre ndaj deformimeve, bjerrjes morale, teprise se pushtetit, hajnise, vesit etj.

Liria sot eshte e ligjeruar, porse ajo nuk po shfrytezohet aq sa dhe ashtu sic duhet. Kjo nenkupton se ende humori dhe satira ne keta vite nuk po rreket drejt dukurive komike te thukta, ku te gjesh jo pak hidhesire e dhimbje brenda.

“Piperi” i saj nuk djeg aq fort. Kjo eshte nje ceshtje qe kerkon shestime te gjera; nje ceshtje thelbesore e orentimit te shenjestres se humoristeve qe krijojne ne kete gjedhe teatrore. Andaj do te mendoja qe sot, sidomos neser, teatrot e varieteve duhet te priren ca me shume kah satira dhe sarkazma, duke gjetur, sakaq, nje drejtepeshim me te mbrothte me elementet e tjere te humorit, me pak “pickues”.

Satira dhe humori – balance e prishur
Nje paranteze: Si gjendje dhe shfaqje e natyres njerezore, humori eshte nje reagim psikofiziologjik, me shkaqe e shtysa te gjithefarta, sa intelektuale qe vijne nga loja, kombinacionet, nprehtesite dhe perceptimet e mendjes, poaq edhe ndjesore qe vijne nga ngazellimet, ekstazat dhe lumturia e njeriut gjate veprimtarise se tij te shumellojte e ne kohe te ndryshme.

Doemos, ne zhanrin e teatrit te varietese, humori eshte “parti prim”, cka do te thote se ne materialet e saj jane shume me te pranishme pikerisht gjendjet gazmore, ngacmimet e ardhura nga fjalet e mprehta, nga sjelljet dhe veprimet me karakter shpotites e argetues, nga elementi i “lojes”, i rrengjeve dhe i dredhive (ndaj mikut, shokut a kundershtarit tend), nga keqkuptimet, intrigat dhe ngaterresat (e qellimta ose jo), nga tallja, qeshja dhe perqeshja ndaj me te dobtes dhe te dobetve, ndaj njerezve me vese dhe vete vesit, posacerisht ndaj me te ngathteve, “qullaceve”, atyreve qe jane me te vonuar perkundrejt ngucjeve dhe reagimit te tjetrit, gjithpo edhe ndaj atyre qe behen “poligon qitjeje” per mangesi e dobesi te karakterit, per veprime te pahijshme, gjer dhe te ndeshkueshme.

Te tilla shfaqje e modelime te humorit ne i pame ne shume materiale te 9 prej shfaqjeve te dhena ne kete festival, i pame po ashtu ne lojen e aktoreve, ne mizanskenat dhe gjetjet regjisoriale etj. Humori, sidoqe kritikonte, edhe lezetonte, na ngazellente shpirtrat. Ne qeshnim pra edhe “pa te keq”.

Kritika, ne kete rast, ishte e mirekuptuar, sikunder edhe terapia qe humoristet dhe artistet nenkuptonin. Nje te tille koncept e pati te qarte shfaqja e Durresit, ku shume gazmore e intermexo, me humorin e tyre te mprehte, qe rridhte nga te papriturat komike (kryesisht te ardhura prej replikave), u bene te kendshme per ne. Ky lloj humori ishte mund te cilesohej, si te thuash, “pa te keq” duke mbetur brilant ne formen e vet.

Sidoqe pati edhe ndonje material te gjate (madje te “zgjatur”), ne pergjithesi te kjo shfaqje u parapelqye materiali i shkurter, posacerisht ai ku elementi i lehte dhe argetues i humorit paraqitet si me kryesori. Nje prirje te tille e pame edhe te shfaqja e Shkodres “Goja llap e shpina dap”, megjithqe “cuditerisht” ajo e kishte humbur jo pak mprehtesine e vet karakteristike si nje humor fin, ngacmues, shakator e plot befasime, si dikur motit.

Edhe regjia kishte jo pak difekte e mosarritje.
Duke e quajtur te mireqene hapesiren zoteruese te formave “argetuese” e kendellese te humorit ne skenat e teatrove te varietese, nga ana tjeter, ne skenen e ketij teatri lipset qe te jete me i gjendur elementi i satires dhe i sarkazmes fshikulluese. Bash kjo eshte me e veshtira per t’u realizuar.

Koha plot bjerrje e deformime shpirterore, politike, shoqerore e morale qe hoqem e po heqim, kjo kohe me cudira e marri, me “thagma”, percudnime e fenomene te shemtuara, ka nevoje te gjeje gjuhen dhe kodin e vet te humorit ne skenen e estrades, ate me te pershtatshmen; te gjeje mendjen e mprehte dhe guximin e artisteve. Po a ekziton kjo mendje? A jane shkrimtaret e sotem humorist ne nivelin e nje Pellumb Kulle, e nje Qamil Buxheli?

Nese ka ende, sa kane mbetur syresh? Une e di boshin e madh qe eshte krijuar per te tille autore, e di handikapin e pesuar. Kam degjuar edhe zerat e “Circeve” per t’i grishur humoristet drejt shakave te trasha e mendjeve te trasha. Pikerisht per kete arsye une vleresoj si arritje konceptin e shfaqjes se Gjirokastres “Ja ku jemi”.

20 vjet kjo estrade, them, nuk ka dhene shfaqje me te mire profesionalisht. Ne pame aty edhe satiren, edhe sarkazmen. Fshikulli godiste njerezit tane, qe udheve te emigrimit e dyerve te botes, me nje kove e me nje fshese, harronin bash dhe prinderit e tyre te mbetur vetem e te braktisur, duke u mburrur, madje, si snobe qesharake per jeten kinse moderne dhe “europjane” qe benin (ne fakt, te denje si sherbetore e skllever te kohes se re).

Ne u zemeruam si edhe vete artistet per politikanet rufjane, qe e kane katandisur kete vend si mos me keq duke i degdisur njerezit te lypin neper bote, pushtetare arriviste e grabitqare qe e shohin shtetin si nje lope thjesht per ta mjelur per vete, si nje xhep te madh per ta zhvatur. Vargjet e Cajupit psh aktualizohen dhe kesisoji satira kthehet me te vertete ne nje kamzhik te forte, ulerites, qe na rebelon dhe nxit protesten tone.

Pavaresisht se situata komike nuk ishte shfrytezuar mire, kurse batutat e mprehta mund te ishin me flakeritese, sidoqofte skeci “Zogi i Zi” i estrades se Shkodres, me subjekt ndodhine tashme tejet te njohur te ndertimit apo prishjes se mbikalimit ne Tirane, ngacmoi nje dukuri tipike ne jeten politike te vendit: frymen konfliktuale, mungesen e zgjidhjes dhe te kompromisit, absurditetin e qendrimeve kapricoze (qe te kujtojne grindjet e kalamaneve).

Po a mund te kenaqemi me kaq? Aspak, jo. Dinjiteti dhe serioziteti i teatrit te varietese do te nund te shfaqej me se miri fale aplikimit edhe te formave te drejtperdrejta te satires e sarkazmes, duke fshikulluar fenomenet e shemtuara e te ulta qe kane bere vend ne jeten e shoqerise, posacerisht ato ne jeten politike, ato ne raportin e njeriut me shtetin, me shoqerine, me pronen, me moralin, me familjen, me vetveten.

E rendesishme, dhe me e veshtira, eshte fakti qe satira te mos vije assesi ne forma te “ngrysura”, merzitshem, lodhese, ku veshtire te qeshet. Perkundrazi, ajo lipset te njemendesohet ne asi formash te shlirta, ku gazi te vershoje shpenguar dhe ne te qeshim me gjithe shpirt me te keqen, ta shpotisim plot hare te ligen, ta luftojme ate duke e goditur ne piken me te dobet, tek “thembra e Akilit”, atje ku ajo e humbet fuqine dhe behet me te vertet per t’u tallur.

Pikerisht nje optike te tille ne e pame tek shfaqja e teatrit te varietese se Fierit “Porta e perrallave”, me shkrimtar humorist dhe regjisor Ilir Bezhanin. Prania e satires ketu ishte e gjithkundshme, e tretur bukur e me hijeshi, duke rokur kryesisht sferen e dukurive morale.

Por ne nuk do te qendrojme ne kete merite te konceptit letrar dhe regjisorial te I. Bexhanit, pasi do deshem qe, nepermjet edhe kesaj shfaqjeje, te ngrenim nje tjeter problem per gjendjen aktuale dhe ardhmerine e estradave:

Format, modelet, strukturat moderne
Forma e teatrit te varietese, se paku ne shekullin e XX kur ajo u duk se mori nje drejtim te qarte, trashegoi nga historia e teatrit boteror shumecka qe vinte nga komedia erudite romake, nga teatri spanjoll i bujtinave te shekullit te XVI, nga teatri shetites francez (i famshimi “Teatri i ndritur” i Molierit qe bridhte fshat me fshat me disa karroca) dhe sidomos nga “Komedia e Artit”, e lindur kryeherit ne Itali dhe qe pushtoi mepastaj gjithe Europen, me humoriste te tipit te Goldonit, me karakterin improvizues, maskat, gazmoret e gaztoret (xanet), laryshine e materialeve dhe zhanreve teatrore. Shumecka e bukur prej trashegimise, edhe dje, edhe sot, edhe mot, do te mbetet e do te perpunohet me tej, pasi ato jane sprovuar neper shekuj.

Shumecka tejkalohet, bjerret, dekompozohet, humbet e harrohet. Me e njohura dhe me e vjetra semundje ne estradat tona para viteve ’90, gjithashtu edhe pas ketyre viteve, ishte dhe eshte uniformiteti strukturor i spektaklit, forma e konsumuar dhe e bezdisshme e binomit skec kenge. Ketu fantazia regjisoriale rresht.

Nga ana tjeter, kjo forme perjashton nga struktura e nje varieteje shume gjedhe e lloje te larmishme teatrore, sikunder jane komedite e shkurtra, parodite dhe kupletete, monologjet dhe recitimet e vjershave satirike, numrat akrobatike, ata te cirkut, klounet apo magjistaret, skecet dhe komedite muzikore, numrat koreografike dhe modelin e aktorit te kabarese etj. Me te drejte thuhet se estrada e ka “stomakun te gjere”, gelltit e tret shumecka.

Ne kete festival ky binom ishte “kokeforte”, s’leshonte pe, as istikam. Nga 9 shfaqje, 6 kishin pelqyer, me pak perjashtime, kete strukture, cka flet per mpakje te imagjinates regjisoriale. Perkunder ketij binomi famekeq, estrada e Durresit rrekej te krijonte nje nyje lidhese te materialeve, fale nje “laptopi” te zmadhuar, te kthyer ne dekor (zgjidhje skenografike), ku projektoheshin pamje nga qyteti, portrete aktoresh, pershendetje etj.

Ndoshta, me xhirime ne mjedise natyrale dhe me pas ne skene e vice versa, nje forme e tille performimi do te behej teper intriguese. Vecse, kam bindjen, per mungese parash ajo nuk mundi te realizohej. Gjithsesi, prej ketij koncepti te H. Rames duhet nxitur ideja e nje konvergimi me te shpeshte e me te mencur te imazhit filmik me skenen, pasi teknika ne ditet tona eshte ku e ku me e sofistikuar se dje, kurse mundesite e shfrytezimit te saj ku e ku me te medha…
Premiera “S’kam pa Valentinsa” e teatrit te varietese se Elbasanit, me autor dhe regjisor Erand Sojlin, duhet pergezuar pikerisht per konceptin e organizuar te krejt lendes letrare perputhur metafores se shen Valentinit – dashurise. Ajo shkonte e vinte neper kohera e neper cifte, vecse brenda hallakames se trurit te nje vajze marroke, si personazh nderlidhes.

Nderkaq, regjisori e kishte vene gjithcka ne funksion te konceptit te tij unifikues, madje edhe mizanskenen e kengetareve dhe reagimin e orkestres, duke bere qe ata te ishin pjese e aktrimit dhe e lojes. Por modelimit te gjetur te shfaqjes si strukture, i mungonte, mbase, nje konkretesi me e madhe ne karaktere, nje gjuhe me e pasur humoristike, me te papritura dhe befasime te kendshme, sikunder edhe nje sherbim e vemendje me madhe ndaj aktrimit, qartesise se fjales etj.

Shfaqja qe solli nje shembull te bukur ishte ajo e Fierit, “Porta e perrallave”, ku ne pame se si ngasjet e ardhura nga folklori, anekdotat, barcoletat, kripogramet, rrefenjat humoristike te popullit u shnderruan ne nje libret te njesuar, fort mire te menduar nga autori dhe regjisori Ilir Bezhani. Tharmi ish po ai, i hershmi, ardhur prej mprehtesise se folklorit, vecse zhvillimi ishte i mevetesishem.

Dhe kjo kerkonte talent. Duheshin pervijuar karakteret, duheshin krijuar situatat, duhej ushqyer me gaz dialogu dhe konflikti. E gjithe shfaqja ishte nje teresi. Dukej si nje jehone e ardhur nga mugullira e tradites, por bukur tingelluese per ne, njerezit e sotem. Dhe te ngjan se paralelja e hequr prej autorit regjisorit nga dje me sot eshte nje thelb gjithpo ai, I perseritshem e rezistent: se njerezit ne thelb jane gjithpo ata, se problemet mbeten gjithpo te njejtat per shqiptaret e djeshem e te sotem.

“Nusja qe per inat te vjehrres shkon e fle me millonane”, edhe sot po ajo e djeshmja eshte (ndersa burri ka shkuar te punoje jashte, ne emigracion). Se kokefortesia karakteristike e shumekujt shqiptari, burri a gruaje, qe edhe duke u mbytur ne pus nuk pranon te pohoje se bari pritet me kose, perkundrazi pritet me gershere, kjo eshte sa per te qeshur, po aq edhe per te qare.

Ka brenda edhe argetimin, shakane, elementin e humorit, sikurse edhe djegesiren e satires, kritiken e ashper, leqendine ndaj vesit te shemtuar e te rrezikshem te kokefortesise. Dhe bukuria pastaj gati sa s’rrezellin ne trajtimin e anekdotes se njohur te bijes se arixhiut, te cilen na e kerkoka mbreti nuse per djalin e vet.

Kontrapunkti shfrytezohet brenda karaktereve te ndertuara dhe konfliktit, duke ardhur natyrshem tek ideja e komunikimit, tek postulati se “ashtu i do mushka drute”, se s’behesh dot “edhe qeros edhe fodull”, se “arixhiut i duhet folur me gjuhen e arixhiut”. Apo anekdota e mrekullueshme e “Hasan pordhes”, qe nga nje grimce folklorike eshte zhvilluar krejt ne nje komedi me situata e batuta gazmore, dhe ku ideja se nami te ndjek pas si hije e shpoti neper breza, vjen kendshem e pa teklif.

Elementi banal, vulgariteti dhe kultura e “kicit”
Nuk ka me nevoje te sqarohet tanime se elementi banal dhe nenteksti seksual ne gjinite e humorit eshte i dobishem, pjese e natyrshme e tij, vecse ai duhet shfrytezuar ne voli te zberthimit te karaktereve, te kritikes apo si veprim e replike humoristike, ne nje cast te caktuar. Nuk ka pse trembemi nga banaliteti, as nga nenteksti seksual.

Estrada s’eshte nje art puritan, as fjala aty s’eshte “puriste”. Vete ky lloj teatri shfaqet, per nga natyra dhe funksioni i tij, si tejet popullor, masiv. Fjala eshte qe batutat dhe gjestet banale, nentekstet seksuale, mos te kthehen ne qellim me vete, ne fill pershkonjes te gjithckaje, te cdo fabule e cdo subjekti, as ne pretekst dhe ne pasoje njeheresh te te berit te humorit. Nje qasje te tille e ka fort te pranishem spektakli humoristik “Portokalli” i televizionit “Top Chanal”.

Sigurisht, s’ka pse kerkohet nga humori “pasterti epruvete”, ndryshe ai do te humbiste vlagen, ate qe eshte “popullore”, e jetes, e tavolinave te pijes, e gezimeve, e hareve shoqerore, e ngacmimeve, e shakave. Une e di, nga ana tjeter, se qysh nga koha e Aristofanit te madh te Greqise se mocme, komedite e ketij te fundit mbusheshin me gjithfare fjalesh, gjestesh e sharjesh nga me banalet prej vete aktoreve, pa e shqetesuar aspak publikun, i cili e kishte pranuar “kodin” artistik te tyre.

Pikerisht, me ngjan se ne kete festival funksionoi ky “kod” humoristik, ishte ruajtur nje ekuiliber pergjithesisht i drejte midis elementit banal dhe funksionit estetik te tij, pa e kthyer kete te fundit ne sharje, ne zhargon te piste rrugesh. Dhe kjo, per mua, eshte nje arritje qe duhet bere me dije.

Nje kujdes. Sens. Maturi e vete artisteve. Kishte p.sh. ne sjelljen e personazhit te vjehrrit, te luajtur nga Afrim Agalliu ne shfaqjen e Vlores, nje gjest banal me nentekst seksual, porse ai ishte tretur e ujdisur aq bukur me personazhin dhe situaten ku ky ndodhej, saqe ishte shnderruar vetiu ne nje gjetje plot hir komik, ne nje shenje ekspresive te karakterizimit te figures se tij.

Krejt e ngritur mbi nje nentekst seksual ishte edhe skeci “Hajduti” e estrades se Sarandes, por aktorja Pranvera Bejleri ne rolin e plakes dhe Haki Spaho ne rolin e hajdutit nuk e “ndoten” skecin, perkundrazi e shfrytezuan me zgjuarsi situaten, pa teprime a vulgarizime.

Per te ngucur te qeshuren e publikut, per ta rrembyer ate me cdo kusht, shpesh humoristet dhe aktoret futin ne tekst dhe ne skene fjale te ndyra, sjellje si prej rrugacesh, te pashoshura nga logjika dhe hiri i artit. Kesisoji, ende ne skenat e teatrove tane te varietese has mjaft ndikime prej kultures se ashtuquajtur “Kic“ – pra te kultures se rruges, te fjalorit te vrazhdet e te piste, te sharjeve e britmave.

Edhe keto lloj prirjesh jo se nuk mund te futen ne skene, porse duhet te jene fort te kufizuara, sidomos te motivuara e ne funksion te ideve, pasi ndryshe skena do te mbytej syresh duke ia nderruar destinacionin. Me te mund te merren lloje te tjera teatri, ato qe zhvillohen ne sheshe, ne rruge, ne panaire, ne mjedise tregu, pune, ushtrie apo me tubime publiku te nje seksi, te nje moshe, te nje kategorie e niveli kulturor etj. I themi keto pasi tendenca duket se po shfaqet fort ne mjaft materiale te estradave, duke e ulur dinjitetin dhe kulturen e mberritur jo pa mund e veshtiresi prej saj.

Mes zmadhimit, groteskut dhe te natyrshmes
Doemos qe humori eshte nje zmadhim, shpesh i tejme i veseve dhe mangesive te tipit e karakterit te personazhit, i situatave ku ai vendoset, i sjelljes dhe i gjestit, i gjithckaje.

Aktori i estrades kete e di fort mire, ndaj ruan drejtepeshimin midis zmadhimit qe realizohet per ta bere sa me te dukshme komiken, nga njera ane dhe vertetesise per ta paraqitur ne menyre sa me te natyrshme, organike ate gjate lojes, nga ana tjeter. Eshte hiri komik, e “qeshura e brendshme” ajo qe i rregullon keto dy ane, ne dukje, te papajtueshme.

Po marre si shembull te ketij mendimi mjeshtrin e madh te humorit, Artistin e Popullit, Luftar Pajo, se paku ne dy rolet e tij te shfaqjes se Fierit: Arixhiun dhe Mullixhiun. Sadoqe ka atje edhe elemente te groteskut, pra te zmadhimit dhe ekzagjerimit, aktori eshte mese i vertete, mese i besueshem. Ai per vete eshte serioz, por duke na bere ne te qeshim.

Ai ka ndertuar karaktere te spikatura, vecse karaktere komike ama, tejet komike. Po keshtu ben edhe Hajrie Rondo me dy rolet e saj, nusen dhe vjehrren, packa se entuziazmi dhe ekstaza e saj e njohur si aktore e forte dhe energjike mund te teharrej dicka me shume. Gjithsesi, ne fjale te fundit, “ekzagjerimi” i saj ishte i filtruar brenda karakterit te vete humorit si te tille, ishte shprehur si gjendje shpirterore estetike, si perjetim aktorial specifik.

Drejt karakterit kishin synuar edhe aktoret e Gjirokastres Liljana Ristani, Klement Konomi, Nebahete Skendi dhe Irena Pilo, duke sjelle role te goditur. Natyrisht, midis artisteve te humorit, jane te pazevendesueshem parodistet e Vlores.

Kete percaktim ata e kane merituar me interpretimin e tyre virtuoz, vokal dhe aktorial, porse, nga ana tjeter, s’duhet harruar dhe nenvleftesuar aspak profili i tyre i mirefillte si aktore te humorit, pra qe jane te zote te krijojne figura interesante mbi materiale letrare te plota, sikurse u pa edhe ne shfaqjen e tyre.

Vec plakut topall te Afrim Agalliut, do te sillja ndermend interpretimin e kendshem te Mehmet Likon, me ate levizjen e kembes si per ta cliruar nga belberia apo Agron Hamon me shpotine qe derdh permes personazhit te infermierit, qe ben corap nje familje te tere.

Nje profil te vecante ka krijuar nder vite aktori i estrades se Sarandes Haki Spaho, ne lojen e te cilit gjen sa elementin grotesk dhe zmadhimet e qellimta, poaq prirjen per te ndryshuar e krijuar shume fytyra ne nje fytyre, te cilat pasurohen vetvetiu edhe nga te dhenat e tij prej aktori karakteresh.

Keto vite ka krijuar individualitetin e vet aktori i estrades se Elbasanit, Salsano Rapi, me spontaneitetin dhe perjetimet e tij burleske brenda vecorive te gjinive komike, sikurse e natyrshme dhe jashte stampave (ndonjehere te rrezikshme) na u paraqit aktorja e njohur Mariana Kondi, e ftuar ne kete shfaqje.

Dhe s’do desha te harroja ne kete shkrim ndihmesen e dhene nga aktoret e Durresit, posacerisht nga Muharrem Hoxha, Roland Koca, Aishe Stari, ate te Shkodres nga Besim Qinari, Zef Deda, ate te Sarandes nga Pranvera Brinja e Flamur Oruci, me tutje Veli Raden me shfaqjen e tij recital “90 minuta pa shtese”, pa lene menjane aspak, perkundrazi duke i nxitur aktoret e reja te talentuara si Miola Sitaj, Erjona Kakeli etj.

Si te menaxhohet produkti artistik?
Fare shkurt: Sa here jepen shfaqjet e estradave? Ky eshte nje problem kryesor, jo vetem per to, por per krejt teatrin. Duhen riorganizuar turnete, krejtesisht te munguara (s’ka fonde te mjaftueshme, sigurisht), qarkullimi i trupave nga qyteti ne qytet. Dhe ketu lind nje problem, qe e ardhmja me siguri do ta cek per mbare (shpresojme) e do t’i jape nje zgjidhje.

A mund te qendrojne 10 trupa estradash, disa syresh brenda nje hapesire te vogel (p.sh. Tirane Durres, Fier Elbasan Vlore), kur neser mjetet, rruget dhe mundesite e komunikimit do te jene shume me te favorshme? E dyta, vec trupes se aktoreve te llojit te varietese prane televizionit “Top Chanal”, qe mbahet me nje projekt te vecante nga humoristi Agron Llakaj, duhet dhe kam pershtypjen qe jo large disa nga televizionet tona me te fuqishme si TVSH, Klan, Vizion Plus, ndoshta dhe ndonje tjeter, do te mbledhin rreth vetes aktore te talentuar te humorit dhe do te ndertojne me ta programe e performaca te tipit te varietese, a kabarese, a muzikleve, a formave te tjera, ne sherbim te argetimit te telespektatoreve, por edhe te rritjes se audiences se tyre.

Cila eshte e ardhmja e estradave? Nje pyetje me spec kjo, por e shtruar tashme ne tavolinen e politikes kulturore te vendit. Ky edicion i dyte i Festivalit te Humorit ne Vlore ishte nje mesazh per t’u dhene frymen e munguar trupave te mbetura te estradave, qe financohen nga buxheti i bashkive dhe Ministria e Kultures.

Nje mesazh i mirepritur. Nga ana e tyre, keto trupa dhe artistet e tyre duhet te pershtaten me mire me ritmin e kohes, me kerkesat e publikut, me ate qe i bejne terheqese per te mbijetuar; duhet te rimekemben me personel, me mjete, ashtu sikunder mundesi te tjera, vec atyre shteterore (taksapaguesve) mund te ofrohen nga televizionet, biznesi privat etj.

Nga prof. Dr. Josif Papagjoni - Koha Jone

Veli Rada: “Të risjellim në vëmendje këngën e vërtetë”

Veli Rada: “Të risjellim në vëmendje këngën e vërtetë”


Një koncert me këngë dhe humor tipik shkodran. Nuk jemi në Shkodrën e luleve dhe këngëve, por në Tiranën me shodranë të vendosur këtu, të cilët kulturën e trashëguar nga vendlindja e kanë përçuar në mënyra të ndryshme në kryeqytet. Këtë herë Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” i kushton një hapësirë të veçantë në sallën “Odeon” koncertit “Nata e bukur e këngës shkodrane”, në datë 9 mars. Vetëm pak ditë para fillimit të këtij spektakli, ku kënga dhe humori do të ndërthuren dhe mbështesin njëri- tjetrin, ne i morëm një intervistë regjisorit të saj, humoristit të njohur Veli Rada, i cili është drejtor i Kulturës pranë QNK.

Vini këtë herë me regjinë e një koncerti të tipit “sofër shkodrane”. Cila ishte ideja eparë për të bërë një spektakël të këtij lloji?
Në fakt, ne nuk e kemi quajtur sofra shkodrane, por “Nata e bukur e këngës qytetare shkodrane”. Shkodra është një qytet me tradita të mëdha, por në veçanti kënga shkodrane është kënga që pëlqehet në të gjitha trevat e Shqipërisë, brenda dhe jashtë vendit. Ne kemi nisur një cikël, që është kënga qytetare e gjithë trevave shqiptare. Menduam ta nisim me Shkodrën, për vetë këngëtarët e shquar që ajo ka, kompozitorët e mëdhenj Prenk Jakova, Tonin Arapin, Pjetër Gacin, Palok Kurtin etj, që kanë dhënë jetën e tyre për këtë këngë. Ky nuk do të jetë thjesht një koncert me një panel këngëtarësh, prandaj ne do t’i japim spektatorit edhe titujt e këngëve që do të këndohen. Do të jenë këngëtarët e shquar shkodranë, si Bik Ndoi, Fadile Papajani, Nahile Hoxha, Avni Mula, Mefarete Laza, Bujar Qamili, Bashkim Alibali, Mukadez Çanga etj. Ky grup këngëtarësh do të alternohen me të rinjtë, si Frederik Ndoci, Rosela Gjylbegu, Luis Ejlli, si për të treguar trashëgiminë nga brezi në brez. Kemi menduar që e gjithë salla të këndojë e të vallëzojë me ne, të alternohet humori...

Meqë jemi tek humori, cilat pjesë keni zgjedhur?

Kemi bërë një përzgjedhje për t’ia përshtatur këngës që këndohet. Çdo këngë shkodrane ka një histori dhe prandaj ato janë këngë me shpirt. Psh, kënga “Për mu paska kenë ky kismet”, tregon për një këngëtar që kishte dashur një vajzë dhe qëllon të shkojë pikërisht në dasmën e saj. Kur shikon që ajo që po martohej ishte vajza që dashuronte, i sajon këtë këngë “Për mu paska kenë ky kismet/ me kenë ti e tjetër kuj”. Janë këngë me shumë ngjyrë, ku mbizotëron edhe ana epike dhe lirike, por gjithmonë e krahasuar me lulen: është gjithmonë një trëndafil, një karajfil. Një nga grimcat humoristike bazohet në histori të tilla. Psh, një djalë i ri dashuronte një vajzë dhe i shkon një kompozitori shkodran të njohur, që dinte të bënte këngë për dashurinë. Kompozitori i thotë “Hajde pas nja dhjetë ditësh”, shkon ky dhe ai prapë s’e kishte bërë. U bë një muaj dhe i thotë djali që kam mbetur me kitarën në dorë për t’i kënduar vajzës serenatë tëk shtëpia. Ik more djalë, i tha, është zemra jote tuj ra, jo unë. Nuk kishte çfarë t’i bënte këngës ai. Ne kemi zgjedhur situate, për ta bërë ndryshe këtë spektakël, jo si gjithë të tjerët: këngë- humor- balet. Nuk do të mungojnë edhe mrekullitë e bejteve shkodrane apo grimca nga aktori më i madh i humorit shkodran Tano Banushit.

Keni patur mbështetjen e duhur nga Qendra apo nga vetë artistët e kësaj nisme që do të mbulojë gjithë Shqipërinë?
Ne kemi patur fatin e madh që si organizatorë të këtij cikli, që do të nisë me këngën qytetare shkodrane, do të vazhdojë me këngën tiranase, përmetare, vlonjate, tropojane, korçare, dibrane e me rradhë, kosovare, e shqiptarëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë etj. Është një ide e Isa Alibalit, i cili ka një përvojë të jashtëzakonshme në këtë drejtim, por edhe Mefarete Lazes, e cila është jo vetëm e apasionuar në këtë fushë, por një këngëtare mjaft e njohur e muzikës së lehtë dhe asaj popullore. Kjo ide e jona fillimisht është mbështetur nga komuniteti i biznesmenëve shkodranë, që jetojnë në Tiranë dhe kjo natë e bukur e këngës shkodrane do të shërbejë edhe si një hap i parë për krijimin e shoqatës së shkodranëve në tiranë, që tani janë bërë shumë, ndoshta 30 mijë e më shumë. Kjo nismë e grupit tonë do të sjellë koncerte me këngë të traditës dhe aty ku nuk ka shumë këngëtarë do të bashkojmë dy qytete bashkë. Nuk do të regjistrihen në television, por do të ketë një speciale për çdo qytet dhe koncerti i fundit me numrat më të bukur të të gjitha qyteteve do të jepet në sallën e Odeonit dhe do të transmetohet nga Televizioni Shqiptar. Kjo punë mund të shkojë deri në fund të vitit, sepse janë shumë qytete. Projektet ne i kemi përfunduar dhe ia kemi dhënë MTKRS, me bindjen e plotë se do të na mbështesë nga ana financiare, pa harruar këtu edhe kontributin e bashkive të qyteteve përkatëse dhe bizneseve të tyre, që si zakonisht nuk janë kursyer për këngën dhe humorin, siç ndodhi edhe për Kreshnik Qaton, boksierin tonë që u shpall kampion i Europës.

Po nga ana e teknikës, a keni siguruar kushtet e nevojshme?
I gjithë koncerti do të jetë live. Kemi marrë masa që të kemi një foni dhe një ndriçim që kap vlerën prej 1 mlnlekëve. Do të ketë edhe një videoprojektor dhe dy kamera, që do të regjistrojnë gjithçka do të bëhet në sallë, për të patur pastaj diskun, i cili do të jetë dhurata e parë që do t’i bëhet shoqatës “Shkodra”. Orkestra do të drejtohet nga Ilir Zoga, i cili ëhstë një mjeshtër i përcjelljes së këngës shkodrane dhe Mefaretja ka punuar tashmë edhe me këngëtarët, për të patur të qartë edhe një renditje. Do ta nisim me Siderit Bejlerin me këngën “Malli për vendlindjen”, një këngë hymn për qytetin e Shkodrës e kompozitorit të paharruar Tish Dajia, pastaj Rosela Gjylbegu, një këngëtare e re, e cila bashkë me bukurinë femërore do të përcjellë edhe bukurinë e këngës shkodrane.

Cili është dallimi i kësaj muzike nga turbofolku dhe çfarë mendimi keni për këtë dukuri të re në muzikën e viteve të fundit?
Unë jam i mendimit, gjithashtu edhe z. Alibali dhe znj Mefarete Laze, që të përcjellim tek publiku dhe në mënyrë të veçantë tek rinia këngën e bukur qytetare shkodrane, jashtë atyre basardimeve që e rëndojnë dhe krijojnënëpër klube nate apo dasma. Kënga shqiptare e bukur ka treaditën e vet dhe kur ti i bën një orkestracion tjetër apo huazon, atëherë ajo e humbet kuptimin. Ky është edhe synimi kryesor: të përcjellim tek publiku bukurinë, madhështinë e këngës qytetare shkodrane.