Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

giovedì 26 febbraio 2009

Absurdi shqiptar në Pragë

Absurdi shqiptar në Pragë

Kinemaja shqiptare u shfaq përgjatë një jave në qendër të Pragës. Koçi, Xhuvani, Qosja përcjellin realitetin shqiptar

Alma Mile

Diel, 19 Gusht 2007 10:20:00
E kanë lënë pa titull. Ia kanë lënë në dorë publikut çek, t'i vendosë një ç'të dojë. Aty është Shqipëria dhe Kosova. Aty është jeta dhe vdekja. Marrëzitë e fundshekullit të kaluar. Është arti i ditës. Gjithçka e përcjellë përmes filmit dhe videoprojeksioneve. Përgjatë një jave, në një nga qendrat më të njohura të artit bashkëkohor, në Pragë, u shfaqën filma dhe video të realizuara në Shqipëri dhe Kosovë. Në mënyrë të përsëritur për publikun çek, por edhe atë huaj, që frekuenton rregullisht Experimental Area Roxy/NOD u shfaqën filma të njohur shqiptarë. Bëhet fjalë për"Tirana Viti 0" me regji të Fatmir Koçit. Një prodhim shqiptaro-francez i vitit 2001, ku interpretojnë Rajmonda Bulku, Ermela Teli, Lulzim Zeqja, etj. Për të vijuar me një tjetër film, po aq të njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Është filmi i regjisorit Gjergj Xhuvani, "Parullat". Gjithashtu një prodhim shqiptaro-francez, ku interpretojnë aktorët Luiza Xhuvani, Artur Gorishti, Birçe Hasko, Agim Qirjaqi, etj. Dy filma që përcjellin dy epoka të ndryshme në Shqipëri, të dyja tërësisht absurde. Çmendurinë komuniste dhe atë postkomuniste të vitit 1997. Realitetin e pasluftës në Kosovë e përcolli filmi i regjisorit kosovar Isa Qosja, "Kukumi". Një vit më parëky film fitoi kupën e edicionit të 12-të të Festivalit të Filmit Shqiptar. Krahas këtyre tre filmave, që përbëjnë edhe disa prej prodhimeve më të mira të viteve të fundit në Shqipëri e Kosovë, në ditën e hapjes së kësaj jave, në 9 gusht u shfaqën një seri videosh dhe instalacionesh nga artistët kosovarë Jakup Ferri, Alban Muja, Driton Hajredini, Fitim Shala a Flaka Haliti. Gjatë javës së artit shqiptar, të titulluar "Pa titull", e cila u mbyll në datën 15 gusht, u zhvilluan edhe seminare e biseda me artistë.

Java shqiptare e kuruar nga Petrit Hoxha u parapri nga ditët e filmit dhe videos meksikane, për të vijuar më tej me atë gjermane e angleze. Të gjitha përgjatë një muaji (1-29 gusht) nën titullin "Return to the art dead". Kjo seri aktivitetesh u organizua nga Eastern Alliance Culture, një program që ka për synim promovimin e artit që zhvillohet kryesisht në vendet e Evropës Lindore. Në përbërje të saj ka artistë nga Çekia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Bjellorusia e Kosova. Dhe zgjodhën pikërisht Experimental Area Roxy/NOD, në një ngandërtesat më të famshme të Pragës, mjaft e rrahur nga artistë nga e gjithë bota. Për çekët adresa "Dlouha 33" është gati legjendare. Një kënd i famshëm për kinematë dhe sallat e dancit. Keqdashja e regjimit komunist e çoi ndërtesën drejt shkatërrimit. Por pavarësisht gjendjes së mjeruar, vendi, atmosfera magjike prekën anëtarët e Fondacionit "Linhart", një grup entuziast i drejtuar nga arkitekti Jan Mayer. Pas një pune energjike, në vitin 1992 mori jetë Qendra Eksperimentale Roxy.

Falë arkitekturës dhe historisë së ndërtesës, Praga dhe Republika Çeke kanë një vend ku njerëzit nga e gjithë bota me interesa nga më të ndryshmet artistike, takohen çdo ditë. Në vitin 2002 ndërtesa u përmbyt dhe historia u përsërit. Qendrau ngrit sërish me ndihmën e vullnetarëve dhe mbështetjen e këshillit të qytetit.

Experimental Area Roxy/NOD ofron koncerte, performanca, ekspozita, teatër, filma dhe seminare mes artistësh. Një vend kozmopolitan arti mu në qendër të Pragës.

http://www.shekulli.com.al/news/53/ARTICLE/14611/2007-08-19.html

Nessun commento:

Posta un commento