TIRANE- Studentë, pedagogë dhe drejtues të Akademisë së Filimit dhe Multimedias “Marubi” janë konfrontuar paraditen e sotme me policinë, pasi nuk kanë pranuar të lirojnë ambjentet e shkollës.
Me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave në Tetor të vitit të shkuar është urdhëruar lirimi dhe dorëzimi i sipërfaqes së Studios së prodhimit të filmit shqiptar “Alba Film”.
Sipas këtij vendimi, Akademia Marubi duhej të lironte ambientet sot në orën 13:00, por studentët e pedagogët nuk e kanë lejaur një gjë të tillë.
Në kontratën e pesë viteve më parë me shtetin shqiptar, shkolla e filimit mori 200 m2, por ndërkohë po shfrytëzon më tepër. Drejtuesit e shkollës janë shprehur se janë të vendosur për të mos u larguar nga ambjentet e ish Kinostudiuos. (e.n/News24/Balkanweb)
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento