Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

giovedì 26 febbraio 2009

Anzhelin Zholi plan per tu tërhequr nga bota kinematografike

LOS ANGELES– Me gjashtë fëmijë për t’u kujdesur, Anzhelinë Zholi planifikon tërheqjen për ca kohë nga bota kinematografike. Aktorja më e pëlqyer për momentin e Hollivud, e bëri të ditur këtë vendim të sajin për BBC. Ajo tregoi planin për tërheqjen e saj nga kinemaja për arsyen e thjeshtë, të ketë më shumë kohë për t’u kujdesur për fëmijët e saj. “Nuk e kam në plan të luaj gjatë nëpër filma. Jam gati të largohem nga aktrimi, pasi unë do të bëhem edhe gjyshe një ditë”, tha Zholi në intervistën për BBC.
Zholi dhe Brad Pit janë vlerësuar si cifti më i bukur i Hollivudit dhe si martesa më jetëgjatë në botën e yjeve. Ata kanë së bashku 3 fëmije bilogjikë dhe 3 të tjerë të adoptuar. Në përgjigje të pyetjes se kur do të bëjë ndërprerjen, 33 vjecarja tha se nuk do të japë garanci rreth kohës se kur do ta bëjë këtë.
Por, sipas saj largimi nga kinemaja mund të jetë 1 vit, ose 3 vjet. “Më pëlqen të qëndroj në shtëpi për shumë ditë”, thotë ajo.
Zholi nuk është e vetmja aktore që preferon të tërhiqet nga kinemaja dhe ti kushtohet diçkaje tjetër që në moshë të re. Ndoshta ajo do ndjekë pas Joaquin Phoenix 34 vjec që la aktirimin për të bërë muzike apo Sean Penn 48 vjec.

(d.b/Reuters/BalkanWeb)

1 commento:

  1. I wish to convey my gratitude for your kindness for visitors who absolutely need assistance with that idea. Your real dedication to passing the message all over had been pretty practical and has without exception enabled associates much like me to realize their targets. Your own warm and friendly key points indicates a lot to me and extremely more to my mates. With thanks; from each one of us.  Cara Meyembuhkan Kutil Kelamin Alami Tanpa Operasi

    RispondiElimina