Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

martedì 24 febbraio 2009

Elbasan Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Elbasani
Emblema
Elbasani (Shqipëri)
Elbasani
Elbasani (Shqipëri)
Qendra e qytetit
Statistika
Koordinatat 41°27' V 40°10' L
Popullsia
-dendësia
120,000 banorë
93 banorë/km²
Sipërfaqja 1,290 km²
Administrata
Shteti Shqipëria
Rrethet Elbasan
Posta 3000
Prefiksi telefonik +355 (0) 54
Faqe zyrtare Bashkia e Elbasanit
Politika
Kryetar Qazim Sejdini
Partia udhëheqëse Partia Socialiste
Komunikacioni
Targa e automjeteve EL
Aeroporti Mother Tereza
IATA-Code:TIA
25 km nga qendra e Tiranës

Egnatia nga dyndjet e barbarëve, qyteti i Skampinit nuk përmendej më dhe u shkatërrua nga bullgarët dhe ostrogotët gjatë migrimit sllavo-bullgar diku nga shekulli VI-VII.

Elbasani u themelua nga turqit osman në të njëjtin vend në shekullin XV. Pas disfatës që pësoi në rrethimin e dytë të Krujës, sulltan Mehmeti II, rindërtoi në kthim në vitin 1466 kalanë e vjetër, për ta pasur si pikë mbështetje të mëvonshme. Kalaja u ndërtua për vetëm 25 ditë dhe në ndërtimin e saj ndihmuan 150,000 njerëz.

Në hyrje të kalasë, mbi një pllakë, sulltani shkroi në turqisht: “Eli-Basan, es Sulltan, ibni Sulltan, Fahati Sulltan, Mehmet thani han.” (Vura dorë, unë sulltan bir sulltanësh, sulltan triumfues, Mehmeti, mbret i madh.”). Pra, Elbasan do të thotë “vura dorë”.

Me kalimin e kohës rreth Kalasë u zhvillua qyteti i Elbasanit.

Në dokumentacionin e kohës dëshmohet se në mesin e shekullit XVII Elbasani kishte 2000 shtëpi dhe 900 dyqane. Punoheshin lëkura, leshi, mëndafshi, metalet e sidomos argjendi. Pas pushtimit turk Elbasani u shndërrua në qendrën e Islamit në Shqipëri. Për shkak të pozitës shumë të favorshme në rrugën Egnatia, Elbasani u kthye në një qendër tregtie shumë të rëndësishme. Përkrah tregtarëve vendas dhe turq në qytet ishin ngulitur edhe tregtarë grek dhe sllav.

Prodhimet e qytetit të Elbasanit gjenin treg shitjeje si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Këtë e dëshmon fakti që Turqia në dy ekspozita ndërkombëtare, njëra në Paris në vitin 1867 dhe tjetra në Çikago në vitin 1894, krahas artikujve të tjerë të artizanatit ekspozoi edhe pushkë, pistoleta dhe silahe të prodhimit shqiptar të Shkodrës, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rëndësishme është se Elbasani shquhet për organizimin e panaireve. Panairi i parë është ai i vitit 1381, i pasuar nga të tjerë në periudha të mëvonshme.

Në këtë kohë Elbasani shquhet si qendër e fuqishme arsimore dhe kulturore me përpjekjet që bënë Bogomili (anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri për përhapjen e gjuhës e të shkrimit shqip. Në epokën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare zë një vend të rëndësishëm Kostandin Kristoforidhi, autor i abetares shqipe, i Dhjatës së Re në gegërisht dhe toskërisht, i Gramatikës së gjuhës shqipe sipas dialektit toskë (1882) dhe i Fjalorit të Gjuhës Shqipe (1904), i cili konsiderohet si babai i gjuhës shqipe. Në etapën e fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare veçojmë Elbasanin si përhapës të mendimit përparimtar arsimor e kulturor. Pas shpalljes së Hyrijetit, Kushtetutës Xhonturke, u krijuan një sërë shoqërish dhe klubesh nga patriotët elbasanas, të cilët detyrë kryesore kishin përhapjen e gjuhës dhe shkrimit shqip.

Më 2-9 shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit, ndër vendimet më kryesore të të cilit qe hapja e shkollës Normale, e cila u realizua më 1 dhjetor 1909 dhe krijimi i Shoqërisë Përparimi, e cila do të mbështeste financiarisht këtë shkollë. Kjo shkollë ka qenë e para shkollë e mesme e arsimit kombëtar shqiptar.

Qyteti i Elbasanit konsiderohet si një nga vatrat më të rëndësishme të luftës për liri dhe çlirim kombëtar. Si pika kulmore përmendim aktin e shpalljes së pavarësisë së Elbasanit më 25 Nëntor 1912, si i pari qytet i Shqipërisë, pjesëmarrjen aktive në Luftën e Vlorës në vitin 1920, në Lëvizjen Demokratike Antifeudale të vitit 1921 - 1924, si dhe në Luftën e Dytë Botërore.

Gjatë periudhës 1924 -1939 qyteti i Elbasanit arriti një zhvillim të ndjeshëm në disa drejtime si p.sh. në infrastrukturë kryesisht me ndërtimin e rrugëve që lidhnin Elbasanin me Tiranën, Durrësin, Korçën, Gramshin, Dibrën, etj, ndërtimin e ujësjellësit të qytetit dhe ndërtimin e centralit elektrik. Gjatë kësaj periudhe mori zhvillim edhe ekonomia me ngritjen e disa objekteve si: fabrika e alkoolit, duhan-cigareve, vaj-sapunit duke vazhduar punën artizanale tradicionale. Në këtë kohë kemi ngritjen e degëve të bankave shqiptare dhe të huaja, të cilat nxisnin prodhimin bujqësor e industrial të Elbasanit.

Në vitin 1945 në Shqipëri u vendos regjimi komunist. Si të gjithë qytetet e tjerë të Shqipërisë edhe Elbasani vuajti për 45 vjet represionin e egër komunist që donte ta privonte qytetin nga prirjet e tij demokratike dhe kulturore. U persekutuan personalitetet më të shquara të qytetit të Elbasanit. U vu dorë mbi institucionet e kultit duke i transformuar sipas "ideologjisë së re". Në proceset demokratikë të vitit 1990 edhe qytetarët e Elbasanit morën pjesë aktive në to. Personalitetet më të shquara të shekullit të kaluar për qytetin e Elbasanit janë: Aqif Pashë Elbasani, Aleksandër Xhuvani, Lef Nosi, Ahmet Dakli, Et'hem Haxhiademi, Ibrahim Hastopalli, etj.

Banja e vjetër turke, që ndodhet në qendër të qytetit është restauruar dhe përdoret sot si restorant.fg

Politika

Kryetar i Bashkisë së Elbasanit është Qazim Sejdini. Deputetet e qytetit te Elbasanit ne Kuvendin e Republikes se Shqiperise jane aktualisht Durim Hushi (Zona 52), Taulant Dedja (Zona 53) dhe Aurel Bylykbashi (Zona 54).

Ekonomia

Elbasani është një qendër e rëndësishme industriale. Elbasani është qendër e prodhimit të hekurit për ndërtim. Në Elbasan ka gjithashtu edhe një fabrikë çimentoje, një fabrikë të prodhimit të ferrokromit, të oksigjenit, një kombinat të përpunimit të drurit etj.

Transporti

Elbasani ndodhet rreth 54 km larg Tiranës, 82 km larg Durrësit, 70 km nga pika kufitare e kalimit në Qafë Thanë, 135 km nga qyteti i Korçës etj.

Arsimi

Në Elbasan funksionojnë shumë institucione të arsimit parashkollor, nëntëvjeçar e të mesëm, si dhe Universiteti "Aleksandër Xhuvani".


Nessun commento:

Posta un commento