Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

martedì 24 febbraio 2009

Fillimet e Kinematografisë Shqiptare hapat e pare..

Fillimet e Kinematografisë Shqiptare


Kinematografia ne Shqiperi u zhvillua mbas vitit '45, nderkohe qe si shfaqje e pare filmike njihet ajo e piktorit Kol Idromenos ne vitin 1912. Filmi me i vjeter me teme shqiptare i xhiruar nga te huajt, eshte "Albania ribelle", xhiruar nga shoqeria italiane "Cines" e Torinos, ne vitin 1909. Ne vitin 1946 u ngrit ndermarrja e pare kinematografike shqiptare. Gjate viteve '70- '80-'90 prodhimi kinematografik shqiptar numuronte ne vit, 14 filma artistike, 40 dokumentare dhe kronikale, 16 filma vizatimore te teknikave te ndryshme. Pas viteve '90, prodhimi i filmit shqiptar ka shenuar renie te ndjeshme.

"Tana", eshte film i pare artistik shqiptar me metrazh te gjate. Prodhim i Kinostudios "Shqiperia e re", realizuar ne vitin '1958. Subjekti i filmit, me teme nga jeta shoqerore e fshatit dhe eshte me skenar te Fatmir Gjates, mbeshtetur ne novelen e tij me te njejtin titull. Regjisor eshte Kristaq Dhamo.

"Qeshim se nuk qajme dot" eshte filmi i pare artistik me metrazh te shkurter, me regjisor, Viktor Stratoberdha, me skenar te Dionis Bubanit. U shfaq per here te pare pas 43 vjetesh, ne vitin 1999, per shkak se regjisori Stratoberdha u denua nga regjimi komunist. Viktor Stratoberdha u lind ne qytetin e Korçës ne vitin 1925.

"Beni ecen vete". Film artistik per femije me regjisore Xhanfise Keko (Artiste e Popullit), prodhim i vitit 1975. Ka fituar cmimin e posacem ne festivalin per femije te Salernos ne Itali ne vitin 1979.

"Zana dhe Miri", eshte filmi i pare vizatimor i prodhuar ne vitin 1975. Me pas filloi prodhimi i filmave me tekniken e vizatimit dhe me vone i filmave me tekniken e kombinuar me sende reale.

Filmi shqiptar.... nga detyrat deri te ekzsitencializmi

Nga Violeta Murati


Rruga e gjatë e identitetit të filmit shqiptar - Historia e kinematografisë në 11-të festivale të filmit, histori e veprave filmike dhe njerëzve të filmit


Lajmet e bujshme të Festivalit të Filmit në Kanë, Venecia, Berlin, Moskë ose Festivali ballkanik i Sofjes dhe i Selanikut...mbeteshin larg për shqiptarët. Vetëm në vitin 1957 filmi shqiptar do të tentonte drejt maratonës së xhirimit. U deshën afro njëzet vite, më pas, për t'u shkëputur nga "miti i monofilmit", madje të guxohej edhe më tepër. Studio e filmit "Shqipëria sot", e krijuar në vitin 1953 si producent shtetin, arriti të krijonte në vitet '70 një ritmikë prodhimi. Dalëngadalë po lindnin yjet e filmit shqiptar. Në vitin 1976, mbi bazën e këtyre prurjeve të prodhimeve filmike u arrit të ngrihej Festivali i Parë i Filmit....

Festivali i gëzimit dhe i detyrës
Festivali i parë (5-11 Prill 1976)- Hysen Hakani, Viktor Stratobërdha, Kristaq Dhamo, Dhimitër Anagnosti e deri te Xhanfise Keko përbënin plejadën e parë të kineastëve. Festivali i parë i filmit vjen pas goditjeve që ka marrë jeta kulturore shqiptare në të gjithë fushat. "Në fillim të verës" dhe "Beni ecën vetë" janë fituesit e parë. "Për të realizuar një film mjaftonte që të vihej njeriu i fokusuar në ekran në detyrën që i takon. Janë detyra karshi atdheut, shoqërisë, familjes,bashkëshortit, punës, fëmijëve etj. Kineastët duket sikur gëzohen me gjithë periudhat e gjata të pauzave dhe të anktheve", shkruan drejtoresha e Arkivit të Filmit Natasha Lako.

Festivali dhe serioziteti

Festivali i dytë (16-23prill 1977)-ravijëzon temën kryesore të viteve '70 atë të Luftës së Dytë Botërore. Heroizmi masiv, qëndresa, ngritja kundër shtypjes dhe shfrytëzimit të treguar përmes pushtimit janë tema që vazhdojnë të mbajnë ekranin. Festivali në të vërtetë kthehet në tentativë serioze, vlerësimi dhe nxitjeje. Prej këtij festivali spikatin filmi "Lulëkuqe mbi mure" si dhe virtuoziteti i aktores Violeta Manushi në filmin "Zonja nga qyteti".

Festivali i identitetit filmik
Me festivalin e tretë ( 21-28prill '79) zgjerohet identiteti filmik dhe këndvështrimi i kineastëve nga "koha jonë" në kohën e të tjerëve ose kohën tjetër. Regjisorët bëhen mjeshtra të skenave masive dhe hyjnë në galeri personazhesh. Po lind plejada tjetër e aktorëve të mëdhenj si Sandër Prosi dhe Bujar Lako në filmat "Udha e shkronjave" dhe "Gjeneral gramafon".

Festival i individualiteteve regjisoriale
Në këtë festival (20-26prill '81) flitet për një gjuhë tjetër shprehëse. Gëzim Erebara, Piro Melkani, Muharrem Fejzo, Ibrahim Muça, Kristaq Mitro sjellin koncepte mjaft individuale të filmit. Po kështu edhe Saimir Kumbaro, arrin spontanitet të plotë, Rikard Larja bën provën e tij metaforike. Mevlan Shanaj i vë rëndësi marrdhënieve psikologjike si dhe bie në sy aktorizimi i Niko Kanxharit. Fitues i kupës është Viktor Gjika dhe Dhimitër Anagnosti. Por triumfojnë dhe regjisori Kujtim Çashku dhe Pirro Melkani.

Festival i të papriturave
Në festivalin e katërt (19-23 prill '83) filmat i kishin kaluar sprovat në ekran dhe u cilësua si festivali të papriturave. E papritura ishte për filmin fitues, i cili mund të merrej vesh dhe s'mund të merrej vesh pas mbledhjes së jurisë. Megjithëse konkuruan filma me tema të mëdha çuditërisht kupën e fitoi "Njeriu i mirë" që i kthehej botës së brendshme të njeriut të ditës. Ishte regjia e I. Muçës dhe K.Mitros.

Festivali i publikut
Festivali (1-5 tetor '85) zhvendoset për në vjeshtë për shkak të vdekjes së Enver Hoxhës. "Filmi "Dora e ngrohtë", me regji të Kujtim Çashkut, bëhet i pari film shqiptar që mbulon shpenzimet e prodhimit për nga numri i spektatorëve. Pas temave të mëdha fillojnë e hyjnë edhe mëkatet e vogla njerëzore. Regjisorët fillojnë drejtohen për nga filmat autor duke shpallur pavarsinë e tyre.

Festivali i bukurisë femërore
Në festivalin e tetë (18-22 prill '89) shpërthen bukuria femërore. Aktorja e parë filmit Tinka Kurti vë shaminë e nënës. Margarita bën role të ndryshme dhe Roza Anagnosti ka triumfuar tashmë. Marjeta Ljarja mbetet aktore e ekranit. Por fillon konkurenca mes aktoreve të reja si Ansa Markajani, Eva Alikaj, Rajmonda Bulku, Elvira Diamanti, Matilda Makoçi për të arritur tek Liuza Xhuvani. Fitues janë filmat "Flutura në kabinën time" me protagoniste Luiza Xhuvanin e regji të Vladimir Priftit dhe "Rrethi i kujtesës" në kryerol Marjeta Ljarja me regji të Esat Musliut.

Festivali i ankthit shoqëror
Ky festival (12-17 nëntor 1991) fikson krijime që mbeten në fondin e artë.Viti '91 shënon kapërcimin e
Kinematografisë shqiptarenë një etapë tjetër për pasojë të ndryshimeve politike. Shenja të një lirie të re synon të pushtojë ekranin. Fiton filmi "Balada e Kurbinit" nga Kujtim Çashku dhe "Fletë të bardha" nga Mevlan Shanaj.

Festivali i euforisë
Festivali i dhjetë (10-13 maj '95) i përgjigjet euforisë së shkatërrimit të kinemave duke u zhvilluar në Pallatin e Kongreseve si dhe përkon me euforinë e firmave piramidale. Për herë të parë ndryshon cilësia e fotografive, mbizotërojnë ngjyrat, fillojnë shprehitë e para të një spektatori elegant të cilit ka filluar ti shuhet kureshtja filmike, pasi ka parë shumë kanale televizive. Në garë mbeten regjisorët e brezit të katërt. Duket sikur ky festival është një celebrim fitoresh abstrakte. Temat shqetësuese bëhen gjithnjë e më tepër individuale. Ka filluar larmia e plotë individuale. Fitojnë filmat "Dashuria e fundit" me regji të Gjergj Xhuvanit dhe "Vdekja e kalit" me regji të Saimir Kumbaros.

Festivali i bisedës me vehten
Takimi në këtë festival (23-27 prill 2000) kërkonte edhe më tepër. Njeriu kërkontë dijë deri në ç'pikë alternohen shqetësimet, tezat dhe hipotezat e tij me krijuesit. Këtë herë në kinema "Millenium" ku bota e filmit shqiptar ishte hapur me të ato të huaj. Ishin katër filma në bashkëprodhim me producentë të huaj. "Nëpër gazeta krahas artikujve të shumtë politikë kanë filluar të botohen lajme bulevardeske që u ngjasin serive televizive. Po jepen të gjitha shenjat se njerëzit kanë nevojë të shohin në ekran vehten etyre". Por asnjë mendim kritik nuk shfaqet në shtyp. Fitojnë filmat "Kolonel Bunker" nga Kujtim Çashku dhe "Bolero" nga Besnik Bisha.
Kinematografia Shqiptare


Kinostudio "Shqipëria e Re" u themelua më 1952. Deri në vitin 1970 ishte një kompani e vogël e cila prodhonte shumë pak filma. Pas viteve '70 filloi të prodhonte 14 filma artistikë në vit, 40 dokumentarë dhe 16 vizatimorë. Që nga 1990 deri më 1997 prodhimi i tyre ra në 4 filma në vit dhe vetë Kinostudio u nda në 4 Kompani : Studio e Prodhimit të Filmit ; Studio e Distribucionit të Filmit ; Studio e Filmit Vizatimor ; dhe Arkivi Qendror i Filmit .

Qendra Kombëtare e Kinematografisë e njohur si QKK është një institucion kombëtar që siguron mbështetje financiare për realizimin e filmit në Shqipëri. Eshtë krijuar më 1997, një vit pas miratimit të ligjit për kinematografinë. Të gjitha reformat e ndërmarra pas kësaj qenë në të gjitha aspektet rezultat i ndryshimeve që ndodhën si në fushën politike ashtu dhe në atë ekonomike e që ndryshuan shumë shoqërinë shqiptare në vitet e fundit. Ligji për kinematografinë ndryshoi sistemin e industrisë së filmit. U hap një perspektivë e re në këtë fushë.

Ka dyshim, dhe është e qartë për të gjithë që duhen reforma të reja por asnjë nuk është në gjendje të sugjerojë ndonjë zgjidhje. Kinostudio Shqipëria e Re u nda në 3 kompani: Alba Film Studio , Alba Film Animacion dhe Alba Film Distribucion . Asnjëra nga ato nuk ndryshoi. Prodhimi i filmit ra në 2 filma në vit gjë që erdhi nga mbështetja financiare jo e mjaftueshme e qeverisë. Alba Film Distribucion filloi rrënimin pasi humbi kontrollin me rrjetin e kinemave. Kohët e fundit producentët shqiptarë e kuptuan se kishin një strategji të cilën nuk arrinin ta përkufizonin.

Tani në Shqipëri ekzistojnë rreth 24 shtëpi filmike, të cilat janë licensuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.Ligji për kinematografinë dhe krijimi i QKK ishin dhe përpjekjet e para për të bërë këtë sistem më kompetitiv dhe për t'ia përshtatur ekonomisë së tregut.QKK punon që prej 7 vjetësh. Eshtë e njëjtë me qendrat e tjera kudo në Evropë. Qëllimi kryesor i kësaj qëndre është të mbështesë dhe të financojë prodhimin e filmave në Shqipëri në të tria gjinitë : artistik, dokumentar dhe vizatimor. Gjatë funksionimit të saj janë realizuar gjithsej Q.K.K organizon konkurset e filmit artistik, dokumentar dhe të animuar. Producentët aplikojnë në këto konkurse me projektet e tyre. Këshilli Miratues i Projekteve ( KMP) përzgjedh filmat që do të financohen nga QKK në të tria gjinitë. Anëtarët e Këshillit zgjidhen në bazë të propozimeve të bëra nga shoqatat e kineastëve, dhe miratohet nga kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Duke pasur parasysh se mbështetja financiare nga QKK nuk ishte e mjaftueshme, alternativë e vetme e mundshme për kinematografinë shqiptare ngeli bashkëprodhimi. Ky është dhe orientimi kryesor për strategjinë tonë. QKK është e vetëdijshme për rëndësinë e bashkëprodhimit dhe e shikon si një mundësi të mirë për të rritur prodhimin dhe për shanse të reja në lidhje me distribucionin në Shqipëri. 7 filmat e realizuar në këto vitet e fundit janë bashkëprodhim me Francën, Rusinë, Hungarinë, Poloninë, Zvicrën, Gjermaninë, dhe Amerikën.

Dokumentarët (7-8 në vit) janë bashkëprodhime me televizionin kombëtar shqiptar. Të gjithë janë realizuar në elektronik dhe kjo tregon se duhet punuar më shumë në këtë fushë.

Industria e filmit po përballet me të njëjtat vështirësi : një teknologji e vjetër e prodhimit dhe infrastrukturë mjaft e ngadaltë e distribucionit. Kjo vjen nga humbja e fondeve dhe këmbimi i informacionit dhe lidhjet jo shumë të mira me pjesën tjetër të komunitetit.

Një mënyrë për të dalë nga kjo situatë është të krijohen lidhje të forta me qëndra të tjera dhe fondacione aktive në Evropë që të bashkëpunojnë si në sektorin e prodhimit ashtu dhe në atë të distribucionit.

Hapat e kinematografisë shqiptare pas komunizmit

Petrit Beci, duke qenë se e ka pasur gjithë jetën të lidhur ngushtë me kinematografinë shqiptare, e jo vetëm kaq, por thuajse gjithmonë ka qenë në brendësi të zhvillimeve sepse rolet drejtuese nuk i kanë munguar herë pas here, tregon mbi hapat që ka hedhur kinematografia shqiptare që nga rënia e regjimit komunist e deri më sot. Ai vijon më tej se “shqipëria deri në vitet ’90 ishte shtet socialist dhe prodhonte kinematografi 100 përqind me buxhetin e shtetit. Prodhimi kinematografik qe i centralizuar pranë një institucioni që quhej Kinostudioja e Re. Me rënien e këtij sistemi dhe futjen e ekonomisë së tregut, shteti shqiptar, ashtu si gjithë vendet e tjera të Lindjes, tentoi të shkonte bashkë drejt perëndimit për një aryse shumë të thjeshtë; Fondi që shteti jepte dikur kundrejt filmit u reduktua në minimum, sepse nëse më parë këto lekë jepeshin për propagandë dhe për kulturë, tashmë, pjesa e propagandës u ra, duke mbetur vetëm kultura. Në kapitalizëm fondet ndahen në bazë të një skeme dhe fondet që i takojnë kulturës janë minimale, gjë që solli automatikisht edhe futjen në krizë të institucioneve. Të parët që kuptuan se nuk punohet me institucione por duhen projekte ishin kineastët. E them me mburrje të plotë se kinematografia është i vetmi sektor shqiptar që ka hyrë në Europë. Pas realizimit të ligjit dhe funksionimit të QKK-së, pas krizës që kaloi kinematografia shqiptare në vitet ’92-’97, u krijua një buxhet i pavarur si zë më vete edhe për filmin. Kjo lloj hapje bëri që kineastët shqiptarë të kuptonin se rruga e vetme për të dalë nga kriza është bashkëprodhimi me kompanitë e huaja. E para, kjo duhet të institucionalizohej dhe kjo lidhje me institucionet homologe do të sillte bashkëpunimin në projekte mes producentëve shqiptarë dhe të huaj. Drita jeshile është hapur që më 1996-ën, pa u krijuar ende QKK, kur një projekt i famshëm si filmi i Kujtim Çashkut, “Kolonel Bunker”, i parapriu me një vendim qeverie dhënies së buxhetit për të si projekt. Direkt pas krijimit të QKK-së ishin katër projekte, të cilat ishin punuar gjatë për të hyrë në bashkëpunim, ku mund të përmendim: “Dasma e Sakos”, “Porta Eva”, etj. Padyshim ky është një sukses për dy arsye; E para, sepse u hap rruga për kinematografinë shqiptare, e cila u bë prezente në botë dhe e dyta, niveli minimal prodhimit të filmit shqiptar u rrit shumë, sepse teknikisht, Kinostudioja ishte mjaft e vjetëruar me mjetet që dispononte. Më tej kineastët, pra producentët shqiptarë, e morrën veten duke siguruar pjesën më të madhe të fondeve të filmave nga bashkëprodhimet. Raporti i hyrje-daljes së lekut është 1-5, që do të thotë se, nëse kineastët kanë marrë një lek nga qendra për një film, kanë gjetur dhe 4-5 lekë të tjera jashtë Shqipërisë. Po kështu edhe numri i dokumentarëve u rrit shumë, kjo edhe për shkak të bashkëpunimeve me televizione të ndryshme, të cilat ofrojnë mjetet dhe teknologjinë e nevojshme pa qera. Deri këtu mendoj se QKK-ja ka funksionuar më së miri dhe ka kryer një punë të shkëlqyer”.

Nessun commento:

Posta un commento