Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

giovedì 26 febbraio 2009

Indiferentët

Gjatë ditëve të Vitit të Ri njerëzit kishin rast të ndiqnin në TV filma shqiptarë të viteve të fundit. Dje Qendra Kombëtare Kinematografike priti projektet filmike të 2009-s. Nga idetë në dosje tek ekrani është rrugë e gjatë për të cilën kërkohet para, para, para.
Buxheti i QKK ka të ngjarë të kapë së shpejti shifrën 2.5 miliardë lekë (të vjetra), rritje e ndjeshme, por cilësia e filmave, përkundrazi shënon ulje.


Autorët e këtij forumi janë ftuar të flasin për çfarë po u thotë shqiptarëve kinemaja e sotme shqiptare. Përse konkurrenca e regjisorëve është një gjoja konkurrencë, një gjoja konfrontim pikëvështrimesh të botës shqiptare. Përse ai bord burrash, financon për së dyti kineastë që sapo e kanë hedhur dështimin mënjanë si hallvë e ftohtë. Çfarë po i thotë kinemaja shqiptare publikut të huaj. Përse nuk po hyn dot në asnjë festival të kategorisë A.


Përse atje ku përfaqësohet kinemaja e gjithë shteteve të botës, në kategorinë e filmit të huaj për Oscar, Shqipëria shkon me xhirimin e një historie mbi komunizmin çek dhe në gjuhën çeke. Ndërsa polakët kanë treguar "Katinin", italianët "Gomorrën", si është e mundur që ky vend i vogël sa heroik aq dhe martir, Shqipëria pra, e dëshmon historinë me skeçe kinematografike.


Çfarë ka ndodhur me ndjeshmërinë e atyre që merren me përkthimin e jetës në imazh? Nëse do të pretendonim të shihnim një ditë - skena tronditëse si në pyllin e Katinit - një film historik fjala vjen, për të pushkatuarit apo të vrarët në grup, për të ekzekutuarit nga gjyqi special, apo gjyqi i deputetëve, krime publike në sy të shqiptarëve, a nuk duhet të jemi dyshues edhe për nivelin e njohjes që kanë për historinë e atdheut regjisorët tanë?
I dashur lexues, u desh dy javë - dy javë janë shumë për konceptin e kohës së një të përditshmeje - që nga zërat e thirrur për të dhënë mendimet e tyre mbi gjendjen e kinemasë, të mblidhen këta autorë.


Shumë kanë refuzuar, të tjerë as denjuan. Shtypi i kulturës ka mëkate për distancën që ka krijuar me mendimin e specializuar kritik a më mirë të themi për moskultivimin e penës kritike mbi çështje të estetikës dhe arteve.


Duhej ta kishte bërë këtë punë kohë përpara, krahas shkrimeve për shembje çatish, për kursimin e naftës për kaldajat e teatrove, për ministrat turistë të kulturës, për emërime të të paaftëve, për këshilltarët dhe borde servilë që kanë në dorë të firmosin buxhete, për mungesën e transparencës dhe bllokimin e dyerve të informimit.


Po të rinjtë? Ishte një nga pyetjet që iu drejtua të ftuarve në forum. Çdo të bëhet me të rinjtë e kinemasë? Gjëja më e trishtueshme ishte refuzimi i vetë të rinjve për të folur.


Dikush pret përgjigje nga QKK dhe do t'i prishte numrat me duart e veta, të tjerë mendojnë se punët e artit nuk janë për fletushkat e përditshme. Të tjerë nuk janë përballur me mendimet e shkruara, pra me veten.


Dëshira për të mos folur ndahet nga indiferenca me një fije. Pasojat e të jetuarit në një klimë të tillë, janë dukur dhe duken, tek dy breza kineastësh. Prandaj ka arsye të shqetësojë shumë indiferenca e atyre që po vijnë në kinema.
http://www.shekulli.com.al/2009/01/indiferentet.html

Nessun commento:

Posta un commento