Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

martedì 24 febbraio 2009

Kinostudio Shqipëria e Re

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë



Kinostudio Shqipëria e Re

Kinostudio Shqipëria e Re u themelua në vitin 1952. Realizimi i parë i saj është bashkëprodhimi shqiptaro-rus filmi "Skënderbeu". Ky është i pari realizim "kolosal" i prodhuar nga kjo studio kinematografike. Në vitin 1957 prodhohet filmi i parë i një regjisori shqiptar, Hysen Hakani. Prodhimet në masë fillojnë rreth viteve '70, periudhë që korenspondon uljen e numrit të filmave të importuar. Në vitet '80 Kinostudio "Shqipëria e Re" prodhon rreth 14-15 filma në vit, tematikat janë nga më të ndryshmet. Ndryshimi i sistemit politik dhe kriza ekonomike e viteve '90 sjell trasformimin e saj në "Albafilm" dhe në vitin 1996 edhe kjo e fundit mbyll egzistencën e saj. "Shqiperia e Re" lë në trashëgim rreth 200 filma, kuptohet një pjesë të cilëve ishin prodhim i propagandës shtetërore, filma për nga teknika në krahasim me Hollywoodin të dobët, por në krahasim me vendet përreth të kënaqshëm. Por ajo lë në trashëgim edhe një sasi të konsiderueshme filmash dhe aktorësh, që kanë qenë pjesë e jetës kulturore te shumë breza shqiptarësh.

Filmat

Artikulli kryesor: Lista e filmave të prodhuar nga Kinostudio Shqipëria e Re

Kinostudio Shqipëria e Re është studioja e cila ka prodhuar më së shumti filma në historinë e kinematografisë shqiptare.

Nessun commento:

Posta un commento