Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

giovedì 26 febbraio 2009

Kuvend,Brace: ”Marubi” Qeveria zgjodhi dhunën

TIRANE-Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe ka shprehur shqetësim në lidhje me vendimin e qeverisë, për lirimin e ambienteve të Akademisë së filmit ‘Marubi’.
Gjatë fjalës së rij në seancën e radhës të parlamentit, Braçe akuzoi qeverinë se zgjodhi dhunën ndaj një ambienti i cili ofron dije dhe kulturë, duke theksuar se qeveria nuk komunikon por përdor dhunën për të arritur qëllimet. ‘Për komunitetin e dijes, artit dhe kulturës, dhuna është e barabartë me talebanizmin”-theksoi Brace
Ndërkohë deputeti socialist tha se qeveria ka vendosur marrëdhënie të paligjshme me pronarët.

Malaj: Vendimet e qeverisë nuk po ndalin krizën

Ora 19:00
Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, deklaroi se "vendimet e qeverisë nuk po e ndalojnë krizën ekonomike në vend".
Malaj ka shprehur shqetësim për këtë çështje duke thënë se "vendi është në krizë dhe fakti që qeveria është fokusuar tek spotet do të thotë se është në krizë”.
Më tej Malaj tha se “Qeveria po mendon për zgjedhjet dhe jo për krizën aktuale". Gjithashtu ai kërkoi nga Qeveria të veprojë sa më shpejt për të shmangur krizën.

“Marubi”, Ruli: Nuk është bërë asnjë padrejtësi

Ora 18:47
Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Genc Ruli, ka sqaruar lidhur me reagimet e opozitës për çështjen e Akademisë së filmit “Marubi”, duke deklaruar se kësaj akademie nuk i është bërë asnjë padrejtësi. Sipas Rulit, ky subjekt disponon pa drejtësisht 4 mijë metra katrorë tokë, nga 200 metra që i janë falur nga qeveria.
"Ky subjekt është lajmëruar disa herë për të liruar ambjentet e zëna. Kjo çështje tashmë i është lënë KLSH-së ta ndjekë në rrugë gjyqësore. Në Shqipëri ka shumë subjekte private, të cilëve nuk u jep shteti falas tokë, por ato i përballojnë vetë kostot duke paguar qera për ambjentet e zëna"- tha Ruli.

Kuvend,Bode: Vendi nuk është në krizë

Ora 18:31- Ministri i Financave ka hedhur poshtë deklaratat e qeverisë se Shqipëria është përfshirë nga Kriza ekonomike globale. Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme të kuvendit, ministri Bode ka theksuar se në varësi të vlerësimeve të kompanive të ndryshme nuk rezulton që vendi ynë të jetë përfshirë nga degradimi ekonomik, madje sipas Bodës këto vlerësime flasin për një rritje ekonomike në masën 5.7 %.
“Qeveria është duke vlerësuar gjithçka që ka të bëjë me situatën ekonomike dhe atë bankare”-ka thënë Bode përpara deputetëve.
Ndër të tjera, Ministri Bode ka theksuar se pretendimet e opozitës për krizën janë të çoroditura për faktin se një ditën pretendohet krizë financiare dhe ditën tjetër rënie cmimesh. “Në botë ka krizë, sepse janë ulur cmimet"- sqaroi Bode.

Meta: Qeveria të ndërhyjë për të zgjidhur krizën ekonomike

18:20
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta gjatë fjalës së tij në seancën e radhës plenare ka shprehur shqetësimin lidhur me krizën ekonomike që ka prekur vendin dhe biznesin vendas.
Duke deklaruar se “sot rrezikohet falimentimi i një sërë biznesesh, si dhe dalja nga tregu i punës drejt ushtrisë së të papunëve, të dhjetëra mijëra qytetarëve”.
Sipas Metës kjo ndodh për arsye se Qeveria, nuk realizon sipas detyrimit ligjor, rimbursimin e TVSH-së, e cila shtyhet gjithnjë për në kalendat greke.
Ndaj kreu i LSI-së i ka kërkuar qeverisë të ndërhyjë menjëherë, duke kërkuar nga Kryeministri dhe ministrin e Financave një vlerësim real i gjendjes ekonomike në vend dhe njëkohësisht, i masave dhe angazhimeve që merr Qeveria për të përballuar këtë krizë.

“Shpresoj të ketë një reflektim nga ana e kryeministrit Berisha, megjithëse nuk besoj se do të ketë një reflektim të tillë, pasi tashmë është mëse e qartë se rritja ekonomike, jo vetëm nuk është dyshifrore, por edhe ajo pak rritje ekonomike nuk administrohet në atë mënyrë që të ndihmojë shtresat më të varfëra dhe më të nevojshme të shoqërisë që të përballojnë këtë varfëri akute, ku po bie e gjithë shoqëria jonë” thesoi Meta në fjalën e tij.

Gjithashtu Meta ka dënuar edhe dhunën e ushtruar ndaj Akademisë së filmit “Marubit”, duke u shprehur se kjo gjuhë tregon edhe një herë se kjo është Qeveria e arrogancës.

Kuvend,Nishani: Me regj. elektronik, listat të sigurta

Ora 18:04- Gjatë seancës së pasdites në Kuvend , Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani deklaroi se regjistri elektronik i ka shndërruar listat për zgjedhjet e ardhshme të 28 qershorit në nga më të mirat dhe më të sigurtat.
Sipas ministrit të brendshëm, më në fund u sigurua një regjistër i ri elektronik, që siguron ruajtjen e të dhënave të shtetatsve, mbrojtjen e tyre si dhe pamundësinë e manipulimit.

Nishani ka bërë të ditur se qeveria ka investuar shumë për hartimin e listave në mënyrë që të sigurojë zgjedhje sa më të lira dhe të ndershme.
Ndërkohë, Nishani ka theksuar se të gjitha komunat dhe bashkitë në vend kanë marrë në dispozicion listën paraprake të zgjedhësve.
Ndër të tjera , Ministri i brendshëm ka deklaruar se Shqipëria nuk mund të konsiderohet më një vend transit për drogën dhe si rezultat ajo është shndërruar në një partner të besueshëm.
(e.nurcelli - a.rusta/ Balkanweb)

Nessun commento:

Posta un commento