Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

giovedì 26 febbraio 2009

“Marubi”, protesta me vallëzim për prishjen e kinemasë

Ka vazhduar prishja në oborrin e akademisë së filmit “Marubi” gjatë ditës së sotme. Studentët kanë reaguar ndryshe sot, duke kërcyer mbi skenën e kinemasë verore, ndërkohë që punëtorët e “Albafilm” e çmontonin atë. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Muzikë, kërcim dhe sy me lot në Akademinë e filmit “Marubi”, ndërkohë që punëtorët e “Albafilm” nisëm çmontimin e skenës së kinemasë verore në oborrin e kontestuar.
Zona që përpara dy ditësh u bë skenë edhe e konfrontimeve mes forcave të shumta të rendit dhe studentëve dhe profesorëve të akademisë sot kishte marrë ngjyrat e një performance artistike. Ka qenë rektori Çashku që u ka kërkuar gjatë të gjithë kohës studentëve dhe të rinjve të tjerë të solidarizuar me ta të ruajnë qetësinë.
Ndërkohë forcat e rendit të pakta nën numër kanë mbajtur nën vëzhgim në distancë situatën pa u afruar, ata që punonin kanë qenë punëtorët me dara në duar që po çmontonin skenën ku më 19 deri në 23 mars pritej të mbahej “Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut”. (a.r/news24/balkanweb)

Nessun commento:

Posta un commento