Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

giovedì 26 febbraio 2009

“Marubi”, vijon përplasja. Çashku: Presion politik

TIRANE- Një dit pas incidenteve të Akademisë së filmit “Marubi”, Rektori Kujtim Çashku, akuzon qeverinë dhe ministrin e Kulturës për presion të qëllimshëm. Çashku pohon se po mblidhen firmat nga personalitetet shqiptare por edhe të huaja të artit për ti dërguar peticion Presidentit Topi dhe kryeministrit Berisha për situatën e krijuar.

“Nse këtu vihet me mendimin se ka biznes dhe vihet me memdimin për të sjellë policinë për të ushtruar dhunë është mjerim dhe nuk mund të kërkohen më formula juridike, apo formula që mund të sjellin zgjidhje. Por kërkohen vetëm formula dhune dhe terrori, ndaj dhe unë e kam quajtur një akt terrorist gjithçka çka ka ndodhur në Akademinë e filmit Maruni”, - u shpreh Rektor i ‘Marubit’ Kujtim Çashku.

Nga ana tjetër drejtori i kompanisë shtetërore “Alba Film”, duke u bazuar në shkresat zyrtare e katër viteve të fundit ka akuzuar akademinë “Marubi” për zaptim prone në shkelje të ligjit.
Ndërsa, përfaqësuesi i kompanisë ‘Alba Film’, Fatmir Musai tha se , “Kujtim Çashku, si drejtues i “Ora Film. shpk”, nuk u mjaftua vetëm me këtë sipërfaqe të dhënë nga VKM-ja, por në mënyrë të paligjshme pushtoi të gjithë ndërtesën pronë shtetërore”

Ndërkohë Çashku deklaron se “çështja e legjitimimit është e lidhur me një vullnet politik, dhe vullneti politik është i lidhur me vizione kulturore”.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave Akademia e filmit “Marubi”, duhet që të lironte ambientet mesditën e së shtunës, kundërshtimi i petagogëve dhe studentëve ka çuar një ditë më parë në konfrontimin mes tyre dhe forcave të policisë, të cilat kanë ndërhyrë për ti larguar ata nga ambientet e Kinostudios. (a.r/news24/balkanweb)

Nessun commento:

Posta un commento