Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

giovedì 26 febbraio 2009

Një valë e re në Kinemanë shqiptare

ADMIRINA PEÇI

Një valë e re po kalon në kinemanë shqiptare. Tendencat dhe fryma e saj po njohin kapërcime të tjera kufijsh. Mbajtja e një jave filmi shqiptar në një prej shteteve të Evropës, nuk përben më risi. Por rëndësia e një aktiviteti të tillë i kapërcen caqet e nevojës. Kinemaja shqiptare ka nevojë të shtrijë krahët drejt një spektatori të ri, drejt filmdashësve që janë të etur për tema, ide, motive e tradicione të rralla, që vijnë nga Ballkani, e për më tepër, nga Shqipëria e izoluar për një gjysmëshekulli. "Shqipëria po fillon të bëhet shumë e njohur në prodhimin e filmave të shkëlqyer dhe shumë origjinal. Një sezon i ri filmash, që po tregon më të mirën e kinemasë moderne shqiptare dhe na ofron një shans për t'u takuar me regjisorët dhe yjet e kësaj kinemaje në Watershed këtë fundjavë". Ky ishte njoftimi i para pak ditëve mbi një aktivitet kushtuar tërësisht kinemasë shqiptare në Angli. Titulluar "Ditët e filmit shqiptar", ky aktivitet u organizuan në bashkëpunim me Universitetin e Arteve te Bukura të Bristolit dhe Universitetin e "Alumni Associations". Ky eveniment u organizua nga Derek Duncan i Departamentit të Italishtes, nga Birgit Beumers i Departamentit të Rusishtes dhe Arbër Kadia, një shqiptar i diplomuar në Departamentin e Historisë së Artit. Dr. Dunkan tha se "ky është një rast i veçantë për të parë filma nga vendi më pak i vizituar në Evropë dhe të takohesh me regjisorin Gjergj Xhuvani. Kjo ngjarje reflekton edhe një gjallërim të kërkimeve në Studimet mbi ekranin në Fakultetin e Arteve të Bristolit". Ndërsa Mark Cosgrove, udhëheqësi i programit, është shprehur se "kinemaja shqiptare ka qenë prezente në Perëndim, por gjatë këtyre pesë viteve të fundit kinematografia dhe regjia e këtij vendi po bëhet gjithmonë e më e fortë dhe për këtë arsye duhet që e gjithë kjo krijimtari të shihet nga një publik më i gjerë". "Ditët e filmit shqiptar" u fokusuan te regjisori Gjergj Xhuvani, filmi i të cilit "Parullat", u komentua si filmi i parë shqiptar që mori pjesë në festivalin e Kanës dhe si fitues i shumë çmime ndërkombëtare. "Parullat" u komentua si një film komik mbi injorancën dhe budallallëkun e politikës fanatike të kohës së ideologjisë staliniste. Po në këtë vazhdë u shfaq edhe filmi tjetër i regjisorit Gjergj Xhuvani, "I dashur Armik", një film ku përballja e një grup personazhe (armiq mes tyre në luftën e dytë Botërore në Shqipëri), krijon situata të bukura komike. Ky sezon ka përfshirë gjithashtu edhe filmin e Fatmir Koçit, "Tirana, Viti Zero", një ekspoze e të vërtetës brutale mbi tërheqjen e papërmbajtshme të jetës së pasur që bëhet jashtë kufijve, film i cili u përzgjodh edhe në Festivalin e Filmit të Venecias. Ad.Pe. balkanweb.com

Nessun commento:

Posta un commento