Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

giovedì 26 febbraio 2009

“Splendor”: na ishte njëherë kinemaja

“Splendor”: na ishte njëherë kinemaja

Nuk është “Kinema parajsa” edhe pse një vit e ndan prej veprës së mrekullueshme të Tornatores. Por është një film për zakone të bukura që moda moderne po i fshin pa mëshirë.

Re.ku

Enjte, 27 Nentor 2008 09:01:00

Nuk është “Kinema parajsa” edhe pse një vit e ndan prej veprës së mrekullueshme të Tornatores. Por është një film për zakone të bukura që moda moderne po i fshin pa mëshirë. “Splendor”-in Ettore Scola ia kushton kinemasë. Mbi atë emër, regjisori ka ndërtuar historinë e Jordanit (Marcello Mastroianni) dhe të së shoqes së tij Shantalit (Marina Vlady) të zotët e një kinemaje në Itali. Me pak fjalë, është një film për kinemanë dhe filmat që shfaqen në ekran. Por njerëzit nuk shkojnë më në kinema.

Filmi ka marrë pjesë në Festivalin e Kanës 1989, shfaqet sonte në orën 19.00 në Akademinë e Filmit dhe të Multimedias Marubi. Zgjat 110 minuta.

Scola është një nga regjisorët e rëndësishëm të epokës së kinemasë italiane që shtrihet në vitet ’70-’90. Është autor i “Shumë jemi dashur” (1974), “Natën e mirë zonja dhe zotërinj” (1976), “Të shëmtuar, të ndryrë dhe të këqinj” (1976), “Një ditë e veçantë” (1977), “Vallëzimi” (1983), “Romanët” (2003) etj.


http://www.shekulli.com.al/news/53/ARTICLE/36757/2008-11-27.html

Nessun commento:

Posta un commento