Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

lunedì 4 maggio 2009

Adi Krasta: Edhe sikur të martohesha 1000 herë do zgjidhja time shoqe

Adi Krasta: Edhe sikur të martohesha 1000 herë do zgjidhja time shoqe

Prezentatuesi i njohur Adi Krasta, e ka kuptuar se suksesi televiziv shpesh është vetëshkatërrues. Ndaj dhe gjen forcë dhe argumenton largime të herë pas herëshme televizive, për të qëndruar i "fshehur" në radio, një bashkëjetesë me të cilën po i mbërrin 20 vjetët. Preferuam t’i ribënim disa pyetje që i janë bërë disa herë në kohë të ndryshme për të parë nëse ka ndërruar pozicion dhe disa pyetje aktuale për planet e karierrës së tij. Kohët e fundit thuhet se, Adi Krasta ka marrë një propozim prej një agjensie të njohur të drejtojë nën regjinë e Z. Pali Kukes një format të blerë televiziv që vazhdon të transmetohet në Europën Perëndimore që do të blihet enkas për ta.


Në Top Channel "vlon" që më në fund bashkë me zotin Kuke, do të realizoni një format në këtë stacion televiziv? Sa e vërtetë është si zhurmë?

Nuk mund të them asgjë konkrete sepse nuk e di se cilit projekt apo format po i referoheni. Gjithnjë ka qënë e hapur mundësia për të punuar jo vetëm në stacionin televiziv që ju përmëndët, por në të gjithë syresh që operojnë në vend. Unë i shoh me shumë simpati të gjithë zhvillimet pozitive nëpër televizionet tona, çka e bën si garën, ashtu edhe merkatën interesante dhe të zhdërvjellët.

-Kohet e fundit drejtoni nje emisionin "Radiostars", per te rinj, ne radion “CLUB FM”. Cmund te na thoni rreth ketij emisioni?
Është edicioni i dytë i një cikli për të rinjtë e apasionuar rreth radios e radiofonisë. Dhe viti i tretë i bashkëpunimit të shkëlqyer me Club FM. Emisioni këtë vit po bashkëtransmetohet edhe nga Radio Tirana, një dashuri e vjetër e imja. Ka konkurentë të mirë, momente interesante dhe jam shumë i kënaqur që kemi reagim pozitiv nga publiku me telefonata dhe mesazhe elektronike. Bashkë me Kolo Cukalin, po mundohemi të mos e mbajmë radion vetëm për vete me xhelozi dhe fanatizëm, por ta ndajmë me të tjerë njerëz që e dashurojnë atë. Kështu, po afrojmë në radio njerëz të formuar e seriozë që nuk flasin mençur, sepse flasin shpejt dhe nuk autopompohen. Po kërkojmë njerëz të radios që janë të ciltër, punojnë me seriozitet dhe dinë të jenë zbavitës.

-Ka qenë e ndryshme nisja drejt suksesit nga prezentatorët e sotëm dhe a mund të thuhet se suksesi juaj ka shanse të vazhdojë t’i rezistojë kohës?
Hapja e portës se madhe nuk të thërret drejt suksesit. Suksesi është motivi i natyrshëm i çdo njeriu që provon të bëjë dicka. Prezentatori fillon të komunikojë për të ngjizur egzistencën e një kategorie të vecantë njerëzish që sot quhen komunikues të masës. Përderisa motivi është i njëjtë për të gjithë, edhe nisja është njësoj. Në fund pak janë të lumtur. Mesa duket është tejet e rëndësishme të jesh i kujdesshëm gjatë gjithë kohës, të dish të mësosh nga gabimet, të mirëmenaxhosh sukseset. Askush nuk është në gjëndje të dijë me saktësi në do të jetë gjithnjë i suksesshëm. Nuk na mbetet veçse t'ia urojmë vetes këtë vazhdimisht, me qartësi dhe përulësi. -Suskesi juaj është një rastësi, fat apo zotësi? Për të qënë OK me jetën mund të jetë rastësi, për të qënë dakord me Zotin mund të pranoj që është fat. Po t’i referohem sakrificave që duhet të bëjë një prezentator për të qënë i aftë e i ndershëm (dhe meqë modestia nuk na qënka virtyt), më duhet të të them se është zotësi. Po edhe shumë punë e përpjekje etj etj.

-Tashmë, katër vjet që nga rikthimi juaj nga Londra, a jeni penduar që nuk jeni atje për të jetuar e punuar?
Asnjë çast. Kur po i vinte fundi qëndrimit tonë në Londër, rastësisht blemë në Blackheath, një lagje pranë të cilës jetonim, një Orakull të vjetër. Sa herë që bënim pyetjen se ku do jetojmë në vazhdim, dilte përgjigjja, "në një vend me shumë diell". Ky vend përveç diellit dhe defekteve që ka, na ka dhënë kënaqësinë e punës, të miqve të gjithçkaje që unë si ballkanas nuk do t’i bëja kurrë në atë ishull të mrekullueshëm por të ftohtë e të lagësht e mbi të gjitha të largët.

Ju keni bashkëdrejtuar me shumë prezantuese simpatike. Cila ju ka bërë më shumë përshtypje pozitive?
Përpara pak kohe pas shumë vjetësh "bashkëegzistence" të largët në televizion, mora një ftesë për të qënë i pranishëm në programin "Taksi e Rezervuar" të Rudina Magjistarit. Jam kënaqur shumë nga ajo mbrëmje dhe më vjen mirë që edhe pse pas shumë vjetësh u bëmë menjëherë miq me Magjistarin. Një prezentatore shumë interesante që po gjen gjithmonë suksesin.

A do të ketë më Ethe...?
Siç është kuptuar nuk ka patur këtë vit. Me siguri që pas një viti do të ketë sërish talente që duan të hapin portën e suksesit. Ethet nuk janë vetëm një program, janë një gjëndje sociale. Janë një shkollë e vështirë egzistence. Ndaj gjithmonë do të japin kënaqësi dhe kuriozitet.

-Gjatë provave kemi parë shumë çaste të bukura “humoristike”... Më thoni një moment që akoma e keni në mendje???
Përse nuk më keni thënë që keni qënë në prova? Do t'iu kishim ftuar të bënit një provë në skenë. Ka shumë gazetare të reja që dinë të këndojnë.

-Jeni shumë popullor dhe keni një sens humori në çdo moment. Si është Adi Krasta në jetën e përditshme? Bëhet ndonjëherë nevrik?

Po, me plakje njeriu u bëka më shpesh nervoz. Përpiqem të kontrolloj veten, por po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Sidoqoftë, përpiqem që edhe nervozizmi të ketë humor dhe mundësisht të jetë po aq popullor sa nervozizëm-bartësi.

-Historia juaj e dashurisë me Znj.Brikena është paksa e veçantë. Çfarë ju pëlqeu tek ajo që vendosët të merrnit një hap të rëndësishëm si Martesa?
Ju flisni sikur keni qenë në korridorin e Radio Tiranës ku ndodhi ngjarja...Unë mund të them të njetën gjë që ka thënë im atë për të shoqen, që ju të merrni një përgjigje të plotë. Edhe sikur të martohesha 1000 herë do të isha martuar me time shoqe, dhe në të njëjtën mënyrë.

-Dhe krejtësisht në fund: tej TV-së dhe Radios, a bëni përpjekje të analizoni çfarë ndodh përreth? Jeta juaj politike dhe sociale?
Është e vështirë të jesh indiferent, duke qënë qytetar i këtij vëndi. Prezentatori edhe në spektakël gjen elemente që kanë ndjeshmëri dhe flet për to, nxit debat dhe kështu merr pjesë. Por, me një kujdes që vjen i formëzuar nga fillimet e mia, pothuaj gjithnjë e kam ruajtur futjen e pasjellshme e pompoze të hundës në arenën politike. Më duhet të them se e vlerësoj, gjithmonë i vëmëndshëm, analizën dhe qëndrimin e Kadaresë në lidhje me fenomenet dhe emrat e përveçëm. Sot në Shqipëri, të qënit më vete dhe ekuidistant, shpesh do të thotë të jesh vetëm dhe i parëndësishëm, por në profesionin tim të komunikuesit të masës kjo nuk është e rastësishme, madje është një zgjedhje e mirëmenduar për të cilën nuk jam penduar kurrë.

Gazeta Sot

Nessun commento:

Posta un commento