Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

lunedì 4 maggio 2009

“Akullnajë” në Teatër

“Akullnajë” në Teatër



Përpos atyre pak shfaqjeve premiere që shënon kalendari i ngjarjeve teatrore në kryeqytet, shumëkush është menduar dy herë para se të vendosë për të marrë biletën. Në verë apo dimër, mes poltronave mund të ngrohesh me avujt sho-shokut, ndërsa në stinën e nxehtë aspirimi mbetet prej vitesh problem. Në institucionet ku revista Mapo trokiti këtë javë, askush nuk e mohoi se që nga përgatitjet e shfaqjeve deri në momentin kur pjesët teatrore u serviren spektatorëve, kushtet e akomodimit, sistemi i ngrohjes apo aspirimit ka defekte. Dhe të mendosh që godinat e stërmëdha me skena gjigante dhe poltrona që rrallë herë mbeten bosh, mbajnë status Kombëtar, shumëpak prej atyre që zënë vend për të qenë në radhën e parë, mendojnë se gjithë kjo problematikë zgjat vetëm dy orë. Aktorët, ata që “ngrohen” me duartrokitje, tanimë e ndjenë se e ftohta dhe i nxehti që i shoqëron në çdo ngjarje, nuk është më edhe për faj të mungesës së energjisë elektrike, ashtu siç justifikohen kaherë drejtuesit.

Teatri Kombëtar
As një çati apo një skenë e bukur, nuk do të mjaftohej me imazhin e një teatri që mban statusin Kombëtar. Në shfaqjen e fundit private (u vu në skenë nga Ervin Çuli), duket se spektatorët pothuajse u ngrohen përveçse me lojën e aktorëve edhe me ngrohjen. Kjo ishte e para shfaqje teatrore private, kur spektatorët ndien për herë të parë ndezjen e kaldajës. “Në buxhetin e sivjetshëm për Teatrin Kombëtar është parashikuar edhe një fond i veçantë për sistemin e ngrohjes në dimër, i cili funksionon nëpërmjet një kaldaje”-pohon për Mapo, Alban Mësonjësi, shef i sektorit Ekonomik në Teatrin Kombëtar. Aktorët pohojnë se aktualisht ndezja bëhet vetëm në shfaqjen që emetohen nga Teatri Kombëtar, ndërkohë që gjatë kohës së provave që bëhen në skenë nuk ndizet kaldaja. Shefi i sektorit Ekonomik, pohon se për vitin 2007 është hapur tenderi për blerjen e naftës që shërben për ndezjen e kaldajës, ndërkohë që për shfaqjet private, nuk ndizet kaldaja, pasi sipas tij ky shërbim është pjesë e kostos që duhet të mbulohet nga trupat private teatrore. Përsa u takon sallave të provave, gjatë dimrit alternohet ngrohje me gaz dhe kondicioner, pasi ngrohja vetëm me energji elektrike nuk përballohet nga linja. Specialistët që merren me sistemin e ngrohjes, theksojnë se për katër orë shfaqje, kaldajës i nevojiten 200 litra naftë vetëm për sallën e madhe. Ndërkohë salla e vogël është në fazë rikonstruksioni dhe nuk ka sistem ftohte apo ngrohje dhe për sivjet nuk ka fonde të parashikuara.

Nën tendën e Estradës
Në sallën e vetme ku spektatorët mbajnë brinjët me dorë, prej kohësh ndihet ndryshimi. Një investim gjigant i bërë nga Bashkia e Tiranës, duket se i ka ndryshuar dukshëm faqen këtij institucioni. “Vitin e shkuar Bashkia e Tiranës ka dyfishuar fondet për arenën e Cirkut duke ngritur një tendë të madhe, me të gjithë elementet e nevojshëm të një shfaqje, ku përfshihet ndriçimi, fonia, pista dhe deri tek vendet për spektatorët”-tregon Arjan Sukniqi, drejtor i Estradës së Tiranës. Në lidhje me ngrohjen, drejtori shpjegon se aktualisht ky sistem realizohet me anë të ngrohësve me gaz, kjo për shkak se edhe një ngrohje me sistem tjetër, mund të ndikonte në fryrjen e çadrës gjigante të Cirkut të kryeqytetit. Megjithatë pritet që brenda një kohe të shkurtër, të vihet në punë një sistem kondicionimi modern, duke ngritur një mur rrethues përqark çadrës, në mënyrë që të realizohet ngrohja në dimër dhe aspirimi në verë i gjithë ambientit, për spektatorët dhe akrobatët gjatë provave. “Me investimin që ka bërë vitin e shkuar Bashkia është ngritur edhe një palestër ku kryhen të gjitha ushtrimet që praktikojnë akrobatët, si dhe është bërë totalisht rikonstruksioni i skenës dhe ambienteve të Estradës së Tiranës”-theksoi drejtori Sukniqi.

Një prag premiere te TOB-i
Trupa e balerinëve iu gëzua dy ditë para shfaqjes premiere rrezeve të diellit për të përjetuar sërish drithërimën në sallën e provave. Në Teatrin e Operas dhe Baletit, plot 4 vjet, që nga momenti i vendosjes së kaldajës së re, pothuajse shumë pak e ka ndier të ngrohtin. Balerinët tregojnë se në shumicën e rasteve hapja e kaldajës për ngrohjen e mjediseve bëhet vetëm gjatë kohës kur ka shfaqje dhe asnjëherë gjatë provave. Punonjësit që mbulojnë sektorin e ekonomik, sqarojnë se në buxhetin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit nuk është përcaktuar asnjëherë si zë i veçantë, çka edhe i detyron ata që ndezjen e kaldajës ta bëjnë vetëm atëherë kur shitja e bileta e justifikon një buxhet të vogël që shpenzohet për ngrohjen. E njëjta situata ndihet edhe në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve, ku kërcimtarët janë të detyruar që gjatë provave të ushtrohen në të ftohtë, ndryshe nga një pjesë e stafit të administratës, i cili në zyra ka vendosur kondicionerë. Investimi i fundit për sistemin e ngrohjes së Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, u bë në vitin 2003, por ende në labirintet e kateve të nëndheshme, prej kohësh nuk është nderi ndezja e kaldajës edhe për mungesë të lëndës djegëse.

Blackbox-et e Akademisë
Sallat e Akademisë së Arteve, janë të vetmet që kanë ngrohje dhe aspirim, sigurisht gjatë kohës kur ka edhe energji elektrike. “Tre sallat e shfaqjeve, Blackbox i madh dhe i vogël, si dhe salla e madhe, kanë ngrohje gjatë dimrit, si gjatë provave që kanë studentët, por edhe gjatë shfaqjeve. Kjo realizohet falë sistemit të kondicionerëve që është i shtrirë në të gjitha sallat”-tregon Valbona Ostreni, administratore e Akademisë së Arteve. Ajo shpjegon se ngrohja mungon në 3 sallat gjatë orareve kur ka kufizime të energjisë elektrike në zonën që furnizon Akademinë e Arteve, si për rrjedhojë edhe provat apo shfaqjet kryhen pa ngrohje, kjo për shkak se gjeneratorët që furnizojnë rrjetin e ndriçimit, nuk mund të përballojnë dot edhe sistemin e kondicionerëve. Aktualisht dy sallat Blackbox të Akademisë së Arteve kanë një kapacitet përkatësisht 195 dhe 40 vendesh, për pritjen e spektatorëve gjatë shfaqjeve teatrore.

Teatri i Kukullave
Fëmijët, ndryshe nga spektatorët e rritur mund ta ndjejnë më shumë të ftohtin gjatë këtij sezoni, për këtë arsye. Stafi administrativ i Teatrit të Kukullave, duket se ka zgjidhur përfundimisht dilemën e ngrohjes së spektatorëve të vegjël. Inspektori i skenës, tregon se prej vitesh janë instaluar katër kondicionerë të fuqishëm në sallë, çka edhe siguron ngrohjen e duhur, si dhe aspirim gjatë sezonit të verës. Ndryshe nga institucionet e tjera, Teatri i Kukullave, funksionon me shfaqje të cilat janë të përqendruara kryesisht gjatë fundjavës, një arsye kjo e cila edhe kufizon ndjeshëm vënien në punë të sistemin të kondicionerëve. Sigurisht, edhe të vegjlit duhet të vuajnë të ftohtin, në rastin e kufizimeve të energjisë elektrike, të cilat në shumicën e rasteve, nuk kursejnë as edhe institucionet teatrore, edhe në rastet kur ato lançojnë shfaqjet premierë.

Akullsia e Piramidës
Një nga institucionet që dikur ka pasur rreth vetes, ngjarjet më të rëndësishme në vend, prej kohësh pothuajse hesht. Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër Arbnori” me disa salla shfaqjesh si dhe të tjera mjedise shtesë, prej vitesh nuk funksionon brenda parametrave të mëparshëm. Dhënie më qira e disa ambienteve, është bërë shkak që sistemi i ngrohjes dhe ftohjes, të dalë jashtë përdorimit. “Salla e madhe e katit të parë dhe disa të tjera, të cilat u janë dhënë me qira televizioneve, aktualisht nuk kanë sistem kondicionimi, edhe pse vite më parë ka pasur një sistem tejet modern”-pohon për Mapo, Arben Gabraj, nëndrejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës. Sipas tij dy bobinat kryesore të gjeneratorëve që kryenin aspirimin kanë dalë prej kohësh jashtë përdorimit dhe asnjë nga qiramarrësit nuk ka bërë asnjë përpjekje për kthimin e tyre në gjendjen e mëparshme. Ndërkohë që ngrohja e mjediseve të administratës aktualisht kryhet me anë të pajisjeve të tjera, si kaloriferë apo me pajisje që punojnë vetëm me gaz.

Rrjeti i kinemave Millenium
Tashmë rrjeti i kinemave Millenium është shtrirë në qytetet më të mëdha të vendit, duke siguruar jo vetëm një audiencë masive, por edhe të gjitha kushtet komode për të ndjekur një shfaqje kinematografike. Edhe pse tani kryeqyteti ka vetëm një kinema Millenium, ku edhe prej kohësh atashohen ngjarjet më të rëndësishme kinematografike në vend, komoditetin që ajo ofron mbetet brenda parametrave moderne. Sipas një projekt të Bashkisë së Tiranës, në truallin e ish-Kinema Republika, pritet të ndërtohet një godinë disa katëshe, ku edhe do të ketë disa salla ku do të serviren filma për të gjithë të apasionuar e kinemasë.


Olsi Kolami (MAPO)

Nessun commento:

Posta un commento