Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

lunedì 4 maggio 2009

“Amoku” interpretuar nga trupa e Korçës, sukses në festivalin teatror

“Amoku” interpretuar nga trupa e Korçës, sukses në festivalin teatror

Në ditën e tretë të edicionit të Festivalit të Teatrit Shqiptar në Maqedoni, mbrëmë konkurruan dy trupa teatrale. Trupa e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë u prezantua me pjesën “Amoku”, vepër e Stefan Cvajk, me regji të Dhimitër Orgockës. Vënia në skenë e kësaj vepre ishte një interpretim i shkëlqyer nga aktorët e teatrit të Korçës e cila solli një performancë të shkëlqyer për publikun në sallë i cili e përcolli me duartrokitje. Ndërsa trupa e teatrit “Ultra” e Kumanovës u paraqit para publikut me pjesën “Stjuardesat”, shkruar nga autori Mark Komolec dhe vënë në skenë nga regjisori Sejfedin Nuredini.Por nuk do të mungojnë në këtë konkurrim të artit skenik edhe studentët e akademisë Arteve në Tiranë. Kështu në ditët në vijim të festivalit, që do të përfundojë në 11 shtator, pritet të konkurrojnë Fakulteti i Artit Skenik në Tiranë, me performancën e shfaqjes të interpretuar nga artistët e rinj të titulluar “Mirë apo keq”. Ndërkohë që nuk do të mungojnë edhe agjencitë filmime nga kryeqyteti i Kosovës. Kështu gjatë ditëve në vijim të këtij aktiviteti do të japin shfaqje shtëpia teatrore filmike “AKT” nga Prishtina, me pjesën “Ëndrra e fundit”, e shkruar dhe e vënë në skenë nga Mentor Zymberaj. Një performancë e shkëlqyer do të vijë në këtë festival të teatrit edhe nga fakultet shqiptare të Maqedonisë. Kështu Fakulteti i Artit të Dramës pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Teatri i Tetovës me shfaqjen “Duke pritur Godonë”, me regji të Senad Abdulit. Pjesëmarrës në konkurrim do të jenë dhe Teatri Kombëtar nga Gjilani me pjesën “Gomari diversant”, me regji të Jeton Ahmetaj, teatri "Petro Marko” i Vlorës, me pjesën “Rëndësia e të quajturit i ndershëm”, teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit me pjesën “Vajza pa prikë”, me regji të Driada Dervishit. Në natën e fundit të festivalit, në skenë do të ngjitet trupa e Teatrit Kombëtar nga Gjakova me shfaqjen “Hanibali i nëntokës”, me regji të realizuar nga Kushtrim Koliqi. Në mbyllje të edicionit të gjashtë të festivalit, i vetmi i këtij lloji që organizohet në vendin fqinj, juria me kryetar Enver Petrovcin dhe anëtarë Minella Borova, aktor, dhe Genci Mirzi, do të japë çmimet për shfaqjen më të mirë, aktorin më të mirë, skenografinë më të mirë si dhe çmimin “Sulejman Pitarka”. Edicioni i gjashtë i Festivalit të Teatrit Shqiptar në Maqedoni-Dibër 2007 po ndiqet nga një grup kritikësh të njohur si Adriatik Kallulli, Stefan Çapaliku, Nebi Islami, Josif Papagjoni, të cilët në përfundim të çdo shfaqjeje, së bashku me artdashës, regjisorë dhe artistë japin opinionet për vlerat e këtyre pjesëve. Ndërkohë që siparin e festivalit e hapi vënia në skenë e dramës “Njerëz dhe minj”, një bashkëpunim i teatrit “Qemal Ajdini” të Dibrës dhe teatrit “Sofra” të Strugës, dhe dramës “Van Gogu Kosovar”, interpretuar nga trupa teatrore “Dodona” e Prishtinës. Interpretimi i kësaj trupe ngjalli jo pak diskutime dhe reagime nga kritikët e artit që ndjekin interpretimin e trupave teatrore në këtë festival.

Nessun commento:

Posta un commento