Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

lunedì 4 maggio 2009

“Burri i gruas sime”... ne Teatrin Kombetar

“Burri i gruas sime”... ne Teatrin Kombetar


“Burri i gruas sime” titullohet komedia e autorit Miro Gavran, qe do te ngjiten me 4 nentor ne skenen e Teatrit Kombetar ne Tirane. Me regji te Kastriot Çipit dhe interpretimin e aktoreve Rajmonda Bulku, Vangjel Toçe e Mehdi Malkaj, kostumografi te Anila Zajmit e skenografi te Rudin Koçit, kjo komedi do te shfaqet diten e diel ne skenen e TK-se. “Burri i gruas sime” vjen si nje bashkepunim mes Institutit Shqiptaro-Europian, Ministrise se Turizmit, Kultures Rinise dhe Sporteve dhe Teatrit Kombetar. Subjekti i pjeses ben fjale per nje ish-peshkatar, qe quhet Luka, i cili jeton bashke me gruan e tij, Even, ne nje shtepi buze bregdetit dalmat te Kroacise. Ata jane martuar kater vjet me pare, pas nje lidhjeje qe ka zgjatur dy vjet. Nuk kane femije, pasi Luka nuk i duron dot. Kjo jete e ka merzitur aq shume, sa e ka shtyre te behet marinar, vetem qe te mos degjoje me te qarat e femijeve. Eva punon si stjuardese treni ne linjen nderkombetare Split-Zagreb-Lubjane dhe per shkak te punes, i duhet te kaloje naten ne Lubjane dhe te kthehet te nesermen tek i shoqi, i cili, si kuzhinier i lindur qe eshte, e pret gjithmone me nga nje meny surprize dhe te shkelqyer. Por, qetesine e Lukes e prish pergjithmone ardhja e nje mysafiri te paftuar e te panjohur. Toni, nje slloven me banim ne Lubjane, roje porte ne nje fabrike, i cili prezantohet si kusheriri i Eves, por me pas i rrefen Lukes se eshte i shoqi i saj. Pas nje çasti terbimi per fyerjen qe i behej, gjate te cilit Luka ka dashur ta nxjerre perjashta me shkelma provokatorin e paturpshem, me ne fund Luka bindet se Toni thote te verteten dhe mbetet shume keq. Ne padijen e plote te Lukes, Eva ka qene e martuar me Tonin, kjo para se ata te dy te martoheshin. Dhe jo vetem kaq, por gjate gjithe ketyre viteve, Eva ka bere jete te dyfishte, duke qene nje nate gruaja e Lukes ne Split dhe naten tjeter gruaja e Tonit ne Lubjane. Si ballkanas dhe mesdhetar tipik, Luka gati terbohet... Fillimisht ai eshte gati ta masakroje gruan e tij te dashur per mekatin e pafalshem qe ajo ka kryer, por shpejt kupton se nuk eshte i gatshem per nje sakrifice te tille. Ai nuk eshte me aq i ri dhe energjik per te filluar nje aventure te re me nje grua te re dhe nga ana tjeter eshte i tmerruar nga ideja e vetmise, qe mund ta shoqeroje deri ne fund te diteve te tij. Ne kete parabole emocionale, lekundjet e Lukes paralajmerohen nga ato qe Toni rrefen se ka kaluar vete i pari, kur e mori vesh te verteten.
Keshtu, te dy fatkeqet e gjejne veten ne udhekryq. Çfare te bejne me gruan e tyre te perbashket dhe me jetet e tyre? Asnjeri nuk deshiron ta denoncoje ne polici per bigami, sepse atehere ajo do te perfundonte ne burg, kurse ata do te mbeteshin vetem dhe te turperuar para opinionit. Asnjeri prej te dy burrave nuk deshiron ta mbaje per vete, sepse Eva eshte e pabese dhe imorale. Asnjeri nuk deshiron te jetoje vetem ketej e tutje, sepse asnjeri nuk eshte i ri per lule e poezi, dhe ajo qe ata nuk e thone, asnjeri prej tyre nuk shpreson se do te pelqehet me nga ndonje grua tjeter. Por komikja qendron ne faktin se secilit i duket me e mire zgjidhja e perkohshme e tjetrit. Kur njeri thote se nuk e do me Even, se do te jete i lire ketej e tutje, tjetri kthehet e thote se as ai nuk e do me, sepse nuk mund ta fale. Kur njeri thote se megjithate eshte i gatshem ta fale dhe te jetoje ketej e tutje me Even, me kusht qe tjetri te mos e takoje me, ky i fundit hidhet perpjete dhe e akuzon te parin se po perpiqet t’i vjedhe gruan me mashtrime. Natyrisht, asnjeri nuk deshiron nje familje me dy burra dhe nje grua. Keshtu qe mbetet te ndahen te dy nga Eva dhe te jetojne bashke. Per nje çast kjo duket zgjidhja ideale, por gjerat serish do te ndryshojne atehere kur Toni thote se bashke me ta, duhet te jetoje edhe Matilda, vajza e jashteligjshme qe Eva e kishte nga nje lidhje tjeter me Nikolen...


Petrika GROSI
2 Nentor 2007

Nessun commento:

Posta un commento