Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

lunedì 4 maggio 2009

Festivali Teatror i të Rinjve në Teatrin Kombëtar

Artistët e rinj, në garë nga sot në Teatër

• Nis sot Festivali Teatror i të Rinjve në Teatrin Kombëtar. Është edicioni i nëntë në të cilin mblidhen regjisorët e rinj.

Gara do të nisë sot me shfaqjen "Mbreti po vdes" të Inida Gjatës dhe më pas do të vijojë nga shfaqja "Krevati" i Kled Kapexhiut, "Udhëtimet e Lizës" së Enton Kacës, vepra "Shah" e Romir Jakupit, mandej një ditë më vonë nga "Një jetë si kjo" e Olsa Mazes, duke u pasuar nga "Bebet e Kazanoves" së Andia Xhungës, "Perversitet seksual në qytet" nga Rovena Lule dhe më pas më 10 nëntor në Teatrin Kombëtar do të ngjitet shfaqja e Ledio Topalllit me titull "Pjatalarësit". Sipas drejtorit të TK, Kristaq Skrami, për këtë festival ndihet një prurje e mirë të artistëve të rinj në përgjithësi. Gjatë këtij festivali do të ketë edhe fitues në fund. "Juria përzgjedhëse përbëhet nga tre anëtarë. Ndryshe nga juria që i përcaktoi do të jetë një juri me artistë të rinj, të cilët duhet të kenë edhe një lloj eksperience në këtë fushë, që të kenë mundësi të gjykojnë drejt", thotë Skrami, duke hedhur idenë se këto shfaqje mund të mbeten edhe në repertorin e këtij teatri, nëse për to mund të ketë kërkesa. "Kemi menduar t'ju vëmë në dispozicion regjisorëve të rinj sallën e vogël të TK", thotë ai.

Ditët e para të nëntorit sjellin festivalin “Teatri i të Rinjve”

Nëntë vepra të regjisorëve të rinj do të ngjiten së shpejti në skenën e Teatrit Kombëtar për të prezantuar para publikut Festivalin e të Rinjve i cili pritet të fillojë ditët e para të muajit nëntor. Projekti "Fondi publik për Teatrin e të Rinjve"pasi ka shpallur fituesit, duke përzgjedhur nga 17 konkurrues vetëm nëntë regjisorë që do të ngjiten në skenën teatrore që janë: Andja Xhunga, Inida Gjata, Enton Kaca, Romir Jakupi, Kled Kapexhiu, Sajmir SIna, Olsa Maze, Rovena Lule, Ledio Topalli. Këta regjisorë të rinj gjatë ditëve të festivalit do të sjellin në skenë veprat më të mira të autorëve të njohur botërorësi :Jan Calude Danud, Eugenio Ionesko, Acni Halili, Juan de Hartog, David Mamet, Morris Panych. Juria që bëri seleksionimin e këtyre të rinjve ishte e përbërë nga drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami, aktorët Yllka Mujo dhe Ndriçim Xhepa, si dhe dy regjisorët Milto Kutali dhe Adonis Filipi. Një nga kriteret e përzgjedhjes ishte që të gjithë aplikantët duhet të ishin të diplomuar, gjë e cila la jashtë disa aplikues të tjerë. Për të vënë në skenë projektet e tyre të rinjtë kanë pasur në dispozicion një fond prej 600 mijë lekësh të reja por kjo shifër mund të ndryshonte në bazë të numrit të aktorëve që do të marrin pjesë në shfaqje. Në vlerësimin që juria u bëri projekteve regjisoriale të këtyre pjesëve të regjisorëve të rinj, si dhe dramave të zgjedhura u vlerësua shumë zgjedhja që ata kanë bërë për të vënë në skenë emra të njohur të teatrit. Gjatë një pronocimi dhënë për gazetën “Sot”një nga regjisorët e rinj i cili do të marrë pjesë edhe në festivalin teatror “Skampa 2007” me pjesën “Udhëtimet e Lizës” Enton Kaça theksoi se e rëndësishme ishte që të gjithë këta regjisorë të rinj kishin sjellë diçka të re në skenën teatrore. Kështu regjisorja ere Andja Xhunga solli para publikut pjesën “Bebet e Kazanovës” e cila ngjiti në skenë aktorët : Monika Lubonja, Rozana Radi dhe Indrit Çobani, një pjesë jo e lehtë e autorit Jan Claude Danaud. Ndërsa Inida Gjata ka zgjedhur për këtë projekt pjesë nga autori Eugenio Ioneskon e cila është një nga pjesët e tij më të bukura dhe të vështira e titulluar "Mbreti po vdes". Enton Kaça u prezantua në skenë me pjesën teatrore "Udhëtimet e Lizës" sipas Migjenit, Kadaresë dhe Kutelit e cila ishte edhe prezantimi i parë i këtij projekti. Kled Kapexhiu ka zgjedhur Jan de Hartog me "Krevati". Sajmir Sina zgjodhi pjesën "Kontrata" e Slovimir Mrozhek", Ledio Topalli Morris Panych me "Pjatalarësi". Rovena Lule "Perversitet në seksual në qytet " e autorit të njohur amerikan David Mamet. Osla Maze dhe Romir Jakupi kanë zgjedhur pjesë nga dramaturgjia shqipe, e para do të ngjisë një pjesë të shkruar vetë, ndërsa Jakupi një pjesë të Avni Halilit. Për sa i përket pjesëve të zgjedhura nga regjisorët ato janë të autorëve që dominojnë sot në skenën teatrore. Interesante dhe të fuqishëm në mesazhet që mbartin këto vepra janë një rrugëtim i mirë drejt teatrit të këtyre artistëve të rinj. Ky projekt është iniciuar nga Ministria e Kulturës, që synon pikërisht afrimin drejt teatrit të artistëve të rinj, të cilët në skenën tonë i kanë shumë rrallë shanset e prezantimit. Sipas drejtuesve të Teatrit Kombëtar Festivali që do të startojë në ditët e para të muajit nëntor është pjesë e projektit të ndërmarrë për të afruar regjisorët dhe aktorët e rinj në Teatrin Kombëtar. Projekt për të cilin është akorduar një fond prej 6 milionë lekësh të vjetra dhe që u përdor për realizimin e veprave me artistë të rinj. Në këtë konkurrim për të vënë në skenë pjesë teatrore u pranuan vetëm ata artistë që kanë mbaruar Akademinë e Arteve deri në moshën 35 vjeç. Ndërsa hapësira e pranimit në këtë konkurs pranonte edhe të rinj nga Kosova dhe Maqedonia. Të gjitha veprat e realizuara me këtë fond prej 6 milionë lekësh për secilën pjesë, përveç shfaqjes së tyre si premierë në skenën e Teatrit Kombëtar dhe në sallën Black Box të Akademisë së Arteve do të jenë pjesë e Festivalit të të Rinjve i cili do të startojë së shpejti. Sipas drejtorit të Teatrit Kombëtar Kristaq Skramit, Festivali i të Rinjve do të ketë një juri e përbërë nga anëtarë të tjerë vlerësues që do të ndajë edhe çmimet.

Nessun commento:

Posta un commento