Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

lunedì 4 maggio 2009

Flet aktori i teatrit “Bylis”, Muhamet Sherri: Unë jam “Xha Kosta” i karaktereve

Flet aktori i teatrit “Bylis”, Muhamet Sherri: Unë jam “Xha Kosta” i karaktereve

Vokali, toni karakteristik dhe pamja ime e qete-ja armet e mia ne skene

Me nje pamje te qete dhe babaxhane, me nje timber zeri tejet karakteristik, me hapat e tij te lehte ne kontrast me fizikun e tij te madh, aktorin shumeplanesh fierak Muhamet Sherrin e sheh gati cdo mengjes ne hollin para teatrit. Me gazeten e perditshme ai e shfleton ngadale, lexon cfare i duket me interesante, dhe pastaj pi qete-qete mes miqsh te tij dhe kolege kafen e mengjesit, ku nuk harrohet te hidhet edhe ndonje anektode e kendshme, apo te rifreskohen ne memorien e secilit ose ndonje rol, ose ndonje detaj i vlefshem kujtimi.
Nis keshtu dita per aktorin tashme 60 vjecar, mosha e te cilit edhe pse ne pamje te pare nuk tregohet jane rrudhat e thella qe lene brazden e vet te kujtimeve te hidhura apo te lumtura qofshin, te kendshme apo te pakendshme, sepse ne fund te fundit jeta per secilin nga ne ka me qindra e qindra te papritura. Diku ne nje “brrylake” te jetes, nje deshperim ngre krye, nje padrejtesi per aktorin, nje vuajtje apo nje detaj i hidhur varferie…por gjithsesi vetem kaq, pasi shpirti i tij i gjere, si edhe vet pamja e kalon me ate buzeqeshjen nen mustaqe, e vecante dhe babaxhane per Muhametin. Bluan ne koke mijera skena e mizanskena, nga filamt konematografike dhe dramat e komedite e luajtura prej tij. Nuk jane pak, por me dhjetera role te larmishem, nga muzikant, ne bari, nga nje zoteri ne nje varfanjak, nga nje fshatar i thjeshte ne nje hero…



Ashtu si dhe ne rol babaxhan, i buzeqeshur dhe me nje fisnikeri te trasheguar edhe nga geni i tij cam, aktori rrefen se jeta e tij ka qene mes te papriturash here te kendshme dhe here te pakendshme, here jeta e ka perkedhelur dhe here e ka goditur me shuplake, por kurrsesi nuk eshte rrezuar.Gjithnje artdashesi jo vetem fierak, por ne te gjitha skajet e vendit, e deri jashte kufijve e ka pritur me duartrokitje dhe ovacione. “Kjo me ka falur shume dashuri dhe kenqesi”-shprehet Muhameti. E ka te veshtire te rendise ne menyre kronologjike detajet e bukura artistike dhe kujtimet nga skena dhe jeta e tij. Ato i ngaterrohen, here filmi, here drama, here familja, here shoket e koleget. Aktori i me shume se 40 roleve ne drame dhe rreth 12 roleve ne kinematografi i cileson te gjitha te dashura dhe te paperseritshme, njesoj se ai prindi femijet e vet. Kujton kohen e tij “te arte” ne kinematografi, vitet 1976-1984 ku Muhameti me vokalin, timbrin e ngrohte te paperseritshem, fizikun e forte dhe burreror ka terhequr vemendjen e rregjisoreve dhe operatoreve me emer si Viktor Gjika, apo Pali Kuke.” Kane qene vitet 1977 dhe 1978 ku une luaja ne shesh xhirime te ndryshme per filmat “Gjeneral gramafoni” dhe “Udha e shkronjave”-kujton Muhameti. Kane qene pothuajse afer e afer xhirimet e ketyre filmave, kam shume detaje te kendshme dhe te hidhura, ku veshtiresite e aktoreve shtoheshin edhe me teper nga kursimet, plani apo aksionet e famshme para xhirimeve, idiotesira keto te sistemit monist, apo te udhezimeve nga “lart” nga drejtuesit e Kinostudios “Shqiperia e re”. Benim qysh ne mengjes e deri ne oren 14 aksion me pune vullnetare, pastaj na dergonin per xhirime, kjo per gati 1 muaj rresht kur ne xhironim ne nje studio ne Tirane per filmin “Gjneral gramafoni”. Kujtoj se drejtori i filmit Viktor Gjika i cili ka qene teper impulsive na hoqi kazmat e lopatat nga dora dhe beri goxha sherr atehere me Drejtorin e Kinostudios. Ne aktoret shkonim pa bere ze ne aksion me pune vullnetare, ama ne shesh xhirim pasdite na dridheshin kembet nga lodhja dhe nuk jepnim rendiment. Kane qene vite te “cuditshme” shprehet Muhameti, qe me fisnikerine e tij edhe tashme nuk e shpreh fjalen “te cmendura”…E keshtu nje e nga nje kujtimet “marrin udhe”…



[/color] -A kujtoni ndonje detaj te bukur nga xhirimet e filmave tuaj?



-Kam shume prej tyre, kryesisht te trishta sepse e tille ka qene koha e mbrujtur me padrejtesi, pabesi, idiotesira politike, varferi, por edhe gershetuar pazgjidhshmerisht me shume dashuri dhe pasion. E tille ka qene koha. Me kujtohet nje detaj nga xhirimet per filmin “Udha e shkronjave”, une luaja bariun qe takoi rastesisht Dhaskal Todrin. Nje rol i vogel, por shume domethenes. Ishte zeri i nje kombi qe therriste per dije dhe gjuhen e vet, xhironim ne nje stan te bukur ne afersi te Llogarase. Ishte fillimshtatori, por ishte shume vape, ishte i vetmi flim ku xhirimi i rolit tim u be brenda nje dite, ama qe me ngeli ne kujtese, pra ishte vape dhe ne pas disa oresh xhirim na u tha buza per nje pike uje. Mbaj mend i ndjeri Sander Prosi ngeli ashtu i zhuritur mbi kale, Bujarit i doli shkume nga goja, Ndrek Luca bertiti per uje, por nuk poi a vinin veshin, une isha pak metra larg tyre. Me ishte thare buza, por para koloseve te tille si Sandri, Luca apo Bujari nuk
kisha sesi te ndihesha. Isha ulur ne gjunje dhe gunen e kisha hedhur kraheve, madje isha mbuluar me te sikur te ishte dhjetor. Plasa, per nje bidon uje nuk duhej me shume se 15 minuta per te shkuar, por askush nuk levizte nga ndihmesit qe ishin ne grupxhirim. Nuk e kuptoj pse atehere llogaritej deri ne qindarken e fundit cdo shpenzim. Plani, plani na thoshnin dhe cdo shpenzim quhej luks. Por film pa shpenzime nuk mund te behej, atehere donin edhe cilesi, edhe pa lek. Ne nje moment mu mbushen syte me lot dhe bertita me te madhe, te gjithe kthyen koken sepse nuk e prisnin reagimin tim. “Po tic pate?-me pyeti Pali Kuke operatori, po dergoni dike per uje se vdiqem-bertita me te madhe. Shkuan dhe sollen nje bidon uje, nuk kishim te ngopur dhe pastaj perpiqeshim ti jepnim ngjyra komike ngjarjes. Cte benim, koha…



-Roli juaj tek “Udha e shkronjave” ishte ne nje kohe me “Gjeneral gramafoni”?



-Ne vit e ne vit, ai ne vitin 1978, xhiruam 3 muaj, nje muaj ne Berat, nje muaj ne Korce-Bilisht, nje muaj ne Tirane. Kur xhironim ne Korce kishim feste, por kur iknim cdo dite qysh ne 6 te mengjesit ne Bilisht ne e denim se c’hiqnim. Tere mengjesin udhe, dhe tere pasditen deri vone xhirime, po keshtu edhe ne Tirane, atehere kur ju tregova se paradite benim pune vullnetare e pastaj venim ne xhirim.



-Ne teater roli i “xha Kostes” fermerit grektek tragjikomedia “Fqinjet” ishte roli yt me i fundit. A e pate qe ne veper me dashuri?



-Roli im me i fundit eshte roli i Kostes, i nje fermeri grek Papuli sic i thone ata me dashmamiresi, eshte nje rol i nje njeriu te urte, te mire, dashamires, i cili percjell mesazhe teper njerezore, karshi personazheve te tjere sidomos atyre grek qe kane nje mentalitet negative karshi shqiptareve qe te detyruar nga kushtet ekonomike kane marre rruget e hirta te kurbetit ne token fqinje. Ky rol eshte brenda “lekures” sime si aktor, eshte nje ujrat e mia dhe kur ma serviri regjisori ne fillim e kisha lexhuar pjesen dhe sigurisht e mireprita, por me nje kenaqesi te madhe dhe e falenderova regjiroin qe pati besimin tek une, pasi puna jone eshte nje pune kolektive. Vepra eshte regjisori, pastaj aktoret dhe koleget me te cilet luajme dhe si e tille edhe une kane lene dicka. Eshte spektatori qe i vendos vulen e kenqesise se plote.



-I jeni “trembur” faktin se jeni nje actor provincial dhe se shpesh juria nuk ju ka dhene cmime pikerisht per kete?



-Jo, absolutisht, sepse cdo aktor ka CV e vet. Une jam nje aktor 35 vjecar dhe e kam provuar veten time edhe here te tjera. Une kam marre cmime qe nga viti 1876, 1981, 1989 ne Festivalin e fundit ne Tirane me dramen “E bukur shtepi e vjeter” te Pellumb Kulles. Kam marre cmim edhe ne vitin 1986 me rolin e Hodo Ruzhaj tek “Gjemimi i atij dimri”, me rolin e Xhafo Idrizit tek “2 krisma ne Paris”, keshtu qe une nuk trembem nga kjo pune.



-Ka ndodhur qe te kete pasur ndonje gabim ne interpretimin e teksit dhe si e keni kaluar?



-Po, ka pasur. Ne skene ndodhin edhe cudira, mudn te kete edhe bllokime, edhe emocione te fuqishme qe spektatori nuk i kap sepse aktori ka menyren e tij per ta kapercyer kete dhe ne te njejten kohe ne bashkpunim me koleget.



-Kur drama eshte e rregjistruar dhe ndodh qe ta shikoni me qetesi ne shtepi, ka ndodhur qe keni thene me vete: Mund ta beja edhe me mire kete rol?



-Kjo ndodh kur drama eshte e rregjistruar, shumica e tyre jo. Por mund te gjesh edhe vende ku mund te reflektojme me shume per rolin, per me teper embelsi, per nje tonalitet tjeter, por kjo ka ndodhur shume pak me thene te drejten. Ne rolet qe kam luajtur deri me sot jam teper i kenaqur, sepse mendoj se regjisori ka qelluar ne koke per rolin tim. Kryesisht role te dyta, rolet e kraktereve qe jane me pikant, sesa heronjte qe jane me te pergjithshem. Nuk eshte e lehte, po te shohesh qe aktoret e karaktereve jane me te fuqishem sesa heronjte, sepse heronjte mbarojne. Qe nga aktoret me permasa boterore tanet si Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Ndrek Luca etj kane shkelqyer ne rolet e karaktereve.



-Cfare “pelqeni” tek vetja si aktor?



-Vokali im, natyra ime e qete, toni karakteristik i zerit me bejne te jem vetvetja duke u pershtatur me fizikun tim te plote.



-Ju parapelqeni kinematografine apo teatrin?



-Seciala ka bukurine e vet, te mirat e veta, bukuria e teatrit eshte se e ke emocionin brenda ne salle drejtperdrejt me spektatorin, brenda 2 oreshit, emocionet clirohen plotesisht, ndersa kinematografia ka te miren tjeter qe mbetesh ne arshive, shikojne brezat punen tende. Psh ka film qe une kam luajtur si “Udha e shkronjave” ne 1977, tek “Gjeneral gramafoni”, “Gunat permbi tela”, “Ne prag te jetes”, “Fundi i nje gjakmarrjeje” e te tjera qe nuk me kujtohen tani. Ato mbeten, por sigurisht edhe drama qe eshte e bukur eshte e filmuar dhe ajo mbetet e rregjistruar e cila eshte dhene disa here si psh “2 krisma ne Paris”, nje drame qe eshte shfaqur qindra here dhe spektatori e mirepret, apo “Maria Oktober”, “Kush e vrau Kastijin” nje shfaqje model, “Shtrigat e Salemit”, “Pusi” etj qe vazhdojne te qendrojen ne arshivene TVSH.



-Kush eshte Muhamet Sherri?



-Kam lindur ne 1948 ne qytetin e Fierit. me origjine jam cam, prinderit e mi kane ardhur nga Cameria ne 1944. Ne vitin 1966 kam mbaruar maturen, kam punuar, vajtur ushtar dhe ne 1970 kam shkuar ne Institutin e larte te Arteve ne Tirane dhe kam mbaruar degen e drames. Nga viti 1973 e deri me sot jam aktor ne teatrin “Bylis” te Fierit.



-Rreth sa role keni ne kinematografi dhe sa ne teater?



Kam ne kinematografi rreth 10-12 role, ne teater nuk e di me saktesi, por mbi 60 role.

“Pengjet “ e Muhametit…




Si cdo njeri ne jete ka pengjet e tij. Po sikur te ecej ndryshe, si do te kishte rrjedhur jeta ime? Keshtu ka pyetur shpesh veten aktori i teatrit “Bylis” Muhamet Sherri. Ka disa pengjet, E para qe nje here varferia familjare dhe nje here xhelozite mes aktoreve nuk e lane te ngrinte nje tjeter karriere si pedagod ne Institutin e arteve ne Tirane ku i bene propozim per te punuar. Dhe pengu me i madh eshte ai i cmimit “Artist i merituar” nje cmim jo vetem i merituar, por edhe i percunduar nga mediokriteti i asaj kohe.
“Ka qene viti 1978 pas xhirimeve te 2 filmave “Udha e shkronjave”: dhe “Gjeneral gramafoni”. Sapo isha fejuar dhe isha ne kulmin e endrrave te mia profesionale dhe djaloshare. Drejtori i Teatrit Kombetar te asaj kohe me beri propozim per te jetuar ne Tirane, madje me kishin pozicionuar edhe vendin si pedagog ne Institutin e larte te Arteve. Po keshtu se bashku me mua u kishin propozuar Niko Vrushit dhe Gjergji Lales, por si kritik arti. Heren e pare nuk shkova, beja llogarite e varferise sime, ndoshta tashme eshte tragjikomike, por une isha bere llotari per nje televizor dhe paga ime ishte 6000 lek te vejtra.4 mije ishte llotaria. Me se te jetoja ne Tirane me 2 mije lek, kur ketu kisha shtepine e prinderve te ngritur. Me gjithe kemebnguljen e drejtorit te teatrit Kombetar i cili me beri thirrje per ngritje profesionale dhe avenir te jetes per te cilin duhej sakrifikuar, une nuk rrezikova dot. Heren e dyte me “mbyti” xhelozia dhe cmira e shume kolegeve te mia asokohe. “Pse jo une, por Muhameti” keshtu degjoja shpesh dhe vendosa te rrija pergjithnje ketu ne teatrin e qytetit tim. Bera mire apo keq? Nuk e di, por shpesh pyes veten se cdo te isha une tashme… Pengu tjeter ne jete ishte ai i titullit “Artist i merituar.” Kalova te gjitha “etapat” per te merituar titullin, por kur vajti propozimi ne Kryeministri, gjithcka ngeci. “Doli nga arshiva” historia ime biografike dhe xhaxhai im i denuar me 12 vjet burg si bashkpunetor i gjermaneve” Mendo historia e trishte e popullit cam i martirizuar dhe i debuar ne Shqiperi me 1944 pra ne fund te luftes kunder gjermaneve dhe ne bashkpunetor me ta. Keto ishin cmendurite e kohes se shkuar, kohe e cila te mbyste me “biografira” politike…


Nessun commento:

Posta un commento