Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

lunedì 4 maggio 2009

Hapet skena antike e Butrintit

Hapet skena antike e Butrintit

A.Mile


Aktivitet të domosdoshëm e quan Alfred Bualioti Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit "Butrinti 2000" që nis më 15 korrik. Një traditë që hyn në vitin e tetë dhe ngjit në skenën antike të Butrintit teatro nga Anglia, Greqia, Serbia, Gjermania, etj., pa lënë mënjanë Shqipërinë teatri i së cilës përfaqësohet këtë vit me dy vepra. Ashtu si edhe herët e tjera "Butrinti 2000" mbështetet së pari nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, por që këtë edicion e përkrahur pa hezituar financiarisht me 10 milionë lekë (të reja). Madje MTKRS e ka renditur festivalin në një guidë turistike ndër aktivitetet më të rëndësishme që pushuesit ia vlen ta ndjekin. Ndihmë modeste vjen në momentin e fundit nga AMC që i jep pak nuancë të gjelbër korrnizave të festivalit. Sipas organizatorëve "Butrinti 2000" garanton nivel të padiskutueshëm me trupat pjesëmarrëse që janë këto që janë tashmë në program, pas përzgjedhjes së shumë kandidaturave.

Pas dokumentarit 13 minutësh ku bëhet retrospektiva e jetës 7-vjeçare të Festivalit, është "Atelier 31" që hap netët e teatrit në skenën antike brenda sitit të Butrintit me "Medean" e Euripidit, me regji të Mikel Kalemit. Interesant është fakti që përballë "Medeas" shqiptare pritet një "Medea" angleze, e zgjedhur jo pa qëllim nga organizatorët. Është një mundësi për të ballafaquar dy kultura, dy gjuhë teatri dhe plot elementë regjisorialë dhe të aktrimit. Një përballje nivelesh. Kompania teatrore "Collisions" që sjell një variant modern të Euripidit, e ka për herë të parë në Shqipëri.

Në program janë dy vepra të Shekspirit. Bëhet fjalë për "Natën e 12-të" në lojën e artistëve të teatrit bullgar "Nikolai Binev" me regji të Krikor Azaryan dhe "Mbreti Simbërlen" nga Teatri Kombëtar gjerman i Timisoarës në Rumani, me regji të Alexander Hausvater. Një vepër që nuk është përkthyer ende në shqip dhe vjen në skenë përmes një loje spektakolare dinamike dhe një kostumografie të veçantë. Ndërsa "Nata e 12-të" na kthen në kohën e Shekspirit. Gjithçka do të serviret si të ishte shek. XVI, madje edhe rolet e grave do të luhen nga burrat.

Dhe përsëri Teatri Kombëtar i Greqisë së Veriut me qendër në Selanik, me një tjetër vepër të Euripidit, "Bakantet" me regji të Tassos Ratzos.

Teatri i Dramës së Beogradit për herë të parë na sjell një nobeliste të letrave, si dramaturge. Është Elfride Jelinek me "Një trilogji e vogël e vdekjes" me regji të Nebojsha Bradiç. Ndërsa Teatri Maqedonas me "Jonadab" të Peter Shaffer, nën regjinë e Dejan Projkovski.

Edicioni i tetë i festivalit mbyllet nga Teatri Kombëtar i Tiranës me "Berberin e Seviljes" të Beaumarchais, premierë e 2007-ës, me regji të Eric Vigner-së. Në fund të festivalit mendohet të ndahen edhe dy çmime, një i kritikës dhe një i publikut. Çmime gjithsesi honorifike, për vetë pasurinë financiare të festivalit.

Nessun commento:

Posta un commento