Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

lunedì 4 maggio 2009

Intervistë me Anton Krosaj, Aktorin e Teatrit të Estradës Shkodër.

Intervistë me Anton Krosaj, Aktorin e Teatrit të Estradës Shkodër.

Nga Besi Bekteshi

" Në kulm të vorfnise bëhet edhe humori më i madh"

Anton Krosaj është i fundit talent i humorit shkodran i dalë nga grupet amatore të cilat kanë qënë edhe fabrika e vërtetë e të qeshurës në Shkodër. Ai e quan veten "I fundit i mohikanëve" dhe me sa duket tashmë nuk ka asnjë rast për të dalë talentet në këtë mënyrë. Me krenari thotë se është zbuluar nga Gëzim Kruja dhe se idhull të tij ka Tano Banushin. Ai tashmë është i gëzuar se luan si profesionist për krah gjigandëve Zef Deda, Zyli Miloti dhe Besnik Çinari. Gjithmonë i gjeshur dhe me biçikletën e tij i cili është edhe mjeti më i mirë për të Krosaj ka origjinalitetin e batutës dhe plastikën e përveçme që e bën të dashur në Shkodër duke shkaktuar të qeshura të shumta në "Migjeni" por edhe në skenat e televizioneve dhe teatrove të vëndit. Antoni ka role të shumtë, por duke bërë shaka thotë se janë kaq shumë "sa numurohen me gishtat e dorës dhe ....këmbës". Anton Krosaj në fakt është i prirur drejt origjinales dhe kapacitetit të madh që është batuta dhe humori thellësisht shkodran dhe krahinor.

Anton kur e ke filluar aktivitetin dhe ku?
Anton Krosaj—Po e kam filluar në fabrikën e madhe të humorit shkodran që është quajtur "Duhan Cigaria" Imagjinoni se prej saj kanë dalë Tano Banushi, Gëzim Kruja, Muharrem Nurja dhe Besnik Çinari. Kanë dalë edhe shumë të tjerë dhe unë jam "I fundit i Mohikanëve". Viti ku kam dalë në skenë ka qënë viti 88-të.

Kush ka qënë "zbuluesi" i talentit tënd?
Anton Krosaj - Ka qënë Gëzim Kruja i cili më ka dhënë dorën i pari për tu futur në botën e spektaklit në humor. Unë i jam atij brezi humoristësh, tepër mirënjohës.

Kjo ka qënë fundi i diktaturës, po në fillimet e demokracisë?
Anton Krosaj—Me ardhjen e demokracisë sëbashku me Muhamet Çekinin, Bujar Ademovin, Rudina Smajlin dhe Alketa Gjonin formuam grupin "Thumbi"i cili shumë shpejt u bë i famshëm jo vetëm në Shkodër, por edhe në Shqipëri.

Kush është kulmi i këtij grupi sipas jush i cili ju bëri me famë?
Anton Krosaj—Patjetër që ka qënë programi televiziv në TVSH, "Personazhe në kurth". Për këtë gjë duhen falenderuar producenti Arben Mazi dhe regjizori për mua famoz, Arjan Çuliqi.

[b]Pastaj Krosaj si vazhdoi kariera e juaj?

Anton Krosaj—[/b]Po, pastaj unë kam marrë pjesë në pothuaj të gjithë filmat e humorit të regjizorit Çuliqi dhe kjo ka qënë eksperienca profesioniste në humorin e njohur timin edhe në ekranin e vogël.

Po në përfaqësimin tënd televiziv kush mendon se ka qënë pjesa më e arritur dhe e pëlqyer?

Anton Krosaj—Po mendoj se ka qënë kur kam dalë "me dritare në krah" ku luaja si i "ftuar" në emisionin "ditare e hapur" e Rudina Xhungës.

Me çfarë keni vazhduar pastaj në përfaqësimin tuaj të humorit?

Anton Krosaj---Po unë mund të them se kam rreth 12 shfaqe të agjensisë Buna 1 dhe patjetër recitalet e Bujar Qamilit dhe Mond Halilit. Kam shfaqe të ndryshme me dhjetra dhe tre komedi të regjizorit Mond Mëhilli në Shkodër.

Krosaj po largohemi nga kujtimet dhe po futemi në të tashmën. Ku jeni sot?
Anton Krosaj—Tani jam në "Teatrin e Estradës" në Shkodër dhe mund të them me plot gojën "ma mirë vonë se kurrë". Kjo sepse tashmë, jam përkrah të mëdhenjve Zyli Miloti, Zef Deda, Besnik Çinari dhe Drande Xhai.

Mirë Krosaj po materialet e humorit prej kujt i ke?
Anton Krosaj—Materialet me thanë të drejtën i kam prej "axhës" tem Paulin Selimit. I them axhë Paulinit sepse ai vet me thotë nip. Nuk e kuptoj pse, por ai diçka ma "tepër duhet të dijë". Mund të them se materialet e tij si "fejesa" dhe "polici i trafikut" janë kulmet e mia si interpretim dhe skeçe në skenë.

Kush është idhulli juaj i homorit Krosaj?

Anton Krosaj—Idhulli im është i madhi i homorit shkodran dhe shqiptar Tano Banushi.

Kujt i ngjan Anton Krosaj dhe kë ke zëvëndësuar?
Anton Krosaj—Nuk i ngjaj kërkujt dhe kam zëvëndësuar veten.

Sa role ke luajtur dhe kur është kënaqësia jote më e madhe?
Anton Krosaj—Jam i lumtur se kam luajtur shumë role sa numorohen me gishta.....bashkë me ato të kambës. Kënaqësia ime më e madhe është po mora 5-së në Shkodër, sepse kjo do të thotë se marr 10-të në rrethe të tjera.

Anton , a bëhet humor sot?
Anton Krosaj—Bëhet edhe në "Portokalli". Edhe aty bëjnë humor. Kush thotë se bëjnë humor banal unë i përgjigjem se edhe ky lloj humori është pjesë e jetës.
Pastaj edhe aty artistët "vijnë tu ju rritë" dhe gjithsesi prej atje fitohen 3-4 artistë të mirë në vit.

Për çfarë ke mbaru Anton?

Anton Krosaj—Unë kam "mbaru me të tana".

Jo të pyeta për shkollën?
Anton Krosaj—Kam mbaru të "mesmen industriale" por ditën ama.

Po në Shkodër kush ban humor Krosaj?
Anton Krosaj—Policët në trafik në rradhë të parë. Kryetarët e komunave dhe azili i pleqve, pastaj vijnë deputetët tonë të nderuar?

Po ju të estradës?
Anton Krosaj—Ne vjedhim prej tyre, sepse shkrimtarët e humorit kanë mbetur shumë pak.

Pse nuk shkon edhe ti në Tiranë Krosaj?
Anton Krosaj—Kam problem qeranë e shtëpisë. Jo vetëm kjo, por "unë baj humor thellësisht krahinor" dhe ai është kryesisht me batutat e shkodranëve i bazuar në sensin e tyre të humorit.

Diçka për familjen tuaj Anton?
Anton Krosaj----Kam dy fëmijë një djalë dhe një vajzë që i "kam ba tek e tek", por me një grua. Nuk kam shumë punë
Jam lirshëm, se pazarin ma ban vjehrri.

Si të duket Shkodra Anton?
Anton Krosaj—Shum kush thotë se Shkodra "asht në fukarallek". Por prej kësaj gjëje kam përfituar unë. Sepse në kulmin e fukarallekut "asht edhe humori më i madh". Ka raste që artëdashësit në Shkodër janë me lekët e fundit, por salla ka qënë gjithmonë plot.

Po rroga Anton a të del?
Anton Krosaj—Megjithë respektin për veten mund të them se rroga më del "me pagu dritat se unë i paguj, kopshtin e fëmijve dhe ujin"! Për të tjerat djali i vogël më thotë "hangsh vedin".

Anton të falenderoj për bisedën.
Anton Krosaj—Të falenderoj edhe unë ty dhe gazetën "SOT" sepse kujtoheni për Shkodrën.

Nessun commento:

Posta un commento