Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

lunedì 4 maggio 2009

“Jam shumë sëmurë Titulli? Pas vdekjes time”

“Jam shumë sëmurë Titulli? Pas vdekjes time”

Ilda Lumani

Është i njëjti. Me të njëjtin humor si të ishte në skenë. Gati për të ndarë edhe me lexuesit tanë një histori humori, të krijuar nga ai vetë dhe që i shkon për shtat edhe situatës së tij. Met Bega, humoristi i njohur është sëmurë nga parkinsoni. Prej dy vjetësh gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë. Ka dalë në pension dhe e kalon pjesën më të madhe të ditës në shtëpi. Rrallë ndonjë prej miqve e viziton. Ndërkohë që shteti duket se e ka harruar. Një harresë që ka çuar edhe në mohimin e pensionit të veçantë, që duhet të merrte për shkak të punës që ka bërë dhe sëmundjes së vështirë që ka sot...
Si u përfshi Met Bega në jetën artistike?
Qysh i vogël jam aktivizuar në Shtëpinë e Pionerëve në grupet artistike të asaj kohe. Atëherë ishte tjetër kohë, i binim tepsisë se nuk kishte orkestër. Më pas shkova ushtar dhe vazhdoja me grupet artistike derisa hyra në Cirkun e Tiranës si amator. Pastaj në vitin 1991 e më tej vazhdova tek Estrada e Ushtarit. Prej tre vjetësh jam në pension.
Ju keni dhënë mjaft shfaqje cila prej tyre ju ka dhënë më shumë sadisfaksion?
“O paret e mia” është një nga shfaqjet më të bukura dhe që është pëlqyer shumë jo vetëm nga publiku në sallë por edhe nga ai që e ka parë në ekran. Kam marrë shumë vlerësime për të dhe mendoj se është një nga më të mirat e mia. Por gjithashtu edhe interpretimi në film si tek “2 hërë mat” më ka lënë gjithashtu mjaft mbresë.
Ju nuk hynit tek personazhet bukurosh dhe tërheqës, por përsëri ishit tek të preferuarit e publikut. Përse?
Kisha gjakun e ëmbël që më donin.
Me të njëjtën masë ka qenë edhe dashuria në ambientin e punës?
Po mendoj se po. Ka shumë kryp tek ajo që unë thosha dhe bëja në skenë dhe këtë e donin.
Meti numëron mbi një mijë shfaqje, çfarë i ka mbetur peng që nuk ka realizuar?
Në fakt unë kam dhënë 1200 shfaqje dhe kam interpretuar në 8 filma mes tyre “2 herë mat”, “Tela mbi violinë”, “Edhe ashtu edhe kështu”. Gjithashtu kam dhënë tre recitale “O paret e mia”, “Stopa dhe Meti”, “Meti 5”. Po ashtu kam realizuar dy kaseta me humor njëra “Militanti”, tjetra “Po hapim dosjet”. Ajo çfarë dua dhe do të realizoj është një shfaqje me pantonime si Mr.Been, por unë do jem Mr.Bega. Do të jetë një film që do të dal në televizor dhe pastaj do të shitet në DVD. Por për këtë duhet të gjenden lekët më parë që të realizohet.
Ju keni formuar një duet të këndshëm me Mariana Kondin. Jeni ju që e zgjodhët atë, apo u kombinohej humori?
Në fillim nuk e kam pasur fare qejf Marianën por pastaj ngjiti dhe ka luajtur bukur. Por fillimisht partnere unë kam pasur Vera Veizin me të cilën kemi bërë gjithashtu shfaqje shumë të mira.
Meti ju prej dy vjetësh vuani nga parkinsoni. Gjatë kësaj kohe cilët nga miqtë tuaj keni pasur më shumë pranë?
Përveç Marianës dhe Frankos (Françesk Radit) askush tjetër nuk më viziton.
Po nga shteti keni pasur mbështetje gjatë kësaj kohe?
Unë kam 2 vjet që jam i sëmurë dhe nuk ka ardhur askush të më shohë, jo të më ndihmojë. Asnjë mbështetje nuk kam pasur. Jam në pension me ilaçe që janë shumë të shtrenjta dhe nga Ministria e Mbrojtjes prej së cilës unë varesha (pasi kam punuar në Estradën e Ushtarit) nuk kam pasur asnjë ndihmë, gjë që e ka për detyrë ta bëjë. Unë duhet të marr pesionin e veçantë që duhet të më jepte Ministria për dy vjet që jam i sëmurë.
Po gjendja shëndetësore juaja si është tani?
Siç më shihni dhe me ilaçe mjaft të forta.
A keni marrë shpërblimin e duhur gjatë punës suaj? A mendoni se ju e meritoni një titull për gjithë punën tuaj artistike?
Po, ma kanë premtuar një titull. Titullin ma kanë ruajtur pas vdekjes. Kjo historia jonë është kështu takohen dy shokë “Meti dhe Tuku. Takohen tek dera e burgut dhe Meti i thotë Tukut:
Meti – Ku je s’jemi parë fare
Tuku – Këtu jam në burg
Meti – Ç’a bën aty në burg?
Tuku – Ç’a bëra, ja vrava 3 dhe një më iku.
Meti – Sa u dënove?
Tuku – Një muaj.
Meti – Një muaj për tre veta?!
Tuku – Luajti shuku doli Tuku.”
Këto janë historitë shqiptare. Unë e kam jetuar jetën. Më kanë dashur shumë. Tani që jam sëmurë nuk para dal, por edhe kur dal ndonjëherë më ndalojnë, më përshëndesin dhe më urojnë dhe kjo më bën të ndihem i lumtur dhe i shpërblyer me mirënjohjen e popullit, publikut që më ka duartrokitur dhe mbështetur gjithë kohës.

Nessun commento:

Posta un commento