Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

lunedì 4 maggio 2009

Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Para disa kohe ne qytetin e Vlores u zhvillua Festivali i Humorit Shqiptar (2 8 qershor 2006). Nje sivella i tij, i pari pas thuajse 10 vjet heshtjeje, braktisjeje, pakim e shperfillje nisi po ne Vlore, si rifillim i nje tradite te hershme e te pasur, dikur te quajtur “Takimet e estradave profesioniste”, qe zhvilloheshin ne qytetet kryesore te vendit, ndersa per gati 10 vjet ne qytetin e Shkodres, te quajtura pasketaj “Ditet e humorit”.

Dikur ky lloj teatri kish goxha peshe, rendesi, merita, poaq permase sociale e politike, dinjitet, duke krijuar ate qe sot quhet ndryshe “impakt” me shoqerine, me kohen, me publikun. Vitet e pas 1990, as mish as pesh, e mrudhen kete gjini popullore e te dashur te teatrit.

Shumekush prej artisteve u largua, shume te tjere me pagat minimale qe merrnin nga shteti “fakir fukara” emigruan, nderruan “zanat”, kerkuan mjete te tjera mbijetese. Burimet e financimit u shterren, trupat artistike te tyre u katandisen “kokoshi nje thele”, nga 15 gjer 40 aktore, instrumentiste e kengetare qe kishin dikur, kane rene sot ne 5 6, ja te themi edhe 10 vete.

Nje baterdi e vertete. Dhe po keshtu ngjau me zvogelimin e numrit te shfaqjeve, te premierave, rrjedhimisht te vendit te respektueshem dhe te hapesires se gjere qe pat zene dikur ky teater fort i pelqyer e demokratik per nga fryma, per nga menyra e komunikimit, per nga elementet ndertuese e strukturore si dhe per nga mjetet shprehese artistike.

Por ja qe mulliri i kohes bluan e bluan, ndaj nostalgjite, ne kete rast, s’ka pse sillen ne mendje per te vajtuar {ka ishte, por per te krijuar qasjet e dobishme qe ky teater te mos dale jashte udhe, te mos mbetet ne cep te vemendjes.

Andaj, i pari mendim i imi dhe i shumekujt qe e do dhe e nderon kete lloj teatri, eshte vleresimi dhe pergezimi i nismes se artistit te njohur Mirush Kabashi per ta ruajtur startin e Festivalit te Humorit, kujdesi i bashkise per ta ruajtur pikerisht ne Vlore, duke e paqtuar ate edhe me detin, klimen, veren, pse jo dhe plazhin, pra me ate qe tash me perkedheli i themi “turizem kulturor”.

Shkodra s’ka pse behet “xheloze” per Vloren, sidoqe njerezit e atij qyteti e kane ne gen humorin, e thithin si ajri, si qumeshtin e gjirit te nenes. Por ja qe artistet vlonjate dhe bashkia e ketij qyteti kembengulen per kete festival, e trajtuan dhe e “nderuan” si nuse te bukur, dhe si nje “nuse te bukur” te tyren edhe e rrembyen. Ashtu qofte!

Estrada dhe koha
Kjo gjini e teatrit eshte quajtur dikur “gazete folese”, dhe percaktimi ka shprehur nje tipar sa historik, poaq specific dhe formal te saj: aftesine per ta rrokur kohen ne dimensionin e vet te fundem, dhuntine per te komunikuar shpejt, per t’ju pergjigjur flake per flake asaj qe ndodh “tani”, “kete cast”, se toku me detyrimin per te ofruar terapi dhe ilace per semundjet dhe lengatat e njeriut dhe te shoqerise gjate vete procesit te zhvillimit…

Prandaj mirepriten me entuziazem parodite e zgjuara, plot kripe e lezet, te artisteve “embleme” te estrades se Vlores, Afrimit, Agronit, Metit, ne shfaqjen “Me te future”.

Ata “shetisnin” lirisht neper hallet e njeriut te sotem shqiptar, e ngjyenin penen aty ku plaga dhimbte, ku dukuria komike ne formen e te shemtuares apo te ultes, te vesit apo te mangesise, gjer edhe te budallallekut, vihej nen hostenin e tyre si njerez te mprehte e gazmore njeherit, si artiste qe dine ta dallojne te keqen, te ligen, te zhberen, te vdiren dhe gjithe lemizhdet qe vjell koha, gjithcka te ndote qe shoqeria e lufton ne perpjekjen e saj per vetepastrim…

Prandaj ne shfaqjen e teatrit te varietese se Durresit “DVD 06 Surpriza”, me regjisor Haxhi Ramen, ne pame gjesende komike te pranishme ne jeten tone, ne perditesine tone, duke e bere me zhdervjelltesi dhe finese “skermen” ne fushen e humorit, pa vulgarizime…

Prandaj shfaqja “Numerojme” e teatrit te varietese se Sarandes solli nje seri te metash shoqerore por dhe asish qe manifestohen ne karakterin e njerezve, si duart e pista qe vjedhin arken e shtetit (Telefoni magjik) dhe xhepat e klienteve (Farmacistja), mashtrues qe perfitojne nga mungesa e ligjeve dhe e kontrollit (Mashtruesi) etj…

Prandaj ne shinjestren e artisteve te Shkodres, perpos shpotive politike ndaj pushtetareve te papergjegjshem, erdhen edhe shpotite e bera kundrejt deformimeve qe hasen jo rralle ne marredheniet njerezore, ato kunder sajimit te nje “familjeje te re” ku te dy palet, sidoqe hileqare ndaj njera tjetres, mbeten te vetendeshkuar…

Spektri i dukurive komike eshte shume i gjere. Per me teper, sot artistet kane te siguruar nje kusht parak, me te domosdoshmin, dikur te mohuar: Lirine e krijimit. Humori dhe satira, posacerisht keto, pa liri nuk mund ta kryejne kurresesi misionin e tyre godites fshikullues (por dhe sherues), nuk mund ta realizojne dot kritiken e tyre ndaj deformimeve, bjerrjes morale, teprise se pushtetit, hajnise, vesit etj.

Liria sot eshte e ligjeruar, porse ajo nuk po shfrytezohet aq sa dhe ashtu sic duhet. Kjo nenkupton se ende humori dhe satira ne keta vite nuk po rreket drejt dukurive komike te thukta, ku te gjesh jo pak hidhesire e dhimbje brenda.

“Piperi” i saj nuk djeg aq fort. Kjo eshte nje ceshtje qe kerkon shestime te gjera; nje ceshtje thelbesore e orentimit te shenjestres se humoristeve qe krijojne ne kete gjedhe teatrore. Andaj do te mendoja qe sot, sidomos neser, teatrot e varieteve duhet te priren ca me shume kah satira dhe sarkazma, duke gjetur, sakaq, nje drejtepeshim me te mbrothte me elementet e tjere te humorit, me pak “pickues”.

Satira dhe humori – balance e prishur
Nje paranteze: Si gjendje dhe shfaqje e natyres njerezore, humori eshte nje reagim psikofiziologjik, me shkaqe e shtysa te gjithefarta, sa intelektuale qe vijne nga loja, kombinacionet, nprehtesite dhe perceptimet e mendjes, poaq edhe ndjesore qe vijne nga ngazellimet, ekstazat dhe lumturia e njeriut gjate veprimtarise se tij te shumellojte e ne kohe te ndryshme.

Doemos, ne zhanrin e teatrit te varietese, humori eshte “parti prim”, cka do te thote se ne materialet e saj jane shume me te pranishme pikerisht gjendjet gazmore, ngacmimet e ardhura nga fjalet e mprehta, nga sjelljet dhe veprimet me karakter shpotites e argetues, nga elementi i “lojes”, i rrengjeve dhe i dredhive (ndaj mikut, shokut a kundershtarit tend), nga keqkuptimet, intrigat dhe ngaterresat (e qellimta ose jo), nga tallja, qeshja dhe perqeshja ndaj me te dobtes dhe te dobetve, ndaj njerezve me vese dhe vete vesit, posacerisht ndaj me te ngathteve, “qullaceve”, atyreve qe jane me te vonuar perkundrejt ngucjeve dhe reagimit te tjetrit, gjithpo edhe ndaj atyre qe behen “poligon qitjeje” per mangesi e dobesi te karakterit, per veprime te pahijshme, gjer dhe te ndeshkueshme.

Te tilla shfaqje e modelime te humorit ne i pame ne shume materiale te 9 prej shfaqjeve te dhena ne kete festival, i pame po ashtu ne lojen e aktoreve, ne mizanskenat dhe gjetjet regjisoriale etj. Humori, sidoqe kritikonte, edhe lezetonte, na ngazellente shpirtrat. Ne qeshnim pra edhe “pa te keq”.

Kritika, ne kete rast, ishte e mirekuptuar, sikunder edhe terapia qe humoristet dhe artistet nenkuptonin. Nje te tille koncept e pati te qarte shfaqja e Durresit, ku shume gazmore e intermexo, me humorin e tyre te mprehte, qe rridhte nga te papriturat komike (kryesisht te ardhura prej replikave), u bene te kendshme per ne. Ky lloj humori ishte mund te cilesohej, si te thuash, “pa te keq” duke mbetur brilant ne formen e vet.

Sidoqe pati edhe ndonje material te gjate (madje te “zgjatur”), ne pergjithesi te kjo shfaqje u parapelqye materiali i shkurter, posacerisht ai ku elementi i lehte dhe argetues i humorit paraqitet si me kryesori. Nje prirje te tille e pame edhe te shfaqja e Shkodres “Goja llap e shpina dap”, megjithqe “cuditerisht” ajo e kishte humbur jo pak mprehtesine e vet karakteristike si nje humor fin, ngacmues, shakator e plot befasime, si dikur motit.

Edhe regjia kishte jo pak difekte e mosarritje.
Duke e quajtur te mireqene hapesiren zoteruese te formave “argetuese” e kendellese te humorit ne skenat e teatrove te varietese, nga ana tjeter, ne skenen e ketij teatri lipset qe te jete me i gjendur elementi i satires dhe i sarkazmes fshikulluese. Bash kjo eshte me e veshtira per t’u realizuar.

Koha plot bjerrje e deformime shpirterore, politike, shoqerore e morale qe hoqem e po heqim, kjo kohe me cudira e marri, me “thagma”, percudnime e fenomene te shemtuara, ka nevoje te gjeje gjuhen dhe kodin e vet te humorit ne skenen e estrades, ate me te pershtatshmen; te gjeje mendjen e mprehte dhe guximin e artisteve. Po a ekziton kjo mendje? A jane shkrimtaret e sotem humorist ne nivelin e nje Pellumb Kulle, e nje Qamil Buxheli?

Nese ka ende, sa kane mbetur syresh? Une e di boshin e madh qe eshte krijuar per te tille autore, e di handikapin e pesuar. Kam degjuar edhe zerat e “Circeve” per t’i grishur humoristet drejt shakave te trasha e mendjeve te trasha. Pikerisht per kete arsye une vleresoj si arritje konceptin e shfaqjes se Gjirokastres “Ja ku jemi”.

20 vjet kjo estrade, them, nuk ka dhene shfaqje me te mire profesionalisht. Ne pame aty edhe satiren, edhe sarkazmen. Fshikulli godiste njerezit tane, qe udheve te emigrimit e dyerve te botes, me nje kove e me nje fshese, harronin bash dhe prinderit e tyre te mbetur vetem e te braktisur, duke u mburrur, madje, si snobe qesharake per jeten kinse moderne dhe “europjane” qe benin (ne fakt, te denje si sherbetore e skllever te kohes se re).

Ne u zemeruam si edhe vete artistet per politikanet rufjane, qe e kane katandisur kete vend si mos me keq duke i degdisur njerezit te lypin neper bote, pushtetare arriviste e grabitqare qe e shohin shtetin si nje lope thjesht per ta mjelur per vete, si nje xhep te madh per ta zhvatur. Vargjet e Cajupit psh aktualizohen dhe kesisoji satira kthehet me te vertete ne nje kamzhik te forte, ulerites, qe na rebelon dhe nxit protesten tone.

Pavaresisht se situata komike nuk ishte shfrytezuar mire, kurse batutat e mprehta mund te ishin me flakeritese, sidoqofte skeci “Zogi i Zi” i estrades se Shkodres, me subjekt ndodhine tashme tejet te njohur te ndertimit apo prishjes se mbikalimit ne Tirane, ngacmoi nje dukuri tipike ne jeten politike te vendit: frymen konfliktuale, mungesen e zgjidhjes dhe te kompromisit, absurditetin e qendrimeve kapricoze (qe te kujtojne grindjet e kalamaneve).

Po a mund te kenaqemi me kaq? Aspak, jo. Dinjiteti dhe serioziteti i teatrit te varietese do te nund te shfaqej me se miri fale aplikimit edhe te formave te drejtperdrejta te satires e sarkazmes, duke fshikulluar fenomenet e shemtuara e te ulta qe kane bere vend ne jeten e shoqerise, posacerisht ato ne jeten politike, ato ne raportin e njeriut me shtetin, me shoqerine, me pronen, me moralin, me familjen, me vetveten.

E rendesishme, dhe me e veshtira, eshte fakti qe satira te mos vije assesi ne forma te “ngrysura”, merzitshem, lodhese, ku veshtire te qeshet. Perkundrazi, ajo lipset te njemendesohet ne asi formash te shlirta, ku gazi te vershoje shpenguar dhe ne te qeshim me gjithe shpirt me te keqen, ta shpotisim plot hare te ligen, ta luftojme ate duke e goditur ne piken me te dobet, tek “thembra e Akilit”, atje ku ajo e humbet fuqine dhe behet me te vertet per t’u tallur.

Pikerisht nje optike te tille ne e pame tek shfaqja e teatrit te varietese se Fierit “Porta e perrallave”, me shkrimtar humorist dhe regjisor Ilir Bezhanin. Prania e satires ketu ishte e gjithkundshme, e tretur bukur e me hijeshi, duke rokur kryesisht sferen e dukurive morale.

Por ne nuk do te qendrojme ne kete merite te konceptit letrar dhe regjisorial te I. Bexhanit, pasi do deshem qe, nepermjet edhe kesaj shfaqjeje, te ngrenim nje tjeter problem per gjendjen aktuale dhe ardhmerine e estradave:

Format, modelet, strukturat moderne
Forma e teatrit te varietese, se paku ne shekullin e XX kur ajo u duk se mori nje drejtim te qarte, trashegoi nga historia e teatrit boteror shumecka qe vinte nga komedia erudite romake, nga teatri spanjoll i bujtinave te shekullit te XVI, nga teatri shetites francez (i famshimi “Teatri i ndritur” i Molierit qe bridhte fshat me fshat me disa karroca) dhe sidomos nga “Komedia e Artit”, e lindur kryeherit ne Itali dhe qe pushtoi mepastaj gjithe Europen, me humoriste te tipit te Goldonit, me karakterin improvizues, maskat, gazmoret e gaztoret (xanet), laryshine e materialeve dhe zhanreve teatrore. Shumecka e bukur prej trashegimise, edhe dje, edhe sot, edhe mot, do te mbetet e do te perpunohet me tej, pasi ato jane sprovuar neper shekuj.

Shumecka tejkalohet, bjerret, dekompozohet, humbet e harrohet. Me e njohura dhe me e vjetra semundje ne estradat tona para viteve ’90, gjithashtu edhe pas ketyre viteve, ishte dhe eshte uniformiteti strukturor i spektaklit, forma e konsumuar dhe e bezdisshme e binomit skec kenge. Ketu fantazia regjisoriale rresht.

Nga ana tjeter, kjo forme perjashton nga struktura e nje varieteje shume gjedhe e lloje te larmishme teatrore, sikunder jane komedite e shkurtra, parodite dhe kupletete, monologjet dhe recitimet e vjershave satirike, numrat akrobatike, ata te cirkut, klounet apo magjistaret, skecet dhe komedite muzikore, numrat koreografike dhe modelin e aktorit te kabarese etj. Me te drejte thuhet se estrada e ka “stomakun te gjere”, gelltit e tret shumecka.

Ne kete festival ky binom ishte “kokeforte”, s’leshonte pe, as istikam. Nga 9 shfaqje, 6 kishin pelqyer, me pak perjashtime, kete strukture, cka flet per mpakje te imagjinates regjisoriale. Perkunder ketij binomi famekeq, estrada e Durresit rrekej te krijonte nje nyje lidhese te materialeve, fale nje “laptopi” te zmadhuar, te kthyer ne dekor (zgjidhje skenografike), ku projektoheshin pamje nga qyteti, portrete aktoresh, pershendetje etj.

Ndoshta, me xhirime ne mjedise natyrale dhe me pas ne skene e vice versa, nje forme e tille performimi do te behej teper intriguese. Vecse, kam bindjen, per mungese parash ajo nuk mundi te realizohej. Gjithsesi, prej ketij koncepti te H. Rames duhet nxitur ideja e nje konvergimi me te shpeshte e me te mencur te imazhit filmik me skenen, pasi teknika ne ditet tona eshte ku e ku me e sofistikuar se dje, kurse mundesite e shfrytezimit te saj ku e ku me te medha…
Premiera “S’kam pa Valentinsa” e teatrit te varietese se Elbasanit, me autor dhe regjisor Erand Sojlin, duhet pergezuar pikerisht per konceptin e organizuar te krejt lendes letrare perputhur metafores se shen Valentinit – dashurise. Ajo shkonte e vinte neper kohera e neper cifte, vecse brenda hallakames se trurit te nje vajze marroke, si personazh nderlidhes.

Nderkaq, regjisori e kishte vene gjithcka ne funksion te konceptit te tij unifikues, madje edhe mizanskenen e kengetareve dhe reagimin e orkestres, duke bere qe ata te ishin pjese e aktrimit dhe e lojes. Por modelimit te gjetur te shfaqjes si strukture, i mungonte, mbase, nje konkretesi me e madhe ne karaktere, nje gjuhe me e pasur humoristike, me te papritura dhe befasime te kendshme, sikunder edhe nje sherbim e vemendje me madhe ndaj aktrimit, qartesise se fjales etj.

Shfaqja qe solli nje shembull te bukur ishte ajo e Fierit, “Porta e perrallave”, ku ne pame se si ngasjet e ardhura nga folklori, anekdotat, barcoletat, kripogramet, rrefenjat humoristike te popullit u shnderruan ne nje libret te njesuar, fort mire te menduar nga autori dhe regjisori Ilir Bezhani. Tharmi ish po ai, i hershmi, ardhur prej mprehtesise se folklorit, vecse zhvillimi ishte i mevetesishem.

Dhe kjo kerkonte talent. Duheshin pervijuar karakteret, duheshin krijuar situatat, duhej ushqyer me gaz dialogu dhe konflikti. E gjithe shfaqja ishte nje teresi. Dukej si nje jehone e ardhur nga mugullira e tradites, por bukur tingelluese per ne, njerezit e sotem. Dhe te ngjan se paralelja e hequr prej autorit regjisorit nga dje me sot eshte nje thelb gjithpo ai, I perseritshem e rezistent: se njerezit ne thelb jane gjithpo ata, se problemet mbeten gjithpo te njejtat per shqiptaret e djeshem e te sotem.

“Nusja qe per inat te vjehrres shkon e fle me millonane”, edhe sot po ajo e djeshmja eshte (ndersa burri ka shkuar te punoje jashte, ne emigracion). Se kokefortesia karakteristike e shumekujt shqiptari, burri a gruaje, qe edhe duke u mbytur ne pus nuk pranon te pohoje se bari pritet me kose, perkundrazi pritet me gershere, kjo eshte sa per te qeshur, po aq edhe per te qare.

Ka brenda edhe argetimin, shakane, elementin e humorit, sikurse edhe djegesiren e satires, kritiken e ashper, leqendine ndaj vesit te shemtuar e te rrezikshem te kokefortesise. Dhe bukuria pastaj gati sa s’rrezellin ne trajtimin e anekdotes se njohur te bijes se arixhiut, te cilen na e kerkoka mbreti nuse per djalin e vet.

Kontrapunkti shfrytezohet brenda karaktereve te ndertuara dhe konfliktit, duke ardhur natyrshem tek ideja e komunikimit, tek postulati se “ashtu i do mushka drute”, se s’behesh dot “edhe qeros edhe fodull”, se “arixhiut i duhet folur me gjuhen e arixhiut”. Apo anekdota e mrekullueshme e “Hasan pordhes”, qe nga nje grimce folklorike eshte zhvilluar krejt ne nje komedi me situata e batuta gazmore, dhe ku ideja se nami te ndjek pas si hije e shpoti neper breza, vjen kendshem e pa teklif.

Elementi banal, vulgariteti dhe kultura e “kicit”
Nuk ka me nevoje te sqarohet tanime se elementi banal dhe nenteksti seksual ne gjinite e humorit eshte i dobishem, pjese e natyrshme e tij, vecse ai duhet shfrytezuar ne voli te zberthimit te karaktereve, te kritikes apo si veprim e replike humoristike, ne nje cast te caktuar. Nuk ka pse trembemi nga banaliteti, as nga nenteksti seksual.

Estrada s’eshte nje art puritan, as fjala aty s’eshte “puriste”. Vete ky lloj teatri shfaqet, per nga natyra dhe funksioni i tij, si tejet popullor, masiv. Fjala eshte qe batutat dhe gjestet banale, nentekstet seksuale, mos te kthehen ne qellim me vete, ne fill pershkonjes te gjithckaje, te cdo fabule e cdo subjekti, as ne pretekst dhe ne pasoje njeheresh te te berit te humorit. Nje qasje te tille e ka fort te pranishem spektakli humoristik “Portokalli” i televizionit “Top Chanal”.

Sigurisht, s’ka pse kerkohet nga humori “pasterti epruvete”, ndryshe ai do te humbiste vlagen, ate qe eshte “popullore”, e jetes, e tavolinave te pijes, e gezimeve, e hareve shoqerore, e ngacmimeve, e shakave. Une e di, nga ana tjeter, se qysh nga koha e Aristofanit te madh te Greqise se mocme, komedite e ketij te fundit mbusheshin me gjithfare fjalesh, gjestesh e sharjesh nga me banalet prej vete aktoreve, pa e shqetesuar aspak publikun, i cili e kishte pranuar “kodin” artistik te tyre.

Pikerisht, me ngjan se ne kete festival funksionoi ky “kod” humoristik, ishte ruajtur nje ekuiliber pergjithesisht i drejte midis elementit banal dhe funksionit estetik te tij, pa e kthyer kete te fundit ne sharje, ne zhargon te piste rrugesh. Dhe kjo, per mua, eshte nje arritje qe duhet bere me dije.

Nje kujdes. Sens. Maturi e vete artisteve. Kishte p.sh. ne sjelljen e personazhit te vjehrrit, te luajtur nga Afrim Agalliu ne shfaqjen e Vlores, nje gjest banal me nentekst seksual, porse ai ishte tretur e ujdisur aq bukur me personazhin dhe situaten ku ky ndodhej, saqe ishte shnderruar vetiu ne nje gjetje plot hir komik, ne nje shenje ekspresive te karakterizimit te figures se tij.

Krejt e ngritur mbi nje nentekst seksual ishte edhe skeci “Hajduti” e estrades se Sarandes, por aktorja Pranvera Bejleri ne rolin e plakes dhe Haki Spaho ne rolin e hajdutit nuk e “ndoten” skecin, perkundrazi e shfrytezuan me zgjuarsi situaten, pa teprime a vulgarizime.

Per te ngucur te qeshuren e publikut, per ta rrembyer ate me cdo kusht, shpesh humoristet dhe aktoret futin ne tekst dhe ne skene fjale te ndyra, sjellje si prej rrugacesh, te pashoshura nga logjika dhe hiri i artit. Kesisoji, ende ne skenat e teatrove tane te varietese has mjaft ndikime prej kultures se ashtuquajtur “Kic“ – pra te kultures se rruges, te fjalorit te vrazhdet e te piste, te sharjeve e britmave.

Edhe keto lloj prirjesh jo se nuk mund te futen ne skene, porse duhet te jene fort te kufizuara, sidomos te motivuara e ne funksion te ideve, pasi ndryshe skena do te mbytej syresh duke ia nderruar destinacionin. Me te mund te merren lloje te tjera teatri, ato qe zhvillohen ne sheshe, ne rruge, ne panaire, ne mjedise tregu, pune, ushtrie apo me tubime publiku te nje seksi, te nje moshe, te nje kategorie e niveli kulturor etj. I themi keto pasi tendenca duket se po shfaqet fort ne mjaft materiale te estradave, duke e ulur dinjitetin dhe kulturen e mberritur jo pa mund e veshtiresi prej saj.

Mes zmadhimit, groteskut dhe te natyrshmes
Doemos qe humori eshte nje zmadhim, shpesh i tejme i veseve dhe mangesive te tipit e karakterit te personazhit, i situatave ku ai vendoset, i sjelljes dhe i gjestit, i gjithckaje.

Aktori i estrades kete e di fort mire, ndaj ruan drejtepeshimin midis zmadhimit qe realizohet per ta bere sa me te dukshme komiken, nga njera ane dhe vertetesise per ta paraqitur ne menyre sa me te natyrshme, organike ate gjate lojes, nga ana tjeter. Eshte hiri komik, e “qeshura e brendshme” ajo qe i rregullon keto dy ane, ne dukje, te papajtueshme.

Po marre si shembull te ketij mendimi mjeshtrin e madh te humorit, Artistin e Popullit, Luftar Pajo, se paku ne dy rolet e tij te shfaqjes se Fierit: Arixhiun dhe Mullixhiun. Sadoqe ka atje edhe elemente te groteskut, pra te zmadhimit dhe ekzagjerimit, aktori eshte mese i vertete, mese i besueshem. Ai per vete eshte serioz, por duke na bere ne te qeshim.

Ai ka ndertuar karaktere te spikatura, vecse karaktere komike ama, tejet komike. Po keshtu ben edhe Hajrie Rondo me dy rolet e saj, nusen dhe vjehrren, packa se entuziazmi dhe ekstaza e saj e njohur si aktore e forte dhe energjike mund te teharrej dicka me shume. Gjithsesi, ne fjale te fundit, “ekzagjerimi” i saj ishte i filtruar brenda karakterit te vete humorit si te tille, ishte shprehur si gjendje shpirterore estetike, si perjetim aktorial specifik.

Drejt karakterit kishin synuar edhe aktoret e Gjirokastres Liljana Ristani, Klement Konomi, Nebahete Skendi dhe Irena Pilo, duke sjelle role te goditur. Natyrisht, midis artisteve te humorit, jane te pazevendesueshem parodistet e Vlores.

Kete percaktim ata e kane merituar me interpretimin e tyre virtuoz, vokal dhe aktorial, porse, nga ana tjeter, s’duhet harruar dhe nenvleftesuar aspak profili i tyre i mirefillte si aktore te humorit, pra qe jane te zote te krijojne figura interesante mbi materiale letrare te plota, sikurse u pa edhe ne shfaqjen e tyre.

Vec plakut topall te Afrim Agalliut, do te sillja ndermend interpretimin e kendshem te Mehmet Likon, me ate levizjen e kembes si per ta cliruar nga belberia apo Agron Hamon me shpotine qe derdh permes personazhit te infermierit, qe ben corap nje familje te tere.

Nje profil te vecante ka krijuar nder vite aktori i estrades se Sarandes Haki Spaho, ne lojen e te cilit gjen sa elementin grotesk dhe zmadhimet e qellimta, poaq prirjen per te ndryshuar e krijuar shume fytyra ne nje fytyre, te cilat pasurohen vetvetiu edhe nga te dhenat e tij prej aktori karakteresh.

Keto vite ka krijuar individualitetin e vet aktori i estrades se Elbasanit, Salsano Rapi, me spontaneitetin dhe perjetimet e tij burleske brenda vecorive te gjinive komike, sikurse e natyrshme dhe jashte stampave (ndonjehere te rrezikshme) na u paraqit aktorja e njohur Mariana Kondi, e ftuar ne kete shfaqje.

Dhe s’do desha te harroja ne kete shkrim ndihmesen e dhene nga aktoret e Durresit, posacerisht nga Muharrem Hoxha, Roland Koca, Aishe Stari, ate te Shkodres nga Besim Qinari, Zef Deda, ate te Sarandes nga Pranvera Brinja e Flamur Oruci, me tutje Veli Raden me shfaqjen e tij recital “90 minuta pa shtese”, pa lene menjane aspak, perkundrazi duke i nxitur aktoret e reja te talentuara si Miola Sitaj, Erjona Kakeli etj.

Si te menaxhohet produkti artistik?
Fare shkurt: Sa here jepen shfaqjet e estradave? Ky eshte nje problem kryesor, jo vetem per to, por per krejt teatrin. Duhen riorganizuar turnete, krejtesisht te munguara (s’ka fonde te mjaftueshme, sigurisht), qarkullimi i trupave nga qyteti ne qytet. Dhe ketu lind nje problem, qe e ardhmja me siguri do ta cek per mbare (shpresojme) e do t’i jape nje zgjidhje.

A mund te qendrojne 10 trupa estradash, disa syresh brenda nje hapesire te vogel (p.sh. Tirane Durres, Fier Elbasan Vlore), kur neser mjetet, rruget dhe mundesite e komunikimit do te jene shume me te favorshme? E dyta, vec trupes se aktoreve te llojit te varietese prane televizionit “Top Chanal”, qe mbahet me nje projekt te vecante nga humoristi Agron Llakaj, duhet dhe kam pershtypjen qe jo large disa nga televizionet tona me te fuqishme si TVSH, Klan, Vizion Plus, ndoshta dhe ndonje tjeter, do te mbledhin rreth vetes aktore te talentuar te humorit dhe do te ndertojne me ta programe e performaca te tipit te varietese, a kabarese, a muzikleve, a formave te tjera, ne sherbim te argetimit te telespektatoreve, por edhe te rritjes se audiences se tyre.

Cila eshte e ardhmja e estradave? Nje pyetje me spec kjo, por e shtruar tashme ne tavolinen e politikes kulturore te vendit. Ky edicion i dyte i Festivalit te Humorit ne Vlore ishte nje mesazh per t’u dhene frymen e munguar trupave te mbetura te estradave, qe financohen nga buxheti i bashkive dhe Ministria e Kultures.

Nje mesazh i mirepritur. Nga ana e tyre, keto trupa dhe artistet e tyre duhet te pershtaten me mire me ritmin e kohes, me kerkesat e publikut, me ate qe i bejne terheqese per te mbijetuar; duhet te rimekemben me personel, me mjete, ashtu sikunder mundesi te tjera, vec atyre shteterore (taksapaguesve) mund te ofrohen nga televizionet, biznesi privat etj.

Nga prof. Dr. Josif Papagjoni - Koha Jone

Nessun commento:

Posta un commento