Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

lunedì 4 maggio 2009

“Njeriu që pa vdekjen me sy” rikthehet në skenën e teatrit "Skampa" në Elbasan

“Njeriu që pa vdekjen me sy” rikthehet në skenën e teatrit "Skampa" në Elbasan

Pas 42 vjetësh, komedia "Njeriu që pa vdekjen me sy", e autorit shqiptar që ka jetuar në Rumani, Viktor Eftimiu, rikthehet në skenën e teatrit "Skampa" në Elbasan.

Të nisura prej disa kohësh, provat janë në përfundim të tyre. Emocionet do të zbrazen mbrëmjen e 10 tetorit. Ditë që shënon edhe 45- vjetorin e krijimit të teatrit "Skampa". Regjisori Spiro Duni bashkë me stafin e aktorëve janë entuziastë për këtë shfaqje. Në fakt, ngjitja në skenë nuk shënon vetëm një rikthim të dramës në skenën e Elbasanit. Vet regjisori Duni, vite më parë, kur pjesa është vendosur nën regjinë Lec Shllakut, ka interpretuar rolin e Vagabondit. E po kështu aktori i njohur Robert Ndrenika vesh sërisht rrobën e Filemonit.

Ishte vetëm 23 vjeç kur këtë rol e interpretoi në skenën e Elbasanit. Tashmë i përqaset personazhet me gjithë eksperiencën që i kanë dhënë vitetet. Në role të tjera regjisori ka përzgjedhur aktorë si Valentina Kita, Salsano Rrapi, Erand Sojli, etj. "Vepra nuk do të ketë atë qëndrim klasik, ku prioritet ishte pengesa e një martese. Në synimin tim, kësaj here do të dominojë plani tjetër, që tek ne merr rol të parë, siç është ambicja për politikë e politikanëve tanë, të cilët nga dëshira e madhe bëjnë të humbasin edhe marrëdhëniet më intime mes njerëzve të tyre më të shtrenjtë që kanë brenda familjes.

Është një fushatë elektorale, pa përdorur gjuhë politike, pa deformuar asgjë nga autori, pasi ai vërtetë e ka shkruar shumë vite më parë, por ajo duket sikur është shkruar sot", shprehet regjisori Duni. Deri më sot, pjesa është vënë në skenë në 1500 teatro të botës, deri në Japoni, ku gjithmonë ka njohur suksesin.

Nessun commento:

Posta un commento