Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

lunedì 4 maggio 2009

Qirinj në skenën ku ndërroi jetë Prodani

Qirinj në skenën ku ndërroi jetë Prodani

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të aktorit Aleko Prodani, kolegët e Teatrit A. Z. Çajupi të Korçës kanë zgjedhur skenën ku ai ndërroi jetë, si vend homazhi.
Duke thyer për herë të parë rregullin e skenës, ata kanë ndezur qirinj tek vendi ku një vit më parë duke interpretuar në provën gjenerale të komedisë "3 burra për një grua" të Dario Fosë, Prodani ndërroi jetë. Artistët korçarë kanë vendosur lulet dhe mbajtën 1 minutë heshtje në nder të tij.

"Humbja e Lekos, - thotë aktori Petrika Riza, - i solli humbje të madhe jo vetëm artit korçar por edhe atij shqiptar. Ai do të mbetet si një meteor që u shua në mes të rrugës. Për të gjithë ne aktorët do të jetë si një udhërrëfyes drejt realizimit të një arti skenik të përkryer, pasi i tillë ishte ai."

Ndërsa Zamira Kita, një tjetër aktore e trupës profesioniste të Teatrit "Çajupi" dhe kolege e Alekos, shprehet se "ne simbolikisht zgjodhëm buqetat me lule dhe qirinjtë për këtë ditë, pasi ato sot flasin më shumë se fjalimet pompoze. Kemi mall për Lekon. Na duket sikur e kemi midis nesh. Më duket se jemi sërish bashkë nëinterpretimin e atij roli ku ai dha shpirt. Rallë ndodh që një aktor të ndërrojë jetë në skenë. Sot ai i mungon publikut korçar dhe mbarëshqiptar",- thotë Kita me lot në sy.

Aleko Prodani është një nga emrat më të spikatur të humorit shqiptar. Në vitin 1956 ka qënë përkrah nismëtarëve të krijimit të estradës profesioniste të Korçës. Në karrierën e tij të gjatë artistike, ka realizuar mbi 100 role në teatër e kinematografi, duke krijuar një personalitet akrtistik të kompletuar. Në vitin 2005 në Festivalin Mbarëkombëtar të Aktrimit në Fier, ai u vlerësua aktori më i mirë. Për 30 vjet mbajti titullin "Artist i Merituar".

Nessun commento:

Posta un commento