Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

lunedì 4 maggio 2009

Rikard Larja, rikthimi me Shën Gjonin modern

Rikard Larja, rikthimi me Shën Gjonin modern

Alma Mile

Me pamjen e qetë, prej babaxhani, me flokët e thinjur, ai duket se ka vërtetë diçka prej shenjtori. Ndoshta, përveç aftësive interpretative, kjo është një tjetër arsye pse Stefan Çapaliku, dramaturg e regjisor, e zgjodhi atë për të luajtur rolin e Gjonit. Jo pagëzonjësit të Krishtit, por Gjon shqiptarit, që jeton në vitet më absurde dhe të errëta të diktaturës komuniste. “Shën Gjon kryepremi” është komedia, e cila rikthen në skenën e teatrit aktorin Rikard Ljarja. Shfaqja ka premierën nesër në orën 19:00 në teatrin “Migjeni”, Shkodër. Ngjarjet zhvillohen në kohën kur Shqipëria ishte përfshirë nga vrulli i revolucionit popullor. Nisi aksioni i furishëm i mbylljes dhe shembjes së objekteve të kultit. E pikërisht në këtë atmosferë, në ditën e Shën Gjonit, në shtëpinë e burrit me emrin e shenjtorit vjen një televizor. “Vepra na kthen pas në ato vite, kur ardhja në shtëpi e një televizori përbënte një ngjarje të rrallë. Aparati televiziv mungonte në atë kohë. Askush nuk dinte ta përdorte, ndërsa kurioziteti ishte i madh. Vepra ka histori, por ka edhe humor, deri në notat e sarkazmës”, - thotë Rikard Ljarja. Ai është i kënaqur për bashkëpunimin me trupën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Sigurisht nuk janë më aktorët e brezit të tij, megjithatë ai ndihet mirë mes aktorëve të rinj. “Bashkëpunimi është i shkëlqyer. Të 12 karakteret e veprës, janë njëri më i realizuar se tjetri. Aktorët e rinj, janë shkodranë me humor, të mirë deri në fund”, - thotë aktori. Ndërsa po përgatitet për shfaqjen, në teatrin ku ka nisur rrugën si aktor, shumë vite më parë, Ljarja ndihet mjaft komod. “Jam në vendlindjen time, në vendin ku jam edukuar dhe ku kam marrë kulturë. Jetoj në shtëpinë e lindjes, që ka ndërtuar babai im dhe ndihem vërtetë shumë mirë”, - thotë Rikard Ljarja. Ndonëse u bënë vite që i ka munguar skenës së teatrit në Shqipëri, apo ekranit të filmit, ai thotë se ka qenë gjithnjë i pranishëm. “Nuk është e vërtetë se kthehem pas 20 vjetësh. Kam qenë gjithnjë i pranishëm. Kam luajtur në Kosovë, por kam pjesë në mbrëmje letrare e të tjera aktivitete”, - thotë Ljarja, i cili viteve të fundit i është kushtuar më së shumti të shkruarit. I prerë, nuk i pëlqejnë fjalët e tepërta, madje nuk ka qejf as të bjerë në nostalgjira e të kujtojë vitet që ka lënë pas. “Unë shoh gjithnjë përpara”, - thotë ai, ndërsa e ka merak të theksojë se Shkodra ka ndryshuar për mirë. “Në Shkodër jetohet!”.

Nessun commento:

Posta un commento