Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

lunedì 4 maggio 2009

“Sander mafishja”, 1 vit i perjashtuar nga Teatri Kombetar Aktori dhe dramaturgu Ilir Bezhani prej mese 1 viti ka mbetur jashte stafit te TK-se

“Sander mafishja”, 1 vit i perjashtuar nga Teatri Kombetar
Aktori dhe dramaturgu Ilir Bezhani prej mese 1 viti ka mbetur jashte stafit te TK-se, me justifikimin se nuk ka vende te lira per aktore

Petrika GROSI

Prej mese nje viti aktori i Teatrit Kombetar e dramaturgu Ilir Bezhani eshte i papune... I papune jo ne kuptimin se i mungojne angazhimet si dramaturg brenda e jashte vendit, por duam te themi i perjashtuar nga institucioni, ne skenen e te cilit ai ka ngjitur me qindra shfaqje e premiera brilante. Ky eshte dhe paradoksi i radhes per te gjithe artistet dhe dashamiresit e artit skenik. Te gjithe e njohim Bezhanin per interpretimet e tij, sidomos, nuk ka te madh e te vogel qe te mos ta njohe ate nen petkun e dashur e komik te Sander mafishes, te komedia “Pallati 176”. E megjithate, sot siç tregon vete artisti duket se askush nuk pyet per vlera e per kontribute ne Teatrin Kombetar. Gjithçka e erret do te niste per Bezhanin atehere kur ne krye te Teatrit Kombetar ne Tirane do te vinte Armando Bora, i cili do t’i komunikonte aktorit te njohur suprimimin e vendit te tij te punes si dramaturg prane TK-se, duke e nxjerre keshtu te papune. Pas kesaj, Bezhani thote se “kerkova qe te rikthehem serish si aktor prane TK-se, por me thane se nuk kishte me vende...”. Atehere krejt stafi i TK-se ka qene rreth 72 persona, nga te cilat rreth 33 ishin aktore. Bisedat e Bezhanit me ish-drejtorin Bora, ish-ministrin e Kultures Bujar Leskaj, drejtorin aktual te TK-se Kristaq Skrami e ministrin e Kultures Pango, duket se nuk e kane vene ne vend nje incident te tille. Ne çudirat qe po shohim te zhvillohen perdite ne fushen e artit paska pasur vend qe te renditej edhe nje ndodhi si kjo. Pergjigja qe i japin Bezhanit duke e mbajtur jashte stafit te Teatrit Kombetar nuk eshte se ai nuk permbush kushtet apo ndonje motiv tjeter profesional, por krejt ndryshe: “Nuk kemi vende per aktore ne trupen e TK-se”. E natyrisht, nuk ka grusht me te rende per nje artist, te cilin e kane propozuar edhe per drejtor te teatrit, se sa te ndihet i zhvleresuar, i flakur tej krejt banalisht ndersa vende bosh ka pasur gjate ketij viti. Siç rrefen Bezhani, ne te njejten kohe TK-ja ka marre aktore prane trupes se saj. “Nuk doja ta beja publike kete gje sepse me vinte zor dhe mendoja se drejtesia do te vihej ne vend e situata do te zgjidhej. Tani shikoj me zhgenjim se askush nuk pyet per aktoret dhe artin. Gjerat zhvillohen ne menyra klanore dhe sipas influencave” – shprehet aktori per gazeten “Albania”. Si perfundim, vlen te thuhet se e gjitha kjo mund te mos kishte ndodhur nese do te kish sadopak seriozitet nga ana e eproreve te TK-se dhe MTKRS-se. Ndoshta mund te zgjidhej edhe çeshtja e numrit te aktoreve ne TK-se, duke filluar me nje mbledhje bordi dhe nje shqyrtim te numrit dhe perberjes se stafit te aktoreve. Urojme qe Bezhanin ta rishikojme sa me shpejt ne skenen e Teatrit Kombetar pasi vertet na ka munguar!

Nessun commento:

Posta un commento