Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

lunedì 4 maggio 2009

Shtatë filma përkujtojnë Boris Ikonomin

Shtatë filma përkujtojnë Boris Ikonomin


Pak muaj pas vdekjes Shoqata e Animacionit Shqiptar dhe familja përkujtojnë regjisorin e filmit të animuar Boris Ikonomi. Artisti që u nda nga jeta nëntorin e vitit të kaluar është autor i njëmbëdhjete filmave të tillë.

Aktiviteti përkujtimor që organizohet në Kinema "Millenium" nesër në orën 18:00, pikërisht në ditën kur Ikonomi do të festonte edhe 53 vjetorin e ditëlindjes është një nderim dhe homazh për veprën e artistit.

Për këtë përkujtimore nga Arkivi Qëndror i Filmit do të dalin dhe do të projektohen shtatë prej prodhimeve të tij: "Puna është flori", (1981), "Ilira", (1983), "Nevoja të ndihmon", (1984), "Zëri i gjakut, zëri i tokës", (1985)," Merimanga dhe Brumbulli", (1985), "Dy vëllezër dhe ujku", (1986) dhe "Mëndje, mëndje", (1988).


Boris Ikonomi u lind në Tiranë në Tiranë më 16 prill 1956. Pasioni i tij për pikturën do të kurorëzohej me një diplomë të Grafikës, në Akademinë e Arteve të Bukura, në vitin 1979.


Gjatë viteve 1979-1992 punon si regjisor dhe piktor i filmit të animuar në Kinostudion "Shqipëria e Re", ku në vitin 1980 realizoi edhe filmin e tij të parë "Agroni dhe nafta". Më pas gjatë viteve 1992-1999 drejton "Albafilmanimation". Boris Ikonomi u nda nga jeta më15 nëntor 2008.



"Balada e vëllai të vdekur" tregohet në shumë gjuhë në TK



Turneu i shfaqjes shumë gjuhëshe "Balada e vëllait të vdekur", nesër në orën 19:00 ndalet në skenën e Teatrit Kombëtarë.


Pjesa është bazuar në një baladë
tradicionale greke, dhe vihet në skenë nga regjisori grek Sotiris Hatzakis. Ky konsiderohet një projekt interballkanik, për arsye se motivet si ai i Kostandinit dhe Doruntinës janë të njohura edhe në vende të tjera ballkanike Bullgaria, Rumani dhe Serbia.


Roli i nënës luhet nga tri aktoret Margarita Xhepa, Maria Katsiadaki (Greqi) dhe Maia Morgenstern (Rumani). Muzika ka në përbërje daullet dhe korin i zisë, që interpreton këngë tradicionale të Folorinës, Serbisë, Bullgarisë, Përmetit, të bregut jugor të Detit të Zi dhe të Trakës. Shfaqja luhet vetëm një mbrëmje.


Trioja e studentëve përballë trios së kompozitorëve



Studentët e Akasdemisë së Arteve prezatojnë koncertin e radhës së stinës koncertore të "Pranverës". Marisa Hatibi (violinë), Dorina Laro (vilonçel) dhe Kristina Petrollari janë tre studentet që luajnë sot në orën 19:00 në sallën e Akademisë së Arteve. Programi i trios përmban pjesë nga Ludwig Van Bethoven, Dimitri Shostakovich dhe Astor Piazzola.



Velaj ekspozon në Pogradec



Në sallën e galerisë së arteve "Lasgush Poradeci" ekspozon nga dje Fatmir Velaj. Është një prezantim me foto dhe pikturë që mban titullin " E kuqja në dhomën e gjumit".
Velaj është një emër që lëviz midis dy qyteteve, të Vlorës ku ai ka lindur, dhe Vjenës ku jeton prej vitit 1991 dhe ku më 2003 u vlerësua me titullin "Nder i Republikës së Austrisë" për kontributin e veçantë në kulturë dhe në art.



Artisti është fitues i medaljes së artë në konkursin e Sanremos në Itali në vitin 2003 dhe në vitin 2009 fitues i fotografisë artistike "La forcuara", po në Itali.
Për këtë prezantim në Pogradec, artisti vendas Anastas Kostandini është shprehur: "Fatmir Velaj në fotografinë e tij artistike nuk pikturon ndërsa në piktura nuk fotografon".



Në ekspozitë kanë marrë pjesë edhe drejtuesit e ambasadës austriake në Tiranë si dhe kryetarët e bashkive të Pogradecit, Korçës dhe të Elbasanit, Artan Shkëmbi, Niko Peleshi dhe Qazim Sejdini.

Nessun commento:

Posta un commento