Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

lunedì 4 maggio 2009

“Skampa”, pak fjalë për historinë e gjatë të teatrit

“Skampa”, pak fjalë për historinë e gjatë të teatrit

Shfaqja e fundit, që ishte programuar në mbrëmjen e gjashtë të këtij aktiviteti, ishte ajo e trupës së Teatrit Kombëtar të Tiranës me shfaqjen “Berberi i Seviljes”, por festivali nuk do të mbarojë këtu. Do të jenë festimet për përvjetorin e teatrit mikpritës të këtij evenimenti artistik, “Skampa”, që mbush plot 45 vjet prej themelimit të tij, ajo që do të mbyllë edhe edicionin e 9-të të festivalit teatror. Teatri “Skampa” Elbasan është ndër trupat profesioniste më të njohura shqiptare, themeluar në vitin 1962. Në historinë e saj 45-vjeçare të teatrit profesionist numëron mbi 120 premiera të autorëve shqiptarë dhe të huaj, laureuar me çmime më të larta në festivalet kombëtare teatrore shqiptare, si në vitin 1989 me çmim të parë. Ka marrë pjesë dhe në kompeticione të ndryshme jashtë vendit si në Itali, Greqi, Gjermani etj. Trupa e teatrit përfshin aktore të shquar të laureuar me tituj të lartë si “Artist i Popullit”, “Artist i Merituar”, “Aleksandër Moisiu”, etj. E pikërisht dje një ceremoni e veçantë është organizuar me këtë rast në ambientet e teatrit “Skampa”, në praninë e shumë artistëve që kanë dhënë kontributin e tyre gjatë këtyre viteve në këtë teatër profesionist, si dhe përfaqësuesve nga pushteti vendor. Në programin e kësaj ceremonie janë parashikuar një sërë kumtesash kushtuar teatrit “Skampa”, si ajo me temë “Teatri i progresit”, ku edhe ka referuar drejtori i teatrit “Skampa”, Benon Lopari. Gjatë fjalës së tij Lopari ka bërë edhe një rezume të këtij teatri që nga fillesa e tij. “Skampa e nis jetën e saj foshnjore me dramën “Vajza e portokalleve” nën regjinë e Lec Shllakut, e pasuar me dramën “Rrethimi i bardhë”, e cila ishte dhe shfaqja e parë e vënë në skenën e këtij teatri. Ka qenë merita e regjisorit të madh Lec Shllaku, tha në fjalën e tij Lopari që e ktheu teatrin nga një trupë amatore në profesionale. Më pas dramat “Justina”, “Linda”, “Udha e largët”, “Qelia numër 7”, “Udha e Zavalinave”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, etj, do të shfaqeshin në teatrin “Skampa” ndër vite, dhe jo vetëm në këtë teatër, por në mbarë Shqipërinë. Më të suksesshmet e këtyre dramave do të ishin “Udha e Zavalinave”, si dhe “Firmat e vogla”, të cilët janë shfaqur rreth 230 herë. Benon Lopari, nuk ka lënë pa përmendur edhe aktorin e regjisorin Astrit Cerma, i cili sipas tij, “do të vijonte ecurinë lartë e më lartë të këtij teatri, duke vënë në skenë dramat “Fajtor pa faj”, “Qytet rrethimi”, etj. Mbas viteve 1971 teatri “Skampa” do të shtohej me aktorë të rinj, ku aktorët Shpëtim Shmili, Olimbi Dhima, Shane Shllaku, Astrit Cerma, do të shënonin edhe teatrin më bashkëkohor në Shqipëri, ku nën regjinë e regjisorit Tomorr Shishmani dhe dramaturgut Fahri Balliu do të vinin në skenë mbi 10 drama. E më pas bashkëpunimi i ngushtë edhe me regjisorin Spiro Duni, e Astrit Cerma, do ta kthenin këtë teatër bashkëkohor. Spiro Duni, do të vinte edhe dramën e parë “Dy krisma në Paris“, i cili me këtë dramë mbroi diplomën, pikërisht në sallën e këtij teatri, e do të vijonte më pas me dramën “Sa shumë gjethe të thata këtë vjeshtë” etj.

Teatri “Skampa”, feston 45 vjetorin e themelimit

Salla e tetatrit ‘Skampa” ne Elbasan eshte mbushur plot me artedashes dhe artiste te skenes se ketij teatri, kesaj radhe jo per te ndjekur nje shfaqje por per te festuar 45 vjetorin e krijimit te teatrit “Skampa”.

Salla e tetatrit ‘Skampa” ne Elbasan eshte mbushur plot me artedashes dhe artiste te skenes se ketij teatri, kesaj radhe jo per te ndjekur nje shfaqje por per te festuar 45 vjetorin e krijimit te teatrit “Skampa”. Kesaj radhe spektatore te vete rezymese se punes artistike ne vite ishin shume artiste qe kane dhene kontributin e tyre gjate 45 vjeteve. Ne kete teater profesionist, nuk munguan edhe perfaqsues te pushtetit vendor. Ne programin e festimeve nuk u lane jashte vemendjes edhe nje sere kumtesash kushtuar teatrit "Skampa", nje nder te cilat u quajt "Teatri i progresit", per te cilen referoi Drejtori I teatrit Skampa Benon Lopari.

Ne programin festiv organiozatoret perfshine edhe nje ekspozite e skenografit te njohur elbasanas Fatbardh Marku, i cili mban firmen e dhjetra skenografive te premierave te ngjitura nder vite ne skenen e teatrit “Skampa”. Teatri "Skampa" Elbasan eshte nder trupat profesioniste me te njohura shqiptare, themeluar ne vitin 1962. Ne historine e saj 45-vjeçare numeron mbi 120 premiera te autoreve shqiptare dhe te huaj, Lauruar me çmime me te larta ne festivalet kombetare teatrore shqiptare, permendim ketu 1989 me çmim te pare.


Marre nga : Gazeta Shqiptare
“Skampa”, laborator i artit shqiptar

EKSKLUZIVE/ Demir Hyskja: “Dua dhe nje shfaqje ne Prishtine”. Artisti i Popullit tregon per dramen “Toke e ndezur”, e cila duhej te shfaqej ne vitin 1981 ne Kosove. Shfaqja qe nuk udhetoi dot ne viset shqiptare

Elbasan - Jubileu i 45-vjetorit i themelimit te teatrit profesionist “Skampa” te qytetit te Elbasanit, u festua dje me pjesemarrjen e aktoreve veterane te teatrit dhe artiste te njohur te skenes shqiptare. Rruga 45-vjecare e ketij institucioni te artit skenik erdhi permes kumtesave dhe kujtimeve te aktoreve dhe regjisoreve qe kane dhene kontributin e tyre, apo vazhdojne te punojne per zhvillimin e metejshem te tij. Ne te vertete, shfaqjet teatrore ne kete qytet kane nisur qe ne vitin 1909, por vetem ne vitin 1967 Teatri “Skampa” u kthye ne teater profesionist. Nga ajo kohe, “Skampa” sherbeu si nje laborator per pergatitjen e artisteve te medhenj te skenes dhe ekranit shqiptar. Lavdia nis me aktore te tille si Demir Hyskja, Robert Ndrenika, Lec Shllaku, Shpetim Shmili, Astrit Cerma, Ermira Gjata, Olimbi Bilali, Valentina Kita, Zamira Begolli, Pirro Kita, regjisoret Spiro Duni dhe Adonis Filipi dhe shume emra te tjere, te cilet me pas mbajten gjalle teatrin dhe kinematografine ne vend. Qe nga viti 1967, Teatri “Skampa” ka ngjitur ne skene dhjetera pjese te autoreve te huaj dhe vendas. Mbresa te pashlyera kane lene pjeset teatrore “Shtate shaljanet”, “Udha e zavalinajve”, “Njeriu qe pa vdekjen me sy”, “Familja e peshkatarit”, “Toke e ndezur”, “Skenderbeu”, “Qytet rrethimi”, “Dy krisma ne Paris” etj.

“Mesuesi me i madh per mua eshte Teatri Skampa”, tha regjisori Spiro Duni gjate ceremonise. Ndersa aktori i njohur, Astrit Cerma kujton si u rrit nga ky teater. Ai e cileson 45-vjetorin si nje nga kujtimet me te bukura ne jete. “Sot jam vene ne pozicionin qe te rizgjoj ato kujtime, thote Artisti i Merituar per gazeten “Koha Jone”. Jane kujtime konkrete. Demiri e tha mire: teatri eshte pune, lodhje, sakrifice, perkushtim, por edhe kenaqesi, sukses, dashuri, jete. Nuk e di se si iken vitet dhe ne u rritem bashke me teatrin”. Astrit Cerma risjell edhe nje here ne kujtese ate moment qe i dha mundesine te ngjitet per here te pare ne skene. “Une kam mbaruar Institutin e Arteve, por e mbaj mend fare mire se si u bera i njohur ne ate kohe. Bashke me Demirin ishim para Teatrit “Skampa”, kur erdhen disa shoket tane nga Kinostudioja. Ata ishin ne kerkim te personazheve. Por, pasi i degjoi, Demiri u tha: “Merrni more cunat e ri”. Me vjen shume keq qe 70-vjetori i tij kaloi ne heshtje ne Elbasan. Ka nje fjale “te na rroje manastiri se kallogjere gjen sa te duash”. Jo. Kallogjeret duan nje jete te tere te krijohen, prandaj duhen ruajtur, respektuar, duhen shfrytezuar se me kallogjere te mire edhe nje guve edhe nje shpelle e ben manastir”. “Tani jam i bindur se nje aktori gjate jetes i vjedhin emrin, thote Astrit Cerma. Kjo mund te ndodhe ne fillim, ne mes apo ne fund te jetes. Besoj se sapo shohin Demirin i therrasin “Bace”, Shpetimit i therrisnin “Camcakez”, ndersa mua ma nderruan dhe me therrisnin “Shpetim”, qe eshte emri i rolit ne filmin “Ne fillim te veres”.

Ne historine e tij 45-vjecare, Teatri “Skampa” numeron mbi 120 premiera te autoreve shqiptare dhe te huaj, ndersa shume shfaqje te tij jane vleresuar me cmime ne festivalet kombetare. Trupa eshte prezantuar dhe jashte vendit si ne Itali, Greqi, Gjermani etj. Ceremonia e sotme ne kuader te 45-vjetorit te krijimit te Teatrit “Skampa” perfshiu dhe nje ekspozite te artistit te njohur elbasanas, Fatbardh Marku, i cili mban firmen e dhjetera skenografive te premierave te ngjitura nder vite ne skenen e ketij teatri.

Nessun commento:

Posta un commento