Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

lunedì 4 maggio 2009

Teatri një traditë në Fier

Teatri një traditë në Fier

1.


Dikur, shekuj më parë, vetëm 8 km në perëndim të qytetit tonë të Fierit ndodhej një nga qëndrat e qytetërimit antik: Apolonia. E përmendur për rëndësinë e saj, zhvillimin shumëplanësh, rolin dhe ndikimet, ajo përmendet veçanërisht edhe për arritjet kulturore. Kështu qysh nga shekulli I III-të pk në Apoloni ishte ngritur një nga teatrot më të mëdhenj të Ilirisë. Për të ndjekur veprat skenike në shkallaret e tij mund të uleshin 7000 spektatorë dhe që, nga ajo faqe kodre përballë Adriatikut ndiqnin lojën e aktorëve dhe të korit. Tradita e krijuar vazhdoi deri në shekullin e V-të pastaj për arësye që dihen ajo u ndërpre për të rinisur vetëm pas 22 shekujsh. Në vitin 1971 krijohet në qytetin e Fieri Teatri profesionist, ndërkohë që për koiçidencë në rrënojat e Apolonisë vetëm një muaj më vonë arkeologët Aleksandra Mano dhe Burhan Dautaj zbuluan teatrin e dikurshëm. Ndërkohë që për emërtim u zgjodh një emër po nga antikiteti, ai I qytetit Ilir të Bylisit. Kjo gjë u bë u bë për disa arsye. Së pari emrin Apoloni e mbanin shumë subjekte social-kulturore në qytetin e Fierit. Së dyti, rrënojat e qytetit të Bylisit që ndodhen në fshatin Hekal të Mallakastrës dhe atëherë kjo krahinë ishte pjesë përbërëse të rrethit të Fierit. Së treti edhe në Bylis që kishte qënë dikur një nga qendrat kryesore ekonomike dhe shoqërore të Ilirisë së jugut kishte ekzistuar një traditë teatrore, e cila ishte përfaqësuar nga ekzistenca e një teatri më të madh nga përmasat se ai I Apolonisë.



2.



Teatri në Fier I ka fillimet e tij mbi baza amatore. Ai nisi me iniciativën e një grupi të rinjsh të apasionuar ndaj kësaj gjinie dhe në kushte e indiferencës së mbështetjes nga shteti, mungesës së ambienteve dhe publikut të kulturuar. Pikënisja e tij do të jetë viti 1933, kur në lokalin e Zeko Kokës një grup zanatçinjsh dhe arsimtarësh shfaqen të parën vepër skenike në një ambient të improvizuar. Ajo ishte komedia e autorit Kristo Floqi e titulluar “Do të vras veten”. Jo pa qëllim u zgjodh kjo vepër teatrore, pasi Kristo Floqi ishte autori më I dashur dhe I pëlqyer I kohës. Veprat e tij shquheshin për humor, përmbajtje kombëtare dhe fshikullim të dukurive negative. Regjizori I parë I trupës teatrore ishte mësuesi Llaqi Kola, I diplomuar në shkollën normale të Elbasanit, I cili ishte marrë me teatër gjatë viteve të studimit. Ndërsa trupa përbëhej nga aktorët amatorë si: Sokrat Pogaçe, Jorgji Koshovari, Jorgji Panda, Sotir Argjendari, Jorgji Kovaçi, Nasi Bogo, etj.

Pas suksesit të parë kjo shoqëri teatrore shfaqi në vitin 1935 me mjaft sukses dramën e autorit Foqion Postoli. Në vitin 1937 ajo u paraqit me dy vepra skenike si: komedinë “Fe dhe kombësi” të Kristo Floqit dhe komedinë e Molierit “Doktor pa dorashka”. Gjatë kësaj kohe grupi teatror do të zhvillonte edhe turneun e parë artistik në qytetin e Beratit ku shfaqi komedinë e sipërpërmendur “Fe dhe kombësi”. Në vitin 1938 autoritetet e shpërndanë këtë grup meqënëse në radhët e tij kishte anëtarë që kishin marrë pjesë dikur në Kryengritjen e Fierit (1935) dhe ishin simpatizantë të ideve komuniste, të cilat konsideroheshin të rrezikshme për regjimin e kohës. Kështu me këtë prolog u mbyll etapa e parë e zhvillimit të teatrit në qytetin e Fierit. Pas luftës së dytë botërore, shteti Shqiptar për qëllimë nga më të ndryshmet ndërmori dhe hartoi një strategji dhe politike-kulturore, ku rëndësi e veçantë I jepej edhe teatrit dramatik. Në këtë nxitje dhe interesim nga shteti, me përvojën e krijuar në etapën e parë dhe aktorë të ardhur nga teatri partizan në Fier rinisi veprimtarinë teatri dramatik I shtëpisë së kulturës. Do të ishin 21 aktorë amatorë, të cilët nën drejtimin e regjizorit Llazar Verria hodhën bazat e artit dramatik në Fier.Të tillë ishin Nestor Pogaçe, Ndrek Beltoja, Muhedin Pleshti, Marika Kallamata, Hamza Pleshti, Sila Kordhishti, Lake Panajoti, Harilla Roshi,Omer Haxhia, Stavri, Pirro e Terezina Gjerazi ,Sila Kaleshi,Veniamine Muço,Tashko Lako, Leonidha Prifti,Syrja Minarolli,Viol eta Bakalli,Fuat Boçi,Sotiraq Xoxa,Liri Mitri, etj.

Nga kjo veprimtari u nxiten qe t’i kushtoheshin aktrimit dhe te beheshin aktorë te njohur ne rafshin kombatar disa individualitete nga qyteti I Fierit si:Marika Kallamata,Albert Verria,Ahmet Pasha, Aleksander Pogaçe,etj.Nje kontribut te shquar ne shtepine e kultures dhane dhe regjizori Piro Mani,drejtuesi i muzikes Ismail Balla dhe koreografi Hamza Minarolli.
3.



Në vitin 1957 në Fier u ngrit teatri i Estradës, i cili ishte trupa e dytë e varietesë e krijuar në Shqipëri pas asaj të varietesë së Tiranës. Estrada ishte një lloj i artit dramatik i cili përmbante të ndërthurura pjesët e shkurtra komike si: skeçin, kupletin, parodinë, këngën, etj. Veprimtarinë e tij ky teatër e nisi me një staf aktorësh dhe këngëtarësh si: Nestor Pogaçe, Terezina Gjerazi, Natalia Mëhilli, Vasilika Kaleshi, Fuat Boçi, Leonidha Prifti, Kujtim Jorgaqi, Pjerina Shoshi, Skënder Lloshi, Mehmet Muka, Isuf Maloku, Llazar Doko, Kozma Shallapi, Sokrat Robo, Sofika Dimo, Shpresa Memo, Timo Lule, Stavri Gjerazi, Luçi Bele. Regjizor ishte Llazar Verria. Më pas kësaj trupe ju shtuan me vone edhe një sërë talentesh të cilët erdhën nga lëvizja amatore si: Luftar Paja, Hasan Bregu, Todi Llupi, Arqile Lici, Vasil Vaso, Fatmir Xhelili, Sotir Stefa, ndwrsa një pjesë tjetër ishin aktorë të diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve si: Xhuljeta Kulla e Natasha Sela. Regjizorë të kësaj trupe në vite ishin Llazar Verria, , Gulielm Radoja, Roland Roshi, Pëllumb Kulla, Leka Bungo, Koço Papadhopulli, Roland Çarka, Klajdi Marku, etj. Ndërkohë që midis këtyre të fundit mund të veçojmë Llazar Verrinë dhe Pëllumb Kullën.

Sipas Fuat Boçit, njërit prej aktorëve më të vjetër, ishte Llazar Verria regjizori që krijoi fizionominë dhe I dha emër estradës së Fierit. Ai punoi për 20 vjet me radhe duke futur në të talentet e reja si: Fuat Boçin, Lefteri Sillo, Sofika Hodo, Kujtim Jorgaqi. Regjizori dhe skenaristi Pëllumb Kulla e ngriti këtë teatër estrade në majat më të larta. Si një talent I madh dhe njohës I artit dramatik ai futi një frymë të re në formë dhe përmbajtje, duke krijuar personazhe që janë skalitur në memorjen e artëdashësve në mbarë Shqipërinë. Ishte Pëllumb Kulla që midis lojës në grup krijoi edhe individualitete midis tij si Luftar Paja, artist I popullit, Fuat Boçi artist I merituar, Todi Llupi artist I merituar, Arqile Lipe artist I merituar. Të paharruar kanë mbetur për emocionet që krijuan personazhe si Lipe Shtogu, Belul (Gjeraqina), Çobo Rrapushi. Ndërkohë që krijimet e arrira artistike ishin “ushqimi” me materiale humoristike për këtë estradë. Ndër krijuesit mund të përmëndim emrat e Pëllumb Kullës, Tashko Lakos, Ndini Bardhit, Llazo Polos, Maku Pones,Dritero Agollit,Dionis DubanitShefqet Musaraj,Ferit Lamajt Qamil Buxhelit, Filip Çakullit, Tasim Aliajt, Koço Devoles, Andrea Priftit, etj. Por teatri I estradës pëmbante si pjesë përbërëse dhe organike të tij edhe grupin e këngëtarëve, të cilët pasonin në intervale të rregullta pjesët e humorit.

Në estradë gjate 50 vjeteve te funksionit te saj u shquan keta kengetare si:Engjellushe Daja, Natali Mehilli, Lefteri Sillo, Vasilika Kaleshi,Pjerina Shoshi, Sofika Dimo,Brunilda Sota, Sofika Hodo,Luljeta Gjerazi,Violeta Mashani,Mira Bregu,Vasilika Stamo, Timo Lule, Miti Nushi, Jani Tase, Petraq Shyti, Petraq Noti,Llazar Pove,Vilson Shaho,Ylli Cakrani , Fatos Manaj,Adriatik Agalliu,Anesti çuko,Anesti Toska, Edmond Fishta,Maks Dertliu,Vladimir Muzha, grupi I këngës popullore qytetare I përbërë nga: Jani Tase, Miti Nushi, Llazar Pove, Robert Hoxha, Alma Gashi, Alfred Tase dhe Roland Papa.

Nje merite e madhe ne fushen e muzikes kane patur kompozitori Nikollaq Bulo,instrumentisi dhe dirigjenti Isuf Maloku,kompozitori I talentuar dhe novator Ferit Hoxha, Arjan Papa, Robert Hoxha, etj. Por nje merite të veçantë në suksese e artit skenik ka patur edhe” prapavija” e ketij teatri, ku kane dhene kontributin e tyre : skenografët Dilaver Muka, Anesti Cini, Shemedin Ruçi, Pano Kondo e Gëzim Hajdini,mjeshtrat e ndriçimit Engjell Boriçi e Thanas Tito, mjeshtrat e kostumografise si Nuzet Golemi e Edmond Dashi , rekuizeria Hateme Ruzhdia, inspektori I skenes Zoi Papa, mjeshtrat e fonisë si:Xhemal Kelmendi e Fredi Tase, mjeshtrat e dekorit si:Naun Papuçiu, Kristaq Dumi, Filip Nano, etj.

Megjithe problemet qe pai ne vitin 1990 me largimet e shume aktoreve dhe regjizoreve drejt emigracionit dhe Tiranes(kujtojme largimin e Pellumb e Xhulieta Kulles, Roland Roshit, Roland Carkes, Natasha Seles,Luftar Pajes, Ferit dhe Brunilda Hoxhes, Arqile Lipes, etj,Estrada vazhdoi me intensitet perseri punen e saj . Dy nga sukseset e saj te fundit ishin :spektakli I madh kushtuar 60 vjetorit te Pellumb Kulles I organizuar ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane ne vitin 2004.

Gjithashtu ne vitin 2006 teatri I estrades fitoi çmimin e pare ne teatrin e variteve ne Vlore ne shfaqjen “ Porta e Perallave” te Ilir Bezhanit



4.



Ai u krijua në vitin 1971 nga bashkimi I trupës amatore të teatrit dramatik me një grup aktorësh të rinj të sapo diplomuar të cilët u emëruar në Fier nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës.

Teatri Bylis përfshinte në vetvete dy trupa teatrore: Teatrin Dramatik dhe Teatrin e Estradës. Ai e nisi veprimtarinë në godinën e re të ndërtuar enkas për këtë qëllim (teatri I sotëm) me kapacitet spektatorësh prej 480 vendesh.

Në vitet 1970-1980 në këtë teatër u shfaqën me sukses vepra të ndryshme të artit skenik vendas dhe të huaj. Gjatë kësaj kohe ai krijoi edhe identitetin dhe profilin e tij ku me punën, përkushtimin, talentin dhe ambicjen e stafit të tij ai iu rendit ndër teatrot më të mirë të Shqipërisë. Ndër kulmet artistike të arritura përmenden një sërë veprash si “Gjëmimi I atij dimri” (1976), “Shoku Niqifor” (1982), “Dy krisma në Paris” (1983) etj.

Nga gjiri I këtij teatri dolën një plejadë aktorësh që krijuan identitetin e tyre artistik në përmasa kombëtare si: Luftar Paja (Artist I Popullit), Fuat Boçi (artist I merituar), Hajrie Rondo, Fatos Sela, Todi Llupi, Ilir Bezhani, Arqile Lipe, Muhamet Sherri, Gjergj Lala, Vladimir Muzha, Dervish Biba, Dritan Boriçi, etj.

Ne teatrin dramatik dhane kontributin e tyre nje grup I madh aktoresh , te cilet u dalluan per lojen kompakte vlerat artistike, disiplinen skenike, etj. Mund te permendim per te gjithe nostalgjiket e teatrit emrat e:Hajrie Rondos,Muhamet Sherrit, Vladimir Muzhës, Leonard Poros, Dhimiter Janos, Aleksander Pogaçes, Hatiqet Siqeces, Kujtim Jorgaqit, Andrea Pepit, Bajram Dostit, Agim Agollit, Diana Aliajt, Niko Vrushit, Merita Gjyriqit, Ilir Bezhanit, Xhelal Hoxhes, Gjergji Lales, Pano Panajotit, Mina Koxhakut, Fatos Seles,Astrit Hasanit, Dervish Bibes, Shpetim Shehut, Zana Priftit, Aurela Hysenit, Roland Çarkes, Anita Sheplos, Antigoni Golemit, Bruna Borovës ,Djana Aliaj, Donika Cenollit, Eli Priftit, Fatmir Kapllanit, Fitnete Tiços, Jetmira Dushit, Kiço Gjinit, Luçi Beles, Mimoza Zotaj, Niko Dhramit, Petrit Tunës, Vasilika e Kiço Londos, Dritan Boriçit Krenar Trokës, Hateme Ruzhdia, Miola Sitaj, Mehmet Xhelili, si dhe te nje plejade aktoresh amator. Kështu, nëse Tirana ishte kryeqytet , atehere, Fieri u shndërrua ne qënder te artit skenik teatror , humorit te estrades dhe spektaklit muzikor shprehej gazetari dhe kritiku Fran Ukcama në një nga monografitë e tij kushtuar artistëve Fuat Boçi e Sofika Hodo.

Në këtë teatër u vu në skenë shumë drama të shkruajtura nga libretistët e tij : Teodor Laço e Maku Pone, kurse drama të veçanta shkruan për të autorët fierakë: Tashko Lako, Kleanthi Dusha e Dervish Biba. Gjithashtu zhvillim pati edhe kritika e zhvilluar në faqet e gazetës zyrtare “Drapër dhe çekan” ku u shquan penat e Eduard Gjergos dhe Kristaq Shtëmbarit.



5.





Vitet 1990-2000 ishin më të vështirat në historinë e teatrit BYLIS, sepse nga trupat e tij nisi një largim masiv I aktorëve . Ai ishte teatri I vetëm në Shqipëri që u godit nga dukuria e “eksodit” të aktorëve, të cilët si shumë të tjerë nisën të largohen jashtë vendit për një jetesë më të mirë. Kështu u larguan fillimisht Pëllumb e Xhuljeta Kulla, Gjergji Lala, Luftar Paja, Vladimir Muzha, Roland Zaloshnja, Kiço e Vasilika Londo, etj, peër tu pasuar më vone nga një valë e dytë largimesh si Arqile Lipe , Arqile Liçi, Roland Çarka, Aurela Hyseni, Niko Vrushi, Agim Agolli, Krenar Troka, etj.

Ndërkohe që me dukurinë e re të emigracionit kulturor drejt Tiranës u larguan të tjerë artistë si : Fatos e Natasha Sela, Merita Gjyriqi, Mina Koxhaku, Hasan Bregu, Bajram Dosti, Dervish Biba, Dritan Boriçi, etj. Një pjesë aktorësh me kalimin e kohës dolën në pension dhe në teatër nuk pati prurje të reja për t’I zëvendësuar.

Keshtu ne vitin 2000 nje kritik I njohur arti shprehu shqetesimin se teatri I Fierit po mbetej pa trupe, saqe kjo gje u trasmetua dhe tek publiku artdashes. Nderkaq koha solli zhvillime te reja.,sepse u krijuan kushte të tjera për zhvillimet kulturore dhe artistike. Në këtë kontekst ndryshimesh u ndodh edhe arti dramatik I cili u përball me një sërë risish të panjohura për karakterin dhe profilin që ai krijoi gjatë jetës së tij 45 vjeçare. Ndërkohë një nga këto elementë që u krijuan në këtë periudhë ishin edhe festivalet teatrore të cilat nisën të ndikonin duke I dhënë një impuls kësaj gjinie aq të dashur nga publiku. Të tilla aktivitete do të ishin: Festivali ndërkombëtar I Butrintit, Festivali Ndërkombëtar I Monodramës në Korçë, Festivali Kombëtar I Varietesë në Vlorë, Festivali I Elbasanit, etj. Midis këtyre evenimenteve artistike të rëndësishme një vend të veçantë zë edhe festivali mbarëkombëtar I aktrimit Apollon që zhvillohet në qytetin e Fierit.

Në vitin 2001 me iniciativën e regjizorit dhe aktorit fierak Klajdi Marku dhe të regjizorit të teatrit Skampa në Elbasan Adonis Filipi u themelua në Fier Festivali Kombëtar I aktrimit Apollon. Ishin arritjet e suksesshme të teatrit Bylis në vite dhe tradita e krijuar të cilat bënë që ky festival të niste aktivitetin në qytetin e Fierit. Kështu qysh në fillimet e tij këtë festival e përkrahën me pjesëmarrjen e tyre me dhjetra aktorë, dramaturgë, kritikë të artit dhe trupa teatrore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës Shqiptare. Ne vitin 2001 me inisiativen e regjizorit dhe aktorit fierak Klajdi Marku dhe te regjizorit te teatrit Skampa Elbasan , Adonis Filipi u themelua ne Fier Festivali Kombetar I aktrimit Apollon . Ishin arritjet e sukseseshme te teatrit BYLIS ne vite dhe tradita e krijuar,te cilat bene qe ky festival te niste aktivitetin ne qytetin e Fierit. Keshtu qysh ne fillimet e tij kete festival e perkrahen me pjesemarrjen e tyre me dhjetra aktore , dramaturge , kritike te artit dhe trupa teatrore te Shqipërisë Kosovës dhe botës Shqiptare. Pas disa vitesh festivali krijoi nje tradite fale edhe mbeshtetjes financiare te Bashkise dhe te biznesit privat duke e nxjerre edhe teatrin BYLIS nga kriza dhe duke e shnderuar ne nje nga qendrat e teatrit ne Shqipëri. Në skenën e tij zbritën për të shprehur artin e talentin e tyre figura të shquara si: Sulejman Pitarka, Birçe Hasko, Mirush Kabashi, Timo Flloko, Yllka Mujo, Bujar Asqeriu, Fatos Sela, Agim Qirjaqi, Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku, Fadil Kujovsa, Aleko Prodani, Enver Petrovci, Çun Lajçi, Zamira Kita, Ndriçim Xhepa, Hervin Çuli, Luftar Paja, Hajrie Rondo, Fatmir XHelili, Klajdi Marku, Muhamet Sherri, Bajrush Mjaku, Neritan Liçaj, Arta Muçaj, Zyliha Miloti, etj.

Ne maj 2008 u shfaq premiera titulluar me emrin “FQINJET.” Do te ishin dy personalitete te artit skenik shqiptar qe do ta vinin ne skene kete drame siç ishin regjizori Dhimiter Orgocka dhe dramaturgu Ruzhdi Pulaha, kjo drame aktuale hapi siparin e Festivalit Kombetar te Aktrimit "Apollon". Ndersa ne ditet e para te shtatorit u shfaq nje tjeter sukses i Enver Petrovcit.Ishte drama e tij "Kush m'ka faj qe jam shqiptar" e cila u mireprit ne kete qytet qe me sa duket e pelqen teatrin dhe dramen duke u bere streha e krijuesve te medhenj te kesaj gjinie te artit skenik.
Keshtu Historia e Teatrit vazhdon.....





ILIRJAN GJIKA (Historian)

Nessun commento:

Posta un commento