Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

venerdì 27 febbraio 2009

Portokalli 30\11\08 Polici

Portokalli 30\11\08 Polici

Portokalli 30\11\08 vandam sula

Portokalli 30\11\08

West Side Family - Në Krahët e Tua Do Jem

Në krahët e tua Do Jem

Ngrihesh fillon ecen
kur gjunjet ty s'te mbajn
ti qan e brenda vetes
qesh per te mos u par
hey je derrmuar ti tani po zvarritesh
por ke kemb te forta
ke filluar qe te rritesh
furtun ke para vetes
por mbahesh perseri
ti se di se c'do te thote
por ke rrugen ne marrezi
ne mes mbaron gjithcka
si nje film qe sapo pritet
ky film po vazhdon
dhe ty s'te fshijn me vitet
te shtrengoj fort te prek te puth
ti je ti
une rrugen prap vazhdoj
por kam lote ne syt e mi
me dhem zemra qe s'te kam
po shpirt une ty te kam
c'do dite prap me ty lind
dhe aq larg teje qe une jam
me ler te jem ti
nese neser s'do te jesh
me ler te shoh ne sy
nese sy nuk do te kesh
me merr me jep force
ne rrugen time te di
gjithe rruget e zemres time
ecin me cojn te ti

Ne krahet e tua do jem
kur me force mos te kem
do te vi e do te mbaj shpirt
gjersa dhimbja te shkoj tej
syt e tu do te jem
erresire mos te ndjesh
do te flas me zerin tend
te kam jete te kam perjete
krahet e tua do jem
perqafimin do ndjesh
do jetoj me frymen tende
sa dhe fundi frike te ket
dhe ne enderra me vjen
per c'do nate shpirti ndjen
doren tende ne trupin tim
perkedhel e merr me flet
per jeten tone
ne krahet e tua do jem

Flet te bardha shoh ne librin e jetes time
si nje shpirt i burgosur qe mban frymen me kujtime
me ndodh te jem pa ty
neper turma i harruar
nje njeri qe nuk jam me
por dikur kam ekszistuar
jete kam nga buza jote me ty prane
une e ti ishim dikur
perjetsisht te pa ndare
kur qeshje qeshje dhe afroheshe prane meje
flisje humbisja ne puthje me dehje
rrembeje qenjen time gjithcka
ishim dikur
do te jemi prap bashke kur
mos thuaj kurr
fati gjithmon ecen
per ku jo nuk e di
por di qe rruget e zemres time me cojn tek ti
(lyrics found @ alb-lyrics.net)

giovedì 26 febbraio 2009

Kinema e Shqipërisë

Kinema e Shqipërisë

“Kinematografia është arma më e fuqishme.” Thënia, edhe pse i vishet Mussolinit i cili e shkroi me gërma sa dy bojë njeriu në dekorin ceremonial të inaugurimit të Cinecittà-së më 1936, nuk është e tija. E pat thënë Lenini, e pat përsëritur Stalini në studiot e Moskfilmit e në dhjetra vepra, dhe e shqiptoi edhe diktatori shqiptar Enver Hoxha, kur më 1952 inauguronte në Tiranë atelietë dhe laboratorët e Kinostudios.

Nga Roland Sejko

Diel, 29 Qershor 2008 08:18:00

“Kinematografia është arma më e fuqishme.” Thënia, edhe pse i vishet Mussolinit i cili e shkroi me gërma sa dy bojë njeriu në dekorin ceremonial të inaugurimit të Cinecittà-së më 1936, nuk është e tija. E pat thënë Lenini, e pat përsëritur Stalini në studiot e Moskfilmit e në dhjetra vepra, dhe e shqiptoi edhe diktatori shqiptar Enver Hoxha, kur më 1952 inauguronte në Tiranë atelietë dhe laboratorët e Kinostudios.

Në më pak se dyzet vjet, ajo Kinostudio, si armë ideologjike e Partisë së vetme dhe kreut të saj Enver Hoxha, do të nxirrte rreth një mijë kinoditarë e dokumentarë dhe mëse 200 filma artistikë: shumë, tepër, për një popullsi që gjatë së njëjtës periudhë trefishohej, por mbetej gjithmonë e vogël në numër: në fund të viteve ’80 shqiptarët janë vetëm tre milionë.

Nga ato 200 e disa filma, pak janë për tu shpëtuar: pjesa më e madhe janë produkte të arsyes për të cilën kanë lindur, propagandë politike dhe ideologjike e regjimit. Ashtu si filmat e Bashkimit Sovjetik nga ku u mor bashkë me teknikën edhe retorika, sillen skematikisht qark personazhesh e ngjarjesh që kanë në qendër heroin pozitiv, mishërimin letrar e kinematografik të njeriut të ri, projekti doktrinar i regjimit i përbërë nga një përzierje prej dozash të barabarta komunizmi të pastër dhe shqiptarizmi të kulluar. Kinemaja, ashtu si letërsia, teatri, muzika, baleti, është ndërtuar si vegël për realizimin e këtij projekti doktrinar, është një nga armët e partisë, madje “arma më e fuqishme në edukimin e masave”.

Por gjenden, mes atyre mijëra kilometrash film të shkuar dëm, edhe filma të veçantë,orvatje të pak autorëve të talentuar “për të bërë kinema” edhe në kushtet e pamundura të censurës ideologjike të kinemasë së propagandës, kategori kjo e fundit ku u bëjnë shoqëri me mijëra filma të tjerë të prodhuar nga regjimet totalitare në Itali, Gjermani, BRSS, apo vende të tjera të Lindjes. Si aty, edhe në Shqipëri, ato pak filma që dalin nga rreshti, janë pjesë e produktit kulturor të vendit që i ka prodhuar.

Është meritë e Festivalit të Gjenovas që i sjell publikut italian disa prej këtyre filmave të prodhuar gjatë regjimit, ku shfaqen krah titujve të kinemasë së re shqiptare të pas viteve ‘90. Këta të fundit janë në një pjesë të madhe të njohur për publikun e huaj pasi kanë bërë disa herë xhiron e festivaleve të botës ku kanë marrë edhe çmime të rëndësishëm.

Edhe pse përzgjedhja e filmave përfaqësues të periudhës së regjimit përbën një ekran të çjerrë për mungesën e disa titujve të rëndësishëm, filmat e djeshëm e të sotëm, parë në të njëjtin kontekst, janë në gjendje të tregojnë se i përkasin së njëjtës kinematografi shqiptare, të bashkuar jo vetëm nga gjuha dhe kombësia e autorëve, por edhe nga dimensionet stilistike dhe temat që marrin përsipër të zhvillojnë.

Janë tema ku kritikë të ndryshëm të kinemasë kanë kuturisur edhe të gjejnë një emërues të përbashkët me kinematografitë e tjera të rajonit, duke mbërritur të flasin për një “kinema ballkanike”. Për shumë vetë përcaktimi mund të duket po aq i pakuptimtë sa ç’është për të tjerë e papranueshme të flitet për një “kulturë ballkanike”: vendet e rajonit, të ndarë nga barriera gjuhësore e hasmëri etnike, nuk janë dalluar në këmbime kulturore edhe pse jetojnë prej shekujsh përbri njëri-tjetrit. Por sipas ndonjë studiuesi, është pikërisht mentaliteti i përbashkët që rrjedh nga bashkëndarja e së njëjtës hapësirë socio-kulturore, historia e turbullt, skajshmëria përballë Europës, një farë orientalizmi specifik, e të tjerë elementë të përbashkët që gjenerojnë tipare të përbashkëta në tematikë dhe në konsistencë stilistike.

Edhe pa ndihmën e analizës teorike, është lehtësisht e dallueshme që tematikat e filmave shqiptarë kryqëzohen shpesh me ato të kinematografive të tjera të rajonit, veçanërisht kur zgjedhin të paraqesin aspekte të historisë së përbashkët: të gjitha kinematografitë në Ballkan kanë prodhuar filma që kanë pasqyruar tema të së shkuarës së vet osmane, (jugosllavi “Atentati i Selanikut, 1961, Z. Mitroviq, rumuni “Fajkoi”, 1965, M. Dragan, ndërsa mes shqiptarëve “Skënderbeu”, S.Yutkevic 1952, “Balada e Kurbinit”, K.Çashku, 1989, “Liri a vdekje”, K. Ibro, I. Muçaj, 1979, etj.)

Ndonëse këndvështrimi historik është i ndryshëm dhe shpesh me përplasje (një ilustrim i përgjithshëm i kësaj teme më vete është filmi grek Vështrimi i Uliksit i Angelopuloist) është për tu vënë re që janë pikërisht filmat që trajtojnë temat e përballjes së vendeve të Ballkanit me perandoritë e mëdha, çaste kur vihet në diskutim ndërgjegja kombëtare, ato që janë përzgjedhur për tu bërë filma epikë e gati “colossals” për nga dimensionet. Asnjë film shqiptar i deritanishëm nuk i afrohet dot për nga përmasat “Skënderbeut”, “Nëntori i dytë” përbën një rast më vete investimi të jashtëzakonshëm në kinematografinë e regjimit, ndërsa edhe filmi i fundit i Fatmir Koçit, “Koha e Kometës”, që i vendos ngjarjetpikërisht në momentin traumatik dhe çoroditjen identitare pas shpërbërjes së perandorisë osmane po reklamohet para se të shfaqet si “filmi me buxhetin më të lartë në historinë e kinematografisë shqiptare”.

Mes temave të tjera të përbashkëta, ndër vendet komuniste të rajonit, do të ishte e gjatë lista e filmave që i kushtohen idealizimit të rezistencës antifashiste dhe glorifikimit të marrjes së pushtetit nga komunistët. Në kinematografinë shqiptare të viteve të fundit, vihet re edhe një interes për tema deri dje thuajse ekskluzivisht “sllave” si pasqyrimi i jetës së romëve (Kusturica docet), të shndërruar në protagonistë në Mao Ce Dunin e Besnik Bishës, i pranishëm në Gjenovë.

Kinemaja shqiptare është edhe kjo, regjimi, dhe ballkanike. Por nëse ka një temë të përbashkët që identifikon kinemanë e rajonit me atë shqiptare, por që njëkohësisht edhe e veçon këtë të fundit për specifikën e vet, është tema e jetës së fshatit.

Fshati është një komunitet i veçantë ku ushqehen traditat, ku patriarkati është i paprekur, ku “emri i mirë” ruhet nga thashethemet, dhe ku puna e rëndë, në fushë a në shtëpi, është përditshmëri. Të tërë këto dimensione të jetës së fshatit janë në thuajse gjithë kinemanë ballkanike (ndër kryeveprat malazezi “Jovan Lukina” i Z. Nikolic, apo bullgari “Briri i Dhisë” i M. Andonovit).

Ndër filmat e shfaqur në Gjenovë janë dy filma të dekanit të kinematografisë shqiptare Dhimitër Anagnosti, “Përrallë nga e Kaluara” 1989, dhe “Gjoleka djali i Abazit” 2006, që përmbledhin temën, por edhe elementë të tjerë dallues të kinematografisë shqiptare.

Anagnosti është pjesë e atij grupi të regjisorëve të rëndësishëm shqiptarë si V. Gjika, P. Milkani, H. Hakani, K. Dhamo, V. Prifti, K. Çashku e të tjerë të formuar në shkollat dinjitoze kinematografike të BRSS-së, Hungarisë apo Çekosllovakisë. Bashkëkursant i Tarkovskijt në VIKG të Moskës, Anagnosti njihet gjerësisht si regjisori më i rëndësishëm shqiptar. “Për të mos u transformuar, për të ruajtur një dinjitet artistik, jam përpjekur me sa mundesha të mos merresha me filma që trajtojnë temën e aktualitetit” thotë Anagnosti në një intervistë. “Sepse temat e aktualitetit, të fusnin brenda koniunkturës, ndaj u përpoqa të zgjedh sa më shumë tema të luftës, të jetës së njerëzve në fshat, në vitet para ardhjes së komunizmit.”

“Përrallë nga e kaluara” është njëri prej këtyre filmave. Është përshtatje e një komedie të një autori të rëndësishëm shqiptar të fillimshekullit, Çajupi, dhe rrëfen historinë e një familjeje fshatare në një fshat mes malesh ku burrat e kalojnë kohën me kafe e muhabete, ndërsa gratë punojnë në arë e në shtëpi. E për të pasur një kafshë pune që ta ndihmojë në punët e rënda, e ëma e një katërmbëdhjetëvjeçari nuk duron të bëhet vjehërr kur t’i vijë koha, por kërkon e merr për nuse të djalit një njëzetvjeçare.

Është për tu vënë re që filmi si përshtatje e një vepre letrare, është konstante karakteristike e kinemasë shqiptare. Autori më i përshtatur mbetet gjithnjë Kadareja (Ballë për Ballë, Të Paftuarit, Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, Koha e Kometës), dhe Agolli (Krevati i Perandorit, Komisari Memo, Njeriu me Top, Njeriu i Mirë,) por janë me dhjetëra filmat shqiptarë që lindin pasi kanë jetuar më parë si libër: vetëmmes atyre pak që paraqiten në Gjenovë, përveç Përrallës, janë përshtatje edhe Lulëkuqet mbi Mure i Anagnostit, edhe Koncert në Vitin ’36 i Kumbaros edhe Parullat i Xhuvanit.

Duke iu kthyer “Përrallës” vëzhgues të ndryshëm kanë veçuar praninë e fëmijëve si element karakteristik të kinemasë së Anagnostit. Edhe pse lehtësisht e dallueshme, çka i bën të veçantë fëmijët në filmat e autorit nuk është thjesht elementi formal i pranisë, por konteksti ku ata vendosen.

Fëmijët janë të pranishëm në një numër të madh filmash të prodhuar gjatë regjimit. I gjen si heronj të vegjël në “Debatik”, “Shtigje lufte”, “Tomka dhe shokët e tij”, i gjen spiunë të gatshëm për të luftuar armikun e klasës në “Pas gjurmëve”, pa vese si në “Mimoza Llastica”, të kalitur e luftarakë në “Një gjeneral kapet rob”, “Guximtarët”, e në shumë filma të tjerë. “Specialiste” e paarritshme e këtyre soj fëmijëve në kinemanë shqiptare mbetet Xhanfize Keko me filmat e saj të shumtë me protagonistë fëmijët heronj të stereotipizuar. Anagnosti, nga ana e vet, u heq dimensionin sterotipik heroik, e i pasqyron thuajse gjithmonë si viktima të pafajshme në mes të një shoqërie të egër të rriturish. Ky kontekst, i jep një dimension universal punës së Anagnostit. Ashtu si në “Fëmijërinë e Ivanit” të Tarkovskijt apo në neorealistët “Vjedhës biçikletash” e “Gjermania, viti zero”, janë viktima të ngjarjeve të luftës dhe të një fëmijërie të rrënuar protagonistët e “Lulëkuqe mbi Mure”. Është viktimë e një shoqërie patriarkale e të dhunshme edhe “Gjoleka, djali i Abazit”, edhe edhe Gjinoja i “Përrallës”.

Bashkë me fshatin, Gjoleka dhe Përralla, sjellin te shikuesi edhe temën e folklorit dhe traditave të jetës shqiptare, ku një vend të veçantë e zë dasma. Nusja protagoniste e Përrallës është e pranishme në shumë filma shqiptarë (në “Malet me blerim mbuluar” të Anagnostit, trazimi që sjell në një dasëm ardhja e një grupi partizanësh përmbledh në një skenë të paharrueshme ndrydhjen e së resë ndërsa gratë që i bëjnë shoqëri janë ulur përmbys të përgjojnë nga të çarat e dyshemesë ç’ndodh në dhomën poshtë, kurse ajo, e mbuluar, duarmbledhur, qëndron e braktisur më këmbë). Tema e nuses, e paraqitur në kontekste “revolucionare” në të tjerë filma shqiptarë (“Dollia e dasmës sime”, “Nusja”), por sidomos në shumë filma të rajonit (ku është bërë trademark i Kusturicës) mund t’i shtojë peshë teorisë së bashkëndarjes së temave në kinemanë e Ballkanit.

Fshati i paraluftës, me një jetë të ndërtuar nga rite dhe vlera të dhunshme por të mirëpërcaktuara, është i njëjti që përçudnohet në vitet e kolektivizimit dhe që shumë regjisorë e bëjnë temë të tyren dhe e glorifikojnë. Beni që ecën vetë në filmin e XH. Kekos, 1975, është “njeriu i ri” i ardhshëm (Do kthehem prapë, thotë në fund) që kur të rritet do ta lerë qytetin për të revolucionarizuar fshatin ashtu siç bëjnë protagonistët e “Zonjës nga qyteti”, P. Milkani, 1976. Filmat me temën e fshatit socialist, i ngjajnë kaq shumë të ashtuquajturve “Heimat films”, zhanri në modë sidomos në Austri në fund të viteve që idealizon jetën e fshatit, ndërtohet mbi tone sentimentalë, mban njerëzit lidhur me parimet e miqësisë, dashurisë, etj, etj. Me ndryshimin që te filmat shqiptarë, vendin e romantizmit e zë revolucionarizimi i fshatit. Janë filma aq propagandistikë, saqë zhdukin edhe heroin negativ, antagonist i domosdoshëm i metodës së realizmit socialist, dhe e ndërtojnë konfliktin mbi luftën kundër paragjykimit dhe konvertimin e pashmangshëm të “të rrezikuarit”. Shpesh filma të tillë janë ndërtuar si komedi dhe Zonjës nga qyteti, në luftën kundër paragjykimeve, ibëjnë shoqëri edhe filma si “Kapedani” apo “Çifti i lumtur”.

Në ndërtimin skematik të filmave të realizmit socialist, protagonist, apo në hije por gjithnjë i pranishëm mbetet gjithnjë heroi pozitiv, i pasqyruar thuajse rregullisht nga një anëtar partie, shpesh sekretar partie, ndërsa në filmat me temën e luftës është komisari. Të dy këta heronj pozitivë të para e pas luftës janë mishërime të të tërë vlerave të stereotipizuara të njeriut të ri, të glorifikuar deri në heroizëm aq sa mund të vdesin vetëm në krye të detyrës si në “Horizonte të hapura” apo, gjatë luftës, vetëm në betejë. (Filmi i Anagnostit “Vëllezër dhe Shokë” është ndër të paktët filma të censuruar në Shqipëri për arsyen se komisari vdes nga tuberkulozi, sëmundje e papranueshme për heronjtë). Nga filmat e panumërt që glorifikojnë epopenë e luftës partizane, edhe filma interesantë në elementët stilistikë si “Yjet e netëve të gjata” të V. Gjikës, apo “Shtigje lufte” i P. Milkanit, vuajnë retorikën në ndërtimin e personazheve.

E inflacionuar deri në maksimum nga numri i filmave dhe stereotipizimi, tema e luftës braktiset thuajse krejtësisht nga brezi i ri i kineastëve të pas viteve ’90. I vetmi që e merr përsipër është Gjergj Xhuvani, i cili me “I dashur armik” i bën “njerëzorë” si partizanët mitologjikë ashtu edhe të këqijtë e dikurshëm.

Xhuvani, bashkë me Fatmir Koçin, Artan Minarollin, Edmon Budinën, e ndonjë tjetër, janë “veteranët e rinj” të kinemasë shqiptare, që ndonjë kritik e ka quajtur “nouvelle vague” e kinematografisë shqiptare. Përcaktimi, padyshim i tepruar, kërkon ndoshta të përmbledhë një tendencë në mos stilistike, të paktën gjeneracionale, më të freskët në vizion edhe në trajtimin tematik, qoftë ky i jetës në diktaturë (“Parrullat”, “Natë pa hënë”) qoftë edhe në temat e reja të çoroditjes e të emigracionit me të cilat merret “Tirana, Viti Zero” apo “Letra ere”. Autorët e mësipërm kanë patur rastin të recensohen nga kritikët më të mirë në festivalet e shumta ku kanë marrë pjesë e ku janë nderuar me çmime dinjitozë.

Stilistikisht, kinemaja shqiptare e djeshme është e influencuar vizualisht nga shkollat e ndryshme të lindjes, si nga imobiliteti rus i kameras në filmat e Anagnostit, nga stili tabloistik i Paradjanovit, ashtu edhe nga kamera dinamike dhe skenat e përpunuara me shumë kujdes të autorëve çekë si Miklos Jancso. Përveç vizualitetit, influenca e Jancsos dallohet edhe në simbolizmin që karakterizon sidomos punët e Çashkut.

Një pjesë e regjisorëve shqiptarë kanë deklaruar pas viteve ’90 se ka qenë sidoqoftë neorealizmi italian ai te i cili janë përpjekur të frymëzohen në pasqyrim. Ndërsa në filmat e djeshëm elementë të neorealizmit gjehen më shumë në qasjen narrative sesa vizuale, influenca e rrymës italiane dallohet qartë në filmin e Koçit “Tirana, Viti Zero” i cili merr hua më shumë se titullin nga kryevepra e Rossellinit. Në punën e autorëve të tjerë shqiptarë të viteve të fundit, vërehen influenca të kinemasë së Kusturicës si në “Letra ere” të Budinës, tek i cili po aq dallohet në disa skena onirike homazhi ndaj Fellinit.

Mungojnë në përzgjedhjen e Gjenovës, disa nga emrat përfaqësues të kinemasë së djeshme e të sotme. Përveç ndonjë filmi të veteranëve V.Gjika, P.Milkani, V. Prifti apo R.Ljarja, regjisor mjaft interesant përveçse aktor i njohur, mungon mbi të gjithë Kujtim Çashku. Në vend të një “Koncert në vitin ‘36” që nuk i thotë thuajse asgjë publikut italian, do të kishte qenë interesant për kritikën e huaj “Balada e Kurbinit”, ndër të paktët shembuj të kinematografisë shqiptare që përpiqet të shprehë nëpërmjet metaforave jo dhe aq të fshehta një akuzë nën zë mbi pushtetin, ndërsa “Kolonel Bunker”, 1997, do të ishte po aq interesant pasi ende përbën një ndër të paktat vepra të kinematografisë shqiptare të sotme që merret seriozisht me të shkuarën komuniste, çmendurinë e një diktature, dhe pasojat e saj në jetën e njerëzve.

Kolonel Bunker është njëkohësisht edhe i vetmi film shqiptar që ka arritur deri tani të shpërndahet në kinematë e huaja me daljen nëFrancë më 1998. Ndërsa në Itali, duhet ende të thyhet, pas mëse 55vjetësh, rekordi i filmit Skënderbeu, i pari dhe i fundit filmshqiptar që është shpërndarë në kinematë italiane.

Artikulli është shkruar për festivalin e Filmit në Gjenovë. Një version italisht është botuar në katalogun e Genova Film Festival.

http://www.shekulli.com.al/news/53/ARTICLE/27836/2008-06-29.html

Indiferentët

Gjatë ditëve të Vitit të Ri njerëzit kishin rast të ndiqnin në TV filma shqiptarë të viteve të fundit. Dje Qendra Kombëtare Kinematografike priti projektet filmike të 2009-s. Nga idetë në dosje tek ekrani është rrugë e gjatë për të cilën kërkohet para, para, para.
Buxheti i QKK ka të ngjarë të kapë së shpejti shifrën 2.5 miliardë lekë (të vjetra), rritje e ndjeshme, por cilësia e filmave, përkundrazi shënon ulje.


Autorët e këtij forumi janë ftuar të flasin për çfarë po u thotë shqiptarëve kinemaja e sotme shqiptare. Përse konkurrenca e regjisorëve është një gjoja konkurrencë, një gjoja konfrontim pikëvështrimesh të botës shqiptare. Përse ai bord burrash, financon për së dyti kineastë që sapo e kanë hedhur dështimin mënjanë si hallvë e ftohtë. Çfarë po i thotë kinemaja shqiptare publikut të huaj. Përse nuk po hyn dot në asnjë festival të kategorisë A.


Përse atje ku përfaqësohet kinemaja e gjithë shteteve të botës, në kategorinë e filmit të huaj për Oscar, Shqipëria shkon me xhirimin e një historie mbi komunizmin çek dhe në gjuhën çeke. Ndërsa polakët kanë treguar "Katinin", italianët "Gomorrën", si është e mundur që ky vend i vogël sa heroik aq dhe martir, Shqipëria pra, e dëshmon historinë me skeçe kinematografike.


Çfarë ka ndodhur me ndjeshmërinë e atyre që merren me përkthimin e jetës në imazh? Nëse do të pretendonim të shihnim një ditë - skena tronditëse si në pyllin e Katinit - një film historik fjala vjen, për të pushkatuarit apo të vrarët në grup, për të ekzekutuarit nga gjyqi special, apo gjyqi i deputetëve, krime publike në sy të shqiptarëve, a nuk duhet të jemi dyshues edhe për nivelin e njohjes që kanë për historinë e atdheut regjisorët tanë?
I dashur lexues, u desh dy javë - dy javë janë shumë për konceptin e kohës së një të përditshmeje - që nga zërat e thirrur për të dhënë mendimet e tyre mbi gjendjen e kinemasë, të mblidhen këta autorë.


Shumë kanë refuzuar, të tjerë as denjuan. Shtypi i kulturës ka mëkate për distancën që ka krijuar me mendimin e specializuar kritik a më mirë të themi për moskultivimin e penës kritike mbi çështje të estetikës dhe arteve.


Duhej ta kishte bërë këtë punë kohë përpara, krahas shkrimeve për shembje çatish, për kursimin e naftës për kaldajat e teatrove, për ministrat turistë të kulturës, për emërime të të paaftëve, për këshilltarët dhe borde servilë që kanë në dorë të firmosin buxhete, për mungesën e transparencës dhe bllokimin e dyerve të informimit.


Po të rinjtë? Ishte një nga pyetjet që iu drejtua të ftuarve në forum. Çdo të bëhet me të rinjtë e kinemasë? Gjëja më e trishtueshme ishte refuzimi i vetë të rinjve për të folur.


Dikush pret përgjigje nga QKK dhe do t'i prishte numrat me duart e veta, të tjerë mendojnë se punët e artit nuk janë për fletushkat e përditshme. Të tjerë nuk janë përballur me mendimet e shkruara, pra me veten.


Dëshira për të mos folur ndahet nga indiferenca me një fije. Pasojat e të jetuarit në një klimë të tillë, janë dukur dhe duken, tek dy breza kineastësh. Prandaj ka arsye të shqetësojë shumë indiferenca e atyre që po vijnë në kinema.
http://www.shekulli.com.al/2009/01/indiferentet.html

Ballkani në ekranin e madh të Brukselit

Ballkani në ekranin e madh të Brukselit

Sot (21-23 prill) nisin në kryeqendrën e Evropës, Ditët e Filmit Ballkanik. Kinemaja shqiptare prezantohet me "Parullat" e Xhuvanit dhe "Gjoleka, djali i Abazit" i Anagnostit

Alma Mile

Hene, 21 Prill 2008 08:31:00

Sot (21-23 prill) nisin në kryeqendrën e Evropës, Ditët e Filmit Ballkanik. Kinemaja shqiptare prezantohet me "Parullat" e Xhuvanit dhe "Gjoleka, djali i Abazit" i Anagnostit

Tre ditë me kinemanë ballkanike në Bruksel. Sot (21-23 prill) nisin në kryeqendrën e Evropës, Ditët e Filmit Ballkanik. Janë 8 filma, që kanë bërë bujë në vendet e tyre. Vijnë pikërisht nga Serbia, Kroacia, Bosnje Hercegovina, Shqipëria dhe Maqedonia. Kinemaja shqiptare prezantohe me dy nga filmat më të mirë të dekadës së fundit. Bëhet fjalë për filmin "Parullat" të Gjergj Xhuvanit dhe "Gjoleka, djali i Abazit" me regji të Dhimitër Anagnostit. Sipas organizatorëve ky aktivitet i organizuar nga Komisioni Evropian, nderon kinemanë e këtij rajoni evropian, duke shfaqur disa nga prodhimet më të mira të kinemasë bashkëkohore. Për këtë qëllim janë përzgjedhur "Armin" nga Kroacia, prodhim i vitit 2007 me regji të Ognjen Sviličić, filmi serb "Huddersfield" me regji të Ivan Živković, gjithashtu prodhim i një viti më parë, filmi maqedon "Les Ombres" ("Hijet") i regjisorit Milčo Mančevski, 2007, "Gjoleka, djali i Abazit" me regji të Dhimitër Anagnostit, 2006, "Grbavica – Sarajevo, mon amour" ("Grbavica – Sarajevo, dashuria ime) me regji të Jasmila Žbanić, Bosnje-Hercegovinë 2006, "Songe d'une nuit d'hiver", ("Ëndërr e një nate dimri") i regjisorit Goran Paskaljeviç, Serbi 2004, "Tout est gratuity" ("Gjithçka është falas"), Antonio Nuić, Kroaci 2006 dhe "Parrullat" e Gjergj Xhuvanit. Ky i fundit është edhe filmi më i "vjetër" i aktivitetit, prodhim i vitit 2001.

Për organizatorët, "Ditët e Kinemasë ballkanike" nuk pretendojnë të prezantojnë në mënyrë të shterueshme prodhimtarinë kinematografike të Ballkanit perëndimor, por tentontë dhurojë një pamje të pasurisë së kinemasë së këtij rajoni. Gjithashtu këto prodhime ndihmojnë të shohësh me një sy tjetër zhvillimet në rajon dhe pse jo të rrëzosh edhe klishe. Të gjithë filmat e përzgjedhur janë prezantuar më parë në disa festivale ndërkombëtare, mes të cilëve ai i Berlinit, Selanikut, Romës, Kanës, apo Sofies dhe regjisorët e tyre janë nderuar me çmime. Por nuk është thjesht kjo arsye e seleksionimit të këtyre filmave. Sipas organizatorëve, ky brez krijuesish të Evropës Juglindore ka zgjedhur zhanre dhe mjete të ndryshme shprehëse për të përshkruar zhvillimet sociale, politike dhe kulturore të rajonit. "Një përzierje e sarkazmës dhe humorit, pesimizmit dhe optimizmit, është karakteristika kryesore e kësaj kinemaje". Në këtë linjë janë edhe filmat shqiptarë, ku absurdi i komunizmit tregohet me nota humori tek parullat e po kështu traditat patriarkale tek filmi i Anagnostit. "Grbavica – Sarajeva, dashuria ime" tregon për marrëdhënien mes një nëne dhe vajzës së saj, "Hijet" protagonisti tenton të flasë me vdekjen, ndërsa tek "Ëndërr e një nate vere" shpaloset një fabul dritë-hijesh, mbi mungesën e komunikimit.


Ditët e filmit hapen sot me prodhimin kroat "Armin", ndërsa filmi i Anagnostit, ku interpretojnë aktorët Artur Gorishti, Roza Anagnosti, Enxhi Agushi, etj., do të shfaqet nesët në orën 18.00. "Parullat" e Gjergj Xhuvanit, ku interpretojnë Luiza Xhuvani, Artur Gorishti, Birçe Hasko, Robert Ndrenika, Niko Kanxheri, etj., shfaqet ditën e fundit në orën 15.30. Filmat do të projektohen në gjuhën origjinale dheanglisht e frëngjisht. Ky aktivitet, që organizohet në Flagey, Bruksel, organizohet nga Komisioni Evropian (Drejtoria e përgjithshme për zgjerimin e KE-së) në bashkëpunim me Balkan Trafik Festival.

http://www.shekulli.com.al/news/53/ARTICLE/24240/2008-04-21.html

Absurdi shqiptar në Pragë

Absurdi shqiptar në Pragë

Kinemaja shqiptare u shfaq përgjatë një jave në qendër të Pragës. Koçi, Xhuvani, Qosja përcjellin realitetin shqiptar

Alma Mile

Diel, 19 Gusht 2007 10:20:00
E kanë lënë pa titull. Ia kanë lënë në dorë publikut çek, t'i vendosë një ç'të dojë. Aty është Shqipëria dhe Kosova. Aty është jeta dhe vdekja. Marrëzitë e fundshekullit të kaluar. Është arti i ditës. Gjithçka e përcjellë përmes filmit dhe videoprojeksioneve. Përgjatë një jave, në një nga qendrat më të njohura të artit bashkëkohor, në Pragë, u shfaqën filma dhe video të realizuara në Shqipëri dhe Kosovë. Në mënyrë të përsëritur për publikun çek, por edhe atë huaj, që frekuenton rregullisht Experimental Area Roxy/NOD u shfaqën filma të njohur shqiptarë. Bëhet fjalë për"Tirana Viti 0" me regji të Fatmir Koçit. Një prodhim shqiptaro-francez i vitit 2001, ku interpretojnë Rajmonda Bulku, Ermela Teli, Lulzim Zeqja, etj. Për të vijuar me një tjetër film, po aq të njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Është filmi i regjisorit Gjergj Xhuvani, "Parullat". Gjithashtu një prodhim shqiptaro-francez, ku interpretojnë aktorët Luiza Xhuvani, Artur Gorishti, Birçe Hasko, Agim Qirjaqi, etj. Dy filma që përcjellin dy epoka të ndryshme në Shqipëri, të dyja tërësisht absurde. Çmendurinë komuniste dhe atë postkomuniste të vitit 1997. Realitetin e pasluftës në Kosovë e përcolli filmi i regjisorit kosovar Isa Qosja, "Kukumi". Një vit më parëky film fitoi kupën e edicionit të 12-të të Festivalit të Filmit Shqiptar. Krahas këtyre tre filmave, që përbëjnë edhe disa prej prodhimeve më të mira të viteve të fundit në Shqipëri e Kosovë, në ditën e hapjes së kësaj jave, në 9 gusht u shfaqën një seri videosh dhe instalacionesh nga artistët kosovarë Jakup Ferri, Alban Muja, Driton Hajredini, Fitim Shala a Flaka Haliti. Gjatë javës së artit shqiptar, të titulluar "Pa titull", e cila u mbyll në datën 15 gusht, u zhvilluan edhe seminare e biseda me artistë.

Java shqiptare e kuruar nga Petrit Hoxha u parapri nga ditët e filmit dhe videos meksikane, për të vijuar më tej me atë gjermane e angleze. Të gjitha përgjatë një muaji (1-29 gusht) nën titullin "Return to the art dead". Kjo seri aktivitetesh u organizua nga Eastern Alliance Culture, një program që ka për synim promovimin e artit që zhvillohet kryesisht në vendet e Evropës Lindore. Në përbërje të saj ka artistë nga Çekia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Bjellorusia e Kosova. Dhe zgjodhën pikërisht Experimental Area Roxy/NOD, në një ngandërtesat më të famshme të Pragës, mjaft e rrahur nga artistë nga e gjithë bota. Për çekët adresa "Dlouha 33" është gati legjendare. Një kënd i famshëm për kinematë dhe sallat e dancit. Keqdashja e regjimit komunist e çoi ndërtesën drejt shkatërrimit. Por pavarësisht gjendjes së mjeruar, vendi, atmosfera magjike prekën anëtarët e Fondacionit "Linhart", një grup entuziast i drejtuar nga arkitekti Jan Mayer. Pas një pune energjike, në vitin 1992 mori jetë Qendra Eksperimentale Roxy.

Falë arkitekturës dhe historisë së ndërtesës, Praga dhe Republika Çeke kanë një vend ku njerëzit nga e gjithë bota me interesa nga më të ndryshmet artistike, takohen çdo ditë. Në vitin 2002 ndërtesa u përmbyt dhe historia u përsërit. Qendrau ngrit sërish me ndihmën e vullnetarëve dhe mbështetjen e këshillit të qytetit.

Experimental Area Roxy/NOD ofron koncerte, performanca, ekspozita, teatër, filma dhe seminare mes artistësh. Një vend kozmopolitan arti mu në qendër të Pragës.

http://www.shekulli.com.al/news/53/ARTICLE/14611/2007-08-19.html