Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

lunedì 4 maggio 2009

“Jam shumë sëmurë Titulli? Pas vdekjes time”

“Jam shumë sëmurë Titulli? Pas vdekjes time”

Ilda Lumani

Është i njëjti. Me të njëjtin humor si të ishte në skenë. Gati për të ndarë edhe me lexuesit tanë një histori humori, të krijuar nga ai vetë dhe që i shkon për shtat edhe situatës së tij. Met Bega, humoristi i njohur është sëmurë nga parkinsoni. Prej dy vjetësh gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë. Ka dalë në pension dhe e kalon pjesën më të madhe të ditës në shtëpi. Rrallë ndonjë prej miqve e viziton. Ndërkohë që shteti duket se e ka harruar. Një harresë që ka çuar edhe në mohimin e pensionit të veçantë, që duhet të merrte për shkak të punës që ka bërë dhe sëmundjes së vështirë që ka sot...
Si u përfshi Met Bega në jetën artistike?
Qysh i vogël jam aktivizuar në Shtëpinë e Pionerëve në grupet artistike të asaj kohe. Atëherë ishte tjetër kohë, i binim tepsisë se nuk kishte orkestër. Më pas shkova ushtar dhe vazhdoja me grupet artistike derisa hyra në Cirkun e Tiranës si amator. Pastaj në vitin 1991 e më tej vazhdova tek Estrada e Ushtarit. Prej tre vjetësh jam në pension.
Ju keni dhënë mjaft shfaqje cila prej tyre ju ka dhënë më shumë sadisfaksion?
“O paret e mia” është një nga shfaqjet më të bukura dhe që është pëlqyer shumë jo vetëm nga publiku në sallë por edhe nga ai që e ka parë në ekran. Kam marrë shumë vlerësime për të dhe mendoj se është një nga më të mirat e mia. Por gjithashtu edhe interpretimi në film si tek “2 hërë mat” më ka lënë gjithashtu mjaft mbresë.
Ju nuk hynit tek personazhet bukurosh dhe tërheqës, por përsëri ishit tek të preferuarit e publikut. Përse?
Kisha gjakun e ëmbël që më donin.
Me të njëjtën masë ka qenë edhe dashuria në ambientin e punës?
Po mendoj se po. Ka shumë kryp tek ajo që unë thosha dhe bëja në skenë dhe këtë e donin.
Meti numëron mbi një mijë shfaqje, çfarë i ka mbetur peng që nuk ka realizuar?
Në fakt unë kam dhënë 1200 shfaqje dhe kam interpretuar në 8 filma mes tyre “2 herë mat”, “Tela mbi violinë”, “Edhe ashtu edhe kështu”. Gjithashtu kam dhënë tre recitale “O paret e mia”, “Stopa dhe Meti”, “Meti 5”. Po ashtu kam realizuar dy kaseta me humor njëra “Militanti”, tjetra “Po hapim dosjet”. Ajo çfarë dua dhe do të realizoj është një shfaqje me pantonime si Mr.Been, por unë do jem Mr.Bega. Do të jetë një film që do të dal në televizor dhe pastaj do të shitet në DVD. Por për këtë duhet të gjenden lekët më parë që të realizohet.
Ju keni formuar një duet të këndshëm me Mariana Kondin. Jeni ju që e zgjodhët atë, apo u kombinohej humori?
Në fillim nuk e kam pasur fare qejf Marianën por pastaj ngjiti dhe ka luajtur bukur. Por fillimisht partnere unë kam pasur Vera Veizin me të cilën kemi bërë gjithashtu shfaqje shumë të mira.
Meti ju prej dy vjetësh vuani nga parkinsoni. Gjatë kësaj kohe cilët nga miqtë tuaj keni pasur më shumë pranë?
Përveç Marianës dhe Frankos (Françesk Radit) askush tjetër nuk më viziton.
Po nga shteti keni pasur mbështetje gjatë kësaj kohe?
Unë kam 2 vjet që jam i sëmurë dhe nuk ka ardhur askush të më shohë, jo të më ndihmojë. Asnjë mbështetje nuk kam pasur. Jam në pension me ilaçe që janë shumë të shtrenjta dhe nga Ministria e Mbrojtjes prej së cilës unë varesha (pasi kam punuar në Estradën e Ushtarit) nuk kam pasur asnjë ndihmë, gjë që e ka për detyrë ta bëjë. Unë duhet të marr pesionin e veçantë që duhet të më jepte Ministria për dy vjet që jam i sëmurë.
Po gjendja shëndetësore juaja si është tani?
Siç më shihni dhe me ilaçe mjaft të forta.
A keni marrë shpërblimin e duhur gjatë punës suaj? A mendoni se ju e meritoni një titull për gjithë punën tuaj artistike?
Po, ma kanë premtuar një titull. Titullin ma kanë ruajtur pas vdekjes. Kjo historia jonë është kështu takohen dy shokë “Meti dhe Tuku. Takohen tek dera e burgut dhe Meti i thotë Tukut:
Meti – Ku je s’jemi parë fare
Tuku – Këtu jam në burg
Meti – Ç’a bën aty në burg?
Tuku – Ç’a bëra, ja vrava 3 dhe një më iku.
Meti – Sa u dënove?
Tuku – Një muaj.
Meti – Një muaj për tre veta?!
Tuku – Luajti shuku doli Tuku.”
Këto janë historitë shqiptare. Unë e kam jetuar jetën. Më kanë dashur shumë. Tani që jam sëmurë nuk para dal, por edhe kur dal ndonjëherë më ndalojnë, më përshëndesin dhe më urojnë dhe kjo më bën të ndihem i lumtur dhe i shpërblyer me mirënjohjen e popullit, publikut që më ka duartrokitur dhe mbështetur gjithë kohës.

Hapet skena antike e Butrintit

Hapet skena antike e Butrintit

A.Mile


Aktivitet të domosdoshëm e quan Alfred Bualioti Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit "Butrinti 2000" që nis më 15 korrik. Një traditë që hyn në vitin e tetë dhe ngjit në skenën antike të Butrintit teatro nga Anglia, Greqia, Serbia, Gjermania, etj., pa lënë mënjanë Shqipërinë teatri i së cilës përfaqësohet këtë vit me dy vepra. Ashtu si edhe herët e tjera "Butrinti 2000" mbështetet së pari nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, por që këtë edicion e përkrahur pa hezituar financiarisht me 10 milionë lekë (të reja). Madje MTKRS e ka renditur festivalin në një guidë turistike ndër aktivitetet më të rëndësishme që pushuesit ia vlen ta ndjekin. Ndihmë modeste vjen në momentin e fundit nga AMC që i jep pak nuancë të gjelbër korrnizave të festivalit. Sipas organizatorëve "Butrinti 2000" garanton nivel të padiskutueshëm me trupat pjesëmarrëse që janë këto që janë tashmë në program, pas përzgjedhjes së shumë kandidaturave.

Pas dokumentarit 13 minutësh ku bëhet retrospektiva e jetës 7-vjeçare të Festivalit, është "Atelier 31" që hap netët e teatrit në skenën antike brenda sitit të Butrintit me "Medean" e Euripidit, me regji të Mikel Kalemit. Interesant është fakti që përballë "Medeas" shqiptare pritet një "Medea" angleze, e zgjedhur jo pa qëllim nga organizatorët. Është një mundësi për të ballafaquar dy kultura, dy gjuhë teatri dhe plot elementë regjisorialë dhe të aktrimit. Një përballje nivelesh. Kompania teatrore "Collisions" që sjell një variant modern të Euripidit, e ka për herë të parë në Shqipëri.

Në program janë dy vepra të Shekspirit. Bëhet fjalë për "Natën e 12-të" në lojën e artistëve të teatrit bullgar "Nikolai Binev" me regji të Krikor Azaryan dhe "Mbreti Simbërlen" nga Teatri Kombëtar gjerman i Timisoarës në Rumani, me regji të Alexander Hausvater. Një vepër që nuk është përkthyer ende në shqip dhe vjen në skenë përmes një loje spektakolare dinamike dhe një kostumografie të veçantë. Ndërsa "Nata e 12-të" na kthen në kohën e Shekspirit. Gjithçka do të serviret si të ishte shek. XVI, madje edhe rolet e grave do të luhen nga burrat.

Dhe përsëri Teatri Kombëtar i Greqisë së Veriut me qendër në Selanik, me një tjetër vepër të Euripidit, "Bakantet" me regji të Tassos Ratzos.

Teatri i Dramës së Beogradit për herë të parë na sjell një nobeliste të letrave, si dramaturge. Është Elfride Jelinek me "Një trilogji e vogël e vdekjes" me regji të Nebojsha Bradiç. Ndërsa Teatri Maqedonas me "Jonadab" të Peter Shaffer, nën regjinë e Dejan Projkovski.

Edicioni i tetë i festivalit mbyllet nga Teatri Kombëtar i Tiranës me "Berberin e Seviljes" të Beaumarchais, premierë e 2007-ës, me regji të Eric Vigner-së. Në fund të festivalit mendohet të ndahen edhe dy çmime, një i kritikës dhe një i publikut. Çmime gjithsesi honorifike, për vetë pasurinë financiare të festivalit.

Aleksander Moisiu, Aktori i madh Shqiptar

Aleksander Moisiu, Aktori i madh Shqiptar



Aleksander Moisiu lindi ne qytetin e Durresit ne vitin 1879. Prinderit e aktorit te shquar shqiptar ishin nga vende te ndryshme te Shqiperise. I ati nga Kavaja ndersa e ema ne ate kohe ndodhej ne jug te Italise. Me bashkimin e prinderve te tij aktori e kaloi pothuaj gjithe rinine e tij ne qytetin e Durresit dhe me pas ne Tirane duke u larguar ne moshen 20-vjecare nga Shqiperia per t'u zhvendosur se bashku me nenen dhe dy motrat e tij ne Vjene te Austrise. Me kalimin e kohes qyteti austriak, pervecse shtepia e tij e re, u be edhe stacioni i pare i karrieres se tij. Aty aktori i madh shqiptar Aleksander Moisiu, pati fatin te njihej me aktorin austriak qe ne ate kohe perjetonte nje sukses mjaft te konsiderueshem. Xhosef Kainz, i cili e ndihmoi shume aktorin tone per hapat e tij te para ne boten e aktrimit. Shekulli XX ishte edhe momenti kur Aleksander Moisiu filloi te njihej ne rang boteror dhe te konsiderohej si nje aktor mjaft fisnik.

Me pas aktori i shquar shqiptar merr vendimin te zhvendoset ne Prage dhe ne Berlin, ku aty perseri ka fatin te njihet me nje aktor tjeter te suksesshem, Maks Reinhardin. Pikerisht ne kete vend ne Reinhard Asamble ne Rusi, aktori i shquar shqiptar vleresohet me cmimin e pare nga dramaturgu dhe kritiku Anatoliy Lunacarski, per interpretimin e tij tek Odipusi. Ky vleresim perben edhe cmimin e pare ne karrieren e madhe te Moisiut, si dhe nismen e nje periudhe te re plot vleresime e interpretime te suksesshme. Aktori i madh shqiptar vazhdon te interpretoje ne rolet me te spikatura te asaj kohe. "Hamlet" ne Teatrin Popullor te Vjenes ne vitin 1922, "Fedia" e Leo Tolstoit dhe "The alive Cadaver" ne Berlin ne 1922-in. Akeksander Moisiu vazhdon te aktroje vazhdimisht ne veprat me te spikatura duke arritur majat e teatrit boteror me perzgjedhjen e tij ne rolin e Romeos ne vepren e famshme Shekspirane "Romeo dhe Xhulieta" ne 1907-en duke lene te gjithe te shtangur me aftesite e tij interpretuese.

"Artistet e shquar shqiptare dje, sot dhe ne te ardhmen do te mbeten transmetuesit me te mire te vlerave tona kombetare e te identitetit tone artistik dhe Aleksander Moisiu ben pjese, pa dyshim, ne kete kolane te vyer qe ka lidhur Shqiperine me Boten e qyteteruar. Certifikimi i Aleksander Moisiut si shqiptar, me deshiren e tij, eshte nje fakt kuptimplote per ndjenjen e tij kombetare, edhe pse arti ka gjuhen e vet te gjithebotshme, kete gjuhe te cilen dine ta ligjerojne vec artistet e mirefillte qe gezojne staturen e gjeniut. E, Aleksander Moisiu eshte njeri prej tyre", ka thene per te Ministri Klosi.

Biografia e Moisiut gezon nje pasuri dhe nje vlere qe do ta deshironte cdo njeri i rangut te tij. Nder komentet e shumta per biografine e tij mund te vecohen disa vleresime te sinqerta nga koleget e tij. Maks Brod shkruan per aktorin tone: "Hamlet eshte shkruar vetem per Moisiun dhe vetem ai mund ta interpretonte." K. Stanislavski shkruan: "Nje artist edhe nje njeri kaq i madh sa Moisiu, i perket gjithe botes". Aleksander Moisiu, pavaresisht se po perjetonte nje sukses te jashtezakonshem, nuk e harroi kurre origjinen edhe kombin e tij. Pas shume tentativash dhe kerkesash ndaj autoriteteve te shtetit shqiptar arrin te marre pasaporten shqiptare se bashku me bashkeshorten e tij, Johana Tervin, ne 1934-en. Aktori i madh shqiptar nderroi jete ne mars te vitit 1935 duke lene pas tij kujtime te pavdekshme. Trupi i tij i pajete aktualisht ndodhet ne Leik Lugamo te Zvicres.

Emri i tij i fali Shqiperise nje nga dimensionet me interesante e te jashtezakonshme. Rolet e tij qene nje kolane brilante e artit pamor te drames. Eshte per t'u cuditur se megjithese ai luajti personazhe te interpretuara nga majat e aktrimit boteror, perseri ishte krejt i vecante dhe po kaq i madh sa edhe koleget e tij evropiane. Te marresh persiper e te realizosh personazhe te dramaturgjise elitare eshte sa lodhje dhe mallkim, aq dhe mrekulli e relaks. Detyra te tilla madhore i marrin persiper, jo vetem vullnete titanike, por edhe talente te jashtezakonshme. Ne keto dimensione, ne kete arene, hyri me modesti, u zhvillua universalisht dhe mbylli jeten i rrethuar nga respekti dhe admirimi aktori Aleksander Moisiu.
Kur dramaturgu i madh shqiptar Aleksandër Moisiu, kërkonte nënshtetësinë shqiptare

Aleksandër Moisiu, përçapjet për t’u quajtur shqiptar

Gjenovefa PUTO

Të panumërta janë shfaqjet e dhëna me sukses prej tij në dhjetëra vende të botës. Vetëm kaq do të mjaftonte, që ai të joshej nga e mira dhe begatia e vendeve të tjera, ku kaloi shumë nga jeta e tij artistike. Por jo, aspak! Nga Aleksandër Moisiu na vjen prova më e qartë e dashurisë së tij për Shqipërinë.
Në Arkivin Qendror të Shtetit (AQSh) gjenden plot materiale dokumentare që flasin për dramaturgun e madh Aleksandër Moisiu. Madje në fonotekë gjendet i regjistruar zëri i tij, që mund të emocionojë gjithkënd edhe sot pas kaq shumë vitesh. Pikërisht ai zë që bëri të famshëm atë vetë dhe kombin e tij shqiptar.
Midis shumë materialeve të tjera arkivore, që dëshmojnë pa më të voglin dyshim madhështinë e këtij personazhi botëror të fillimshekullit të kaluar, më bëri përshtypje një letërkëmbim zyrtar për A. Moisiun, i cili kërkon nënshtetësinë shqiptare. I gjithë ky material gjendet i plotë në AQSh, Fondi 152, viti 1933, dosja 484.
Letra përmban vlera të rralla si dëshmi e qartë dhe e padiskutueshme që ky artist i jashtëzakonshëm i skenës, megjithë suksesin e madh të arritur në një kohë, kur universi shqiptar i atëhershëm ishte i panjohur dhe i paragjykuar, kërkon që ai dhe familja e tij të marrin nënshtetësinë shqiptare.
Në një kohë kur mjaft emra të ndritur të kulturës botërore u magjepsën përpara artit të Moisiut. Ai nuk e fsheh aspak faktin e të qenit shqiptar dhe vërteton edhe një herë se vendi ynë mund të lindë të tillë viganë.

DOKUMENT
Vjenë, 7 nëntor 1933

Shkurtimi: Dramaturgu i famshëm Alexander Moissi, kërkon shtetësinë shqiptare


Kam nderin të njoftoj se dramaturgu i njoftun, prej gjaku dhe fisi shqiptar, z. Alexander Moissi, i lindur në Trieste, më 2. IV. 1880, që ndodhej për një muej në një turne theatrore në Vjenë, iu drejtua sot kësaj Konsullate Mbretnore me lutjen që të ja parashtroj Shkëlqesis Suej dëshirën e tij që t’i akordohet sa ma parë shtetësia shqiptare bashkë me zonjën e tij Giovanna Moissi-Terëin, artiste, e lindur në München më 18.III.1884.
Ky artist i përmëndun, që nuk e ka mohue kurr kombësinë shqiptare dëshiron që të njifet tutje dhe përjashta si shtetas shqiptar.
Z.Alexander Moissi e mori në kohë të luftës së madhe proforma shtetësinë gjermane, dmth mbas një intervecioni personal të Princit Otto Bismark, po me qënë se vjetët e fundit nacionalistët gjermanë i bënë një padrejtësi tue e konsiderue si çifut, ia solli përgjithmonë shpinën Gjermanisë dhe prej vitit 1932 rron në vilën e tij në Lugano (Svicër). Ky i refuzoi gjithë shtetësitë e tjera dhe dëshiron vetëm të pranohet si shtetas shqiptar, siç ka qenë familja e tij e dalun me kohë prej Kavaje dhe n.q.s pranohet lutja e tij do të jetë kurdoherë mirënjohës kundrejt shtetit tonë për këtë gjest bujar. Emri i këtij dramaturgu do të jetë me të vërtetë një reklamë e gjallë dhe propagandë e vlefshme për Shqipërinë, e cila do t’ishte krenare me e quejtur si të tijnë këtë artist të përmëndun në të gjithë botën. Tue i marrë parasysh arësyet e naltshënueme i lutem Shkëlqesis S’uej që t’i akordohet në një mënyrë të jashtëzakonshme shtetësia shqiptare Z. Alexander Moissi dhe zonjës së tij.

Letërkëmbimi vazhdon me letrën me të cilën ministri i Punëve të Brendshme i drejtohet Kryeministrisë. Pasi citon kërkesën që Aleksandër Moisiu ka bërë në Vjenë, ai thekson:

“Tue marrë parasysh racën e tij shqiptare, kohë shpërnguljen e familjes prej Kavajës në vise të huaja dhe marrjen e shtetësisë gjermane në një kohë të mbas sundimit ottoman në periudhën e okupacioneve të huaja në Shqipni e si dhe profesionit dramaturg që t’i vyejë historisë së kombit tonë, propozojmë pranë P.T. Këshillit Ministror të kombit tonë, regjistrimin e tij bashkë me gruan në shtetësinë e racës së vet, me banim definitiv në Kavajë me lutje që pasi të merret në studim nqs e mundur të parashtrohet për dekret Mbretnuer në bazë të Art. 9 të Kodit Civil tue ju akordue shtetësia shqiptare dy artistave të përmëndun me rëndësi, njani prej të cilëve i racës sonë shqiptare.
Kryesia e Këshillit të Ministrave, data 17.III.1934
Për dije e veprim, këtu ngjit ju dërgohet Kopje e dekretit Mbretnuer mbi akordimin e shtetësis shqiptare Z. A. Moissi, tash shtetas gjerman me banim në Svicër bashkë me zonjën e tij, Giovanna Moissi-Terëin.


DOKUMENT

Më poshtë paraqitet i plotë teksti i dekretit mbretëror për dhënien e nështetësisë shqiptare artistit Aleksandër Moisiu.

KËSHILLI MINISTRUER
------ Vendim ------
Nr. 91 më 26.II.1934. –


Këshilli Ministruer në mbledhjen e tij të sotshme të mbajtur nën kryesin e Z. Pandeli Evangjeli, Kryeministër, me antarë Z. Z. Vasil Avrami, Ministri i Drejtësis, Xhafer Vila, Ministri P. të Jashtme, Musa Juka, Ministri P. Mbrendshme e Zav. Ministri Ekonomis Kombëtare, Abdurahman Dibra, Ministri i Financavet, Dr. Mirash Ivanaj, Ministri i Arësimit, Sandër Saraçi, Ministri i P. Botore, pati në bisedim shkresat Nr. 1831 datë 9.IX.33 e Nr. 8107 datë 24.XI.1933 të Ministris së P. Mbrendshme e atë Nr. 2619/VII datë 30.XII.1933 të Ministris së P. të Jashtme, me të cilat tue tregue se Z. Aleksander Moissi, tash shtetas Gjerman, me banim në Svicer e qi nuk e ka mohue kurrë kombësin e tij Shqiptare, por tue marrë parasysh edhe shërbimet e shumta qi i ka banë vendit t’onë në shtetet më të mëdhaja të botës me profesionin e tij si dramatist me famë, mbi kërkesën e bame prej tij proponojnë qi në bazë t’Art. 9 të Kodit Civil t’i akordohet shtetsija Shqiptare, bashke me Zonjën e tij Giovanna Moissi-Terëin, me origjin gjermane dhe lemun në München më 18.III.1884 edhe kjo artiste,

Vendosi:

Pranimin e këtij proponimi, tue i-a parashtruem çështjen për dekretim Nalt-Madhënies së Tij Mbretit si mbas Art. 9 të Kodit Civil, -
…………….

ZOGU I.
Mbreti i Shqiptarëve


Mbi propozimin e bamun me shkresën Nr. 1732 ex. 33 datë 28.II.934 të Kryeministries,

DEKRETON
Aprovimin e vendimit të sipërpërmendun Nr. 91 datë 26.II.934 të Këshillit Ministruer dhe Urdhnon zbatimin e tij. –
Tiranë, më 14 Mars 1934. –

Z O G d,v.


Kryeministri: Ministri P. Jashtme: Ministri P. Mbrendshme:
Pandeli Evangjeli.d.v. Xhafer Vila.d.v. Musa Juka.d.v.

Asht nji me kopjen e origjinalit
Sekretar i Përgjithshëm i Kryesis Këshillit Ministruer

Në fund të letërkëmbimit ekziston edhe dokumenti që i takon datës 19.III.1934, i cili ka këtë përmbajtje:
“Kemi nderin me ju parashtrue se vendimi i P.T. Këshillit Ministruer Nr.91 data 26.II.1934 i dekretuem prej Nalt Madhënis së Tij Mbretit, u transkriptue në Bashkinë e Kavajës në datë 28.III.1934”.

Të gjitha këto dokumente historike janë një provë e pakundërshtueshme e vullnetit dhe dëshirës së mirë të Aleksandër Moisiut për të njohur prejardhjen e tij shqiptare, ndërsa vërtetojnë edhe mirënjohjen e drejtuesve shtetërorë të asaj periudhe ndaj një personaliteti dhe figure madhore të skenës teatrore evropiane.

30/08/2005 Shekulli
ALEKSANDER MOISIU, RIKTHIMI I HAMLETIT

Emri i tij eshte nje kartevizite, pra nje bilete e sigurte ne agjensine e te ardhmes. Duhet sqime, vesk ameshimi ta kesh ne duar kete emer. Sepse ne te vertete, ne jemi ne dore te tij, optike medituese, kafka e Jorikut ne duart e Hamletit.

Nga dr. Moikom Zeqo - Koha Jone

Ne nentorin e vitit 2006, organizova ne Vjene te vetmen ekspozite te Muzeut Historik Kombetar me relike mesjetare per 600 vjetorin e lindjes se Gjergj Kastriot Skenderbeut, si edhe simpoziumin e vetem nderkombetar per kete jubile. Per nje rastesi kuptimore, objektet dhe monumentet e perzgjedhura nga une per t’u derguar ne Vjene, u transportuan se bashku me nje statuje te derdhur ne bronz te Aleksander Moisiut, veper e skulptorit te talentuar nga Durresi, Qazim Kertusha.

U dyzova mes dy veprimtarish: asaj per nder te 600 vjetorit te lindjes se Gjergj Kastriot Skenderbeut dhe ceremonise se perurimit te skulptures se Aleksander Moisiut ne nje nga sheshet e gjelberuara te Vjenes. Nje historian i Teatrit foli mbi Moisiun, per ta modernizuar analogjine e koherave, tha duke buzeqeshur se Moisiu ne vitet ’30 te shekullit te kaluar “qe po aq i famshem sa c’eshte sot per fansat e muzikes Eminemi ose Madona”. Kjo krahasueshmeri eshte teper e brishte. Por eshte fakt qe ne tere Vjenen, e vetmja skulpture e Moisiut, ishte pikerisht kjo e sjelle nga Shqiperia dhe e bere nga nje shqiptar. Eshte rasti te them dicka per harresen dhe kujtesen, per vete artistin Aleksander Moisiu.

***
Ne rikthehemi menderisht tek emri i Moisiut. Levozhgat e kronologjise na duken te ngushta. Te ardhmen vertet e thith e kaluara, por e tashmja ushqehet nga e ardhmja, cka do te thote se cdo rikthim, eshte nje pikenisje, nje ecje perpara. Ne kete kuptim, emri i Aleksander Moisiut, eshte nje kartevizite, pra nje bilete e sigurte ne agjensine e te ardhmes. Duhet sqime, vesk ameshimi ta kesh ne duar kete emer. Sepse ne te vertete, ne jemi ne dore te tij, optike medituese, kafka e Jorikut ne duart e Hamletit. Ne rikthehemi ne nje dituri te shumefishuar, por jo shteruese. Cdo kujtese, eshte virtuale, ashtu si dashuria, si malli, si shpirti.

***
Shqiperia dhe Aleksander Moisiu, jane nje paradigme koherash, me sakte nje ekuacion gjenetik, jo aq te thjeshte, nje algjeber mendore, e nderlikuar, emancipuese, dliresuese. Ne kete rrafsh, shume enigma nuk do te mund te hapen asnjehere perfundimisht. Si ka nisur arti fillezues i aktrimit, i njejte me ate te aedeve homerike, pse tekstet e pazeshme duhet te behen te zeshme, pse interpretimi i shkronjes eshte tipologji shpirterore, pse polifemia e sterlashte shqiptare eshte epilogu i koreve te dikurshme te teatrit antik, pse arkeologjia na mahnit me zbulimin vetem ne Shqiperine e Jugut t` 6 7 teatrove te mocmerise, madje edhe me skulpturat e Muzave mbrojtese, a mund te themi si ne nje parabole metafizike te Borgesit, se ndoshta ndonje aktor i lire i para 24 shekujve ka enderruar lindjen e mepasshme te Aleksander Moisiut, e perse jo edhe te Kadri Roshit dhe te Suljeman Pitarkes, apo keto teatro te thesarte, monumentale qene endrra e fshehte, mbrapsht ne kohe e Aleksander Moisiut, i cili vdiq pa ditur gje per to?

***
Perse sonoriteti, zeshmeria e Moisiut spikati e harlisur, e hatashme, e patjetersueshme, ne raport edhe me aktoret bashkekohes te tij? Pse kjo lirishmeri, ky pllenim fonologjik, qe e kane quajtur intonacion te Jugut me Diell, virtualitet magjik, pafundesi misterioze, qe edhe mistike e artit te te shprehurit? Pse Europa nordike, viset anglo saksone, gjermanike pane tek Aleksander Moisiu Hirushen e mrekullueshme te perralles, pra te vete artit? A eshte kjo nje rastesi, apo nje fatalitet i entropise? Aleksander Moisiu fitoi nje fame boterore, si Nene Tereza qe fitoi nje fame boterore. Te dy e ruajten dhe e emblementuan planetarisht krenarine e origjines shqiptare. Mohimet e furishme, dinake, interesperfituese, politikanizuese, u therrmuan, u pluhurizuan. Por nga ana tjeter, nuk duhet mohuar se qe te dy ishin qytetare te botes, kampione te ekumenizmit te artit dhe te shpirtit.

***
Ky ekumenizem humanist, meton te jete matrica antropologjike e botes se sotme plot paradokse te dhimbshme dhe te se ardhmes te qaujtur vrazhdesisht si globale, per te cilen ka shpesh ide, apo kategori konceptuale jo te perputhshme, madje rrezikshmerisht perplasese.

***
Thenia latine “verba volant” fjalet fluturojne, kane qene nje fatalitet per aktoret, kur ende nuk ishin shpikur teknikat regjistruese, fonike, filmike, dixhitale. Duket sikur nga trashegimia aktoreske na jane ruajtur kurnacerisht disa fragmente, ca germadha fluturuese te nje tempulli madheshtor arkeologjik, si Kulla e Babilonise, pikturuar prej Brygelit. Ne kete percaktim, duhet perjashtuar cdo deshperim, cdo e pjesshme e nenkupton te teren. Regjistrimet e ruajtura i pergjigjen shprehjes “scripta manent” e shkruara mbetet, edhe pse shume pak ka mbetur e fiksuar nga zeri i skalitur ne bronz i Aleksander Moisiut, nuk duhet te harrojme frazeologjite madheshtore te monologeve. Si procesi mijera vjecar i vete ungjijve apokrife apo sinoptike per Krishtin, i cili nuk u filmua dot (kujtesa e apostujve, e riberi Krishtin pafundesisht), te njejten gje ka perjetuar Moisiu yne si nje hero i kujteses.

***
Aleksander Moisiu eshte artist i madh i Krizes se Njeriut, eshte artisti i madh i gjysmes se pare te shekullit 20. Ai cuditi Stefan Cvajgun, Franc Kafken, Maks Brodin, Xhojsin, Reinhardin, Pirandelon, Stanistlavskin, Tomas Manin, qe shkruan per te, domethene e apostoluan. Mik i madh i Aleksander Moisiut ishte edhe Robert Musyli, si edhe Karl Krausi. Te gjithe keta emra, e reflektuan dhe e perballuan Krizen e Njeriut.

***
Vizioni apokaliptik i Aleksander Moisiut, eshte ne artikulimin e fjaleve. Por ky vizion, ishte perparimtar per “nje toke te re dhe nje qiell te ri”, me besim tek Njeriu, plotfuqishmeia e Njeriut eshte mencuria e shmangies se katastrofave, qofte edhe ekologjike, apo edhe shperberjes se moralitetit. Ky eshte kumti me dobiprures, ideftillezues, me konstruktues i Aleksander Moisiut per ne shqiptaret sot. Kjo gje na shton vizionin tone te fragmentuar, na gjalleron optimizmin e shterur, na shton besimin qe na mungon kaq marrezisht. Qe ne gjallje te tij, shqiptaret e vleresuan dhe e admiruan Aleksander Moisiun. Aleks Buda, Eqerem Cabej etj, kane shkruar per pershtypjet ne shfaqjet qe kane perjetuar te Moisiut. Jane shume shkrime te shtypit te kohes, nje antologji e madhe bashkekohese.

Eshte merite e moisiologeve si Selman Vaqarri, sidomos Bardhyl Kosova, por edhe Vangjel Moisiu, shkrimi i monografive informuese me dinjitet. Une kam shprehur mendimin qe te botohet nje Opus Omnia per Aleksander Moisiun nga shteti shqiptar, me disa sythe te medha: shkrimet memorialistike, esseistike, dramat, mendimet regjisoriale, origjinale te vete Moisiut, studimet gjysme shekullore te shqiptareve per te, tere veprat figurative, skulptura, piktura, filma kinematografike per Aleksander Moisiun. Kjo enciklopedi moisiane, duhet regjistruar sipas teknikes kompjuterike dhe dixhitale ne internet, per t’u vene ne qarkullimin kulturologjik planetar.

***
Ne globalizem, kriza e identitetit eshte e thekshme. duke kujtuar Aleksander Moisiun, ne e ringjallim kete identitet. Identiteti eshte apel per artin, por edhe per politiken e sotme. Eshte nje modus vivendi, per te mos qene nje modus moriendi.

***
Nuk eshte i nevojshem klonimi i Aleksander Moisiut. Ai nuk eshte nje mit gnostik, por nje realitet. Kohet e fundit, disa gjeografe te huaj, kane shkruar per te libra. Jane sklaitur disa ide apokrife, qe e mbiquajne edhe si seksoman, nje Kazanova te dyte. E njejta gje eshte bere edhe per Carli Caplinin. Nuk duhet te na trembe kjo gje. Koha filtron, koha fisnikeron. Nese ne dliresohemi me dituri, qyteterohemi me shume. Atehere ne do te jemi vete Ai, ne shume kuptime, ndonese te ndryshem.

***
Por thelbi i figures se Aleksander Moisiut, ka te beje me artikulimin e dyzimit njerezor. Pse njeriu gjithe koherave, dyzohet si Hamleti, midis dilemes tragjike te jetoje apo te mos jetoje? A eshte vetevrasja, nje rrugezgjidhje profane apo filozofike? A duhet qe prirja e veteasgjesimit te poetizohet? Pse hamletizimi si koncept universal eshte kaq i pranishem ne jeten moderne? Pse dilemat tona kaq tragjike, nuk kane nje te ardhme cliruese dhe zgjidhese?

Pse hamletizmi nuk ka vdekur? Pse hamletizmi eshte ringjallur, madje duke u vulgarizuar egerrisht? Hamleti eshte quajtur nje nga heronjte me te medhenj te njerezimit si Prometeu, Krishti, Don Kishoti. Ai ka nje vizion te luftes kunder te keqes, por shpirti i tij eshte ende shume i brishte dhe delikat. Ai kupton paradokset e kesaj bote dhe e nem te keqen. Por ai eshte i vetmuar. Te vetmuar jane edhe heronjte guximtare te Ibsenit. Te vetmuar jane edhe heronjte kinematografike, shpetimtaret hollivudiane te botes, duket sikur kriza modelon gjithcka. Eshte e pramishme ne ajer dhe ne endrrat tona. Por nje besim i fshehte, shpesh misterioz, nuk zbehet dhe nuk zhduket nga njeriu.

Ketu eshte sekreti i interpretimit te suksesshem te Aleksander Moisiut. Ai ka luajtuir rolin e Moisiut te Bibles, rolin e Faustit te G tes. Ai ka mbetur i paharruar, i misheruar ne kryepersonazhin e drames “Kufoma e gjalle” e Tolstoit. Por kryefigura e tij me e cuditshmja dhe me e paperseritshmja, lidhet me personazhin e Jedermanit. Jedermani eshte njeriu qe e sfidon vdekjen. Ai vdes por vdekja nuk ka asnje pushtet mbi ndergjegjien e tij. Jedermanin Moisiu e ka luajtur me mijera here. Madje edhe ne sfonin e katedraleve te medha gotike. Nje kritik arti ka thene se Jedermani i Moisiut, eshte nje Hamlet i dyte, ose me sakte qe te dyja keto figura, jane dioskuret me te medhenj te artit skenik.

***
Perpiqem te kujtoj diten e perurimit te bustit te Aleksander Moisiut ne Vjene. Ishte nje dite e shkelqyer me Diell, kishte nje entuziazem te cuditshem. Ne mbremje te kesaj dite, une drejtova veprimtarite per Skenderbeun. Ne nje nga sallat me te bukura te Muzeut te Historise se Artit, u fol per bemat e paharruara te kryetrimit. Ne nje kend te salles, ishte stenda prej xhami ku vezullonin shpata dhe perkrenarja e Gjergj Kastriot Skenderbeut. Dukeshin si rekuizitat e nje tragjedie madheshtore.

Rekuizita kishte mbetur, por heroi nuk ishte me aty. Heshtja muzeore, kishte koracuar gjithcka. Mungonte zeri, heshtja eshte perhere e neveritshme. C’do te jepnim ne shqiptaret ne kete bote, per te degjuar me veshet tane zerin e harruar te Gjergj Kastriot Skenderbeut! Te pakten, per Aleksander Moisiun kemi nje ngushellim. Mundemi ende ta degjojme zerin e tij si nje furtune shpirterore te artikuluar fonetikisht. Te dy keta burra te Shqiperise, kane lidhje me njeri tjetrin. Te dy ishin aktore te medhenj, njeri i Historise dhe tjteri i Artit. Eshte rasti ketu te tregoj dicka kurioze dhe te vecante.

Para 28 viteve, kur bera projektin qe ndertova muzeun e Aleksander Moisiut ne Shtepine Popullore prej guri, ku ai ka jetuar ne femijerine e tij, me ra ne dore edhe nje reviste e huaj, e cila kishte edhe nje steme heraldike, te kinse familjes se Mosijve. Kjo steme ishte dicka fantaziste nga pikepamja gjenealogjike, sepse gjoja e lidhte Aleksander Moisiun me nje nga gjeneralet me te medhenj te Gjergj Kastriot Skenderbeut, Golem Moisiun. Kjo nuk eshte e sakte nga ana historike.

Por kjo kishte nje kuptim sfidues per ate kohe. Ne vitet ’30 te shek. 20, ideologjia hitleriane krijoi nje fobi te madhe vdekjeprurese per hebrejte. Duke u nisur nga mbiemri i aktorit tone, ne gazetat gjermane, ai u quajt nje “cifut i ndyre dhe i rrezikshem”. Ne kete situate te rende, Aleksander Moisiu u kap sipas nje spirance mbas shtetesise shqiptare, qe u dha si edhe faktit qe rridhte nga nje familje shqiptare e famshme deri ne shekullin 15 skenderbejane. Ishte nje menyre publicitare per te shpallur Urbi et Orbi shqiptaresine e tij te padiskutueshme.

***
Cfare e aktualizon nje artist? Ku qendron ameshimi i artit? Kalueshmeria gerryen gjithcka. Atehere perse nuk ka nje vdekje te koncepteve dhe te ideve? Aktualizimi i nje artisti lidhet me problematiken e artit te tij. Jashte problematikes, arti vdes. Hamletizmi eshte nje problematike universale e koherave. rikthimi i Aleksander Moisiut eshte nje rikthim i halmetizmit, por sipas nje optike te re.

Nga kjo pikepamje, nuk duhet harruar tregimi gjenial, konceptual, i shkrimtarit dinak dhe te paperballueshem Jorge Luis Borgesit, per Pierr Menarin. I njejti tekst i para disa shekujve, mund te perseritet i shruar ne kohen tone, duke iu shmangur grackes se plagjiatures. Cdo shekull jeo konotacione te reja te tekstit. Keshtu kalohet ne karakterin universal te kuptimeve.

***
Ajo qe mund te kujtohet, nuk mund te vdese. Ajo qe duhet te harrohet, duhet te vdese. Ja nje dyzim i ri, qe na perndjek nga pas ne shqipareve. Aleksander Moisiu na e rikujton kete dyzim. Edhe ai eshte i plagosur nga harresa. Por silueta e tij, si ne nje grafik bardhe e zi, eshte bere me e lexueshme. Ai ia doli krejt i vetem ta perballonte vorbullen historike. A nuk eshte kjo shembelltyre nje frymezim per t’u ringjallur edhe ne shpirterisht, te flakim plogeshtite dhe marrezite tona surealiste te politikes se dyshimte te dites? Nuk i shkruaj kot keto rreshta. AMEN!

Londo sjell “Kopshtin e vishnjave” në Teatrin Kombëtar

Londo sjell “Kopshtin e vishnjave” në Teatrin Kombëtar


Lule vishnjeje me ngjyrë të bardhë që shkaktojnë ndjesinë e poetikës. Lule të përkohshme, që krijojnë në mënyrë simbolike edhe imazhin e kohës që ikën, do të mbulojnë skenën e sallës “Kadri Roshi” në Teatrin Kombëtar ku sot dhe nesër do të shfaqet pjesa “Kopshti i vishnjave” e Çehovit, me regji të Kiço Londos dhe interpretim të artistëve të talentuar të Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë. I pyetur nga gazeta “Albania”, regjisori Kiço Londo tregon se “vepra është përkthyer para 50 vitesh, më 1957-n, nga intelektuali i klasit të parë Sejfulla Malëshova. Është një përkthim shumë serioz dhe cilësor që vihet për herë të parë në vendin tonë”. Sipas Londos, sot dhe nesër, kjo shfaqje, nën interpretimin e studentëve të Akademisë të Arteve, do të jetë një paraqitje tepër dinjitoze. Sigurisht që nuk mund të pretendohet që të arrihet niveli i premierave të interpretuara nga artistët profesionistë të TK-së, por rëndësi, siç thotë edhe Londo, ka që shfaqja të transmetohet me seriozitet dhe në mënyrë dinjitoze nga studentët. Shfaqja është tepër e vështirë për t’u realizuar, sepse çdo vepër e Çehovit parashtron probleme të tilla. Jo më kot, Kiço Londo është i apasionuar pas krijimtarisë së autorit të famshëm të literaturës ruse. Ajo është e gjitha një farsë e mbushur me elementë simbolikë dhe me gjetje të ndryshme që ndihmojnë të theksohet më mirë bota e brendshme, konfliktet, ngjarjet, marrëdhëniet mes personazheve. “Në fund të fundit, noti mësohet në det të thellë, kështu edhe sfidat bëhen me vepra të vështira”, - shprehet regjisori Londo, teksa e pyesim se si ka mundësi që një vepër, që konsiderohet me kërkesa dhe vështirësi për t’u realizuar, u besohet studentëve të Akademisë së Arteve... Përsa i përket pjesës “Kopshti i vishnjave” të Çehovit mund të thuhet se është një vepër që i korrespondon një karakterizimi të dyfishtë, duke u titulluar herë dramë dhe herë komedi, ashtu sikundër edhe shumë vepra të tjera të këtij autori. Vdekja e Firsit me të cilën zgjidhet pjesa mund të konstatohet fare lehtë se nuk është tragjike. Firsi është i vjetër, i dalë mode ashtu si bota që ai përfaqëson. Ndaj vdekja e tij regjistrohet në rrjedhën normale të ngjarjeve. Edhe çiftet nuk duken të lidhur nga një dashuri e parrënueshme ndaj edhe ndarja e tyre në të vërtetë nuk mbart asgjë tragjike. E gjithë pjesa është e mbushur me situata komike. Sjellja e personazheve përballë realitetit të bën për të qeshur. Aristokratët vazhdojnë të luajnë dhe të shpenzojnë para, të cilat ata nuk i zotërojnë më. Por ajo që i jep aspektin e padiskutueshëm komik vjen nga ritmi që krijohet për shkak të ndryshimeve të shpejta të regjistrit, loja e fjalëve, etj.

P.GROSI
11 Korrik 2007

Lazër Filipi: - "Për teatrin do të punojë deri në fund të jetës"

Lazër Filipi: - "Për teatrin do të punojë deri në fund të jetës"



I ka kaluar të 85 vitet, por ende ndihet i ri. Ende është i mbushur me pasione dhe energji për të vënë në skenë drama të reja. Gjatë jetës së tij ka provuar më shumë se 130 role dhe profesione, duke filluar që nga lypsari e deri te roli i Leninit. Ai quhet Lazër Filipi dhe jetën e tij e ka filluar në male, ku ka qenë partizan që në moshën adoleshnte. Dhe më vonë, pas mbarimit të Luftës, ai e ka kaluar të gjithë jetën e tij në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, duke e kuptuar hera herës se edhe vetë jeta i ngjan subjekteve teatrale. Lazër Filipi është aktori brilant që ka pasur shumë dëshira në jetë, por është penguar dhe ka arritur të realizojë dhunshëm, sidomos njërin prej tyre.

Cilat janë lidhjet tuaja të para me teatrin? Si ka filluar rruga juaj drejt teatrit?
Teatrin e doja që kur kam isha fëmijë. Kisha kureshtjen dhe dëshirën për t’i ndjekur gjithmonë shfaqjet teatrore të shoqërive kulturore të Shkodrës, që quheshin Shoqëria Rozafa, Vllaznia, etj. Shfaqjet e para, që kam parë, kanë qenë me subjekte nga mesjeta, por edhe me subjekte të ndryshme për çështjet aktuale të viteve ’30-të, apo për problemet kombëtare. Më kujtohet shfaqja “Ruba e kuqe”, që fliste për flamurin tonë kombëtar, sepse kjo shfaqje për atë kohë, ishte me shumë emocione. Pastaj, kam parë një shfaqje tjetër, që titullohej “Ali Pashë Tepelena dhe suljotët”. Kështu, pas disa vitesh erdha në Tiranë. Ishte viti 1938, kur këtu gjeta një mjedis të zhvilluar kulturor. Në kryeqytet kishte kinema dhe teatër. Shfaqjet teatrale luheshin në kinematë “Gloria”, “Rozafat”, etj. Më pas, filluan edhe në kinemanë verore “Kosova”. Aty kam parë për herë të parë artistët e kalibrit të madh botëror, si Mihal Popi, Xhevat Serezi, Prend Ndushi, e ndonjë tjetër. Më 1943, gjatë Luftës së Dytë Botërore u organizua grupi teatror i rinisë antifashiste. Aty u shfaq drama “Kryengritja shqiptare”, të cilën mbaj mend se e ideoi dhe e inskenoi Kolec Ilia. Aty mora pjesë për herë të parë edhe unë, së bashku me disa aktorë të tjerë të mëdhenj, si Esma Agolli, Flutura Toto, Lin Noga, Donat Pali. Subjekti i dramës kishte të bënte me patriotizmin dhe atdhetarizmin tonë kombëtar. Pra, flitej për bashkimin e popullit pa dallim feje, krahine e ideje. Këtë shfaqje e dhamë edhe në një çetë partizane në Mori të Krujës. Aty njoha emocionet e para të aktorit dhe aty mora përgëzimet e para të profesionit tim të ardhshëm. Nga kjo gjë pata shumë emocion. Unë kisha në këtë shfaqje rolin kryesor, ndërsa Esma Agolli kishte rolin e nënës. Pastaj u duk sikur hallet e luftës e lanë pak në hije teatrin, po, pas Kongresit të Përmetit, u krijua përsëri një grup teatror. Ai grup u quajt “Grupi i Priskës”. Aty kishte dy grupe. Një ishte për teatrin dhe tjetri ishte për grupin koral të partizanëve. Kur u futa në grupin e teatrit të Priskës, u njoha me aktorin e madh Naim Frashëri. Aty përgatitëm bashkë dramën e fatmir Gjatës që titullohej “Nëna”. Pastaj nxorrëm dramën, “Burgu”, “Partizani”, që ishte me tre akte. Kjo dramë pati një kulminacion, sepse u shfaq edhe në 28 Nëntor të vitit 1944 në Kinemanë verore “Kosova”. Ndërsa këtë vit më datën 28 nëntor, kjo shfaqje mbush plot 60 vjet. Më kujtohet se gjatë shfaqjeve mori pjesë i gjithë populli dhe pjesëtarë të qeverisë. Prandaj e dhamë shfaqjen shtatë netë radhazi.

Si fillove punë në Teatër?

Atëherë u hap shkolla dramatike, të cilën e drejtonte regjisori Sokrat Mio. Ai kishte mbaruar shkollën për regjisurë në Paris. Në fund të prillit u bë edhe takimi i trupave amatore të vendit. Aty ne morëm pjesë me shfaqjen “Topazi”. Kjo ishte edhe periudha, kur u mor vendimi për krijimin e Teatrit Popullor me aktorë profesionistë. Salla që na u caktua për të luajtur dramat tona, ishte kinema “Kosova”. Ndërsa shfaqja e parë zyrtare u dha në 30 maj të vitit 1945. Këtu dua të përmend se në krijimin e Teatrit Profesionist erdhën aktorët Mihal Popi, Xhevat Serezi, Behije Çela, Liza Vorfi, Mihal Stefa, Loro Kovaçi, Ndrek Shkjezi, Gjon Karma, Pjetër Gjoka, Marije Logoreci, si edhe grupi i aktorëve të rinj, që ishin shumë të talentuar si Naim Frashëri, Kadri Roshi, unë, Prokop Mima, Drita Pelingu. Pastaj ne filluam të orientohemi menjëherë edhe në pjesët bashkëkohore. Këto pjesë i vinim, përveç dramave të tjera kombëtare, që nuk mungonin asnjëherë. Mbaj mend se nga shfaqjet e para moderne, që vumë në atë kohë, ishin dramat “Dashnori Gjido” dhe “Martesa”, e Gogolit. Gjatë këtyre viteve lëvizja teatrore fitoi një përpjestim të gjerë dhe u aktivizuan shumë artistë, si në skenë ashtu edhe në shkrimin e pjesëve teatrore. Por në këto vite filloi edhe një popullaritet tepër i madh për aktorët. Ne, atëherë na donin të gjithë dhe kudo që shkonim, njerëzit na ndalonin në rrugë e na flisnin me respekt. Gjatë kësaj kohe, shfaqjet teatrore arrritën një kulm të ri me pjesën “Familja e Peshkatarit”. Kjo dramë ka pasur një numër rekord aktorësh. Ajo karakterizohej nga dy prioritete: aty kishte edhe aktorë shumë të mirë, po edhe pjesa ishte shkruar nga një autor shumë i talentuar, siç ishte Sulejman Pitarka. Vetë Sulejmani ishte një aktor brilant, mirëpo me këtë pjesë që shkroi, ai hyri edhe në historikun e dramaturgjisë shqiptare. Në këtë dramë unë kam luajtur rolin e xha Shazos. Aty kisha partner aktorin Kadri Roshi, ndërsa në rolin e Jonuz Brungës interpretonte i madhi Naim Frashëri. Dua të them këtu, se roli i xha Shazos ishte dhe mbeti ndër rolet më të spikatura, që kam luajtur gjatë jetës sime. Dihet mirë se që një aktori t’i mbetet një rol në fondin e dramaturgjisë, ai duhet të plotësojë dy kërkesa parësore: të jetë vetë një rol individualizues dhe nga ana tjetër, drama ku përfshihet ky personazh, të jetë një dramë e fondit më të mirë të dramaturgjisë. Kjo, është njëlloj si kampionati botëror, ku futbollisti më i mirë duhet të plotësojë si kusht edhe faktin, që ai duhet ta nxjerrë skuadrën e tij kampione. Ndryshe, roli, ose loja e mirë e lojtarëve individë, zbehet dhe harrohet.

Përse thuhet se vitet 60-70 janë vitet e arta të Teatrit Popullor?
Sepse gjatë kësaj periudhe janë vënë kryeveprat e mëdha të klasikëve botërorë. Gjatë këtyre viteve ishte tepër e sigurt vetëm një gjë: që publiku nuk gjente bileta për shfaqjet. Prandaj, dramaturgët e mëdhenj botërorë, gjatë asaj periudhe për herë të parë folën shqip. Dhe kështu që, publiku i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë preku me shqisat e veta artin e madh bashkëkohor. Të gjithë ata që e jetuan atë kohë, mbajnë mend mirë se si njerëzit shqyheshin nëpër sportelet e teatrit, ndërsa para fillimit të shfaqjeve çmimi i biletave rritej nga abuzuesit dhe matrapazët. E them sinqerisht, se atëherë ishte fat të ishe aktor i teatrit. Nuk ka mbetur njeri në Tiranë pa ardhur në sallën tonë, kur ne vinim Shekspirin, Molierin, Brehtin, etj. Në këto drama populli shihte jetën reale jashtë kornizave dhe kufizimeve ideore, që kishin disa drama shqiptare, të cilat censuroheshin. Ndonjëherë, dihet se pengonte edhe autocensura e vetë krijuesve. Megjithatë, në atë kohë filloi të lulëzonte një brez i ri dramaturgësh dhe krijuesish të teatrit. Një prej tyre ishte edhe Fadil Paçrami. Në këtë periudhë, unë isha shumë i aktivizuar nëpër shfaqje. Ne atëherë jetonim me emocionet e planeve krijuese dhe sakrifikonim shumë kohë edhe nga koha që duhet t’i kushtonim familjeve. Dhe në fund, vinte shpërblimi, i cili nuk na jepej me dollarë, por me duartrokitje. Megjithatë, ato duartrokitje që na shoqëruan ne gjatë gjithë jetës artistike, do t’i kishte zili çdo brez artistësh.

Cili është për ju roli që nuk do të harrohet?
Unë nuk harroj asnjerin nga rolet që kam luajtur. Sepse ndodh që artisti shpeshherë bashkëbisedon me psikologjinë dhe konsultohet me personazhet e jetës së tij. Ndërsa roli im më i mirë është roli i Vladimir Iliç Leninit. Për këtë rol do të më lejoni të flas pak më gjatë, sepse ai ka qenë roli i ëndrrave të mia, që më ka falur aq shumë emocione. Kur flas për rolet dhe vlerat artistike, duhet të mirëkuptohemi se këtu nuk hyjnë fare probleme të politikës. Sepse arti i madh është mbi të gjitha politikat, ngaqë në vetvete është një element universal. Pra, në nëntor të vitit 1957 në teatrin tonë është vënë drama “Orët e Kremlinit”. Ashtu siç ndodhte edhe nëpër rastet e tjera, u mblodh Këshilli Artistik dhe diskutoi me shumë përgjegjësi mbi zgjedhjet e aktorëve, që do të luanin në të. Sepse, siç e dini, kjo dramë ka dhjetra personazhe, që lëvizin në skenë dhe është ndër shfaqet më masive të teatrit tonë. Aty mbaj mend se rolin e Leninit ia besuan aktorëve të cilët ishin Besim Levonja, Pjetër Gjoka, Naim Frashëri, Ilia Shyti, Pandi Stillo. Ndodhi që Besimi dhe Naimi dhanë dorëheqjen menjëherë, duke thënë se ata nuk e shihnin veten në këtë rol dhe prandaj mund të interpretonin role të tjera në këtë dramë. Ndërsa unë, punova afro mbi një vit në fshehtësi për këtë rol. Pa i thënë njeriu në botë. Sa lexova pjesën, thashë me vete se ky ishte roli im ideal. “Orët e Kremlinit” ishte një shfaqje që e kisha parë në Pragë, kur isha për studime. Kështu, që një muaj para shfaqjes, më kujtohet se shkova në pallatin ku banonin Naim Frashëri e Kadri Roshi. Ishte natë dhe unë i zgjova nga gjumi që të dy. Atë natë isha shumë i mbushur dhe i përgatitur edhe emocionalisht. Kisha përgatitur edhe makiazhin vetë. Kur i zgjova nga gjumi, ata të dy u shqetësuan se menduan mos kisha ndonjë të sëmurë në shtëpi. Pastaj, kur më panë edhe me makiazh, u befasuan fare dhe më thanë menjëherë: Lazër ti je Lenini!”. Atë natë biseduam në guzhinë, pimë nga një kafe e raki dhe unë i recitova fragmentet e monologjet e Leninit. Kështu, unë dhe ata ramë dakort që t’i kërkonimm regjisorit Pandi Stillu, që të më provonte për rolin. Dhe meqë Kadriut e Naimit i pëlqeu shumë figura që krijova, vendosa që të marr pjesë në një konkurrim të hapur. Kështu, ishte viti 1956, kur u bë prova e parë. Ndërsa në vitin 1957 bëmë provat në skenë dhe këtu fituam unë dhe Ilia Shyti. Atëherë na nisën të dyve në Rusi për të parë shfaqjen në teatrin “Mahat”. Aty morëm një eksperincë shumë të mirë nga shfaqja origjinale, sepse morëm informacione edhe për kostumet, grimin, komunikimin, detyrimet e ndërsjellëta aktoreske për planet e para dhe të dyta, etj, etj. Sapo mbritëm në Tiranë, filuam menjëherë nga puna nën shembullin e kryeregjisorit rus Vladimir Bordko. Mua më ra shumë mirë kostumi i Leninit, që ishte luajtur si premierë në “Mahat”. Dhe kështu, më 3 nëntor të vitit 1957 u dha shfaqja e parë, ku mori pjesë populli dhe drejtuesit kryesorë të shtetit shqiptar. Por edhe shumë nga veteranët rusë të kohës së Leninit. Roli u vlerësua shumë dhe e gjithë shfaqja u prit shumë ngrohtë. Unë kam interpretuar shumë role të tjera të mira si Polloni, tek Hamleti, por ky rol që bëra ishte kënaqësia më e madhe që kam pasur nga teatri.
Si ndjehet Lazër Filipi, kur sheh filmat e tij pas 20 vjetëve?
Ndjehem mjaft mirë. Unë gjithmonë kam synuar të realizoj figura artistike dhe tipa të veçantë karakteresh. Unë gjithmonë kam punuar me seriozitet, prandaj them se kur shoh sot filmat e mi, mendoj se kam bërë një punë të kualifikuar. Këtu nuk dua të mohoj vlerat e regjisorëve me të cilët kam punuar, sepse suksesi ishte i dyanshëm. Rolet e mia fillojnë që tek filmi “Furtuna”, i cili më vonë u ndalua dhe nuk u njoh fare nga brezat e rinj. Aty kisha rolin e xha Demirit, po kam passur edhe shumë role të tjerë në filmin, “Këshilltarët”, “Shembja e idhujve”, ose rolin e Shaqo Bregut, që ka mbetur shumë gjatë në kujtesën e spektatorëve tanë. Mirëpo, dua ta theksoj edhe njëherë se unë në fakt jam më shumë një aktor i prirur drejt teatrit skenik. Aty emocioni është më i drejtëpërdrejtë dhe vështirësitë janë shumë më të mëdha.

Çfarë do të thotë të jesh 85 vjeç dhe të kërkosh akoma skenën?
Në vitin 1991 unë krijova kompaninë teatrore “Tirana”. Me këtë kompani kam inskenuar pjesë të spikatura si “Fati i një refugjati”, “Ali Pashë Tepelena”, e ndonjë tjetër. Kjo e fundit u luajt me rastin e 80-vjetorit të ditëlindjes sime. Kjo shfaqje u dha edhe në Gjilan, ku mora një çmim të spikatur, po edhe në Prishtinë, ku u prit mjaft mirë. Kurse, përsa i përket moshës, unë nuk dua të përsëris këtu setencën e njohur se “arti nuk ka moshë”, por iu them juve se “njeriu është aq vjeç sa dëshëron të jetë”. Pra, unë jam tepër energjik dhe kam gjithmonë plane të reja në kokë. Të gjitha kanë lidhje me skenën dhe publikun. Unë e di shumë mirë se sa vështirësi janë shtuar në kohët e sotme për të realizuar në shfaqje teatrore, por ama, mendoj se kjo kohë tregon qartë vlerat reale, në raport me konkurrencën. Por do të vazhdoj deri në fund punën e nisur qysh kur isha fëmijë.

Cilat janë lidhjet tuaja të para me teatrin?
Fillimet e e lidhjeve me teatrin unë i kam që kur kam qenë fëmijë. Atëherë mbaj mend se kisha kureshtjen dhe dëshirën për t’i ndjekur gjithmonë shfaqjet teatrore të shoqërive kulturore të Shkodrës, që atëherë quheshin Shoqëria Rozafa, Vllaznia, etj. Shfaqjet e para, që kam parë, kanë qenë me subjekte nga mesjeta, por edhe me subjekte të ndryshme për çështjet aktuale të viteve ’30-të, apo për problemet kombëtare. Më kujtohet shfaqja “Ruba e kuqe”, që fliste për flamurin tonë kombëtar, sepse kjo shfaqje për atë kohë, ishte me shumë emocione. Pastaj, kam parë një shfaqje tjetër, që titullohej “Ali Pashë Tepelena dhe suljotët”. Mbaj mend, me këtë rast, edhe mësuesin tim të nderuar Migjenin, i cili më ka dhënë mësim në shkollën “28 Nëntori”. Ai na përgatiste shpesh shfaqje teatrale dhe na vinte në provë për të luajtur role të ndryshme. Kështu, pas disa vitesh erdha në Tiranë. Ishte viti 1938, kur këtu gjeta një mjedis të zhvilluar kulturor. Në kryeqytet kishte kinema dhe teatër. Shfaqjet teatrale luheshin në kinematë “Gloria”, “Rozafat”, etj. Më pas, filluan edhe në kinemanë verore “Kosova”. Aty kam parë për herë të parë artistët e kalibrit të madh botëror, si Mihal Popi, Xhevat Serezi, Prend Ndushi, e ndonjë tjetër. Më 1943, gjatë Luftës së Dytë Botërore u organizua grupi teatror i rinisë antifashiste. Aty u shfaq drama “Kryengritja shqiptare”, të cilën mbaj mend se e ideoi dhe e inskenoi Kolec Ilia. Aty mora pjesë për herë të parë edhe unë, së bashku me disa aktorë të tjerë të mëdhenj, si Esma Agolli, Flutura Toto, Lin Noga, Donat Pali.

Cili ishte subjekti i kësaj drame?
Subjekti i dramës kishte të bënte me patriotizmin dhe atdhetarizmin tonë kombëtar. Pra, flitej për bashkimin e popullit pa dallim feje, krahine e ideje. Këtë shfaqje e dhamë edhe në një çetë partizane në Mori të Krujës. Aty njoha emocionet e para të aktorit dhe aty mora përgëzimet e para të profesionit tim të ardhshëm. Nga kjo gjë pata shumë emocion. Unë kisha në këtë shfaqje rolin kryesor, ndërsa Esma Agolli kishte rolin e nënës. Pastaj u duk sikur hallet e luftës e lanë pak në hije teatrin, po, pas Kongresit të Përmetit, u krijua përsëri një grup teatror. Ai grup u quajt “Grupi i Priskës”. Aty kishte dy grupe. Një ishte për teatrin dhe tjetri ishte për grupin koral të partizanëve. Kur u futa në grupin e teatrit të Priskës, u njoha me aktorin e madh Naim Frashëri. Aty përgatitëm bashkë dramën e fatmir Gjatës që titullohej “Nëna”. Pastaj nxorrëm dramën, “Burgu”, “Partizani”, që ishte me tre akte. Kjo dramë pati një kulminacion, sepse u shfaq edhe në 28 Nëntor të vitit 1944 në Kinemanë verore “Kosova”. Ndërsa këtë vit më datën 28 nëntor, kjo shfaqje mbush plot 60 vjet. Më kujtohet se gjatë shfaqjeve mori pjesë i gjithë populli dhe pjesëtarë të qeverisë. Prandaj e dhamë shfaqjen shtatë netë radhazi.

Si fillove punë në Teatrin Popullor?
Atëherë u hap shkolla dramatike, të cilën e drejtonte regjisori Sokrat Mio. Ai kishte mbaruar shkollën për regjisurë në Paris. Në fund të prillit u bë edhe takimi i trupave amatore të vendit. Aty ne morëm pjesë me shfaqjen “Topazi”. Kjo ishte edhe periudha, kur u mor vendimi për krijimin e Teatrit Popullor me aktorë profesionistë. Salla që na u caktua për të luajtur dramat tona, ishte kinema “Kosova”. Ndërsa shfaqja e parë zyrtare u dha në 30 maj të vitit 1945. Këtu dua të përmend se në krijimin e Teatrit Profesionist erdhën aktorët Mihal Popi, Xhevat Serezi, Behije Çela, Liza Vorfi, Mihal Stefa, Loro Kovaçi, Ndrek Shkjezi, Gjon Karma, Pjetër Gjoka, Marije Logoreci, si edhe grupi i aktorëve të rinj, që ishin shumë të talentuar si Naim Frashëri, Kadri Roshi, unë, Prokop Mima, Drita Pelingu.

Çfarë ndodhi në jetën teatrale të kryeqytetit pas këtij organizimi të ri?
Ne filluam të orientohemi menjëherë edhe në pjesët bashkëkohore. Këto pjesë i vinim, përveç dramave të tjera kombëtare, që nuk mungonin asnjëherë. Mbaj mend se nga shfaqjet e para moderne, që vumë në atë kohë, ishin dramat “Dashnori Gjido” dhe “Martesa”, e Gogolit.

Si u karakterizua lëvizja teatrore në vitet 1950-1960?
Gjatë këtyre viteve lëvizja teatrore fitoi një përpjestim të gjerë dhe u aktivizuan shumë artistë, si në skenë ashtu edhe në shkrimin e pjesëve teatrore. Por në këto vite filloi edhe një popullaritet tepër i madh për aktorët. Ne, atëherë na donin të gjithë dhe kudo që shkonim, njerëzit na ndalonin në rrugë e na flisnin me respekt. Gjatë kësaj kohe, shfaqjet teatrore arrritën një kulm të ri me pjesën “Familja e Peshkatarit”. Kjo dramë ka pasur një numër rekord aktorësh. Ajo karakterizohej nga dy prioritete: aty kishte edhe aktorë shumë të mirë, po edhe pjesa ishte shkruar nga një autor shumë i talentuar, siç ishte Sulejman Pitarka. Vetë Sulejmani ishte një aktor brilant, mirëpo me këtë pjesë që shkroi, ai hyri edhe në historikun e dramaturgjisë shqiptare. Në këtë dramë unë kam luajtur rolin e xha Shazos. Aty kisha partner aktorin Kadri Roshi, ndërsa në rolin e Jonuz Brungës interpretonte i madhi Naim Frashëri. Dua të them këtu, se roli i xha Shazos ishte dhe mbeti ndër rolet më të spikatura, që kam luajtur gjatë jetës sime. Dihet mirë se që një aktori t’i mbetet një rol në fondin e dramaturgjisë, ai duhet të plotësojë dy kërkesa parësore: të jetë vetë një rol individualizues dhe nga ana tjetër, drama ku përfshihet ky personazh, të jetë një dramë e fondit më të mirë të dramaturgjisë. Kjo, është njëlloj si kampionati botëror, ku futbollisti më i mirë duhet të plotësojë si kusht edhe faktin, që ai duhet ta nxjerrë skuadrën e tij kampione. Ndryshe, roli, ose loja e mirë e lojtarëve individë, zbehet dhe harrohet.

Përse thuhet se vitet 60-70 janë vitet e arta të Teatrit Popullor?

Sepse gjatë kësaj periudhe janë vënë kryeveprat e mëdha të klasikëve botërorë. Gjatë këtyre viteve ishte tepër e sigurt vetëm një gjë: që publiku nuk gjente bileta për shfaqjet. Prandaj, dramaturgët e mëdhenj botërorë, gjatë asaj periudhe për herë të parë folën shqip. Dhe kështu që, publiku i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë preku me shqisat e veta artin e madh bashkëkohor. Të gjithë ata që e jetuan atë kohë, mbajnë mend mirë se si njerëzit shqyheshin nëpër sportelet e teatrit, ndërsa para fillimit të shfaqjeve çmimi i biletave rritej nga abuzuesit dhe matrapazët. E them sinqerisht, se atëherë ishte fat të ishe aktor i teatrit. Nuk ka mbetur njeri në Tiranë pa ardhur në sallën tonë, kur ne vinim Shekspirin, Molierin, Brehtin, etj. Në këto drama populli shihte jetën reale jashtë kornizave dhe kufizimeve ideore, që kishin disa drama shqiptare, të cilat censuroheshin. Ndonjëherë, dihet se pengonte edhe autocensura e vetë krijuesve. Megjithatë, në atë kohë filloi të lulëzonte një brez i ri dramaturgësh dhe krijuesish të teatrit. Një prej tyre ishte edhe Fadil Paçrami. Në këtë periudhë, unë isha shumë i aktivizuar nëpër shfaqje. Ne atëherë jetonim me emocionet e planeve krijuese dhe sakrifikonim shumë kohë edhe nga koha që duhet t’i kushtonim familjeve. Dhe në fund, vinte shpërblimi, i cili nuk na jepej me dollarë, por me duartrokitje. Megjithatë, ato duartrokitje që na shoqëruan ne gjatë gjithë jetës artistike, do t’i kishte zili çdo brez artistësh.

Çfarë do të thotë të jesh 83 vjeç dhe të kërkosh akoma skenën?
Në vitin 1991 unë krijova kompaninë teatrore “Tirana”. Me këtë kompani kam inskenuar pjesë të spikatura si “Fati i një refugjati”, “Ali Pashë Tepelena”, e ndonjë tjetër. Kjo e fundit u luajt me rastin e 80-vjetorit të ditëlindjes sime. Kjo shfaqje u dha edhe në Gjilan, ku mora një çmim të spikatur, po edhe në Prishtinë, ku u prit mjaft mirë. Kurse, përsa i përket moshës, unë nuk dua të përsëris këtu setencën e njohur se “arti nuk ka moshë”, por iu them juve se “njeriu është aq vjeç sa dëshëron të jetë”. Pra, unë jam tepër energjik dhe kam gjithmonë plane të reja në kokë. Të gjitha kanë lidhje me skenën dhe publikun. Unë e di shumë mirë se sa vështirësi janë shtuar në kohët e sotme për të realizuar në shfaqje teatrore, por ama, mendoj se kjo kohë tregon qartë vlerat reale, në raport me konkurrencën. Unë vetë jam i gatshëm të përballoj çdo konkurrim gare për të ridalë në skenë, duke llogaritur këtu suksesin. Tani unë e di shumë më mirë se çfarë do publiku. Unë di gjithashtu në sajë të eksperiencës sime, se si duhet luajtur për rolet klasike dhe si duhet ndryshuar për rolet bashkëkohore. Unë tani kam në duar tre pjesë njëherësh. Po merrem me një pjesë të Aleksandër Moisiut të madh që titullohet “I burgosuri”. Kam edhe dy pjesë të tjera që titullohen “Mall e brengë” dhe “Fan Noli”. Kam edhe disa bashkëpunime të tjera, prandaj këto ditë kam qenë i pranishëm pranë Teatrit Kombëtar. Kur do të pranoni të dilni në pension? Me letra kam kohë që kam dalë, por me vitalitet dhe energji them se akoma është shumë shpejt. Aktori ikën nga skena vetëm kur jep frymën e fundit. Sepse ne që u rinuam e u rritëm në teatër, nuk do të ndahemi prej tij, as kur të mbushim 100 vjeç.

Sot

Teatri ABSURD në skenën shqiptare

Teatri ABSURD në skenën shqiptare

Termi Teatër Absurd u përdor për herë të parë nga kritiku Martin Eslin në librin që mban po këtë titull, ku ai analizonte një lloj të caktuar pjesësh dramatike të shkruara në vitet ’40-’60, si dhe stilin teatral që mori jetë duke u bazuar mbi to. Eslin i pa këto pjesë si shprehja në art e konceptit filozofik të Kamysë, i cili, përmës veprës Miti i Sizifit, kërkonte të nënvizonte që njerëzimi duhej të dorëzohej para faktit se një shpjegim racional i universit ishte përtej mundësive të tij; për rrjedhojë Bota duhej parë si absurde.
Jetojmë në një realitet ku absurdja është gjithnjë e pranishme në jetën e përditshme”, do të shprehej Inis Gjoni, nën regjinë e së cilës, pas premierës së suksesshme të tetorit, u riluajt disa ditë më parë në skenën e Teatrit Kombëtar tragjikomedija “Dadot”. E shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX-të nga autori i njohur grek Jorgo Shkurti, drama është një vazhdim i traditës më të mirë të asaj rryme në dramaturgji që kishte nisur në Paris dy dekada më parë e që do të përkufizohej nga kritiku Eslin me termin Teatër Absurd. Një tragjikomedi aspak e lehtë për t’u vënë në skenë për shkak të mënyrës me të cilën është konceptuar nga autori si dhe për shkak të simbolikës së përdorur, që merr edhe rëndësinë parësore në pjesët e kësaj kategorie teatrore. Janë të shumtë elementet që e bëjnë këtë tragjikomedi të ndryshme nga ajo që jemi mësuar të vlerësojmë si pjesë të “zakonshme” teatrore. Karakteret, situatat, ngjarja, mund të jenë fare mirë edhe pjesë e një drame konvencionale, ndërkohë që koha, vendndodhja (hapësira) dhe identiteti i personazheve janë të errëta e fluide. Një sfidë e vërtetë për regjisoren Gjoni e aktorët Roland Trebicka, Genc Fuga e Agim Qirjaqi, të cilëve iu desh të sjellin në skenë tre personazhe tejet kompleksë, të ardhur nga asgjëja e të vendosur në një realitet krejt të pazakontë. Një element tjetër që e bën edhe më të vështirë këtë sfidë është gjuha e përdorur në dramë. Për autorët e absurdit gjuha është një mjet që nuk e zotëron forcën e nevojshme për të zhbiruar koracën e Botës. Një gjë të tillë e arrin vetëm simbolika. Dialogu është spazmatik e në disa raste i pakuptimtë. Situatat komike ia lënë vendin në mënyrë të menjëhershme atyre tragjike, një tjetër veçori që e dallon teatrin absurd nga ai konvencional, së cilës gjithashtu i është dhënë rëndësia e duhur nga stafi realizues i tragjikomedisë. Subjekti ka në qendër një zotëri të pasur që punëson dy fatkeqë si kujdestarë (dado) të bashkëshortes së tij. Dy personazhet e punësuar nga padroni si dado janë groteskë, të veshur keq, përdorin një fjalor të rëndomtë. Me ato pak gjëra që zbulojnë nga e shkuara e tyre, vërehet se dallgët e jetës kanë qenë të pamëshirshme me ta. Mësohet në mënyrë të vagullt se vijnë nga skamja, nga një e shkuar aspak e lehtë, dhe se, për një motiv a për një tjetër, u është dashur të përballen edhe me burgun që ka lënë shenja të dukshme në karakterin dhe në jetën e tyre. Padroni është shumë i pasur, një zotëri i vërtetë, i vetëdijshëm për pushtetin pa kufij që ofron pasuria dhe forcën me të cilën ky pushtet dominon ekzistencën njerëzore. Kontaktin mes të treve e bën paraja. Pa u treguar të vërtetën mbi të shoqen e vdekur e të ballsamosur, ai i punëson dy fatkeqët duke i joshur me premtimin e një page të majme në këmbim të një pune fare të lehtë. Atyre nuk u kërkohet tjetër, veç të bëhen dadot e gruas së ballsamosur. Nocioni i kohës humbet krejtësisht kur të dy detyrohen të ngujohen në shtëpinë e padronit (ku për çudi nuk gjendet asnjë orë apo mundësi për të saktësuar kohën), së cilës, me një kujdes të çmendur, i janë bllokuar të gjitha dyert e dritaret. Hapësira ku ata ekzistojnë tkurret nën peshën e mureve të kësaj shtëpie të kobshme, që më pas shndërrohet në një mikrokozmos mizor e shtypës. Që pa u njohur me këtë njeri të çuditshëm, dy fatkeqët shfaqin një ankth të vazhdueshëm në lidhje me mungesën e një domethënieje në jetën e tyre e me faktin që thjesht ekzistojnë, dhe kërkojnë në mënyrë të dëshpëruar një ngjarje që do të arrijë t’i veshë një qëllim kësaj ekzistence e njëkohësisht do të ndryshojë diçka në të ardhmen e tyre. Dhe një ngjarje e tillë ndodh, por nuk ka asgjë të përbashkët me atë që prisnin e shpresonin dy dadot. Vetëm pasi pranojnë ofertën e zotërisë së pasur e ngujohen në shtëpinë misterioze, të dy arrijnë të bëhen të vetëdijshëm mbi situatën absurde brenda së cilës janë përfshirë, fillimisht me dëshirën e tyre e më pas të detyruar nga zotëria i pasur. Atyre nuk u kërkohet thjesht të kujdesen për kufomën e ballsamosur të bashkëshortes së zotërisë së pasur, thjesht t’i bëjnë homazhe një të vdekure, ata duhet t’i përkushtohen tërësisht e të adhurojnë jo thjesht një grua, por një perëndeshë, një qenie hyjnore, dhe një gjë të tillë duhet ta bëjnë me të njëjtën përulje dhe të njëjtin përkushtim sublim me të cilën e bën edhe padroni i tyre. Zotëria i pasur ia del që me sukses t’i përfshijë dy fatkeqët në marrëzinë e tij dhe në çastin kur njëri prej tyre vendos të mos e pranojë më këtë realitet absurd e të dalë jashtë mureve të shtëpisë, ajo kthehet në varrin e tij. Gjatë një çasti çmendurie e nën frikën e pushtetin e plotë të padronit, fatkeqi tjetër vret mizorisht shokun e tij rebel. Simbolizmi është më se i qartë; autori kërkon të nxjerrë në pah lojrat e pamëshirshme që luan bota ku jetojmë mbi ekzistencën e individit. Në një shoqëri konsumiste me ligjësi dhe sisteme vlerash të krijuara mbi koncepte si pushteti, pozita shoqërore e paraja, njeriu është krejtësisht i pambrojtur e viktimë e konvencioneve të saj. Ndërsa kërkon të mbijetojë e të zerë një vend në një shoqëri të bazuar pikërisht mbi këto ligjësi e sisteme vlerash, individit i duhet të përballet me një botë misterioze e të pamëshirshme, shumë shpesh duke pranuar edhe kompromise që do ta dëmtonin rëndë karakterin, dinjitetin e personalitetin e tij. Autori kërkon të nxjerrë në pah ndjesitë më intime të rebelimit, ankthit dhe mungesës së përgjigjeve karshi një universi të padepërtueshëm. Pjesa përfaqëson një fotografi besnike dhe tejet kritike të realitetit (mund t’i përshtatet fare mirë edhe realitetit shqiptar), dhe tenton të nënvizojë e të nxjerrë në pah pafuqinë e individit përballë një bote të shurdhër e, shumë shpesh, të pamëshirshme.
Për Jorgo Shkurtin mënyra më e mirë për të arritur në një përfundim të tillë është të përdorë groteskun dhe irracionalen, duke lënë pas kufijtë e logjikës e të asaj që ne e vlerësojmë si reale, duke e shkundur spektatorin nga ndenjësja e rehatshme e “vetëkënaqësisë dhe vetësigurisë” së një bote ligjësish të vendosura paraprakisht e sisteme vlerash të pranuar arbitrarisht. Pjesë e kësaj bote të heshtur, tinzare dhe irreale, personazhet e dramës kërkojnë dëshpërimisht të bëjnë zgjedhjet që do t’i jepnin kuptim ekzistencës së tyre. Gjë që është edhe esenca e vetë Ekzistencializmit, rrymës filozofike mbi të cilën u mbështet e u ngrit Teatri Absurd. Sipas Sartrit, u takonte njerëzve të zgjidhnin sistemin e vlerave mbi të cilat do të bazonin ekzistencën e tyre, pasi, “Njeriu është vetëm produkt i veprimeve të tij. Njeriu bëhet çfarë ai zgjedh të bëhet”. Sipas këndvështrimit ekzistencialist, njeriu e krijon vetveten gjatë procesit të jetës, dhe gjatë këtij procesi secili zgjedh sipas formimit individual sistemin e vlerave, të cilave do t’u përmbahet. Ato që do të hedhë tej, - këtë zgjedhje e bën vetëm ndërgjegja e tij. E vërteta përfundimtare është e panjohur. Universi është i heshtur e i padepërtueshëm.
Një element i sistemeve që përmendëm më sipër, është edhe gjuha. Një karakteristikë që ndeshet tek të githë autorët e Absurdit është mosbesimi që kanë te gjuha si mjet komunikimi. Ashtu si në pjesët e tjera që janë përfshirë në këtë kategori, edhe në tragjikomedinë Dadot, gjuha rri larg asaj konvencionale. Është ajo çka fshihet pas fjalëve, që është vërtet e rëndësishme, jo ajo që thuhet në dukje. Për dramaturgët e Absurdit gjuha konvencionale nuk e zotëron forcën e nevojshme për të zhbiruar koracën sipërfaqësore të Botës, një gjë të tillë arrin ta bëjë vetëm simbolika. Në të kundërt të teatrit epik, Teatri Absurd nuk e vendos njeriun në një kontekst historik, social, apo kulturor, nuk kërkon të zbulojë ngjarjet apo fatet e personazheve brenda dramës, ai shpalos vizionin më intim të autorit në lidhje me gjendjen njerëzore, vetë domethënien e ekzistencës, mënyrën si autori e sheh Botën. Realiteti në të cilin shfaqet një karakter absurd është një realitet psikologjik, i shprehur në imazhe që janë projeksione të gjendjes së tij mendore. Për këtë arsye Teatri Absurd mund të konsiderohet si një imazh i gjendjes së brendshme shpirtërore të qenies njerëzore. Ai përfaqëson një fotografi besnike dhe tejet kritike të realitetit, realitet i perceptuar në mënyrë krejtësisht individuale.

Ç’po bëhet me Teatrin Kombëtar

Ç’po bëhet me Teatrin Kombëtar?!

HISTORIA E DËMSHME E NJË ZVARRITJEJE PAFUND

Nga Mihal LUARASI - Tema

Teatri Kombëtar, ky i pafati i përjetshëm, peng i marrëzive burokratike dhe i pavendosmërisë inkompetente të atyre që, fatkeqësisht, gjithmonë kanë patur në duar fatin e tij, po lëngon tronditjen e rradhës!
Farën e së keqes e të përçarjes që mbolli Londua në oborrin e TK, duke e mbuluar me gjethe e me lule shumëngjyrëshe, nuk e di se kush mund të jetë ai drejtor magjistar që mund ta shkulë e ta kthejë teatrin në normalitet.
Edhe socialistët vetë, sikur të ishin ende në pushtet, do ta kishin shkarkuar beniaminin e tyre, sepse i diskredituari, diskrediton edhe ata që e emërojnë dhe e mbajnë në një vend ku ai bën dëme!
Në këta gjashtë muaj të qeverisë së re, janë shkarkuar disa drejtorë të emëruar nga partia e tyre, paçkase, ndonjëri, nuk ka qënë i paaftë. Në rastin tonë, i sipërpërmenduri, i plotëson të gjitha kushtet, si militant ekstremist, që vendosi çensurën e partisë së tij në Teatrin Kombëtar dhe si i paaftë për të drejtuar një institucion të kësaj rëndësije për kombin tonë. Komb që zotërija e tij, nuk ia di as adresën.
Angazhimi i domozdoshëm i Teatrit Kombëtar, ndaj problemeve të vendit dhe të kombit, të mënjanuara me dashje të dënueshme prej drejtorit që e zhvendosi boshtin ideoartistik të këtij institucioni në kahun e një teatri intratenimenti, pa mesazhe pozitive, duhet të vihet në vend. Përzgjedhja e rastësishme, e atypëratyshme e disa veprave të “ajkës” së dramaturgjisë bulevardeske që nuk i thonë asgjë shikuesit shqiptar, përkundrazi e irritojnë, ka dështuar. Duke e lënë
këtë njeri të papërgjegjshëm, qoftë edhe për një kohë tjetër fare të shkurtër, në krye të TK, s’do të bëhet tjetër veç thellimi i mëtejshëm i krizës egzistuese.
Në këta gjashtë muaj, zotërinj të ministrisë së Kulturës dhe të çdo istancë tjetër që ka kompetenca, ju mundët të gjeni zëvendësuesa për Shaban Sinanin dhe Moikom Zeqon, çuditërisht, nuk po gjeni dot zëvendësues për një nulitet!
Po e quajmë, të pranueshme vështirësinë e të zgjedhurit të një njeriu që të ketë trimërinë për të futur dorën në atë fole grenxash, që është kthyer Teatri Kombëtar prej Kiço Londos, por nuk bëtë as hapin e domosdoshëm e të thjeshtë për të caktuar atje një bord artistik që, si ligji egzistues ashtu edhe një vendim i K. ministrave, e bën të detyrueshëm, i cili do të kish shërbyer si deterent (frenues), i mëndjeshkrepjeve të drejtorit, që vazhdoi i pashqetësuar në linjën e tij destruktive, për të cilën jemi shprehur “njëqind herë”, në shtyp.
Nuk dua të mendoj aspak, se kjo ngadalësi e pakuptueshme, kjo zvarritje qesharake, ka në origjinë të vet shpërfilljen ndaj artit teatror dhe veçanërisht të Teatrit Kombëtar, por, sidoqoftë, një shije të hidhur na i ka lënë.
Gjashtë muaj, janë një kohë e humbur, që mund të ishte përdorur si fillim i kthesës së pritëshme në rrugën e reformimit të sistemit teatror të vendit. Kthesa në Teatrin Kombëtar do të ishte hapi i parë i reformës, sepse ky teatër është modeli, shembëlltyra e artit skenik shqiptar.
Dhe kthesa, reforma, mund t’i hedhë fare mirë hapat e parë, edhe pa u miratuar ndonjë ligj i ri nga parlamenti, ku ligjeve u duhet të kalojnë nëpër rrugën normale dhe atje, ka rradhë.
Dinamika e mirë, që po e karakterizon veprimtarinë transformuese të qeverisë së tanishme, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, shpresojmë që, sa më shpejt, të reflektohet edhe në fushën e kulturës dhe arteve, sepse neglizhimi i problemeve të tyre, mund të ketë pasoja të paparashikuara, nesër.

PARADOKSI I NJË SITUATE ABSURDE

Nga një lëvizje e gabuar dhe e paqartë e Ministrisë së Kulturës, për buxhetin e Teatrit Kombëtar, Kiço Londua u transoformua, si me magji, nga kandidat që priste shkarkimin, në akuzues mediatik kundër qeverisë. Në momentin e duhur, një drejtor që, institucionalisht duhet të ish i depolitizuar, u bashkua me fushatën e zhurmëshme të partisë së tij, duke e kamufluar militantizmin e vet me “keqardhjen për buxhetin e shkurtuar të Teatrit Kombëtar”. Kiços nuk iu “dogj barku” për buxhetin e 2006-tës, sepse e di fare mirë se në këtë vit, ai nuk do të jetë më aty.
I gjendur në mes të baltës të krijuar nga ai vetë, papritur, Londua u kthye në “mbrojtës i Teatrit Kombëtar”!
Sikur gazetarët të marrin mundimin e t’u hedhin nga një sy gazetave të tyre të dy-tre vjetëve të fundit, në numurat ku z. Londo ka mbajtur konferencat e tij të famëshme të shtypit, do të zbulojnë, se shumica e premtimeve të tij të bujshme, nuk janë mbajtur; se shumica e veprave dhe autorëve të shpallur për t’u vënë në skenë nuk janë vënë; se regjisorët e ”mëdhenj” të huaj që do t’i sillte qysh parvjet dhe vjet, ishin vetëm broçkulla dhe tashti, që ndodhi incidenti me buxhetin, derdh lotë krokodili, se me këtë buxhet të vogël ai nuk i thërret dot regjisorët dhe trupat e huaja dhe nuk i realizon dot projektet e tij “të mëdha”! Në kokën e tij nuk ka patur kurrë projekte të mëdha e as të vogla, se ka drejtuar me improvizime sot për sot, e jo me plane perspektive.
Këto ditë të ndezura e të nervozuara, Kiço Londua, në hovin që ka marrë për të “mbivlerësuar” arritje të paqëna me “statistika” të gënjeshtërta, ka paturpësinë të denigrojë Teatrin e Operës dhe Baletit, teatrin që ka bërë dhe po bën të gjitha ato që zotëria e tij nuk i ka bërë për tre vjet dhe që pretendon që do ti kishte bërë sivjet, sukur buxheti të mos ish i vogël!
Buxhet të cunguar morri edhe Teatri i Operës dhe Baletit, por Zhani Ciko, me qetësinë e njeriut të kulturuar, filloi të mendojë si mund ta kapërcejë këtë situatë, pa dëmtuar programet e tij serioze vjetore. Ky drejtor, nuk doli të bërtasë nëpër media se ministria po na shkatërron, por vazhdoi punën dhe pikërisht në këto ditë që Kiçua po i kalon me llogje dhe me nxitje, i dha publikut spektaklin fantastik “I dashur Mozart” me vlera të larta artistike, me bashkëpunime ndërkombëtare siç ka vepruar qysh ditën e parë që u vu në krye të atij institucioni, ku punojnë 190 artistë dhe jo vetëm 32 saç ka TK, ku prej të cilëve aktivizohen dhe fitojnë para, më pak se 10 aktorë!
Por, le ta shqyrtojmë me qetësi gjendjen e Teatrit Kombëtar. Aktorët e organikës dhe ata të tjerët që nuk janë efektivë atje, por lidhen me fije të pashkëputëshme me të, i dinë mirë problemet e atij teatri. Probleme që nuk njihen mirë nga publiku e aq më pak, nga mediat. Prandaj bëhet e nevojshme, që të mos lejohet më të flitet e të shkruhet me hamendje e me përafërsi për to. Dhe, që kjo të mos ndodhë më, duhet zbuluar mekanizmi i funksionimit financiar të teatrit.
Aktorët e këtij teatri marrin një rrogë fikse mujore (min. 200 mijë, max. 280 mijë lek). Veç kësaj paguhen për çdo shfaqje, në bazë të asaj që është quajtur “shpërblim për cilësinë artistike”, nga një minimale prej 70 mijë lekësh në një maksimale prej 200 mijë lekësh të vjetra në natë. “Cilësia” është vetëm një koperturë që nuk hyn fare në hesap. Masa e shpërblimit caktohet nga drejtori në varësi të madhësisë së rolit dhe emrit të aktorit.
Për shumicën absolute të aktorëve fitimi mbi rrogën prej këtij mekanizmi, është i papërfillshëm, kurse për disa prej tyre, fitimi arrin në shifra të larta. Diferenca që, natyrisht duhet të egzistojë në shifra të arsyeshme, midis më të lartës dhe më të ultës, aktualisht është tepër e madhe.
Për mendimin tim ky sistem që ecën mbi dy shina, është anormal. Nuk e di se si e ka zgjidhur apo si po e zgjidh, këtë problem, komisioni i vogël që po bën ligjin. Ky është thelbi i krizës aktuale.
Artistët e skenës, shpesh qahen se “politika nuk e përfill teatrin, se është indiferente ndaj tij.”
Politika nuk do të na dëgjojë, po qe se i drejtohemi asaj, vetëm atëhere kur preken intereat tona vetiake (interesat vetiake të disave), siç po ndodh tani, kur lexuesit e gazetave pandehin gabimisht, se me këtë shkurtim buxheti, aktorët do të mbeten pa rroga!
Le ta ngrenë zërin aktorët për çështjen e mungesës së kombëtarësisë në TK; për çështjen e dramës shqipe; për identitetin dhe fytyrën origjinale, të papërsëritëshme, që duhet të ketë teatri ynë siç e ka çdo teatër tjetër kombëtar në botë!
Po t’i kishin bërë këto më parë, sot do të kishin më tepër sy e faqe, për të folur dhe për të kërkuar. Shumica e aktorëve, nuk janë të kënaqur me aktivizimin minimal ku kanë rënë këto vite, por nuk e kanë ngritur zërin për të ndrequr këtë endikap, sepse rroga nuk u është prekur! Pra, çështja është reduktuar tek paraja. Vini re: cilët janë aktorët dhe regjisori që po bërtasin më fort për buxhetin e shkurtuar? Janë më të privilegjuarit, ata që kanë fituar më shumë, vjet edhe parvjet! Shumica, heshtin.
Në këtë situatë, heshtja është po aq e gabuar sa edhe bërtitja. Sikur trupa, kolektivi, i Teatrit Kombëtar, të mblidhej për të diskutuar, për të arsyetuar të gjithë bashkë për problemin që lindi nga një buxhet i pamjaftueshëm, edhe zgjidhja e mirëkuptimi me shtetin nuk do të mungonte. Por nuk u veprua kështu. Kiço Londua, donte konfliktin, ndeshjen. Për këtë qëllim thirri në konferencën e shtypit, vetëm një pjesë të seleksionuar të trupës, që nuk përbënte as 30 për qind të saj dhe e “shiti” para mediave si “aktorët e Teatrit Kombëtar”.
Ky është rezultati i menaxhimit të mbrapshtë i këtij drejtori.