Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

martedì 24 febbraio 2009

Fillimet e kinemase

Fillimet e kinemase

- 1897 - Kinemaja po troket. Gjuha e filmit hyri në Shqipëri nëpërmjet rrugëve që shqiptarët kishin krijuar prej shekujsh me kontinentin.

- 1903 - Xhirimi i parë në Shqipëri nga kompanitë e huaja filmike. Pak vite më pas,
vëllezërit Manaki, në Manastir, mbajtën syrin e kamerës në vënde të ndryshme të Ballkanit.

- 1908 - Kolë Idromeno (1860-1939), piktor, arkitekt dhe urbanist me një kulturë erudite, në vitin 1883 ngre në Shkodër një laborator të quajtur “Dritëshkronja Idromeno” dhe në vitin 1908 fillon të organizojë shfaqjen e diapozitivave dhe filmave.

- 1909 - Vëllezërit Çomo, fillojnë të organizojnë shfaqje filmike në sallën e teatrit të Manastirit, shumë afër qytetit të Korçës.

– 1911 - filluan shfaqjet e para në kafe “Stema” të Korçës.

- 1912 – Viti i Pavarësisë së Shqipërisë. Egziston një kontratë në italisht e Kolë Idromenos, me distributorin përfaqësues të një kompanie austriake, Josef Stauber, e firmosur në 1 shtator 1912, e cila shënon një histori të gjatë distribucioni të kinematografisë botërore, që do tu japë shqiptarëve kryeveprat e saj.

- 1912 – 1920. Kamera e parë amatore dhe yjet e parë të kinemasë. Befas, në ekran, pranë emrave botërorë të ekranit, shqiptarët zbulojnë edhe praninë e aktorëve shqiptarë që luajnë në filma të huaj si Aleksandër Moisiu, Kristaq Antoniu, Elena Qirici.


- 1920 – 1938. Shpërndarja e gjerë private. Shpërndarësit shqiptarë të filmave, Daragjati, Canco, Beshiri, ngritën në 1938 shoqërinë e distribucionit “Shqiptaro film”. Sipas marrëveshjes do të shfaqen çdo javë në Tiranë dhe në qytete të tjera nga 9 filma artistike, 3 prej të cilëve komikë.

- 7 Prill 1939 - Pushtimi dhe monopolizimet e para shtetërore. Që në 2 tetor 1939, nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Entit Kombëtar të Industrisë Kinemaotgrafike (ENIC) me qendër në Romë, i përfaqësuar prej drejtorit të përgjithshëm Armando Boncaglia, dhe qeverisë së Mbretërisë Shqipëtare e përfaqësuar nga shkëlqesia e tij Shefqet Vërlaci, kryetar i Këshillit Ministror. ENIC merr përsipër, për një periudhë pesëvjeçare, ekskluzivitetin e shfaqjes së filmave në Shqipëri.

- 30 Shtator 1942 - Me porosi direkte nga Konti Ciano dhe Benito Musolini, krijohet në Shqipëri shoqëria “Tomorri Film” e cila kishte për synim prodhimin e filmave.
- 1942 – Dokumentari i parë shqiptar nga një kineast shqiptar.

- Shtator ’43 – Nëntor ’44. Nazistët kontrollojnë sallat e kinemave.

- 1944 – 1945 - Kamera amatore shqipatre fikson historinë e re.

- 22 Dhjetor 1945. Një kontroll tjetër i shtetit. Dekretohet ligji 186 “ Mbi krijimin e Monopolit Shtetëror për blerjen, importimin dhe shpërndarjen e filmave në Shqipëri”.

- 24 Dhjetor 1945 - Krijimi i Agjensisë Shqiptare të Filmit.

- 9 Prill 1947 - Me vendim Nr. 160 të Këshillit Ministerial, aprovohet dekreti Nr. 314, Ligji Nr. 422 “Mbi Shtetëzimin e Kinemave Private”.

- 10 Prill 1947 - Me vendimin Nr. 163 të Këshillit Ministerial dhe në bazë të Dekret-Ligjit 418 të datës 22 mars 1947, vendoset krijimi i Ndërrmarjes Shtetërore Kinematografike Shqiptare.(N.SH.K.SH). Prill 1947. Shpallet me dekretin Nr. 308, Ndërrmarje me rëndësi të përgjithshme Shtetërore.

- 10 Korrik 1952 - Inagurimi i Kinostudios "Shqipëria e re".

- 1984 - Numri më i lartë i prodhimit shtetëror: 18 filma artistikë të Kinostudios dhe Televizionit Shqiptar.

- 1992 - Prodhimi i parë privat shqiptar. Kinostudio "Shqipëria e re" u quajt "Albafilm Studio".

- 1996 - Ligji për Kinematografinë garanton prodhimin privat të filmave.

- 1 Prill 1997 - Krijohet Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit

Nessun commento:

Posta un commento