Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

giovedì 26 febbraio 2009

Filmi shqiptar shkon ne Beograd. "Koha e Kometes" merr pjesë në festivalin e filmit

TIRANE- Film i regjisorit Fatmir Koçi, “Koha e kometës", do të marrë pjesë në Festivalin e 37-të të Filmit në Beograd, ku konkurrojnë filma nga 9 vende të ndryshme të botës, ndër të cilët dhe filma që kandidojnë për çmime Oscar apo Golden Globe.
Festivali pritet të nisë në 20 Shkurt dhe konkurrimi i filmave do të zgjasë deri më 1 Mars.

Filmi është mbështetur në novelën “Viti i mbrapshtë” i shkrimtarit të shquar Ismail Kadare. Në të interpretojnë një aktorë të njohur si Blerim Destani, Luan Jahja, Xhevdet Ferri, Marsela Lusha, etj.

Filmi trajton temën e viteve të turbullta pas pavarësisë së Shqipërisë. Shestani, një djalosh nga Shqipëria juglindore, dashurohet në Agnesën, një vajzë të cilën babai e detyron të bëhet murgeshë.

Në produksionin e filmit ka marrë pjesë firma gjermane "Lara Enterprises", me producent boshnjak, ndërsa drejtor i fotografisë është irlandezi Donal Giljan. Filmi është xhiruar në Maqedoni dhe në të kanë interpretuar edhe aktore maqedonas si Naomi Valeska.

Filmi "Koha e kometës" u shfaq premierë më 23 gusht 2008 në Durrës në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, për t'u shfaqur më pas në Prishtinë, në 2-3 shtator 2008.
(s.g/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento