Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

giovedì 26 febbraio 2009

Marubi, Av.Popullit: Fatkeqësi në një tempull kulture

Marubi, Av.Popullit:

Fatkeqësi në një tempull kulture

Burimi: Balkanweb Shqiperia

Cështja “Marubi” ka degjeneruar në shoqërimin në polici të 5 personave, mes tyre Rektori i Akademisë “Marubi”, Kujtim Cashku. Avokati i popullit e ka cilësuar situatën e krijuar ,një fatkeqësi në një tempull të kulturës shqiptare. PROTESTA SOT DOBJANI

TIRANE- Avokati i popullit e ka cilësuar si dhunë shtetërore, ndërhyrjen e forcave të policisë në ambientet e Ish Kinostudios për të larguar prej aty, Akademinë e filmit “Marubi”.
“I kemi bërë thirrje palës shtetërore që ta gjykojë çështjen me qetësi dhe të mos intervenojë me ndihmën e policisë për të prishur ambientet e Universitetit” – theksoi Avokati i popullit, Emir Dobjani për televizionin “News24”.
Sipas Dobjanit, dhuna e ushtruar kundër studentëve dhe pedagogëve të Marubit, është një akt i ndaluar edhe në ligjin për arsimin e lartë, duke theksuar se në ambientet e universiteteve nuk mund të hyhet pa pëlqimin e Rektorit të universitetit dhe është e dënueshme cdo lloj ndërhyrje.
Avokati i popullit ka shprehur shqetësim për dhunën e ushtruar kundër Rektorit Kujtim Cashku duke thënë se kjo është një ceshtje që do të ndiqet deri në fund nga institucioni i tij.

“Kundër Cashkut është përdorur dhunë sepse ai ka shkuar në spital. Ajo ka qënë dhunë e kamufluar dhe kjo është e pafalshme, ne do ta ndjekim këtë cështje”-ka deklaruar Dobjani.

Policia liron Cashkun dhe studentet

Ora 14:50-Rreth orës 14:50 minuta Rektori i Akademisë së Filmit “Marubi” lë ambientet e komisariatit numër 4 të kryeqytetit bashkë me 4 studentët . Pak pas daljes nga komisariati i policisë, Cashku komentoi për mediat hapat që do të ndiqen nga ana e tij pasi situatës së sotme që ai e quajtu të turpshme. “Do grumbullojmë dokumentacionin dhe në bazë të tij do të veprojme nëpërmjet drejtësisë. Pasi theksoj se në këtë mes janë shmangur gjykatat, është ushtruar dhunë”.
Rektori shtoi se ai përvec person i artit është partizan i procedurave ligjore. “Tani e në vijim do ta ndjek këtë cështje me anë të procedurave ligjore”.

Flet Cashku nga Komisariati nr4 i Policisë

Ora 13:30
-Rektori i Akademisë Film “Marubi” që ndodhet aktualisht në polici ka bërë thirrje nëpërmjet një interviste telefonike me Tv Neës24 që të mos dëmtohet Akademia që kanë krijuar artistët për zhvillimin e artit shqiptar. Cashku nga Komisariati numër 4 shpjegoi se po tentohet të mbyllet Akademia kërkoi nga policia të mos dëmtojë objektet antike në oborrin e shkollës. “U bëj thirrje autoriteteve të mos dëmtojnë një institucion të shenjtë. Pango e Ruli të përmbahen dhe të mos bëjnë deklarata që acarojnë akoma më shumë situatën. Kërkoj të jemi krenarë për këtë shkollë që kanë krijuar artistët”.
Cashku tha se aktualisht ndodhet në policia dhe ndaj tij nuk është ushtruar dhunë, por që e kundërta ka nodhur me studentët që ndodhen atje. “Ndaj personit tim nuk është ushtruar asnjë lloj dhune, kurse ndajs tudentëve po”.
Cashku tha në përfundim të intervistës së tij se beson se cështja e “Marubit” do mund të zgjidhet dhe shkolla e tij të mos të mbyllet. “Une besoj te ardhmja dhe shpresoj ta shoh Shqipërinë të zhvilluar”, tha ai.

Policia mban të rrethuar “Marubin”

Ora 13:25
-Policia mban ende të rrethuar Akademinë që të mos zhvilohet mësim në ambientet e shkollës së filmit. Studentët po këmbëngulin të ruajnë mjediset dhe shprehen se do t’u qëndrojnë protestave deri në lirimin e ambienteve nga policia.

Rektori Cashku dhe disa studentë ende në polici

Ora 13:00
-Kujtim Cashku dhe 4 studentet mbahen ende te shoqëruar në ambientet e Komisariatit numër 4 të kryeqytetit. Sipas ligjit duhet që brenda 12 orësh personat të lirohen ose në rats të kundër tu komunikohet akua dhe të arrestohen.

G99: Shteti të respektojë figurat e kulturës

Ora12:20
-Edhe partia G99 e Erjon Veliajt ka reaguar për ngjarjet që po zhvillohen ne Akademinë “Marubi” mes policisë dhe studentëve të Cashkut. G99 kërkoi që shteti të respektojë figurat e kulturës dhe jo ti dhunojë ato.

Ambasada amerikane reagon për Cashkun

Ora 12:00
-Për herë të parë për incidentet që po shoqërojnë Akademinë e Filmit “Marubi” është shprehur edhe ambasada amerikane në Shqipëri. Nga zyra e shtypit të kësaj ambasade shprehen se situata po ndiqet me kujdes. Përfaqësia diplomatike amerikane në Tiranë ka premtuar se do të nxitë palët të negociojnë dhe njëkohësisht të ruajnë qetësinë.

Deputetë të PS në Polici për Cashkun

Ora 11:30
-Dy deputetë të Partisë Socialiste janë nisur menjëherë në drejtim të Komisariati numër 4 në kryeqytet ku ndodhet Rektori Kujtim Cashku dhe 5 studentë. Pirro Lutaj e Cipa reaguan kundër ndalimit të Cashkut duke e konsideruar se shoqërimi i tij në polici ka qënë akt i dhunshëm dhe i patolerushëm. ”Sot nuk është koha e dhunës, e tërheqjes zvarrë te artistëve por koha e komunikimit dhe negocimit”, tha ata per mediat.

“Marubi”, policia arreston Rektorin Kujtim Cashku

Ora10:45-Policia shoqëroi sot ne komisariatin numer 4 ne kryeqytet rektorin e Akademisë së Filmit “Marubi”, zotin Kujtim Cashku, djalin e tij si dhe 4 studentë të tjerë. Shoqërimet ne Policia u bënë pas protestave që vazhduan dhe sot në ambientet e Akademisë së filmit kundër vendimit të Këshillit të Ministrave për lirimin e ambienteve të Akademisë private. Studentët nuk pranuan të lëshojnë ambientet dhe policia vendosi shoqërimin e disa personave në polici për të shpërndarë më pas protestën.

Drejtori i kompanisë shtetërore “Alba Film”, duke u bazuar në shkresat zyrtare e katër viteve të fundit akuzon Akademinë “Marubi” për zaptim prone në shkelje të ligjit. “Alba Film” pretendon se “Kujtim Çashku, si drejtues i “Ora Film. shpk”, nuk u mjaftua vetëm me këtë sipërfaqe të dhënë nga VKM-ja, por në mënyrë të paligjshme pushtoi të gjithë territorin e “Alba Film”

Policia ka disa ditë që nuk lejon vazhdimin e mësimit në ambientet e Akademisë, ndërsa nxënësit që paguajnë për profile të ndryshme në këtë Akademi po protestojnë cdo ditë për këtë vendim të qeverisë. Rektori Kujtim Çashku, akuzon qeverinë dhe ministrin e Kulturës për presion të qëllimshëm. Çashku pohon se po mblidhen firmat nga personalitetet shqiptare por edhe të huaja të artit për ti dërguar peticion Presidentit Topi dhe kryeministrit Berisha për situatën e krijuar.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave Akademia e filmit “Marubi”, duhet që të lironte ambientet mesditën e së shtunës, kundërshtimi i petagogëve dhe studentëve ka çuar këto ditë në konfrontimin mes tyre dhe forcave të policisë, të cilat kanë ndërhyrë për ti larguar ata nga ambientet e Kinostudios.

(d.b/e.n/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento