Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

giovedì 26 febbraio 2009

Kinostudio, pronarët protestë: 2 TV na ka zaptu tokën

Pak para përleshjeve të sotme në Akademinë e filmit Marubi, kanë protestuar sot ish pronarët. Familja Hysa në Tiranë pretendon se qeveria ka dhënë sipërfaqen prej 165 mijë metra katror dy Televizioneve pranë saj. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Po ndërsa Akademia “Marubi”, po largohet më forcë nga ambientet e saj, vetëm pak metra më tej po zaptohet prona e familjes Hysa. Në orët e para të mëngjesit përfaqësues të pronarëve të 165 metrave katrorë në zonën e ish kinostudios, i kujtojë kryeministrit Berisha si dhe ministrit Pango se janë ata zotërit e këtij territori.
Sipas familjarëve qeveria i ka dhënë ambiente dy televizioneve Tv Klan dhe Ora News për të zhvilluar biznesin e tyre.

Gjatë një prononcimi për televizionin “News24”, pronarët u shprehën “Jemi pjesatrë të familjes Hysa, të cilëve na përket kjo pronë prej 165 mijë metra katrorë të njohur nga Gjykata e Lartë. I themi zotit Ylli Pango që kjo nuk është tokë pa pronar, por është tokë me pronarë të ligjshëm dhe larg duart nga prona jonë”.
Gjithashtu pronarët i kanë kërkuar kryeministrit Berisha të vejë dorë mbi pronën e tyre dhe hakun ta çojë tek i zoti.

Familja Hysa prej vitesh sorollatet në seanca gjyqësore derisa më në fund ka fituar të drejtën e pronësisë mbi 165 mijë metra katrorë në zonën e ish kinostudios, por që me akomodimin e disa mediave atje nuk ka gjasa që ta marrë. Ministri Pango pretendon se Akademia Marubi nuk ka paguar qera për ambientet në përdorim ndërkohë që pronësia mbi këtë tokë nuk është publike pro private. (a.r/news24/balkanweb)

Nessun commento:

Posta un commento