Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

lunedì 4 maggio 2009

"Krushqit nga Vlora" ngjitet në skenë

"Krushqit nga Vlora" ngjitet në skenë

"Krushqit nga Vlora" është komedia më e re e vënë në skenë nga trupa e Teatrit "Petro Marko" të Vlorës. Skenari i Papathanisiu dhe Repas dhe regji të Jorgaq Tushe sjell ngjarje që konkretizohen në shtetin grek. Ish-aktori vlonjat, dikur emigrant ka ditur të përcjellë në mënyrë origjinale skena humori, të krijuara në marrëdhëniet ndërmjet shtetasve grekë dhe atyre shqiptarë. Në situata tepër komike, skaliten personazhe, ku protagonistë bëhen emigrantë shqiptarë. Emigracioni, tema kryesore e kësaj komedie, në veçanti racizmi ndaj shqiptarëve, fenomen i cili për ironi shfaqet ende në shoqërinë greke, është stigmatizuar me mjeshtëri nga autorët. Nëpërmjet humorit brilant, satirës, situatave komike shpërthyese dhe karaktereve të spikatur, fshikullohet me mjeshtëri artistike ky fenomen negativ. Dinjiteti dhe virtytet e njeriut nuk varet nga kombësia, nuk mund të paragjykohet nga prejardhja, ashtu si edhe megalomania, imoraliteti, racizmi apo korrupsioni ndeshen dhe në shtetet me histori dhe nivel kulturor të përparuar. Në daljen e parë publike janë duartrokitur gjatë aktorët Astrit Mamaj e Desantila Kristo, apo edhe aktorët Afrim Agalliu, Eljona Thomaraj e Artan Islami. Gjithë elementët kanë pasur një shkrirje të harmonishme me skenografinë e Agron Jakupit dhe muzikën e Artur Dhamos. Shfaqja do të vijojë për katër ditë me radhë në sallën e teatrit "Petro Marko", ndërkohë që shfaqja e parë është duartrokitur nga publiku vlonjat.

Nessun commento:

Posta un commento