Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

lunedì 4 maggio 2009

Preng Lekunda ,aktori qe la gjurme ne skene

Preng Lekunda ,aktori qe la gjurme ne skene

Xhahid Bushati


Aktiviteti i tij artistik i Preng Lekundes, deshmon se ai ishte nje aktor me permasa kombetare.Kur ata qe kane perjetuar ngjarjet heshtin, atehere lindin legjendat (Ilia Erenburg)

Preng Lekunda ishte nje talent i lindur. Ne jeten e tij nuk pati asgje qe t’ia ushqente kete talent, qe te nxiste sadopak shpirtin e tij prej artisti. U rrit jetim me nje femijeri pa buzeqeshje.E, pra Prengen ku e zinte nje nate s’e zinte nata tjeter. E. ndoshta ishin keto ec e jake, kjo jete e veshtire e plot mundime, qe e rriten Prengen, e poqen para kohe, i pasuruan shpirtin, e bene aq te ndjeshem, e bene artist.

Apo lindi i tille? Sidoqofte, a pse lindi, apo jeta e beri, Prenga eshte nje talent i madh i skenes shqiptare. Eshte nje aktor shume planesh, i cili shperthen furishem e te rremben, here shfaqet si plak i urte e te imponohet. Gjithsesi, fale talentit te tij te lindur, cdo figure e interpretuar prej tij, eshte gdhendur me mjeshtri te larte duke lene gjurme te thella ne historikun e aktrimit shqiptar.
Preng Lekunda u kthye ne Shkoder, nga teatri i ushtrise.

Fillimisht erdhi si regjisor ne Shtepine e Kultures. Me vone kaloi aktor ne teatrin profesionist te qytetit. Aktiviteti i tij artistik flet se Preng Lekunda ishte nje aktor me permasa kombetare. Skena teatrore e ka ndjere peshen e tij. Per ilustrim po vecoj nje rol te tijin, vecuar nga shume role te bukura qe krijoi ne skenen e teatrit “Migjeni”.

Figura e Vates ne dramen “Toka jone” te Kole Jakoves. Kjo shfaqje eshte nder me te mirat e fondit te arte te teatrit “Migjeni”. Ne te kane marre pjese aktore me diapazon te gjere, si Zef Jubani, Vitore Nino, Antoneta Fishta (keto dy aktore ne menyre te alternuar interpretuan figuren e Lokes), Tinka Kurti, Ndreke Prela, Preng Lekunda, Ndoc Sheldia, Lec Bushati, etj, e qe krijuan nje galeri rolesh te spikatura e te paharruara.

Por roli i Vates i interpretuar nga Preng Lekunda, mund te them se ka qene Vata me i mire qe eshte luajtur ne skenen e teatrit “Migjeni”, por edhe ne ate kombetar. Ndoshta nga qe luante vetveten, se… “…as dinim nga vinte dhe as kush ishte, nje tip i terhequr, qe edhe cigare as te jepte dhe as te merrte. Kaloi pak kohe dhe ky tip i heshtur dhe i ndrojtur e gjeti veten te roli i Vates se Luc Talit, ne dramen “Toka jone” te Kole Jakoves.

Figura e tij krijoi nje jehone te madhe ne shtyp” flet permes kujtimeve, Artistja e Popullit Tinka Kurti.

“Kur flas per kete figure artistike, vazhdon te kujtoje e te tregoje, nje tjeter aktor, Bep Shiroka, flas edhe per veten time. Sepse edhe une, disa vite me vone, kam luajtur Vaten. E fuqia e interpretimit te Lekundes Vate, nuk me ka lene krejt te qete, per ta realizuar ashtu sic kam dashur une. Ndoshta rolin tim e kam realizuar aty ketu ashtu sic ka dashur Preng Lekunda, sepse kaq i fuqishem ka qene interpretimi i tij, sa une dashur pa dashur s’kisha hall pa rene diku te “Vata” i Preng Lekundes.”

Tek kujtoj figuren e Vates, dua te bej nje analogji me ate te Gjetes (po te interpretuar nga Prenga) te drama “Cuca e Maleve”, qe e vuri ne skene regjisori i talentuar Mihallaq Luarasi.

E bej kete analogji ne drejtim te partneritetit. Te “Toka jone”, Preng Lekunda Vate kishte perballe Zef Jubanin Tuc. Ndonese Zefi e “mposhtte” Vaten (ne planin e zgjidhjes se konfliktit te nje linje), ky i fundit ishte i mrekullueshem. Ndersa e “Cuca e Maleve”, Gjeta (Preng Lekunda) kishte perballe hetuesin (interpretonte aktori Rikard Ljarja.

Per aktorin Ljarja ishte roli i pare ne teater. Natyrisht i mungonte edhe eksperienca artistike.) Preng Lekunda (Gjete Lleshi) qe ne paraqitjen e pare, qe ne dialogun e pare e “e mbyste” kete hetues qe dukej pa gjak, anemik dhe i varfer. Dilte, pra, Gjeta i fuqishem.

Ne kete linje u perqendrua edhe kritika me e madhe. Me vone kjo drame u ripunua per te “zbutur” figuren e Gjetes e per te forcuar ate te hetuesit. Por… nuk ishte defekti i te shkruarit te drames, por ishte “defekt” i fuqise artistike te partneritetit.

Prenga interpretoi dhe Plakun e Maleve, personazh i drames me te njejtin titull, shkruar nga Ton Shoshi e Zef Pali. Tregojne se qysh ne leximet e para u vizatua figura e Bajram Currit nga Preng Lekunda dhe e beri per vete. Ishte e vecanta e tij, qe rolin ta kapte shpejt, qe ne seancat e para te provave.

E kapte rolin edhe me pas e mbushte me detaje artistike te nevojshme derisa plotesohej figura. Dhe ishte nje figure kaq bindese, sepse iu afrua shume edhe ne portret, edhe gjeti ca levizje te avashta, qendrime te fuqishme artistike. E gjitha kjo, se bashku me interpretimin, beri qe kjo figure te realizohej me sukses, duke na dhene nje Bajram ‘tribun te vegjelise” sic thote Noli ne elegjine e tij.

Harxhoi shume energji per ate rol, natyrisht se ishte rol i veshtire. Por kudo ku u shfaq e kurdo qe u shfaq, Preng Lekunda ishte serioz. Nuk bente leshim apo kompromis me vetveten. Kishte nje raport te ndertuar drejte: asnje levizje te tepruar e asnje mangut, apo, per ta anashkaluar. E kjo ishte loja e tij e pergjegjshme, e aktorit kryesor, interpretimi i te cilit i dha jetegjatesine kesaj drame.
Nje merite te vecante ne vlerat kualitative te rolit te Bajram Currit interpretuar nga Preng Lekunda, ka regjisori i talentuar Esat Oktrova.

Dhe ky dialog artistik Bajram Curri Preng Lekunda ka lene gjurme te pashlyeshme ne kujtesen e Artistes se madhe Tinka Kurti. Ajo perseri do te shprehej: “Esat Oktrova, regjisor i sapokthyer nga Rusia i besoi atij Preng Lekundes rolin e Bajram Currit ne dramen “Plaku i Maleve”, nje drame me shume personazhe, me shume tablo.

Nje angazhim i guximshem i regjisorit per te vene ne skene kete veper, qe ringjallte Bajram Currin. Dhe… nuk me harrohet nata e proves gjenerale, sic i thoshnim atehere…

Papritmas sallen e pershkoi nje kuje e fuqishme kur ne skene u prezantua Preng Lekunda. Ishte mjeshteria e ketij aktori qe solli ne skene te gjalle Bajram Currin dhe, qe beri qe edhe e shoqja e tij te mos e mbante veten. Ishte merita e regjisorit, qe gjeti Bajramin, por vete Bajrami tregoi kush ishte Preng Lekunda, tregoi potencialin e vet si aktor. Ai u be i paperseritshem ne rolet tona kombetare”.

Prenga ka interpretuar ne pjeset: “Toka jone”, “Kunora e Nurijes”, “Plaku i Maleve”, “Fisheku ne paje”, “Shqiponjat”, etj. Ne te gjitha keto pjese e ne te tjera, ne rolet e medha apo ne role te vogla, Prenga u dha jete nga talenti i tij si artist.

“Tani dua te kujtoj edhe dicka te dhimbshme, vazhdoi me tej biseden Bepi. Shfaqjen e fundit e kam dhene me Prengen ne Hidrocentralin e Vaut te Dejesit. Ishte drama “Fisheku ne paje” i shkrimtarit Fadil Kraja.
Une dhe Prenga dolem te fundit nga skena. Bente ftohte. Po zhvishesha, kur me thote: “Bep, nuk jam mire! Te lutem bej perpjekje me e ndale autobusin. Sa te vij dhe une”. (Te tjeret kishin kaluar).

Ashtu sic vrapova, ashtu edhe u ktheva. I them: “Preng, autobusi ka ikur. Po interesohem se mos te gjej ndonje makine rasti”. “Me thote: “Bep, mos u shqeteso! Nuk mund te vij. Sonte jam pa qejf. Gjendja sikur me eshte renduar. Po fle te nje shoku im ketu, te poeti Fejzi Gushta. Kam shprese se kjo gjendje do te me kaloje shpejt”.

Ashtu e lame. Une shkova me nje makine rasti qe gjeta papritur, pa e ditur dhe as qe me shkonte ne mend, se ky do te ishte takimi i fundit.

Te nesermen dola ne teater. Rruges pashe se po hiqej reklama e shfaqjes qe do te jepej ne mbremje ne qytet. Pyes punetorin: “Pse po e heq?!” Ai m’u pergjigj: “Po e heq se Preng Lekunda eshte semure rende. E kane sjelle urgjentisht nga Vaudejesi”.

U shqetesova. Sapo mberritem ne teater, ra zilja e telefonit. Zeri me lajmeronte tere dhimbje e trishtim: “Preng Lekunda vdiq!” U trondita. Dhe menjehere mendova se, vdiq shume heret. Vdiq heret, se do te bente pune edhe me te bukura ne teater.

Vdiq heret, se, sapo filloi te luante rolet e para ne kinematografi, gje qe premtonte shume per Preng Lekunden si artist.

Nje nate me pare luajta me te, dhe po ne ate orar nje dite me pas, do te shkoja ta merrja… kesaj here nga morgu i spitalit. Nuk mund ta shpreh peshen e dhimbjes e peshen e lotit. C’te them!?.. Skena e fiksoi ne kujtese per te mos e harruar kurre: Plakun e Maleve, qe nuk njeh plakje”.

Nessun commento:

Posta un commento