Mire Se Na keni Ardhur Ne Kinemaja Shqiptare Ketu Ku Arti Ka Shtepine

"KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

lunedì 4 maggio 2009

"Me syrin e një klouni"

"Me syrin e një klouni"

"Me syrin e një klouni" për herë të parë në teatër romani i nobelistit gjerman Hajnrih Bël, një pjesë teatrore kjo e cila erdhi para publikut mbrëmë në Teatrin Kombëtar nën regjinë e Ema Andreas përshtatur për skenë nga përkthyesi i tij në shqip, Ardian Klosi. Drama e artistit në Gjermaninë e viteve '60, ka aktor Kloun Neritan Liçajn. Kjo pjesë teatrore e cila u zhvillua si një teatër i mirëfilltë solli para publikut jetën e njeriut që jetohet në realitetin shoqëror. Kështu gjithçka ndodh në mendjen e njeriut, ka luftë, ka diktaturë, braktisje. Të gjitha këto i përcjell interpretimi i një klouni që ndoshta nuk i sheh gjërat ndryshe nga të tjerët, vetëm se ai ka mundësi që të qeshë edhe kur duhet të jetë i mërzitur. "Me syrin e një klouni" është drama e artistit të përjashtuar nga shoqëria, familja, e dashura, për arsye të ndryshme dhe mbase edhe të rebelimit ndaj normave sunduese në shoqërinë e mirëqenies ekonomike, qarqet kishtare dhe botën e show-biznesit. Është kjo që e bën dramën universale edhe pse Boll i referohet realitetit gjerman të pas Luftës së Dytë Botërore. Gjatë një prononcimi dhënë për gazetën “Sot” regjisorja e kësaj pjese teatrore Ema Andra theksoi rëndësinë e kësaj pjese teatrore dhe foli edhe për bashkëpunimin me aktorin kryesor të veprës Neritan Liçaj. “ Kam punuar shumë për këtë vepër teatrore e cila vjen para publikut shqiptar për herë të parë. Shpresoj që të pritet mirë është një bashkëpunim i rëndësishme dhe për mua aktori kryesor i cili ka edhe rolin klounit Neritan Liçaj është me të vërtetë një aktor i cili është i vetmi që mund ta interpretojë këtë personazh me të gjitha cilësitë e tij. Jam e kënaqur me të gjitha bashkëpunimet dhe besoj se pjesa do të jetë një pjesë teatrore e mirëfilltë. Për zgjedhjen e aktorit jam bazuar tek cilësitë e tij autoriale dhe i kisha folur për këtë bashkëpunim edhe më parë”- u shpreh regjisorja Ema Andrea. Figura klounit në këtë monoidramë interpretohet nga Neritan Liçaj dhe në këtë pjesë teatrore është linja e artistit, e zgjedhjeve që ai duhet të bëjë, e forcës për të filluar gjithçka nga e para. Personazhi i klounit vërtitet rreth Hans Schnier-it, një artisti 27-vjeçar, interpretuar nga Liçaj, që megjithëse ndihet i braktisur, vazhdon të jetë aq naiv saqë vazhdon të shpresojë tek humanizmi. Në një orë monodrame, i dehur, ai qëndron i ulur në apartamentin e zbrazët dhe kërkon ndihmë dhe ngushëllim. Ai do që t'i kthehet sërish dashuria e humbur. Ndërkohë që sipas regjisores Andrea pika e fortë e shfaqjes është pikërisht forca aktoriale. Pak para se të fillonte shfaqja aktori Neritan Liçaj u shpreh “Kishim biseduar që disa kohë më parë, Ema më kishte folur për projektin e saj dhe më kishte treguar se si do të ishte një rol me pantonim etje. Më tepër më pëlqeu jashtëzakonisht si sfidë sepse nuk është se në Teatrin shqiptar zë vend shumë pantonimi ndërsa bota e shfrytëzon jashtëzakonisht shumë ne nuk e shfrytëzojmë. Normalisht që pantonimi për atë lloj teatri special duhej punuar shumë, për këtë unë e admiroj regjisoren Ema Andrea e cila ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të arritur këtë me mua ka bërë një kurs të mirë në trajtimin plastik të figurës për sigurinë dhe lojën që zë një punë të mirë në shfaqje dhe jo vetëm në shfaqje por që është edhe brenda karakterit kloun. Kur mu komunikua ky lajm për këtë rol unë e prita me frikë , them me frikë sepse është e vështirë që të bësh klounatin . Puna është bërë ,tani shpresojmë që të pritet mirë edhe nga publiku. Ndonëse kjo pjesë vjen në kuadër të Tetorit Gjerman, Ema më kish thënë edhe më parë se kishte në mend ta bënte diçka të tillë. Siç duket tashmë u përputhën të dyja idetë ajo e Emës dhe e Adrianit për ta bërë në kuadrin e kulturës gjermane”- pohoi Liçaj. Në funksion të kësaj ideje është edhe skenografia, e realizuar nga piktori i njohur Edi Hila. Është një skenë e thjeshtë bardhë e zi, si për të treguar kontrastin mbi të cilën është ndërtuar jeta. Një skenografi që të jep mundësinë të fokusohesh tek personazhi, tek ajo çka ai thotë dhe bën. Vepra "Me syrin e një klouni" ("Ansichten eines Cloëns") është një nga më të suksesshmet e Heinrich Böll, bashkë me "Nderin e humbur të Katerina Blumit". U botua në shqip në 1984. Me gjithë pjesët e censuruara, pati jehonë të veçantë në rininë dhe intelektualët shqiptarë të kohës. Autori i tij Heinrich Böll (1907-1985) para përkthimit të tij në shqip, kishte kohë që ishte bërë një nga figurat qendrore të letërsisë gjermane të pasluftës dhe ndër krijuesit e grupit letrar '47 që bashkoi emrat kryesorë të letërsisë së re, e cila filloi në "orën zero" pas katastrofës që i shkaktoi Gjermanisë nacional-socializmi.

Nessun commento:

Posta un commento